Debat

 

E ardhmja mund dhe duhet të ndryshojë

 

 

100-Thausands Poets for Change

 (100-mijë poetë për Ndryshim)

 

 

Dita e 28-Shtatorit është ditë që mbarë poetët e globit protestojnë : për më shumë liri njerëzore, më shumë të drejta, më shumë mirëkuptim, më shumë paqe, më shumë humanizëm, më shumë dinjitet dhe për më tepër më shumë mirëkuptim dhe mirëqënie. Ngjarje dhe zhvillime kapërcejnë kufij dhe kontinente dhe të gjithë nën një frymë, një mision, një dritëthënie shpirti,unifikojnë zemrat dhe shpirtrat ndaj regresit, reçesioneve ekonomike, dhunës , mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve, respektit dhe reciproritetit të të gjithëve. Organizuesit e Eventit “100- Thausands for Change” ( 100-Mijë Poetë për Ndryshim) dhe kryesisht iniciuesi i gjithë kësaj lëvizjeje z. Michael Rothenberg  hyn në vitin e tretë të bashkëpunimit me Galaktika Poetike“ATUNIS”, me autorët shqiptarë në mbarë trevat ku jetojnë dhe punojnë dhe falë përvojës së krijuar është ngritur zëri për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes, është ngritur zëri për njohjen pa kushte të Shtetit të Kosovës nga të gjitha instancat ndërkombëtare, është ngritur zëri për lirimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet serbe dhe gjetja e të humburve gjatë luftës ekspasioniste sllave, është ngritur zëri për të drejtat e vetëvendosjes nga krahinat Preshevë-Bujanoc dhe respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.  Këto dhe ngjarje të tjera kanë qënë burimi dhe rrebelimi i shpirtrave poetikë , të cilët si parerndës të fjalës së lirë dhe lirisë janë bërë tribun të mbrojtjes dhe vendosjes së dinjitetit qytetar  dhe civil. Të tjera ngjarje pasojnë këtë vit, tjetër frymë ngrihet mbi apelet poetike të Preshevës, tjetër zë përcillet nga Kreta ndaj ksenofobisë dhe racizmit ndaj emigrantëve shqiptarë, tjetë tryezë poetike organizon Galaktika Poetike“Atunis” në Filandë dhe Bruksel, tjetër mesazh vjen ngaTirana, Prishtina dhe Shkupi, dhe të gjithë veprojnë për të njëjtin qëllim “ Respekt- Të drejta themelore -Paqe dhe Mirëkuptim”.

 

“Kur ka qeveri që shtyp politikisht , kur ka shtet policor,  poetët janë qytetarët e parë që arrestohen”

 

Ky citat shkëputet nga Presidentja e Lidhjes Ndërkombëtare IWA, Znj Teresinka Pereiera, e cila sikurse gjithë poetët e tjerë ndan të njëjtin shqetësim dhe qëndrim për refrektarizmin e politikave të këqija në dëm të shoqërive dhe interverimin e poetëve si shkëndija më e parë që manifestojnë pa kompromis rrebelimin ndaj fenomenit dhe elitave shtetërore të sëmura.

 

Po me ne  ç’farë po ndodh sot?

 

Kjo është pyetja eparë që i shkon ç’ do individi në mend. Reçesioni ekonomik ka përfshirë ekonominë globale, mijëra fëmijë dhe familje në botë përjetojnë varfërinë ekstreme, familje të tjera kanë rënë pre e ndryshimeve klimaterike, janë përballur me stuhitë natyrore dhe përjetojnë mungesën e strehimit dhe të medikamenteve  kryesore, të tjerë janë përfshirë në urrejtje etnike, fetare dhe raciale, të tjetë janë në luftë civile dhe viktima më e parë është foshnja dhe gruaja, të tjerë e të tjerë vuajnë sindromat e urrejtjeve që qendërzohen po nga vetë ne, “njeriu”.

Të gjithë e dimë që qytetërimi evropian është ndërtuar me shekuj dhe është ringritur gur mbi gur për të ardhur deri këtu ku është, është përmirësuar etapë pas etape dhe është bërë më solid dhe me demokraci të qëndrueshme, ndërsa në Shqipërinë tonë, pas ç’do etape apo ndryshimi normal që sjell rotacioni politik ende nuk hiqet dorë nga teoria 0, ende nuk kuptohet se historia shqiptare fillon atje ku ka filluar dhe s’ ka lidhje me me fitoren e nje legjislature e cila kërkon të fshijë ç’ do memorie , fillon dhe mbaron me kontributin e të gjithëve dhe jo me fryma përçarëse dhe egoizmi të shfrenuar, e cili deri tani i ka lënë shqiptarët në vend numëro, fillon me respektin dhe mirënjohjen për atë ç’farë është mundur të bëhet dhe ç’ farë mund të përmirësohet për të ecur përpara dhe jo me tribale dhe sllogane verbale.

Poeti shikon, poeti përjeton dhe rrebelon sikurse vetëm ai di, poeti dëgjon dhe me armën më të fortë, armët e fjalëve ai ngre zërin e së vërtetës, zërin e shpresës dhe zërin e besimit se e ardhmja mund dhe do të jetë ndryshe, mund dhe do të jetë më e begatë, mund dhe do të jetë më paqësore, mund dhe do të jetë më e drejtë dhe njerëzore.