Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, Rrethi Përmet. Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë. Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. Është autor i veprave letrare : Hapat e Klarës (roman), Përtej perdes gri (roman) , Imazh i rremë (roman), si dhe vëllimit poetik : Pasazh i pafaj (poezi). Gjithashtu është bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare : Korsi e hapur -1, Korsi e hapur-2, Pegasiada dhe Korsi e hapur -2. dhe Revistës " ATUNIS" Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS), Poets del Mundo si dhe pëfaqësues për UMP- WUP, Shqipëri . Ka qënë Sekretar i Pergjithëshëm i Lidhjes se Poeteve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare “Pegasi” Albania, deri në momnetin e shpërbërjes së kësaj lidhjeje letrare dhe tashmë është Kryetar i Bordit Drejtues Galaktika Poetike "ATUNIS" . Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2014; The Second Genesis, etj. Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF etj. Ështe Kryetar i Shoqatës "Rinia dhe Fëmijet" si dhe "Mjedisi në Komunitet". Aktualisht jeton në Belgjikë dhe vazhdon me përkushtim publikimin e vlerave letrare universale.
Agron Shele was born in October 7th, 1972, in the Village of Leskaj, city of Permet. Is the author of the following literary works: “The Steps of Clara” (Novel), “Beyond a grey curtain” (Novel), “Wrong Image” (Novel) and “innocent Passage” (Poetry). Mr. Shele is also the coordinator of International Anthologies: “Open Lane,” “Pegasiada and Open Lane,” is a member of the Albanian Association of Writers, member of the World Writers Association, in Ohio, United States, and the coordinator of the International Poetical Galaxy “Atunis”. He is published in many newspapers, national and international magazines, as well as published in many global anthologies: Almanac 2008, World Poetry Yearbook 2009. Currently Resides in Belgium and continues to dedicate his time and efforts in publishing literary works with universal values. Has been an active member of the civil society in Albania while receiving training from USAID, UNDP, UNICEF. Is the chairman of the Societies “Environment and Community” and “Children and youngsters”. Is the recipient of various literary prices in Albania.
Agron Shele è nato il 07.10.1972, a Leskaj-Përmet (Albania). Dopo aver terminato gli studi superiori a Tirana si è laureato all’Università di Tirana. Appassionato di letteratura fin dalla tenera età ha deciso di seguire questo percorso che con il passare del tempo sarebbe diventato il motivo conduttore della sua vita verso un responsabile sviluppo intellettuale.
Le sue principali creazioni letterarie sono: i romanzi Hapat e Klarës (I passi di Clara), Përtej perdes gri (Oltre la tenda grigia) e Imazh i rremë (Falsa immagine); il volume poetico Pasazh i pafaj (Passaggio innocente); la raccolta di saggi Ngjyrime Universale. ESE-I (Sfumature Universali. Saggi-I). Inoltre, è co-autore e curatore di due Antologie Internazionali: Korsi e hapur -1 (Corsia libera -1), Pegasiada dhe Korsi e hapur -2 (Pegasiada e Corsia libera -2).
È membro della Lega degli Scrittori Albanesi, dell’Associazione Internazionale degli Scrittori e Artisti (IWA) con sede in Ohaio (U.S.A) e della Società Mondiale dei Poeti (WPS). È coordinatore direttivo della Galassia Poetica "ATUNIS".
La sua prosa e la sua poesia hanno destato l’attenzione della critica letteraria per la tematica psicosociale e la creatività innovativa, ma anche per l’elevato messaggio artistico e il talento individuale. Di conseguenza, ha pubblicato in diversi giornali, riviste letterarie nazionali e internazionali e varie antologie internazionali: Almanak 2008, World Poetry Yearbook 2009 - 2013, The Second Genesis, ecc.
Ha ricevuto istruzioni su progettazione, leadership e management con il sostegno di varie fondazioni internazionali come: SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF, ecc., al fine di una partecipazione attiva nella società civile albanese. È Presidente di due Associazioni “ Giovani e ragazzi” e "L’Ambiente comune".
Është pjesmarrës në aktivitetet Ndërkombëtare:
1-Kongresit Ndërkombëtar Salaminë (Athinë) Greqi 2007
2-Mitingu poetik Gjakovë, Kosovë 2008
3-Takimet poetike Shkup, Maqedoni 2009 ,
4-Pjesmarrës në panairet Ndërkombëtare, Frankfurt (Gjermani), Luksemburg, etj
Është bashkëorganizator i eventeve letrare :
1-Muza Poetike "Pegasi" 2008 - Gjirokastër-Përmet.
2- Muza Poetike "Pegasi" 2009-Gjirokastër-Përmet-Sarandë-Tepelenë.
3-Muza Poetike "Pegasi" 2010 - Gjirokastër-Përmet- Tiranë (Universiteti "Vitrina" ).
4- Muza Poetike "Pegasi" 2011 - Gjirokastër- Tiranë (Universiteti" Vitrina") - Prishtinë.
5-Kongresi I Ndërkombëtar "Muza Poetike 2012" - Tiranë (Universiteti" Vitrina") - Prishtinë
6-Udhëtim Profilesh
7-Ditët e Plejadës
8-100 Mijë Poetë për Ndryshim
9-Poetët Apelojne - Prishtinë
Është autor i veprave letrare:
1-Hapat e Klarës, “Steps of Clara” (roman)
2-Përtej perdes gri “Behind the grey curtains” (roman)
3-Imazh i rremë “False images” (roman)
4-Pasazh i pafaj “Innocent passage” (poezí) përkthyer Greqisht (revista Qeleno), Italisht (revista Artista a Confronto) dhe anglisht
5- Ngjyrime Universale ( Esse - 1 )
Është bashkëautor i Antologjive:
Korsi e hapur -1 (Open Line-1)
Korsi e hapur -2 (Open Line-2)
Pegasiada
Revista ATUNIS
Flet Shkrimtari dhe Esseisti i njohur, në ekzil, Agron Shele
Unë besoj në një shoqëri më humane, më të drejtë dhe më qytetare.
Në mesin e komunitetit të shkrimtarëve në mërgim është poeti, prozatori, esseisti dhe kritiku letrar, AgronShele.Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë.Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. Është autor i veprave letrare : Hapat e Klarës (roman), Përtej perdes gri (roman) , Imazh i rremë (roman), “Ngjyrime Universale ” (Ese-I) , si dhe vëllimit poetik : Pasazh i pafaj (poezi) Gjithashtu është bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare : Korsi e hapur -1, Pegasiada dhe Korsi e hapur -2. Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS).Ka qënë Sekretar i Pergjithëshëm i Lidhjes se Poeteve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare “Pegasi” Albania, deri në momnetin e shpërbërjes së kësaj lidhjeje letrare dhe tashmë është organizator i Bordit Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS”. Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2104, The Second Genisis etj. Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF etj, si dhe Kryetar i Shoqatës “Rinia dhe Fëmijet” dhe “Mjedisi në Komunitet”. Ka qënë Drejtor i Qendrës Kulturore Përmet dhe më pas u shkëput për të jetuar dhe punuar në Belgjikë.
Bisedoi: Raimonda MOISIU
-Agron, besoj se na shkon një bisedë arti, packa se mes nesh është Atlantiku! Disi larg por arti i afron kufijtë, veçanërisht për ne mërgimtarët?
Le ta quajmë Atlantikun thjesht një kufi natyror, pasi ajo që e bashkon artin dhe në veçanësi artistin është kufiri interkulturor dhe shpirtëror.
-Disa vëllime me prozë;roman e tregime, dhe poezi, që dëshmojnë gjithnjë e më shumë se jeni ndër autorët e mirënjohur në dy dekadat e demokracisë në atdhe. A ka dicka të tillë në fëmijërinë tuaj që ju hapi rrugën për t’u bërë shkrimtar?
Sigurisht që po. Në familjen time, edhe pse rrethanat e para viteve -90 nuk e lejonin, çuditërisht kishte një bibliotekë të pasur. Aty kam rënë në kontakt për herë të parë me libra të verdhë, sikurse cilësoheshin librat e ndaluar nga çensura e kohës.
-Çfarë ju ka pëlqyer në adoleshencë për të lexuar, cilët nga autorët tanë pëlqeje më shumë?
Proza ka qënë përherë e më tunduese për mua.Lexoja gjithçka që gjeja në Bibliotekë ose në librarinë e qytetit. Nga autorët prozaikë vendas do veçoja Mitrush Kutelin, Fatos Kongolin, Teodor Laçon, ndërsa poetët që admiroja ishin Lasgush Poradeci, Fatos Arapi.
-Cilat janë temat më të pëlqyeshme në krijimtarinë tuaj, sa janë motivet vetiake?Cila ka qënë poezia apo tregimi i parë që keni shkruar?
Temat social-psikologjike janë tematika që kanë shoqëruar veprat e mia. Unë besoj në një shoqëri më humane, më të drejtë dhe më qytetare. Intrigimi personazheve ka percepetuar gjithmonë drejt kaheve të tilla, pa përjashtuar edhe metafizikën , si proçesion por dhe si parashtrim idesh për të shprehur thellësinë dhe universalitetin e mendimit.
-A mund të na thoni një nga poezitë tuaja më të dashura, dhe për të dhënë një poezi cila është pjesa më e vështirë?
Poezi kam shkruar në moshë të herët, por si shkrime që për vetë botën fëmijërore përjetuese ngjasonin thjesht me një inkluidivitet të momentit, humbën. Do veçoja poezitë e para : “Rikthim” dhe “Anës liqenit” . Përsa i përket poezisë jam shprehur edhe në shkrime të tjera, ku kam cituar: “ Poezia është substrakt i ndjesisë më të thellë shpirtërore, dhe si e tillë ajo tejkalon dhe fluidizon emocione dhe ndjenja të papërsëritshme”.
-Në tërësi ju jeni një autor i shëndetshëm, me besimin solid për jetën; megjithatë herë herë vihen re doza melankolie të ndjeshme, Si bashkëjetojnë optimizmi me pesimizmin te ju?
Më duhet të citoj një tjetër shprehje në lidhje me pyetjen tuaj : “ Letërsia me magjepsjen dhe misticizmin e vet ka tërhequr përherë pas vetes shpirtra të trazuar, shpirtra të ringritur mbi flirtin art, flirtin jetë, dhe si e tillë ajo është shndërruar në pasqyrë e aspiratave, vlerave dhe mendimit më produktiv për mbarë njerëzimin ”. Nëse autori nuk shkrihet një me personazhin, nëse nuk përjeton ndjesitë dhe gjithë botën rrethuese të tij, nëse nuk i jep shpirt nga shpirti i tij, nëse nuk i jep mendësi nga mendimi i tij, atëherë një vepër do mbetet e thatë, pa jetë dhe thjesht një shabllon i rregullave ose strukturave letrare që rigjenerohen dhe zhvillohen për ç’ do ditë.
-Ju jeni poet. Dhjetra vargje poetike lirike, patriotike, qytetare me ton protestues e intelektual të përmbledhura në vëlliminpoetik : “Pasazh i pafaj”, por poezia tuaj është përfshirë edhe në disa antologji kombëtare e ndërkombëtare me poezi. Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional?
Shpesh herë me miqtë e mi diskutoja dhe flisnim shpesh për anën prozaike. Ata u befasuan kur ranë në kontakt me poezinë dhe ishin nxitësit kryesorë që unë të publikoja Vëllimin Poetik : “ Pasazh i pafaj” . Poezitë : “Muza ime”, Ëndrrat e mia”, “Në parkun Sivenston”, “E bardha Dritë, “Ne poetët” etj , kanë gjetur pasqyrim në shumë Antologji Ndërkombëtare, kjo për vetë faktin e kontaktit nëpër Simpozume Letrare brenda dhe jashtë vendit me shumë autorë dhe publikues të huaj por edhe për meritë të përkthimeve brilante të përkthyesve Peter Tase, Dritan Kardhashi, dhe Kosta Gaxhoni.
-Çfarë shërben si frymëzim për të shkruar poezi? A keni ndonjë ndjesi të veçantë kur ju shkruani një poezi të bukur, të ndjeshme e të mirë?
Poezinë gjithmonë e kam klasifikuar si reflektivitet të impresionimit natyrë njerëzore.Shpesh frymëzimin e kam gjetur në mjediset e natyrës, në kafet buzë rrugës, por edhe në vizualitetet dhe ndjesitë e tablove shumëngjyrëshe të vetë përditësisë jetë. Është interesante por dhe kuptimplote për një poet që të shqetësohet edhe për një gjethe të rënur pa kujdes buzë trotuarit, edhe jo më për fatet dhe zhvillimet e vetë atdheut të tij. Një poet dhe shkrimtar është i lidhur ngushtë me jetën social-kulturore dhe politike të vendit të tij, dhe si i tillë ai shndërrohet në mishërim dhe pjesë e përgjegjësisë qytetare për atë ç’ farë duhet të bëhet ndryshe, të bëhet më mirë dhe e gjithë kjo në funksion të integritetit dhe prosperitetit të vendit të tij.
-Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?
Më ndodh shpesh që të hedh ide fillestare kur jam i ulur në park, ose kur pi kafe buzë rrugës, por kristalizimin final e bëj gjithmonë në studion time të vogël, në shtëpi.
-Çfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?
Sipas mendimit tim muza është dhunti e lindur, e patjetërsueshme dhe unikale për ç do shpirt krijues. Poeti nuk bëhet, por rilind me frymën e muzës krijuese.
-Përvec poezisë, ju lëvroni; prozën;tregimin e romanin, dhe kjo tregohet nga shifrat e librave tuaja në këtë gjini;“Hapat e Klarës” (roman), “Përtej perdes gri” (roman), “Imazh i rremë” (roman),Unë vecanërisht, do të përmendja romanin më të fundit “Imazh i rremë”- që pati jehonë në letrat shqipe, por dhe mjaft i vlerësuar nga kritika e kohës, e i promovuar në pjesën më të madhe të trojeve shqiptare. Cfarë ju tërhoqi për të shkruar këtë roman? Përse ky titull? Si kini arritur ta realizoni botimin e tij?
Realisht romanet e mësipërm i kam shkruar në moshë të herët, por dritën e botimit e kanë gjetur shumë vite më vonë.Kjo ka ardhur edhe sipas mundësisë së krijuar për publikim dhe botim. Për sa i përket romanit : “Imazh i rremë” ky libër ka një vërtetësi jetësore dhe personazhet e tij janë njerëz që kanë rrethuar botën time. Me këtë nuk duhet nënkuptuar se ka elementë biografikë, por në paratezë me “ Cvajk” do shtoja që as më shumë dhe as më pak, tematika dhe narrativiteti i një vepre letrare merr jetë pëpara parafytyrimit dhe botës që rrethon autorin. Jeta është një sugjestionim, iluzion, shpresë për sendërtim dhe besim, mundësi për të deshifruar gjurmët e egzistencës tënde, dhe si e tillë ajo detraton në trajta konfigurimesh dhe imazhesh, të cilat reale apo të rreme bëhen bashkëudhëtare të kohezionit përjetus, në këtë kontekst bashkëshoqëruse e personazhit dhe identifikuese e vetë romanit.
-Cilat janë disa nga sfidat për të shkruar në gjininë e prozës? Dhe, cilat janë sfidat për të përshkruar jetën e atyre personazheve në romanet tuaja?
Që të jem i sinqertë nuk do e quaja sfidë, por përpjekje për tu njehësuar një me personazhin. Sipas botëkuptimit tim është e rëndësishme ngritja e strukturës së një vepre letrare dhe më pas shkrirja dhe përjetimi i njëjtë i emocioneve . Nëse nuk krijohet një lidhje e fortë shpirtërore me elementët gjallues të veprës tënde, sigurisht që do ketë shkëputje hallkash, gjë që do çojë në lodhje, bedisje, pse jo dhe humbje të lexuesit. Autorët ; Shusako Endo, apo dhe Erik Segal, janë pjesë e përshkrimi të ejmotiveve të forta dhe kjo sigurisht ka ardhur nga pazgjidhshmëria e natyrës tyre me personazhët intrigus.
-A kanë diçka nga jeta reale në librat tuaj? Cfarë lloj kërkimi keni bërë për to?A keni pasur materiale apo ngjarje që ju kanë ndihmuar në shkrimin e tyre?
Besoj se ç’ do vepër letrare ka elementë jetësorë realë deri në kufijtë kohorë ose dimensionalë të paracaktuar nga vetë shkrimtari. Do ishte e papranueshme që një autor të bjerë në kurthin e një narrativiteti real të pafund , ku për pasojë mbizotëruese do të bëhej përditësia e karakterit të personazheve dhe më pas do mbetej pak ose aspak vend për idetë, mesazhin dhe qëllimin e vërtetë të një vepre letrare.
-Pas disa librave shumë të sukseshëm për të shkruar prozë të mirë, me shkrim të qartë e gramatikisht korrekt. Cila është lidhja midis veprave tuaja në prozë, poezi, kritikë letrare dhe Esse, tekëtij lloji dhe natyra e të shkruarit tuaj?
Besoj se ajo që i bashkon të gjitha këto zhanre të ndryshme është aspekti filozofik i këndvështrimit të gjërave. Si në prozë edhe në poezi, por edhe në eseistikë përjetoj një ndjesi të theksuar metafizike, mrekullohem dhe habitem përpara universalitetit mendim dhe sigurisht krijoj dhe zhvilloj mendësinë për gjykime por dhe përgjegjësi serioze krijuese.
-Si ndjeheni pas gjithë kësaj periudhe që shkruani si prozator apo publicist?
Njeriu është ndërtuar që të rendë pa reshtur drejt përsosjes.Kështu ndodh edhe me një autor. Trysnia dhe përgjegjësia për t’ u përmirësuar, për të bërë vepra më cilësore, më estetike dhe më të suksesëshme se veprat e shkruara është edhe më e madhe. Kjo është sfidë reale që na shtyn të shkruajmë më mirë për të ecur përpara.
-Cilat kanë qënë uljet dhe ngritjet në karrierën tuaj të shkrimtarisë? A ka ndonjë gjini tjetër që ju e lëvroni dhe do të dëshironi ta provoni?
Në përgjithësi jeta individuale si krijues ka qënë e pandikueshme nga rrethanat dhe mjediset interkulturore që operojnë në formë lidhjesh ose shoqatash letrare. Unë jam bashkëthemelues i Lidhjes Letrare “ ATUNIS” dhe kënaqësia që kam përjetuar nga bashkëpunimi dhe fryma e grupit ka qënë promovimi i kulturës së shkrimit shqip në mbarë kulturën letrare Ndërkombëtare sot. Më ka emocionuar përfaqësimi më i gjerë i autorëve shqiptarë në Revista dhe Antologji Botërore.
–A ka kritikë të mirëfilltë letrare sot?
Nuk duhet të paragjykojmë ose ti presim gjërat me thikë.Edhe nga kontaktet e afërta me Flutura Açkën (botuese) dhe Visar Zhitin këtu në Bruksel, u fol për sinjale pozitive dhe zhvillime të reja si në kritikë ashtu edhe në marketingun e librit.Uroj që gjarat të perfeksonohen edhe më mirë dhe librit ti jepet vendi që i takon.
-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit poet, eseist dhe shkrimtar?
Duket si paradoks të risjellësh botën e ëndrrave fëmijërore sot, por një dëshirë të fshehtë për hir të së vërtetës e kam patur. Kam lexuar Dikensin, Tolstoin, Gi Dë Mopasan , Drajzer etj, në moshë shumë të herët dhe jam magjepsur pas botës së tyre krijuese. Edhe sot ata janë dishepujt e mi.
-Cfarë është dashuria për ju?
Nëse do jepja një përkufizim do thoja: Dashuria është shkëndija që rilind ose vdes shpirtrat.
-A është i lirë shtypi sot?
Nëse do komentojmë shtypin duhet komentuar jo vetëm niveli i klasës politike shqiptare, por dhe shkalla e emancipimit të shoqërise.Mendoj se ka ende dhe shume rrugë të gjatë për të bërë, që të fitojë nivelet dhe standartin e një shtypi bashkohor dhe evropian.
-Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme letrare?
Besoj se është lexuesi, por dhe miqtë e mi letrarë ata që më impenjojnë por dhe mbështetin në rrugën e krijimtarisë time.
-Kanë thënë për Agron Shelen…
Për krijimtarinë time është shkruar qoftë në mediet e shkruara, qoftë ato elektronike, por ajo që është e rëndësishme , është konkluzioni i tyre final, konkluzion që përkon me një klasifikim: “si art i tematikës social-shoqërore dhe psikologjike” .
-Cfarë nuk do të falnit në jetë?
Gabimet e së shkuarës!
-Mesazhi tuaj për inteligjencën shqiptare…
Mesazhi im për inteligjencën shqiptare është më se i qartë : Vendoseni dijen, kulturën dhe inteligjencën tuaj në shërbim të emancipimit të shoqërisë , prosperitetit dhe integritetit më të lartë të atdheut tonë, Shqipërisë !
Ju faleminderit!
Agron Shele , arkitekti i lidhjes së vargut përmetar me atë parisien.
Nga Peter Tase
Agron Shele ka lindur, në 1972, në fshatin Leskaj,Krahina Maleshovë,rrethi Përmet. Është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Artistëve dhe Shkrimtarëve “ATUNIS” Albania,Është anëtar i Lidhjes së Poetëve të Globit WPS, si dhe Drejtor i Qendrës Kulturore Përmet.
Autori Agron Shele, ka shkruar këto vepra: Hapat e Klarës, “Clara’s Steps,” Roman; “Përtej perdes gri”“Beyond grey curtains,” Roman, fitoi çmimin e Lidhjes Pegasi viti 2005, dhe vlerësim me medalje nga Kongresi i Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare, Salaminëe, 2007; “Imazh i rremë” Roman “False images,”(çmimi i parë i Lidhjes Pegasi viti 2008); “Pasazh i pafaj” “Innocent episode,”vëllim me poezi, përkthyer në Greqisht nga revista Qeleno, Italisht nga revista Artista a Confronto dhe në Anglisht; “Antologji poetike /Korsi e hapur” (Bashkëautor)
Vëllimi“Pasazh pa faj” është vëllimi i parë poetik i Agron Sheles, por poezitë e tij janë botuar në disa shtete dhe dallohen nga vlera të larta kompozimi, elemente të muzës poetike që i ngjajnë katercipërisht vargjeve mbreslënese të Charles Baudelaire, një shkrimtar Francez i lindur në Paris më 1821, i cili bëri emër me vellim e tij të parë me poezi, botuar me 1857 dhe titulluar “Lulet e Djallit” (“Les Fleurs du mal”). Temat e trajtuara nga Baudelaire janë vdekja, metamorfoza, depresioni, korrupsioni, pafajësia e humbur dhe alkohoolizmi. Megjithëse ky shkrimtar i përket një kohe pothuajse dy shekuj përpara se të dilte në skenë shkrimtari i talentuar Agron Shele, përseri ngjashmeria e metaforave të përdorura nga këto dy pena ndërkombetare kërkon një studim dhe meriton shumë faqje me analizë.
Për të dhënë një përmbledhje të kesaj ngjashmërie midis poetit përmetar dhe atij nga Parisi kozmopolitan mjafton të vështrojmë dhe analizojmë poezinë e Baudelaire me titull: “Muza e sëmurë” (“The Sick Muse”) dhe poezinë e shkrimtarit Shele me titull: “Muza Ime” (“My Muze”)
Tek“Muza e Sëmure” Baudelaire shkruan: Muza ime e trishtuar, ç’farë po të trishton sot?/ Sytë e tu të thellë janë mbushur nga vështrimet e natës;/ Unë shikoj të reflektuar në fytyren tënde / Horror, çmenduri, ftohtësi dhe qetësi./… Do të doja që të lindje, aromën e shëndetshme,/ Ku rregullisht përplasen mendimet gjeniale, / dhe gjaku yt kristian të burroj nëpër valë ritmike. / ashtu si ritmet e mirë menduara të vargjeve të lashtë, / mbi të cilët mbretëron babai i të gjitha këngëve, / Phoebus, dhe i madhërishmi zoti i prodhimtarisë.
Në kanton e tij kushtuar muzës, Agron Shele, metaforizon me këto vargje:
Qëndroj majë shkrepit të heshtur, / heshtjen godas mes të përjetshmes tretur. / Ngado shoh perëndim të plakur, / më shfaqet kudo agimi i ringjallur.
Fare lehtë mund të konstatohet që vargu i Agron Shele-s, në fillimin e mijëvjecarit të tretë, mban ende vlerat ritmikën dhe kontekstin e shkrimtarit të madh Baudelaire. Në vargjet e tij Baudelaire dëshironte që muza të “çel[te], aromën e shëndetshme”ndërsa kolegu i tij, që dëshiron të hedh vargje të ngashme dy shekuj më vonë, në nje vend të larget nga Franca, do të shkruante: “Ngado shoh perëndim të plakur, më shfaqet kudo agimi i ringjallur.” Mos vallë Agron Shele është në një komunikim të heshtur me vargjet e shkrimtarit të famshëm Francez? Nuk është rastësi që “mbremjet e ngrysura” të Agronit të krijojnë ne vetëvete një harmoni kuptimore të përkryer me “Sytë e thellë që janë mbushur nga vështrimet e natës”të Baudelaire. Ndoshta lëximi i plotë i poezisë “Muza Ime” do të na ndriçonte më tej shtegun kuptimor dhe largë pamësinë e Agron Shele-s, e cila nuk njeh, kufij, shtete, kontinente, por vetëm përqendrohet në gjuhën metaforike të vargut e cila mund të realizohet falë fijeve poetike që lindin nga burimi i asaj që quhet letërsi.
Katarzë e vonuar që sfidon dashuri njerëzore
(Mbi romanin “Përtej perdes gri” – Agron Shele )
nga Dr. Zejnepe Alili – REXHEPI
Epilogu si shtjellim
Të bësh një përmbledhje ngjarjesh mbi romanin “Përtej perdes gri”, të Agron Sheles, duhet gjurmuar, jo vetëm në thellësitë e subjektit, por edhe në disa pika fillimmbarimi rrëfimor. Me anë elementesh narrative, mbështetur qoftë edhe vetëm te një personazh, qartë shtrihen korrelatat e ecejakeve jetësore, ku vetë personazhi shryn ngarkesa fajësie, përmes të cilave tragjikja përvidhet për të mbetur si shprehje qendrore e përmbajtjes. Personazhi si Adriana, është boshti rreth të cilit ngrihet skena përtej perdes gri, ku faji dhe pafajësia i mprehin kthetrat e dyluftimit. Ajo e kupton se jeta braktiste, por kurrsesi të harronte. Në këtë ngjarje preken ca zona të ndaluara të problematikës së shoqërisë sonë.
Nuk do ta konsideroja të zakonshëm fillin e analizës së romanit, nga Epilogu. Mirëpo, nisma e rrëfimit me anë frazash të kombinuara, si monologu e më pas dialogu, për të vijuar me rrëfimin në vetën e parë si zë autorial, pastaj në vetën e tretë, ku personazhi femëror e vijon rrëfimin, duke e mbyllur me epilogun. Një personazh si Adriana, pëson dy gjendje mendore, duke marrë parasysh faktin e involvimit të saj në ngjarje, megjithëse ajo e mban çelësin e rrëfimit, duke e hapur dhe mbyllur atë, në kohën që i duket e arsyeshme. Nuk e di, nëse kjo përkon me shprehjen e njërit nga personazhet: “Të kisha thënë, femrat janë krijesa që mbyten në egoizmin e tyre”.
Në romanin “Përtej perdes gri” trajtohen ngjarje të dhimbshme e dukuri tmerrësisht të hidhura, nëpër të cilat kalon, pa përjashtim, edhe shoqëria shqiptare. Për këtë, në vazhdimësi, vihemi përballë një dileme të madhe: si mund të shmangen prapësitë e botës? Dhe, jo lehtësisht, konstatojmë! Prapësitë, kësaj radhe, kanë një vendbanim të përcaktuar. Autori, hollësisht përshkruan peizazhe të njohura, të identifikueshme… “Kishte ditë që re të dendura ngjyrë plumbi rrethonin malin e Dajtit. Vjeshtë. Shirat ishin në prag të fillimit të stinës së tyre. Nuk e di pse qëndroja në atë lokal të vogël dhe të veçuar pranë Lanës”. Kështu fillon rrëfimi… Një përshkrim ambienti i harmonizuar tërësisht me ngjarjen, përjetimet dhe botën shpirtërore të personazheve.
Subjekti njohës është definitivisht në duart e shkrimtarit. Përshkrimi nismëtar ofron ngjyrime biografike…, megjithëse linja rrëfimore e ka të panjohurën për pikënisje, si rrëfim i një vajze që rrëfehet… Dhe, ka pse të rrëfehet.
Çdo gjë fillon me përshkrim parapërgatitës, konceptual, për një situatë refleksesh gri, gjë që gjithashtu e përsërit edhe në përmbyllje të romanit. Megjithëse, autori e mbyll ngjarjen me hapy end, në favor të personazheve kryesore, ai në fakt i risjell notat e ngjashme përshkrimore, si në fjalinë e fundit: …Bie shi! Me këtë, siguron mbylljen e një ngjarjeje, por siç duket aludon në vazhdimësinë e një procesi, vazhdimësinë e shumë ndodhive të njëjta, të keqpërdorimit e dhunimit të vajzave shqiptare. Pavarësisht që atë vit: “Pranvera erdhi me lule shumë. Mimozat lajmëruan të parat ardhjen e kësaj stine të bukur, por dhe dallëndyshet s’mbetën pas”, shkruan pak më vonë autori, por tragjedia vjen me përmasa të tmerrshme…, andaj në përmbyllje të romanit i kthehet pothuajse të njëjtit përshkrim: “Qyteti mbulohej me mantelin e errët dhe një qetësi e çuditshme, që rrallëherë përcillte angullimën e ndonjë qeni, apo zhurmën e ndonjë makine të vonuar, tregonte misterin që e rrethonte”.
Si praktikë e mendimit kritik është përshtrirja e vëmendëshme mbi rrëfimin. Denisa “u përball me errësirën e shpirtit të një demoni, provoi shkallën e marrëzisë së njeriut, ndjeu poshtërimin më të madh dhe engjëjt krahëbardhë nuk e mbrojtën, por i dërguan këtë natë madhështore, që të kuptonte shkëlqimin e ditës së re. Mbylli dritaren dhe shkoi para pasqyrës. Donte të rrëfehej, të bisedonte me të për thyerjen e kristalit të shpirtit, për trishtimin e madh që e torturonte, për atë tmerr që shkriu ëndrrat prej bore.” Këtu, vërtet që ishte rrënuar ekuilibri.
Lidhja rrëfimore, kaq e ngjeshur, kërkon më shumë përkushtim analitik. Për të siguruar një qasje më transparente nga subjekti i romanit, jo vetëm që të duhet vëmendje, logjikë dhe përqëndrim i konsiderueshëm që të përballesh me Epilogun, ku tek e fundit bartet tërë pesha e ngjarjes (që të lidh me pikën fillestare), përtej konturave të trishta të skicimit të jetës brenda familjes shqiptare. Dinamizmi i jetës brenda një shoqërie tejet aktive, bën që fati i individit nganjëherë të ngulfatet në vetë lirinë e shumëdëshiruar të të rinjëve, të cilët krijojnë ngjarje, duke e rimarë fatin në duart e veta. Po të vësh në peshore raportet e brezave…, më duhet të pranoj se, ekziston akoma një diferencë ironike në logjikën dhe qasjen tradicionale të zgjidhjes së konfliktit. Si krijues që njeh esencën e realitetit jetësor të botës ku sillet dhe jeton, dhe rrjetin e fenomeneve ku ndeshet me praninë e koncepteve, autori, përdor përvojën ndijore të jetës dhe nënvizon ligësitë dhe dehumanizimin e individit.
Përtej Perdes Gri
Viktimat e një dashurie të padestiluar
Agron Shele, synon trajtimin e një teme dashurie shumëdimensionale, me një realizim mjaft bashkëkohor. Sot, qoftë edhe përmes artit, sikur na është bërë e zakonshme, që të përballemi me të tilla ngjarje, për shkak problemesh familjare, sociale, ekonomike…, teksa ngjarja e këtij romani është kryekëput rezultat i tëhuajësimit të individit dhe mungesës së dashurisë, e cila më pas bartet si një epidemi që merr jetë!
Në këto vëzhgime kritike njohim fluiditetin verbal të një dashnori të rregjur, kundrejt pritshmërive të një vajzusheje që nuk e ka kaluar pragun e ëndrrave, nga ana tjetër, qëndron dashuria e një çifti, që vijnë më të matur dhe e ruajnë ekuilibrine një bashkëveprimi vlerash për njëri-tjetrin. Të dy çiftet janë postulate të rëndësishme për botën që sodit përtej perdes gri… Të parët: Eltoni dhe Adriana, të dytët: Landi dhe Denisa, janë ndërlidhja e ngjeshur e subjektit, që për tërë lexuesit janë mesazh i rëndësishëm moralizues. Si veprojmë përballë dashurisë, kur dashuritë vijnë të ndryshme?! Ndonjëra lind gjatë një feste ditëlindjeje në “Bar Amerika”, përballë piramidës, e ndonjë tjetër në rrugët e përbotëshme! Atëherë cila nga këto dashuri është e vërtetë? Cila kërkon flijim, vetëmohim…?
Në këtë hamendje përzgjedhjesh, na vjen në ndihmë Landi, një personazh shumë i kompletuar, i cili mes një morie mendimesh të trazuara, pohon: “jeta ka dallgë dhe stuhi shumë më të tmerrshme se deti, por vetëm dashuria e vërtetë vendos dhe rimëkëmb paqen shpirtërore”, ndërsa ky pohim Denisën e bëri të buzëqeshte, sepse iu duk si një thënie profetike e tij. Bashkërisht, Landi dhe Denisa e përfaqësojnë realitetin sipas normave të shëndosha njerëzore, andaj dashuria e tyre përshkruhet kësisoj: “Për mua ti je një det i gjerë, ku dashuria ime do të jetë përjetë në lundrim të sigurtë”, deklaron Landi, përderisa Denisës, dashuria “ia drithëronte zemrën dhe shkaktonte mijëra re”. Mirëpo, dashuritë nuk vijnë me të njëjta histori, ashtu si vetë fatet njerëzore, prandaj dilemat vazhdojnë… Pse dashuria manifestohet në mënyra të ndryshme? A thua, pse…? Kur mungesa e dashurisë na shpie deri në krim?
Katarza po ndodh…, e çuditshme kur ajo bëhet pjesë edhe e një personazhi të marrë (Adriana), megjithëse pak e pazakonshme, prania e ndërgjegjes deri në atë masë. Ishte pikërisht Marta, e cila nguron të pranojë të vërtetën, si rezultat i frikës që tani më e ka mbërthyer nën pushtetin e vet; pastaj Monda, përmes heshtjes sikur e miraton vendimin për të mos u involvuar më shumë në rrezikun e mundshëm; Adriana ngulfatet nën vellon e turpit dhe vetëmohimit të jetës. Një botë e tërë femërore e gatshme për të flakur pozitën inferiore, madje është dhe shumë e mirëpritur edhe përkrahja e Erisës…
Po vjen një ditë, kur në rrethana të pasigurta edhe ”gjumi trembej nga mendimet e trazuara. Gjumi i munduar zbriti me ëndrra të frikshme, të cilat, herë e hidhnin ngrehinave të kobshme dhe zëri i çjerrë përfliste duart mëkatare në atë errëti të pamatë, herë e nënqeshte dhe e përmbyllte përbrenda fatit të imponuar”. Pikërisht kjo ndjenjë, reflektohej krejtësisht e shpenguar në shpirtin e Denisës. Ajo më nuk ishte vetvetja, jetonte në një burg shpirtëror që iu krijua pa fajin a saj. Jetonte midis ekuilibrash të rrënuar ndjesor dhe i bëhej se “Kërcitja e bravës kumboi njëlloj si hapja e dyerve të hekurta nga gardianët”. Këshu, pa ndërprerë “brenda shpirtit të saj luhej melodrama e madhe. Ankthi i përzier me botën e trazuar të ndjenjave, e kishte në një gjendje dyzuese, ku frika dhe pasioni, drithëronin zemrën”. Kjo kërkon trajtim e hulumtime të ndryshme njohjesh. Për këtë nevojitet një hap logjik i domosdoshëm, ku nuk përjashtohet as metamorfoza e përjetimit, sipas mentalitetit. Mos vallë, ajo është inspirim, për të cilin gjithmonë më shumë flasin sytë?!
Si një ikonografi të tërë konceptesh mbi ngjarjen e këtij romani, njohim: çiltërsinë e individit (të riut) që bie në komplikime, si pre e tendencave të vetëdijshme nga përfaqësues të ligësisë, përfaqësime unifikuese në praninë ose përjashtimin e fajit, relativizimi i ngjarjeve serike, të përsëritura deri në fatalitet, finalizime të dobishme mbi projektime paraprake.
Jeta vazhdon, por nuk mund të thuhet se vijon pa thyerjet shpirtërore, pa kujtimet e hidhura…, ngjarja nuk njeh faza të ndryshme të zhvillimit, por e ruan njëtrajtshmërinë narrative. Nga ana tjetër, “Adriana përfytyronte pasazhe të ndryshme: ditën që ishte njohur, më pas xhirot e gjata nëpër bulevardin kryesor, puthjen e parë te “Kodra e liqenit”, dashurinë në kthinën e atij lokali dhe në fund, për të gjitha këto, vuante ankthin e shoqërimit me njeriun e gabuar”. Kjo gjendje: herë e shtynte drejt tij, herë e ndrydhte. Jeta e saj ishte ngatërruar më keq se një lëmsh. Nën presionin e mendimeve të tilla, e vetëdijshme për pasojat, në të cilat ishte zhytur pa menduar fare, Adriana tani më mendon kthjellët, mandje giximshëm i drejtohet dhe Martës: “Është një detyrim që ne duhet ta përmbushim. Ai njeri duhet të ndëshkohet për të mos lënduar nesër të tjerë njerëz”. Ajo më as që mendon për veten, por për të mirën e atyre dhjetëra vajzave që keqpërdoren gjithandej dhe padashje bien pre e një hipokrizie mashkullore që vepron në emër të dashurisë. Po Denisa ishte bindëse: ”…tregoi para gjykatësit ndodhinë e asaj nate të tmerrshme, …dramën e dhunimit të një adoleshenteje”. Këtu edhe shembet bota iluzore e një vajze të pafajshme.
Romani përfshin një diapazaon të tërë kërkesash e interpretimesh, të cilat në zhvillimet e sotme letrare përkojnë me normat globale, të aktualizimit të promblematikave shoqërore, dukurive të shumta negative, si aranzhim përmasash zhvillimore në suaza të shoqërive në tranzicion. Mirëpo, jo të gjithë janë të prirë për të provuar të panjohurën, si ndodhi me Adrianën, kur: “Para syve të saj shfaqej një mjegullnajë e tmerrshme, ku çdo shkreptimë drite, tretej në ngrehinat e përthyera të pasazheve, që reflektonin pasojën e veprimeve të saj. Aty nuk përflitej për imazh apo rregullsi, që duhej të vendoseshin, por për një plagë të hapur, që në çdo çast shkaktonte dhimbje dhe çorientonte gjithë mendjen. Si fije e pandashme rrëfimore mbetet edhe Marta, si ai shpendi zemërbardhë që nuk mund të ngjitej drejt kaltërsive qiellore. Kështu, ideali mbi rolin e arsyes është tipar i kuruar nga tradita e familja, mbi një korrigjim qëllimesh. Arsyeja njerëzore ndikon në veprimin e individit, megjithëse fundi i historisë nuk shënon dhe fundin e idealit.
ATUNIS 3- 4
EDITORIAL
A Brand New Rose in the Garden of Albanian Literary Universe
Atunis Magazine comes as a prelude to sensations of contemporary Albanian art and embodies the values and individual literary work of poets, writers, translators and national and international scholars that are focused in writing poetry, essays and literary criticism. Apart from this, our magazine will serve as an ongoing bridge that will help identify the best cultural and spiritual values in Albanian literature.
Such a magic universe of word styles attracts all of us towards the ridges and valleys of muses and fantasies, it leads you towards western horizons, it succumbs you in the deepest quarters of pleasure, it gives, brings a renaissance towards the sunrise with morning dew, takes you towards skies of flying birds, the skies which are radiant in the shining lights of fiery stars and always embraces and impresses all of us without even noticing it within the gravity of sentiments, eloquence and greatness of artistic thoughts.
In the pages of this magazine, right at the beginning, there has been given a special priority to convey literary works, not only at the national plane but also internationally, in order to facilitate the common flow of different currents towards a universal thought, and above all, inclusion of readers within instants of subjective works, of attractive exploratory themes, at the same time as creative and metaphoric practices of arts in general.
Literature as a component of cultural description of all times, has emerged through a myriad number of shapes and forms and all this surge has only one objective, that of reflecting thoughts of essence throughout all times, as well as unraveling metaphysical subjects for more development, for more prosperity and social emancipation. In this context and within a variety of genres that have been shaped, here comes today the sculpture of our ideas, in order to discuss and serve as a mirror image of literary summaries which have been published here, lights and shadows of concepts, although it may always come against us.
The art of words in itself is a deep process of thought, the experience and inspiration of feelings and sublime emotions, it is a harmonious amalgamation with the endless nature of men without forgetting the stage of this theater that while on progress should evolve with dynamism, an expressive power and crafting of ideas.
In the focus of these literary trends there have emerged the expansions in time, space and geography of thoughts, conceptualized models of waves and truncated concepts and formal rules, vision of reasoning and perception of diversity within freedom of individual creation.
The presence of tools and new technological concepts have brought the world of arts into a new era of changes, very often debated on the way literary information has been treated, but what is serving as the foundation and all the perceptive sensations is the fact that all is published on paper, as a possibility of touching, paging and then a superior scale of feelings. In the garden of Albanian literary universe today is born a new rose, which brings an all-heartedly new color that will further decorate the literary landscape of Albanian literature.
Editorial Board of “ATUNIS”
LITERARY MAGAZINE ATUNIS NR.3 – 4 , MAY 2016
A PUBLICATION OF POETICAL GALAXY “ ATUNIS”
Inaugurazione mostra d’arte e poesia June in Bologna
Claudia Piccinno
E’ stata inaugurata il 4 giugno 2016 la prima edizione di June in Italy, c/o Atrtebo via San Petronio Vecchio,8 a Bologna, alla presenza di tanti artisti e allietata dalla musica di Paolo Pozzi e Antonio Lorenzoni.
Quando Roberto Lacentra mi ha coinvolto in questo progetto, pur non essendo io stessa socia di ARTEBO né esperta d’arte, ho subito pensato che poteva diventare occasione di crescita.
Da maestrina dell’inclusione come mi soprannominano alcune colleghe, ho sempre favorito ogni modalità espressiva consentendo ai miei alunni di ricorrere a ogni linguaggio: iconico, mimico, gestuale, mettendoli alla stessa stregua di quello verbale.
Questo perché credo fermamente alla valenza pedagogica, relazionale e catartica di ogni forma d’arte.
L’arte infatti, come sostiene il mio amico Montacchiesi, interviene dove la fede e la ragione non trovano una via d’uscita e diventa come il filo d’Arianna nel labirinto.
Per uscire dal labirinto, cioè dall’omologazione a cui ci costringe la società globale dei nostri tempi, è necessario riscoprire la nostra unicità.
L’arte ci agevola nella ricerca interiore, ci riconcilia con gli istinti e con l’intuito, ci purifica dai condizionamenti e ci denuda mostrando limiti e potenzialità di ogni individuo.
L’arte diventa ponte tra i popoli, tesse relazioni e ci riavvicina al nostro “sacro poco” (per alludere con Pasolini, alla ricchezza interiore di ogni individuo), senza soffermarci sulla maschera, sugli stereotipi che ne fanno persona e lo imprigionano in categorie sociali.
E sotto i portici di Bologna, la rossa e la dotta, abbiamo riunito non solo gli stati Europei, ma i continenti. Erano presenti infatti Melinda Barwanietz dalla Germania, Alice Alicja Cielizka, polacca e residente a Roma, Yuleisy Cruz Lezcano, poliedrica artista di Cuba, Anneli di Francis, artista finlandese, Lea Dolinsky arrivata da Israele con le sue sculture, Jani Jan artista austriaco residente in Grecia, pluripremiato,inoltre tra gli amici c’erano rappresentanti del Venezuela, dell’Eritrea e della Moldavia. Meno numerosi i Bolognesi, malgrado avessimo il patrocinio del Comune, ma confidiamo in una maggiore sensibilità nei prossimi giorni, poiché la mostra sarà aperta tutti i pomeriggi fino al 18 giugno, dalle 16.00 alle 20.00.
I poeti e gli artisti partecipanti non erano tutti presenti, ma dal catalogo della mostra si evince e il loro spessore, e la loro distanza geografica.
Non è casuale dunque il coinvolgimento di artisti e poeti provenienti da differenti latitudini, come non è casuale l’invito di Cheikh Tydiane Gaye come ospite d’onore.
Chi è Cheikh?
Cheikh è un poeta, ma non solo.
Cheikh ha colto nella sua scrittura, e lo dimostra quotidianamente nel suo percorso di vita, che la funzione dell’arte, della musica, della letteratura non è solo un punto di incontro tra un’abilità strumentale ed un’abilità interpretativa, ma è principalmente strumento di recupero della propria identità e di valorizzazione delle pluralità delle identità.
Non ci può essere infatti integrazione tra le genti appiattendo le identità o fingendo che ci sia un’identità unica. Ogni popolo ha la sua, ogni singolo individuo è portatore di differenze che vanno conosciute e valorizzate.
Non ci può essere pacifica convivenza tra le genti senza una reale conoscenza che estirpi il pregiudizio.
Perché ci sia questa conoscenza, occorre restituire pari dignità a tutte le culture.
Nel suo libro “Prendi quello che vuoi ma lasciami la mia pelle nera” è evidente questo suo pensiero che condivido pienamente.
Sono lieta che ARTEBO abbia accettato la proposta di riconoscere l’impegno interculturale della poetica di Cheikh aldilà dell’indiscutibile pregio letterario, ed è stato per me un grande onore consegnargli un piccolo ricordo della serata.
Në 'Creativity prizes' në Naji Naaman’s Literary Prizes 2016, shpërblehen edhe pesë poetë shqiptarë.
https://www.kultplus.com/?id=5&l=14708
Naime Beqiraj, Ndue Ukaj, Engjëll I Berisha, Fahredin Shehu dhe Agron Shele janë poetët shqiptarë që janë shpërblyer në "Creativity prizes" në Naji Naaman’s Literary Prizes 2016, shkruan KultPlus
Naime Beqiraj, Ndue Ukaj, Engjëll I Berisha, Fahredin Shehu dhe Agron Shele janë shpërblyer për poezitë e tyre në "Creativity prizes" në Naji Naaman’s Literary Prizes 2016. Poetët shqiptarë janë shpërblyer në kategorinë poezi creative, kurse në këtë edicion janë ndarë edhe cmime në kategori të tjera, shkruan KultPlus.
Në këtë edicion janë shpërblyer poetë nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe poetë të rajonit.
/KultPlus.com
Rreth krijimtarisë së shkrimtarit dhe kritikut Agron Shele.
Letrari që grish kujtesën estetike të historisë dhe përditshmërisë drejt Perëndimit.
Nga Hyqmet B Hasko
Individualiteti i një krijuesi matet me hapësirën që ai krijon në komunikimin me lexuesin dhe publikun, me të veçantat dhe risitë që ai sjell në raport me krijuesit e tjerë dhe me vetë prirjet bashkokore të letrave tona kombëtare. Sot, në kohën e hapjes së madhe dhe çlirimit të letërsisë nga të gjitha kufizimet dhe paranojat jashtëletrare, origjinaliteti i këtij krijuesi, i këtij individi estetik shfaqet dhe në vendin që ai zë në raport me autorët e tjerë jashtë kufijve, në Evropë e gjetkë.
Vështruar në këtë prizëm, krijimtaria e autorit të njohur Agron Shele dallohet për forcën e ngjyrës dhe trajtëzimit estetik, për gravitetin emocional të rrëfimit në prozë dhe figurës e imazhit në poezi, për konstruktet moderne të prurjeve të tij në gjini, lloje e zhanre letrare, ku përveçësitë e tij përshfaqen e përcillen dukshëm te lexuesit dhe qarqet letrare, mediatike e kritike mbarëshqiptare e më gjërë.
Në lidhje me kritikën e tij letrare mund të themi se estetika kritike e tij anon nga poetika, duke gërshetuar faktet estetike me ato jetësore, diskursin analitiko-shkencor me atë letraro-artistik. Për të nuk është në modë terminolgjia analitike, por depërtimi në thellësi të objektit që merr në shqyrtim, duke tentuar të japë një pamje të thellësisë së saj, me mjete të thjeshta gjuhësore e stilistike, por pa rënë në shtampa e thjeshtëzime.
Në të gjitha shqyrtimet e tij kritike, si bie fjala për krijimtarinë në prozë e poezi të Dhimitër Mitit, për poezinë e Irena Gjonit, për autorin me “prirje estetike globale” Jeton Kelmendin etj, kritiku ynë di të gërshetojë bukur faktet dhe detajet letrare me ato jashtëletrare, duke e shkrirë gjithçka në një qëndrim të hollë e të ngjeshur rreth tekstit letrar, që për autorin është alfa dhe omega e krtikës letrare.
Agron Shele, kur merr penën për të shkruar për krijimtarinë e një shkrimtari (shkrimtareje), duket se më së pari është një shijues i krijimtarisë së tij (saj), një dikush që e ka përvetësuar thellë këtë shpirt krijues, duke rrokur dhe nxjerrë në pah tendencat më autentike të autorit dhe krijimtarisë së tij.
Spektri vëzhgues, analitik dhe kritik i Sheles ka përfshirë mjaft shkrimtarë të kohës sonë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, duke ditur të analizojë qoftë në rrafshin tekstor qoftë në atë krahasues faktorët dhe prirjet më të veçanta estetike në raport me gjithçka që është shkruar e vazhdon të shkruhet në botën shqiptare, në iks apo ypsilon gjini e zhanër letrar.
Në romanet e tij të mirëpritura nga lexuesi dhe kritika, jo vetëm shqiptare por dhe më gjërë “Hapat e Klarës”, “Përtej perdes gri” dhe “Imazh i rremë”, prozatori na shpërfaq me një rrëfim spontan, por të thyer e të beftë, shoqërinë bashkëkohore shqiptare, ngjyrimet e saj të skajshme, rrethin ekzistencial ku përpëlitet individi shqiptar, veçanërisht intelektuali dhe eilta kombëtare, në karuselin e çmendur të këtij tranzicioni primitiv e të vrazhdë.
Saga rrëfimtare e Sheles është një depërtim në psikologjinë e shpirtit shqiptar të një kohe që kërkon të çlirohet nga paranojat e së kaluarës së afërt, me të cilën na lidhin shumë fije të dukshme e të padukshme, të cilat shfaqen e zhduken në mënyrë misterioze në veprën romaneske të shkrimtarit.
Rrefimet e prozatorit janë të çliruara nga klishetë dhe kushtet sociologjike, nga etiketimet e njohura “personazh negative”, “personazh pozitiv”, “hero”, pasi në karuselin e ndjenjave dhe pasioneve njerëzore janë bashkë e mira dhe e keqja, realiteti dhe ëndrra, e kaluara, sotmja dhe e nesërmja.
Poezia është një grishje që poeti i bën kujtesës, historisë, udhëve të tij, të ndidhurave të tij dhe atyre që e rrethojnë, dashurisë, idilit, mallit, zhgënjimit të ëndrrave, trillit etj., thënë ndryshe, është një diskurs drejt thelbit ekzistencial të unit dhe jashtësisë së tij.
Konfliktet e brezave, konflikti me s dukjes dhe thelbit, midis asaj që shpërfaqet dhe asaj që rri e fshehur apo gjysëm e fshehur në thellësi, në raportet njerëzore e në të ndodhurat e historisë, përbëjnë vektorin kërkimtar të shpalimit narrative-estetik të shkrimtarit.
Poezia e Sheles është një komunikim i ndjesive të tij, i unit dhe “aksesorëve të jashtëm” strukturorë me psikolgjinë e Perëndimit, vështruar nga një poet i një vendi të vogël ballkanik, që e ka të shkruar çdo varg e strofë në poret e lëkurës së tij dhe të brezit të tij.
Në poezinë “Rikthim”, me tone lirike të ngrohta dhe ngjyra plot pjalmim e erëmim malli, dëshire e flirti, poeti shkruan jo sikur shkruan mbi letrën e bardhë, por mbi lëkurën e tij:
“E mallkova shiun për ëndrrën e dëbuar,
Sytë e përgjumur kërkonin flokët tuaj,
buzëqeshjen,
shkujdesje hapash.
Hija jote tretej natën e vonuar.
Të kërkova kudo gjurmëve të jetës,
diku humbe,…
Ku?…
Ndoshta mallit tim
u struke e heshtur.”
“Pasazh i pafaj” (Innocent episode) është një vëllim me poezi, përkthyer në Greqisht nga revista Qeleno, Italisht nga revista Artista a Confronto dhe në Anglisht; “Antologji poetike /Korsi e hapur” (Bashkëautor) me një poezi të shkruar me shije dhe kadenca të forta liriko-dramatike. Vëllimi “Pasazh pa faj” është vëllimi i parë poetik i Agron Sheles, por poezitë e tij janë botuar në disa shtete dhe dallohen nga risi strukturore e kompozimi, elemente të muzës poetike që, siç thotë me të drejtë një kriitik i tij, i ngjajnë vargjeve mbreslënese të Sharl Bodler, një poet Francez i lindur në Paris më 1821, i cili bëri emër me vellim e tij të parë me poezi, botuar me 1857 dhe titulluar “Lulet e Djallit” (“Les Fleurs du mal”). Njësoj si Baudelaire, Shele i këndon dhimbjes, vdekjes, depresionit shpirtëror, korruptimit të strukturave të shoqërisë e të shtetit por dhe të vetë mendjes njerëzore, plagëve si droga, alkoli, paranojat seksuale etj.
Ky shpalim i poetit, sjell me vete një aromë të veçantë poetike, risinë e riciklimit të magjisë dhe bukurisë trandenshente, si një kumt ndjellës drejt harmonisë dhe përsosmërisë, në kufijt mes realitetit të rëndomtë që ushtron presion dhe ëndrrës së kulluar, si produkt i mirëfilltë poetik. Në këtë vijë poeti mbjellë farë buzëqeshjesh, dhimbjesh, malli, ëndërrimi, flirti, magjijimet e ditës dhe mëkatët e natës, një minbotë të pasur e të pastër, që është një ftesë për ta vizituar në çdo kohë…Në qendër të këtij fokusimi është fjala njeri, raportet e tij me të ngjashmin, me kohën, me bashkëkohësin, me anën hyjnore të botës, me filozofinë e mbijetesës dhe të ecurisë së brezave; janë raportet e vendit të tij, e brezave të humbur dhe atyre që vazhdojnë të ushqejnë prushërimin e ëndrrës, me metropolet perëndimore, me vetë erën globale të integrimeve që po përjeton sot bota jonë.
Agron Shele ka lindur më 7 tetor 1972, në fshatin Leskaj, Rrethi Përmet. Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë. Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. Është autor i veprave letrare: “Hapat e Klarës” (roman), “Përtej perdes gri” (roman) , “Imazh i rremë” (roman), si dhe vëllimit poetik: “Pasazh i pafaj” (poezi). Gjithashtu është bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Ndërkombëtare: “Korsi e hapur -1, Korsi e hapur-2, Pegasiada dhe Korsi e hapur -2. dhe Revistës “ATUNIS”. Në kritikë dhe studime letrare janë të njohura shkrimet dhe kritikat e tij të spikatura, me nje sens të fortë shqyrtues, krahasues dhe analitk, si një pasuri e kritikës dhe e mendimit estetik shqiptar. Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS), Poets del Mundo si dhe pëfaqësues për UMP- WUP, Shqipëri . Ka qënë Sekretar i Pergjithëshëm i Lidhjes se Poeteve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare “Pegasi” Albania, deri në momnetin e shpërbërjes së kësaj lidhjeje letrare dhe tashmë është Kryetar i Bordit Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS” . Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore: Almanak 2008, WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2014; The Second Genesis, etj. Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF etj. Ështe Kryetar i Shoqatës “Rinia dhe Fëmijet” si dhe “Mjedisi në Komunitet”. Aktualisht jeton në Belgjikë dhe vazhdon me përkushtim publikimin e vlerave letrare universale.
Emri i shkrimtarit, poetit, kritikut Agron Shele, sot në këtë epokë të çlirimit të letrave nga sistemi i kufizimeve dhe shterpëzimeve dogmatike, në një komunikim të ngjeshur me Perëndimin dhe botën e lirë ku vijon ta përvijojë potretin e tij befasues prej letrari, është një emër i nderuar, jo vetëm për shkak të vëmendjes që ka tërhequr tek qarqet kritike dhe kulturologjike perëndimore, por mbi të gjitha për sharmin jetësor që përcjell, të ngritur në një kult estetik, që komunikon aq shumë ndjesi dhe emocion.
MUZAT POETIKE NË COPËZAT E THYERA TË JETËS SHPIRTËRORE TË POETIT AGRON SHELE
Nga: Bedri Dula
Të hysh në kopshtin e bukur të artit poetik të poetit të madhë Agron Shele, mahnitësh me ngjyrat dhe nuancat e buta dhe të qeta të cilat krijojnë peisazhe të pikturuara si perla shkelqyese që mrekullojnë botën shpirtërore.
Figurat e shumta stilistike dhe simbolika estetike të cilat pasqyrojnë relivin e mrekullueshëm artistik të atdheut të ti Shqipërinë, për të cilën poeti ka marrë copëza të thyera në shpirtin e tij dhe si një shterg nëpër largësitë e mergatës ruan në thellësitë shpirtërore, për t’i skalitur në vargje poetike me një metrikë sublime dhe shumë të ndishme, që prekin palcën e shpirtit ku do që ato përjetohen.
Motivet e shumta, që nga ato patriotike,sociale, idilike e dari të ato që prekin natyrën, lumenjët,detin,qiellin dhe lirinë, e në veçanti ato përkushtuese në të cilat poeti Agron Shele me mjeshtrinë e penës së tij pasqyron me një refleksion të bukur artistiko-letrar, të cilat si xhevahire të shtrenjëta shkelqejnë dhe prekin ndjesi të thella e filozofike në shijën e këndshme estetike që ato dhurojnë në të gjitha dimenzionet hapësinore aty ku ato zbresin për të kënaqur dhe eksituar emocionet e lexuesve.
Valët e jetës përmes së cilës valëzonë shtegtimi frymor me valëzimet drithëruese, zgjojnë dehjën e fjetur në heshtjën e gjatë në dimrat e vetmisë e të izolimit, që grryenin në thellësi palcën e shpirtit të tij krijues, zgjimi shpërthyes e vrullshëm ndjenjash të cilat si cicirima zogjësh ndërtojnë harmonin melodike të vargjëve, përmes së cilës refleksionet e ndjesive të thella shpërndahën horizonteve në hapsira të qeta e me thellësi mendimesh filozofike ndërtojnë piktura të fuqishme poetike. Dritën në të cilën poeti e ndjenë në bardhësitë e shkelqimit diku përtej imazhëve të thyera shprehën fuqishëm në metaforën poetike tek poezia “ E bardha dritë “
“ E bardha jetë,
pasqyrë e copëzuar fatesh kryqëzim
det i thellë i brengave rrëmbim
si bora…
shkrirë rrezes së parë harbim
si gjethja…
përhumbur vjeshtës drithërimë.”
Poeti Agron Shele përmes kësaj metafore të fuqishme arti, pasqyron fatët e jetës të cilat thyhen nëpër pirgjet e shpirtit, të cilat në kryqëzime rrugësh mbesin copëza të thyera, që diku lënë shkretirë zjarri që djegë, e diku majëve të larta acar e borë të ftohtë, të cilat zbehin në fshetësi brenda ndjenjave si një detë i thellë shpirtin krijues, që si vjeshtë e vonshme përhumb në dritherimët e huaja, e më vete bartë copëzat e akullit e të zjarrit që kryqëzohen në dhimbjen që reflekton në brëndësi tej shpirtërore.
Agron Shele
Poeti Agron Shele ndonse si një shterg, ngarend shtigjeve të pa thyeshme në udhët e mergatës, ai merrë me vete ku do kujtimin e copëzave të atdheut të fij, të cilin gjithnjë e ndjenë afër në shpirt e zemër, e që pasqyrohet me majën e hollë të penës dhe me gjuhën e bukur të shpirtit siç e gjëjmë të poezia e bukur “Atdheu im”
“Atdheu im!
Shpresë dhe faltore e bijve të tu
mund i sakrilegjit ngritur mbi liri
rrënjë e vjetër e themelit njerëzi
zë përjetësie në të fundit amshim.”
Poeti asnjëherë nuk e vënitë shpresën tek rrënjët e atdheut të tij, ai aty fuqishëm e shikon të ngritur faltorën e shënjët të lirisë së bijëve, që në themelët e vjetër të atdheut kanë ngulitur në shpirtin e Arbërit vyrtytet e njerëzishmerin, të përjetësuar deri në amshim.
Poezitë e poetit Agron Shele kanë një melodi të këndshme, të rimuar e të artikuluar si zë i bukur bilbili, ato tingëllojnë si valët e ujit nga gurrat e pastërta, nga lartësitë e zemrës së bjeshkës dhe leshohen poshtë lugjeve e fushave duke krijuar një simfoni të harmonishme të kompunara me një frymë sublime për të na sjellur ekzaltime ndjenjash në gjithë horizontin ngado që ato prekin brëndësinë e oqeanit të thellë shpirtëror.
Poezitë e poetit të talentuar Agron Shele janë të përkthyera edhe në disa gjuhë të ndryshme ndërkaombëtare, e të cilat po ashtu tingëllojnë mjaft bukur dhe kanë një theks të i cili vërtetë mahnit mënyra dhe forma stilistike dhe estetike të pasqyruar shumë bukur artistikisht.
Në shpirtin e poetit qetësisht flejnë edhe engjëjt, të cilët me shkelqimin e bukur duhet të fluturojnë në largësi mbijetese, mbase për të realizuar paqën e qetësinë e mbjellur në shpirtin e tyre të njom, ngase dhunimi i shpresës dhe fatit nuk mbanë dotë sketerrën që ngulfat të ardhmën e tyre, ata duhet që të fluturojnë në bardhësinë e jetës, por që mos të harrojnë asnjëherë rrënjët e trungut. Në ketë mënyrë poeti ndërton figurat emblematike tek poezia tejet e fuqishme artistikisht dhe shumë e bukur emocionalisht “ Ëngjëjt zbardhin “
“Qielli shndriti
Ëngjëjt zbardhën
zymtësinë hapësinore.
Mikluan shpirtrat e vdekur,
të harruar;
farkëtuan hundrat e çelikëta,
shtresave paqësore fluturuan.”
Poeti në ketë poezi me një mjeshtri të lartë e me figura të bukura poetike shpreh pastër ndjenjën e ti shpirtërore për rininë e atdheut të tij, të cilët detyrohen të fluturojnë shtigjev të jetës, këta ëngjëj të cilët ku do që shtegtojnë zbardhin qiellin, ata nuk duhet harruar shpirtrat e vdeku për ëndrrat dhe shpresën e lirisë, fluturimi i tyre është i bukur vetëm kur paqja dhe qetësia të jenë farkuar si çeliku në shtresat shpirtëroe të qënies kombëtare.
Gjuha e bukur poetike e cila dhuron dritë jete nga do që shtegton, sjellë në vete edhe nostalgji në kthimet e copëzave të shkëputura nëpër bukuritë natyrore të jetës, aty mbase kur shijohen ëndrrat e një dite në perlat e hijeve kristalore, pranë liqenit që pasqyron fatet e njerëzve të zhytur në zbrazëtitë e shpirtit, i cili nga etja për mallin e dashurisë edhe mund të joshi emocionet rinore në vrullin e shprehjes deri në ecjet e vona hapsinore nën dritëzën e mekur të hënës dhe ndriqimit të yjeve, lozin si mjellmat e bardhe siç shprehet në mënyrë figurative e stilistike në poezinë e bukur “ Tetor “
“Era bredhacake turret poshtë liqenit,
Gjurmëkujtesat gërvish thonjzhveshur,
E nesërmja përcjell me fshesën ndër duar
Ankthin e mbledhur, netëve të vonuara.”
Vargje që përthyhen në misteriet e ndjesive, lidhur si harqe yjesh e të mbështjellura pas brigjeve të liqenit si era e lehtë, përkdhel qerpiket e fjetur në fshehtësi të duarve të ngrohta, që në ankthin drithërues netëve të vonuara zhvishën nga e nesermja që në vete fsheh furtunën nga dallgët e zemërimit të liqenit të rrëmbyeshëm, që tek rojët e natës mund të prekin dhimbjen e shpirtit, i cili si hije ka mbetur varur në valët e dritëzave nga zemëra e yjeve qiellor në natën e vonë…!
Muzat poetike të cilat frymëzojnë shpirtin poetik të Agron shele gjëndën ku do në shtigjet e larmishme të valëve intuitive, ato shfaqën si hije drite në ndjenjat refleksive, me magjinë e mrekullive e që përshfaqën me valëzime yjesh në vargjet e bukura me imazhe të ndjeshme e kristalizuese si valët e lumenjëve në majët e larta, në të cilët rëndon bora e ftohtë, si një kuror bardhsie lëshohen kreshtave të thepisura nëpër gjithë trojet që ruhën në kujtesën shpirtërore dhe frymojnë në muzat poetike në vargje të bukura poetike. Tek poezia “ Ne Poetët “
“Ne poetët!
…e fjalës dhe muzës së shpirtit.
Flakë pasioni djegur lartësish.
Lule parë çelur në thëllim.
Ne poetët!
… e fjalës dhe kohës drithërimë.
Gjethe vjeshte këputur tinëzisht.
Blerim pranveror rikthyer sërish.”
Poeti Agron Shele e ndjen në brëndësi shpirtërore aromën dhe shijën e fjalës dhe muzës së poeteve, ajo i ngjanë një falke ,një pasioni e cila vërtetë digjet në lotin e mallit, por dhe çelur si luleja e parë që përjeton dashurinë për fjalën,për gjuhën,për artin dhe ndjenjat përmes të cilëve pasqyron dëshirat dhe ëndrrat e fjetura, të cilat i zgjonë nga gjumi i etshëm muza, që si hyjëri futët në shikimin e thellë poetik, për ta shpërndarë nektarin e luleve dhe peshën e fjalës, nëpër pirgjet e zymta të vjeshtës e cila brymos vesën e ngjyrave të petalëve, por që serish për tu këthyer blerimi pranveror në qepallët e fjetura për të zgjuar sërish ndjesitë e ngrohta të shpirtit anë e kënd bukurisë së jetës deri në amshim..!
Madhështia e vargut poetik të Agronit qëndron në shtrirjën horizontale të ndjenjave mbarkombëtare, ai nuk ndalët vetëm në përshfaqjën e atdheut të tij Shqipërinë, por ndjenë afshin e dhimbjes edhe në trojet ku ishin nën kthetrat e të huajve e kudo që frymojnë shqiptarët ai pasqyron me gjuhën e fort emocionale e poetike tek poezia e bukur “ Kosovë lule gjaku !“
“Kosovë, lule gjaku, si me je,
shtatore e ngritur qiejsh perëndish,
baladë e dhimbjes dhe zemrës së trimit,
këngërimë e shpresës dhe fatet e bijve.
Kosovë, plagë e hapur, shqiptari!
zemër zjarr, fushë beteje, prore ti…
djep përkundur, valle hedhur, histori,
Rreth flamurit kombëtar: Kuq e Zi!”
Në këto vargje poeti ndjenë dashurinë e madhe për Kosovën, të cilën e shikon si një lule gjaku, e cila në breza gjaku u sakrifikua për lirinë e saj, poeti lidhë figura të forta stilistike për ta dëshmuar se edhe Kosova e cila ishte futur në vallën e zjarrit nëpër histori, në djepin e përkundur nën ngjyrat e bukura të flamurit kombëtar kuq e zi, në të cilin poeti e shikon se të gjitha ngjyrat e trojeve shqiptare vishën vetëm me petkun e flamurit kombëtar dhe ngjyrat e bukura të cilat ruajnë etnosin tonë në emblemën e bukur të lirisë…kjo është gjuha shpirtërore e bukur poetike dhe pena e mrekulluar e poetit e cila përmes tingullit artistik përformon relivin e bukur të trojeve kombëtare me ngjyrat e gjakut dhe lirinë e atdheut.
Vargjet poetike të poetit Agron Shele, lartësohën në frymë, artistike dhe filozofike, me stile të ndryshme, ai gërsheton shumë bukur traditën deh postmodernën, për të krijuar dhe realizuar një frymë individualiste dhe një përsonalizëm refleksiv dhe ekzistencialist, me ngjyra poetike të qeta e të pastërta në ecjën e vargut si një erë e lehtë,stabile dhe përqon porosi dhe simbolika të cilat transhendentojnë nëpër një ngritje të lartë artistike dhe nga vlera e komponimeve të figurave hasim një mjeshtri të fuqishme shprehur në formë estetike dhe me ndjesi shpirtërore që ndërton metafora të fuqishme, të cilat e bëjnë një poet të madhë dhe që i tejkalon suazat e një realiteti historik dhe ngjitën në një botë vizionësh shumë të larta në artin postmodern, duke lënë gjurmë të thella dhe duke krijuar një lulishte të bukur poetike ku ka ëndje të përjetohet arti i mirëfilltë shpirtëror, që me siguri se në të ardhmën do ta stolisët edhe me melodi e ngjyra tjera të bukura dhe shkelqime diamantesh në shijën e bukur të artit poetik.
Tri dashuri që bëjnë një shpirt poeti.
Nga: Safet Hyseni
Poeti i vërtetë ecën nëpër shkrepat, shtigjet dhe le gjurmë me fjalë që burojnë nga shpirti, kaliten nga zemra e rrjedhin nga drita e syve. Këtë në mënyrën më të bukur me art dhe me shumë shpirt na e sjell poeti Agron Shele. Poetët janë emancipimi i shpirtit, janë vetëdija, janë vetë dashuria, janë përjetësia. Poeti i vërtetë shpirtin e provon me tri dashuri.
Fjala bënë çudira. Fjala ka peshë, ka fuqi, ka bukuri... Poetët ia dinë vlerën, duke e peshuar i japin forcë të rritet mendimi, ideja... të jetojë, madje dhe të përjetësohet. Poeti ka atdhe, lavdëruar qoftë ai që ka atdhe. Atdheu është dashuri. Është thënë qëkur se “nuk ka asgjë më të ëmbël se atdheu” (Odiseja). Fjala ka gjuhën, gjuhën ku lindi, nëpër frymën e së cilës rrodhën tingujt, ninullat, aty ku lindi përjetoj dashurinë, aty kërkon të jetojë. Në qiellin e saj të fluturoj, nëpër pyjet të tingëllojë e lumenjve të vallëzoj e në ndjenjën e shpirtit të depërtoj. Ketë e bëjnë poetet si Agron Shele... Filozofi antik Lukiani thotë: “Çdo gjë që njerëzit e quajnë të shenjtë dhe të lartë, atyre ua ka mësuar atdheu, sepse ky i lind, i rrit dhe i edukon”. Poeti e vendos veten në sprovë duke mat dy dashuri e treta është urtësia.
Poeti Agron Shele udhëton bukur në dashurin e parë. Ai i përmbahet ëndrrës fëmijërore kur ka shëtit meridianëve herë si zogë në fluturim e herë si përshkrues i bukurisë së natyrës. Në poezinë ë tij “Gjuhë nga gjuha e nënës sime” pas shumë udhëtimesh ku ëndrra e bart nëpër bukurit e panumërta ai sërish zgjedhe vendin e vet. Lukiani thotë: “Shumëkush mund të mahnitet nga madhështia dhe fuqia e qyteteve të huaja, nga bukuria dhe shkëlqimi i ndërtesave të tyre, por për të dashur të gjithë duan atdheun. Poeti i formuar ngjan më vargun e Agronit “...s’ harroja të ndiqja trajektore avionësh/ lundruar përmes /thellësisë blu / dhe unë, /një grimcë e vetme hapësire/ të zgjodha ty o vendi im!” Atdheu është dashuri e parë. Ende pa puthur ne dashurohemi në lulet, gjethet, malet, tek gurgullima e një burimi apo shushurima e një përroi. Këtë dashuri me fjalën e bukur na e sjell në shpirt vargu: “ndërsa unë, si në kryqëzimet e mëdha/ nuk kërkoj më shumë se një copë qiell/ një përrua të vogël, /një pyll që ndjell fëshfërimën e largët, /një cicërimë të munguar harabeli, /pak maja malesh përqafuar nga bora/ dhe gjuhë nga gjuha e nënës sime!” Arti dhe fjala e bukur nuk ka fund por vargu “dhe gjuhë nga gjuha e nënës sime”, është gjetja më e bukur që ndjenjës i jep dashuri për të përjetuar kujtimet e për të ruajt e kultivuar gjuhën e nënës, se vetëm aty malet, gjethet, përroska sikur flasin gjuhën e nënës se aty është dëgjuar tingulli i parë.
Agron Shele
Agron Shele si me qëllim dhe pse jo na e sjell dhe dashurinë ë dytë që është “grua”. Poezia “Dijeni, se aty është një grua”. Ai që nuk di të dashuroj një grua, apo nuk e njehë se gruaja është dashuria e dytë vështirë e ka të ketë dashuri të parë se të tretën dashuri as që do e provojë. Është një poezi e bukur ku çdo fjalë ka peshë, çdo varg ka fuqi, se aty është një grua. “Kur dielli shkëlqen në zenit të tij/ e toka prarohet rrezeve pa fund,/ ku aromat përhapen gjithkund/ e dita çel me të bukurin shkëlqim/ dijeni, se aty është një grua.” Po aty është gjallëria, aty është një grua. “Kur mbrëmja përflak të bukurin qiell/ e muzgjet digjen një e nga një, /ku hëna zgjat të zbehtën ngjyrë/ e në krahë valësh shkrihet e fle/ dijeni, se aty është një grua.” Si të thuhet më bukur, aty është një grua, aty është gëzimi, hareja... aty është jeta. “Kur zjarri ndizet kurmit yje/ e terret djegin dhimbjen shpirt,/ ku nata sheh me sytë e ëndrrës/ e derdhet valë përmbi çdo frymë/ dijeni, se aty është një grua.” Aty ku është një grua, aty është një nënë, aty është dashuria, aty dhemb e djeg, aty është fryma. Në këtë vargje matet sa e fuqishme është fjala kur ia gjen vendin, kur ia di tingullin, kur ia shpalos gëzimin e dhimbjen, krenarinë e dashurinë. E bukura s’ka fund, e bukura është grua e Agroni na e sjell jo më pak se engjëll. Gruaja si dashuri e dytë e së bashku me të parën bëjnë të tretën. Edhe dashurin e tretë poeti na e sjell në mënyrën më të bukur filozofike. Me vargjet e poezisë “Kur heshtja flet” poeti sikur donë të na e masë urtësinë. Urtësia nuk është asgjë tjetër përveç që të kesh ecur me zjarr zemre e bardhësi shpirti përmes dy dashurive të para. E para atdheu që bënë lirin e të dashuruarit të një gruaje ku jeta vallëzon bukur dhe hareshëm ndërsa e treta le gjurmë të pashlyera që arrin ta përvetësojnë shumë pak. E pakta është se dashuria e tretë është përjetësia. Përjetësia është vepra që matet me urtësinë. Metafora “Kur heshtja flet”, është urtësia, se vetëm i arriri me heshtjen e ti flet. Autori thotë se “heshtja flet në njëmijë mënyra” që është më se e vërtetë, por i duhen vesh për ta dëgjuar, ata që nuk dinë ta dëgjojnë nuk do arrin të kenë asnjë dashuri. Poezia fillon bukur por përfundon dhe me bukur; “Flet heshtja,/ po, po,/ flet me klithma të egra shpirti/çjerr netët e ftohta të dimrit/ e gris perdet e tista të ditës!” Poeti Agron Shele me këto tre poezi na dëshmon për një stil tejet të lart ku fjala po t’ia gjesh vendin e duhur bënë art të përkryer, po t’ia japish ngjyrat të bënë të shohësh dhe në errësirë, po t’ia japish ndjenjën të shndrit shpirtin e dashurinë ta bënë të lezetshme, po ti japish fuqinë e idesë do kërkosh përjetësinë. Tri dashuri e bëjnë përjetësinë, atdheu gruaja dhe urtësia.
Poezi nga Agron Shele
Gjuhë nga gjuha e nënës sime
Shumë ëndrra ndjekin pas rininë time
botën, kur para sysh e afroja
shikoja meridianët si ndanin kontinente
dhe paralelet vijëzuar ndër oqeane
s’ harroja të ndiqja trajektore avionësh
lundruar përmes thellësisë blu
dhe unë,
një grimcë e vetme hapësire
të zgjodha ty o vendi im!
Aty në vendin ku jetoj,
qyteti përhumb para madhështisë
mes statujash e ngjyrimeve të pafundme dritash
autostradave me lumenj makinash që gjarpërojnë
vragave të krisura të tokës,
ndërsa unë, si në kryqëzimet e mëdha
nuk kërkoj më shumë se një copë qiell
një përrua të vogël,
një pyll që ndjell fëshëfërimën e largët,
një cicërimë të munguar harabeli,
pak maja malesh përqafuar nga bora
dhe gjuhë nga gjuha e nënës sime!
Dijeni, se aty është një grua
Kur dielli shkëlqen në zenit të tij
e toka prarohet rrezeve pa fund,
ku aromat përhapen gjithkund
e dita çel me të bukurin shkëlqim
dijeni, se aty është një grua.
Kur mbrëmja përflak të bukurin qiell
e muzgjet digjen një e nga një,
ku hëna zgjat të zbehtën ngjyrë
e në krahë valësh shkrihet e fle
dijeni, se aty është një grua.
Kur zjarri ndizet kurmit yje
e terret djegin dhimbjen shpirt,
ku nata sheh me sytë e ëndrrës
e derdhet valë përmbi çdo frymë
dijeni, se aty është një grua.
Kur bora zbardh lëndinën e drerëve
e era shtrin leshrat e gjatë,
ku pylli zhveshur nga blerimi
dergjet trishtit të pafat
dijeni, se aty është një grua.
Kur flatrat zgjat i bukuri engjëll
e turret larg në fluturim,
ku retë mbledh e nis vajtimin
në lotë qielli të pafund
dijeni, se aty është një grua.
Kur heshtja flet
Flet heshtja
me njëmijë e një mënyra
fshehur pas vetëtimash të frikshme
vrundujve të mjegullave hije,
në pritje të shpërthimeve të mëdha
shkarkuar në një pemë të vetme
e djegur përvuajtjes së saj.
Flet heshtja
përbrenda zërave të shuar
dëgjuar veç nga era
e shpërndarë ajrit të thatë
pa akorda,
as tinguj,
pa zhurmë
në të vetmen botë të errët
të një qielli të ngrirë
grimcave të kozmosit shpërndarë
reflektim i ngjyrës në retinë.
Flet heshtja,
po, po,
flet me klithma të egra shpirti
çjerr netët e ftohta të dimrit
e gris perdet e tista të ditës!
SHPËRFAQJE VLERASH ESEISTIKE…
(Agron Shele “Ngjyrime universale I), 2014)
Nga Bilall Maliqi
Të analizuarit e një vepre qoftë poetike apo të ndonjë zhanri tjetër të letërsisë, don punë, sakrificë dhe përgjegjësi të madhe në qitjen në pah të vlerave të librave të shtjelluara nga syri i një vështruesi objektiv. Kësaj radhe poeti dhe eseisti i njohur Agron Shele doli me një libër me vështrime eseistike me titull “Ngjyrime universale- Ese I”, duke marrë për të analizuar vepra të autorëve të ndryshëm të cilët janë të njohur në mbarë gjeografinë shqiptare, jo vetëm për syrin e kritikës së Agronit por edhe për studiues e kritikë të tjerë, janë të njohur lexuesit edhe me portretin letrar e studimor të Agron Sheles, i cili këtë e ka dëshmuar me seriozitetin e tij krijues në zhanret përkatëse.
Agroni i lexoi shumë me kujdes librat e ofruara nga krijuesit të cilët gjenden brenda kopertinave të librit, duke dhënë mendime me plot përkushtim dhe përgjegjësi, duke i shtjelluar bukur mirë librat e çfarëdo zhanri qofshin ato , me shprehje të zgjedhura kritike dhe eseistike, të cilat e bëjnë më të avancuar artistikisht librin.
Ngjyrime Universale (Ese-1)
Gjatë leximit të vështrimeve apo të eseve të librit të cilat pata rastin ti lexoja edhe në faqe të internetit shifet bukur mirë se Agroni ka bërë shpërfaqje vlerash të veprave prezente , duke e bërë një prezantim të artikuluar bukur mirë të librave të lexuar.
Mendimi i tij vlerësues pasqyrohet në bazë të nxjerrjes në pah të vlerave të librave, duke mos i lënë anash edhe përpjekjet e tij që në një masë të madhe të hyjë thellë në kuptimshmërinë dhe nxjerrjen e mesazheve, motiveve dhe të vlerave artistike prezente të librave të këtyre autorëve .
Agroni është bazuar mirë në “ligjin” e kritikës dhe kjo shihet se nuk ka bërë” fryerje” të vlerave apo edhe nënçmimin e tyre, porse është munduar që vlerat e librave t’i peshojë në peshoren e realitetit, objektivitetit dhe të cilësisë së kërkuar të një vepre që të gjejë vend meritor në librin e tij dhe në historinë e letërsisë sonë.
Me punën e tij studimore në këtë libër Agroni ka treguar se ka njohuri të përgjithshme në të gjitha zhanret e letërsisë, duke dhënë edhe pika ilustruese gjatë shtjellimit të librit, sidomos në librat e analizuara me poezi të cilat ia japin rezultatin e duhur dhe të kërkuar autorit të librit.
Këta penda që janë brenda kopertinave të librit kanë bagazhin e tyre krijues dhe si të tillë në librat e tyre shpërfaqin tërë ndjenjat e tyre krijuese në mënyrë që t’u servojnë lexuesve dhe kritikut tonë dhe të tjerëve vlera të pakontestueshme, dhe jo vetëm në këto libra të shtjelluara nga syri i kritikut, por edhe në libra të tjerë.
Një vlerësim i thukët dhe tejet përmbajtësor shihet në lexim të mendimeve dhe të dhënave të autorit i cili ka hyrë thellë në përmbajtjen e librit duke i lexuar kujdesshëm librat për ta nxjerrë mendimin e tij real të vlerës dhe të semantikës së veprave prezente.
Përmbajtja e librit tregon qartë shtrirjen gjeografike të autorit për të analizuar krijues dhe vepra të tyre të cilat e përthekojnë këtë vëllim të vështrimeve eseistike të shkruara nga vështruesi ynë i kujdesshëm dhe tejet objektiv.
Ai ka marrë në trajtesë libra të krijuesve nga Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia, duke shenjëzuar edhe poezinë e Sergei Jeseninit, poetit tonë të madh Lasgush Poradeci, Dr. Teresinka Pereira (poete italiane) dhe të tjerëve të pranishëm në përmbajtjen e librit si: Hasije Selishta – Kryeziu, Zejnepe Alili- Rexhepi, Sabit Idrizi, Rami Kamberi, Raimonda Moisiu, Lumo Kolleshi, Bilall Maliqi, Dhimitër Mati, Klara Buda, Genta Kaloçi, Dashamir Malo, Irena Gjoni, Gentjan Banaj, Silvana Berki, Jeton Kelmendi, Eva Kacanja, Dashnor Selimi, Namik Selmani dhe Tini Qerragjija, tek të cilët nëpër botimet e tyre ka nxjerrur vlera dhe i ka prezantuar në librin e tij tërheqës për lexim, duke e sensibilizuar bukur mirë artin dhe të bukurën në librat e lexuar, dhe këtë e ka arritur bukur mirë falë njohjes dhe të profesionalizmit të tij edhe në fushën e kritikës e cila në të shumtë ne rasteve është e varfër jo nga numri i kritikëve por nga objektiviteti, kriteri dhe korrektësia e tyre në mendime për libra të lexuar, e këtë nuk e vërejmë tek vrojtuesi Agron Shele.
Këtë këndvështrim po e përmbylli me thënien e Baltazar Gracijan Morales ku thotë:
“Të kesh vlerë dhe ta dishë atë ta tregosh don të thotë të kesh vlerë të dyfishtë”
Në këtë kontest mund të themi se Agron Shele me këtë libër ka nxjerrë vlera dhe i ka pasqyruar ato bukur mirë në librin e tij, e që me këtë vepër tani është më e pasur zhanri i kritikës sonë shqiptare dhe në të ardhmen presim edhe pjesën e dytë të eseve nga vështruesi dhe eseisti i njohur Agron Shele.
Gazeta “Tribuna” Prishtinë, 23 gusht 2014
https://ourpoetryarchive.blogspot.be/2017/11/agron-shele_1.html
https://www.setumag.com/2017/12/interview-agron-shele.html
Produkten
Agron Shele , arkitekti i lidhjes së vargut përmetar me atë parisien. / Nga Peter Tase
"Ngjyrime Universale " ( Ese - I )
Përmetari i cili nisi karrieren në Kukës, sot shkelqen në Perëndim. / Nga Azem PARLLAKU
BALKAN AMFIKTIONIA - ASSOCIATION OF YOUNG PEOPLE OF BALKAN COUNTRIES
Simpoziumi Letrar Shkup / Maqedoni 2009
Mitingu i 44-t i poezisë “Gjakova 2008”
FIRST INTERNACIONAL WRITERS KONGRES / Athinë 2007
Innocent passage
Imazh i Rremë (roman)
Hapat e Klarës (roman)
The climbing of white stones
About the poetry of Agron Shele
With the English poetry collection "White Stones" Agron Shele has climbed a lot higher on the Olympus. He is almost in the vision of Zeus.
With this boss of all bosses in the world of the gods, we have to be careful a little bit. It is far better to keep some distance to this supreme god and the most important and adored sketch figure on the Olympus.
The god Zeus has nasty and tricky rules and ways, with his sometimes well-intentioned but more often misleading paternalistic attitude. Fortunately, the poet Agron Shele has known this for a long time and is not waiting for his approach or approval.
Zeus keeps watching him at a distance anyway.
In his latest collection of poems, translated very well by Peter Tase, we get a penetrating picture of the poet and his poetics.
In ‘Maybe because that reminds you of the time that has passed/And you feel more older than ever’ (This time): he writes about the past, that sometimes is felt like a heavy stone to carry, and with that the awareness of old age.
‘No dreams, that give you freedom/No tomorrow/but only a dawn related to the shadows of life in chaos’: emphasizes the oppressive atmosphere in which a person can end up when he is trapped, by his environment, or by threatening experiences within himself.
In the entire collection of poems a strong use of language is shown, also knowledge of an extensive idiom. Especially striking imagery and original comparisons regularly cross the path of the reader, who is looking for meaning and interpretation.
He does not shy away from using images that evoke a harsh reality, where reconciliation could be a patch on the wound. However, Shele makes us more acquainted with the raw reality, the hopelessness of situations, in which he and/or his fellow man can get entangled.
“White Stones” is an absolute must for those who like to enjoy excellent language skills and depths.
Hannie Rouweler
De klim van witte stenen
Over de poëzie van Agron Shele
Met de Engelse dichtbundel “White Stones” is Agron Shele weer een stuk hoger geklommen op de Olympus. Hij is al bijna in het gezichtsveld van Zeus.
Met deze baas van alle bazen in de godenwereld moeten we een beetje uitkijken. Het is veel beter om wat afstand te bewaren tot deze oppergod en de belangrijkste en meest geadoreerde schetsfiguur op de Olympus.
De god Zeus heeft gemene streken met zijn soms goed bedoelde maar vaak misleidend paternalistische houding. Gelukkig heeft de dichter Agron Shele dit al lang door en wacht niet op zijn toenadering of goedkeuring.
Zeus blijft hem op enige afstand vanzelf al gadeslaan.
In zijn nieuwste dichtbundel, zeer goed vertaald door Peter Tase, krijgen we een indringend beeld van de dichter en zijn poëtica.
In ‘Maybe because that reminds you of the time that has passed/And you feel more older than ever’ (This time): schrijft hij over het verleden, dat soms al een zware steen wordt meegezeuld en daarmee het besef van ouderdom.
‘No dreams, that give you freedom/No tomorrow/but only a dawn related to the shadows of life in chaos’: benadrukt de beklemmende sfeer waarin een mens terecht kan komen als hij gevangen zit, door zijn omgeving, of door bedreigende ervaringen binnenin hemzelf.
In de hele dichtbundel valt een sterk taalgebruik op, kennis van een uitgebreid idioom. Verder ook treffende beeldspraak en originele vergelijkingen die regelmatig het pad van de lezer kruisen, die op zoek is naar zingeving, duiding.
Hij schuwt niet beelden te gebruiken die een harde werkelijkheid oproepen, waarbij verzoening een pleister op de wonde zou kunnen zijn. Liever maakt Agron Shele ons kennis met de rauwe werkelijkheid, de hopeloosheid van situaties, waarin hij en zijn medemens verstrikt kunnen raken.
“White Stones” is een absolute aanrader voor wie wil genieten van vakkundig taalgebruik en verdieping.
Hannie Rouweler
Trefwoorden
De lijst van tags is leeg.
Nieuws
Botime në faqen Amazonë
03-04-2018 17:26