Mitingu i 44-t i poezisë “Gjakova 2008”

Mitingu  i 44-t  i poezisë  “Gjakova 2008”

 

 

Mitingu  i 44-të  i poezisë  “Gjakova 2008”


 

 

Gjakova, ky qytet i qëndrueshmërisë dhe burrërisë shqiptare,ky qytet që e ka derdhur gjakun lumë për komb dhe flamur,ky qytet që është ngritur mbi dhimbjen dhe sakrificën sublime,në dt 9 dhe 10.05.2008,hap mitingun e 44-t të poezisë,me pjesmarrje nga  Shqipëria,Maqedonia dhe Mali Zi,duke realizuar një nga Lëvizjet më të mëdha letrare shqipe.

Qyteti  Gjakovës ,si një qytet me traditë  të shkëlqyer në fushën e organizimit të muzave të tilla poetike do të merrte përshëndetjet më të përzemërta nga poetja e njohur Mimoza Ahmeti,e cila gjeti rastin dhe shprehu një mesazh dhe për qytetin e Përmetit,qytetin e Vëllezërve Frashëri,qytetin e trëndafilave,qytetin e dijes dhe të kulturës.

Më pas autobuzi linjës Tiranë-Gjakovë do të ndërmerrte udhëtimin drejt tokës së lirë Kosovare,drejt tokës së martirëve,të cilët pas shumë shekujsh arritën të valëvitnin në erë flamurin e kuq me shkabën dy krenare.

Që në momentet e para u ndeshëm me mikpritjen dhe bujarinë e qytetarëve të Gjakovës ,njërit prej të cilëve i morëm dhe një intervistë.

Ora 12-00 do startonte me promovimin e vëllimit poetic “Imazhi Albedo” i  poetit Rustem Bajraktaraj,promovimi i të cilit u bë në ambjentet e Qendrës Kulturore të Gjakovës.Hapja e këtij promovimi u bë nga Drejtori  i kësaj Qendre Z.Muharrem Kurti ,autor I vëllimit poetik “Gjelbrimi naëtn” i cili ftoi në referim autorë të Klubit letrar “Gjon  Kazazi”,Kryetarin e Lidhjes “Pegasi”Albania Z.Kristaq  Shabani, Kryetarin e Lidhjes Shkrimtarëve të  Maqedonisë z.Kalush Çeliku,Kryetarin e lidhjes Shkrimtarëve  të Shqiptarëve të Malit Zi z.Anton Gojçaj. Kryetarin e Lidhjes Shkrimtarëve  të Kosovës Z.Kadrush Radogoshi,i cili falenderoi në mënyrë të veçantë autorët shqiptarë ,poeti dhe shkrimtari i njohur Kosovar Din Mehmeti.  Më pas u zhvillua një takim i rëndësishëm me përfaqësuesit e Qendrës Kulturore të Gjakovës ,si dhe u dorëzuan veprat letrare të autorëve  Kristaq  Shabani,Agron Shele,Izet Çulli,Vasil Zëra,Lumo Kolleshi,Sinan Vaka,Janaq Jano,Dhimitër Miti .

Në orët e mbrëmjes u shfaq një montazh artistik , cili u ishte përkushtuar martirëve të Gjakovës dhe më pas u kalua tek memoriali Muri Dhimbjes,ku poetë ,shkrimtarë,përfaqësues të pushtetit Komunal të Gjakovës bënë homazhe.

Dita e nesërme ishte dhe dita më e rëndësishme pasi gjithë aktivitetet e Mitingut Poetik   ishin planifikuar për këtë ditë.Delegacioni  Bëri shumë filmime pranë memorialit  në qendër të Gjakovës,filmoi aspekte nga jeta e përditshme në qytet,intervistoi njerëz të ndryshëm.Në orën 10-00,u hap mitingu poetik nga Z.Agim Vinça,për të vazhduar me tema nga studiues të ndryshëm,si dhe nga Kryetari Kadrush Radogoshi dhe Kristaq  Shabani.Në këtë takim u hap një debat i fortë letrar ,i cili konturoi dhe frymën modërrne të letërsisë bashkohore.Në amfitetatrin natyror pranë urës kryesore u recituan poezi në mënyrë të lirë,u shkëmbyen vepra të ndryshme letrare dhe u diskutua për gjinitë e ndryshme të letërsisë së sotme. Muri i Dhimbjes Gjakovare dhe Kosovare ,sot justifikonte sakrificën për një jetë më të re,pasi e ardhmja po përjetohej në një qiell pa re dhe  në liri të plotë..Në këtë amfiteatër të improvizuar ne patëm një takim me përfaqësuesen e Shoqatës “Thirrjet e nënave” Znj Luljeta  Sharani”,e cila kishte humbur në masakrën e 9 Majit (9-vjet më parë) bashkëshortin dhe dy djemtë e saj.Për këtë ngjarje ne dhamë një intervistë tek Tv-Gjakova,ku padyshim qëllimi kryesor mbetej denancimi i krimit dhe i rastit më biblik të zhvendosjes së popullsisë kosovare nga trojet e veta.

Ne patëm dhe një takim në një familjë gjakovare me orgjinë nga gjirokastrite,i cili afroi gjithë bujarinë e këtij qyteti fisnik.Vajza më e vogël e familjes së saj recitoi një poezi të autorit Izet Çulli ,e cila dhuroi shumë emocione .

Në mbrëmje u organizua dhe Mitingu i poezizë”Gjakova 2008,ku për interpretimin më të mirë u dha një çmim Special. Në këtë takim u interpretuan poezitë nga Kristaq Shabani, Agron Shele, Izet Çulli dhe Vasil Zëra.Për nder të të ftuarve u shtrua një darkë dhe në fund të gjithë aktivitetit ne i morëm një intervistë të plotë Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës Z.Kadrush Radogoshi.