FIRST INTERNACIONAL WRITERS KONGRES
Athinë 2007
The koffe of ideas
Klub unesko
The Kultural Union Zalonis-Xasteron
Bay the suport of the Ministry of Kulture of Greqi
And the Internacional writers union
President Unesko President of session
Joanis Maronitis Dinos Kubatis
Në ishullin e Salaminës u zhvillua sesioni i parë,i kongresit të lidhjes shkrimtarëvë të botës me përfaqësues të autorëvë grekë dhe të huaj,nga data 20-22 Mars 2007
Me temë:Mbi teknikat dhe vështirësitë e pwrkthimit në letërsi.
Delegacioni shqiptar u përfaqësua nga:
1-Agron Shele
2-Janaq Jano
3-Niko Ago translleit
4-Andrea Petromilo Vois Athina (yournalist)
Pamjet e magjishme të Hotel Melinës,hotel ku u zhvillua sesioni shkencor ndërkombëtar ofroi një nga ambjentet më mbresëlënëse,ku vlen të përmendet fakti i
shërbimit të kulturuar të gjithë satafit të tij i cili shërbeu për gati 3-ditë me një përkujdesje të veçantë.Hoteli përmbyllte harkun e qytetit te Salaminës,qytetetit të një historie të madhe,vendit ku u zhvillua “Beteja e famshme e Salaminës,ku qytetërimi grek mundi persët,vendi ku Aleksandri i Madh i Maqedonisë ndërti flotën më të fuqishme të botës,për atë kohë,vendi ku lindi Eurupidi,vendi ku luftoi Eskili,dhe me plot të drejtë ky qytet mbrohet sot nga UNESKO.
Dt 20,do shënonte fillimin e aktivitetit,sesion që u çel nga presidentët e organizimit të këtij evenimenti dhe do të referohej për librin e përkthyer nga persishtja “Aleksandri i Madh” përkthyer nga autorja me famë botërore Dr Mariana Latrapulou-Theoharido,për të cilin u zhvillua dhe një debat i madh i kritikës dhe përkthyesve .”Krijues bashkohorë grekë”,libër i përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyesi i talentuar Niko Ago, bashkëpunim me shkrimtarin,përthyesin,dramaturgun,historianin dhe përfaqësuesin më tipik të unionit ndërkombëtar “IWA” z.Dinos Kubatis,ngjalli një interes të veçantë dhe shkaktoi një sensacion të vërtetë. Nobelistët grekë,si dhe autorët më bashkohorë do vinin në Shqipëri,falë përkthimit perfekt dhe me shumë pasion nga z.Niko,i cili demostroi një shkallë të lartë intelektualiteti dhe përfaqësoi denjësisht flamurin shqiptar.Mbrëmja e ditës së parë erdhi me mijëra koloritë shiritash mbi detin e Salaminës dhe zhurmë valësh që të kujtonin pa reshtur historinë e lavdishme të antikitetit dhe të sotmen moderrne që vështronte me sy përtej Egjeut të madh.Në pikën më të lartë të ishullit,mund të shikoje akropolin,i cili kishte mbledhur burrrat e mëdhenj që projektuan qytetërimin më të madh,demokracinë e vërtetë,fabrikuan filozofinë me idetë bazë,të të kuptuarit dhe konceptuarit të ideales dhe reles,të qënies dhe mosqënies,të habisë para mrekullisë njerëzore dhe mejdisit që rrethon,të jetës dhe vazhdimësisë.
Dita e dytë do kishte një axhendë shumë të gjerë.pasi referuesit e sesioneve,do mbushnin akuartitetin e ambjentit dhe do perifrazonin mbi artin e magjisë,misterit dhe rrëfimit të vetë jetës,magjisë së të shkruarit,letërsisë.Si përfaqësues i grupit letrar shqiptar do përshëndesja drejtuesit e sesionit, pjesmarrësit,si dhe do referoja rreth përkthimit, ku në fund të fjalës do merrja përshëndetjet dhe mirënjohjen për kontributin e Lidhjes që përfaqësoja ,por dhe atë të vendit që përfaqësoja. Në këtë eveniment do promovohej romani i njohur,përkthyer dhe në versionin anglisht “Përtej perdes gri” ku kryethënia “Jeta ka dallgë dhe stuhi shumë më të tmerrshme se deti,por vetëm dashuria e vërtetë vendos dhe rimëkëmb paqen shpirtërore”ndezi një atmsferë festive.Drekat e këndshme,në lokalet më të frekuenzuara të ishullit,menuja traditacionale si dhe ambjentet e këndshme që u krijuan do përbënin jo vetëm një suprizë të këndshme,por do falnin dhe tjetër ngrohtësi,gjithashtu do rriste frymën e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të vlerave,në këtë diversitet vlerash.Delegacioni ynë padyshim që kishte dhe mbrojtësen hyjni,bashkëatdhetaren tonë të njohur autoren Luljeta Nuraj,e cila u përkujdes në mënyrë të veçantë për grupin tonë,por dhe si bashkëshorte e një autori me përmasa shumë të mëdha,Dinos Kubatis,kishte marrë atdheun tonë Shqipëri me vete dhe po promovonte kulturën,trashëgiminë kulturore,historinë dhe gjithëçka të bukur në gjithë arenën botërore.
Dita e tretë ishte nga më mbresëlënëset,pasi aktivitetit po i vinte fundi dhe masat për organizimin e cermonisë po bëheshin më evidente.Nuk mund të lëmë pa përmendur interesimin e autorëvëe të ndryshëm botërorë për shkrimtarin tonë të madh,të cilët e njihnin si nobelist,çmim që ky autor e ka merituar dhe pa u kurorëzuar nga Suedia,dhe për më tepër autorët dhe kritikët grekë fajësuan vetvetn,për mangësi në këtë drejtim,pasi vepra e shkrimtarit tonë duhet të prezantohej dhe më gjerë në tokën helene,tokë që po krijonte hapësira të reja dhe për autorët e tjerë shqiptarë.
Në këtë sesion kaq të rëndësishëm përshëndeti dhe z.Janaq Jano,i cili në fund do të jepte një tjetër mesazh,mesazhin e paqes dhe të mirësisë duke thënë se:Autorët qëndrojnë mbi botë.
Referime do të mbaheshin nga:
Dinos Kubatis
Panajota Zaloni
-Katerina Caliqi
-Eleni Karasavidhu
-Dragan Dragojloviç
-Eleni Matraxhi
-Themiotokli Kastaounis
Dimitris Kraniotis
-Potis Katraqis,Dimitris Karamvalis,Irini Krustiali-Papasotiriu,Dimitris Stamatiu,Mariana Vllahu-Karamvali,Lukia Vergjianitu-Papalaskari,Harula Paroni,Xhon Sara(Janinë)
“Muzika është jeta
Letërsia është shija e jetës”
Është një shprehje e vjetër greke,e cila shoqëroi gjatë gjithë sesionit.Valle dhe këngë të kënduara nga foneteka e artë e Bashkisë së Salaminës,e cila u vlerësua dhe u durtrokit nga të gjithë pjesëmarrësit
Në fund të sesionit u dhanë vlerësime dhe medalie për autorët shqiptarë të cilët u prezantuan me tema sa reale aq dhe shkencore në lidhje me letërsinë e sotme bashkohorë. Diplomë ,dhe medalje, gjithashtu u shpallën dhe anëtarë nderi të ishujve të Pireut,nën emblemën e UNESKOS
1-Agron Shele
2-Janaq Jano
3-Niko Ago
Këtë kongres Ndërkombëtar e përshëndeti dhe Ministri i Kulturës Greqi,të cilit i´u dha një falenderim i veçantë në emër të delegacionit tonë ,për konsullatën Greke në Gjirokastër,e cila krijoi të gjitha lehtësitë për lëvizjen tonë
U larguam nga Salamina,me përjetimin e emocioneve tepër të veçanta,s´harrum të ndalonim tek memoriali i luftëtarit Grek në qendër të qytetit,i cili me shigjetë dhe mburojë,kujtonte lavdinë e asaj beteje të kthyer në legjendë,për t´u drejtuar tek porti,ku mbishkrimi që i drejtohej ç´do udhëtari,për të blerë një lule dhe për t´a vendosur në altarin e vogël që simbolizonte këtë përplasje të madhe forcash dhe kulturash. Tek sheshi “Omonia”do jepnim një intervistë tek Zëri i Athinës,për të gjithë emigrantët tanë që jetojnë e punojnë atje,si dhe do intervistonim z.Andrea Petromilo,i cili do jepte një panoramë të plotë.për jetën,kulturën dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në Athinë.Grupi ynë në këtë kongres nuk kishte qëllim vetëm pjesmarrjen,por njohu pjesmarrësit me kulturën e madhe kombëtare shqiptare,informoi mediat vendase,si ET1,Antena,TV-Salamina,TV-Janina dhe shumë medie të tjera të shkruara,për të dhënë tjetër konfiguracion dhe imazh,tjetër panoramë që ne e kemi merituar dhe e meritojmë.