Agron Shele , arkitekti i lidhjes së vargut përmetar me atë parisien. / Nga Peter Tase

Agron Shele , arkitekti i lidhjes së vargut përmetar me atë parisien. /  Nga Peter Tase

Agron Shele , arkitekti i lidhjes së vargut përmetar me atë parisien.

 

 

                      Nga Peter Tase

 

Agron Shele ka lindur, në 1972, në fshatin Leskaj,Krahina Maleshovë,rrethi Përmet. Është Kryetar i Përgjithshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Artistëve dhe Shkrimtarëve “ATUNIS” ,është  anëtar i Lidhjes Letrare IWA,  antar  i Lidhjes së Poetëve të Globit WPS, antar i Poets Del Mundo dhe pwrfaqësues për UMP- WUP, Shqipëri.

Autori  Agron Shele, ka shkruar këto vepra: Hapat e Klarës, “Clara’s Steps,” Roman; “Përtej perdes gri”“Beyond grey curtains,” Roman, vlerësim dhe medalje nga Kongresi i Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare, Salaminëe, 2007;      “Imazh i rremë” Roman “False images,”; Ngjurime Universale ( Esse-1) ;  “Pasazh i pafaj”  “Innocent episode,”vëllim me poezi, përkthyer në Greqisht nga revista Qeleno, Italisht nga revista Artista a Confronto dhe në Anglisht; “Antologji poetike /Korsi e hapur” (Bashkëautor) si dhe themelues dhe bashkëpuntor i Revistës Letrare "ATUNIS".

Vëllimi“Pasazh pa faj” është vëllimi i parë poetik i Agron Sheles, por poezitë e tij janë botuar në disa shtete dhe dallohen nga vlera të larta kompozimi, elemente të muzës poetike që i ngjajnë katercipërisht vargjeve mbreslënese të Charles Baudelaire, një shkrimtar Francez i lindur në Paris më 1821, i cili bëri emër me vellim e tij të parë me poezi, botuar me 1857 dhe titulluar “Lulet e Djallit” (“Les Fleurs du mal”).  Temat e trajtuara nga Baudelaire janë vdekja, metamorfoza, depresioni, korrupsioni, pafajësia e humbur dhe alkohoolizmi.  Megjithëse ky shkrimtar i përket një kohe pothuajse dy shekuj përpara se të dilte në skenë shkrimtari i talentuar Agron Shele, përseri ngjashmeria e metaforave të përdorura nga këto dy pena ndërkombetare kërkon një studim dhe meriton shumë faqje me analizë.

 

Agron Shele

 

Për të dhënë një përmbledhje të kesaj ngjashmërie midis poetit përmetar dhe atij nga Parisi kozmopolitan mjafton të vështrojmë dhe analizojmë poezinë e Baudelaire me titull: “Muza e sëmurë” (“The Sick Muse”) dhe poezinë e shkrimtarit Shele me titull: “Muza Ime” (“My Muze”)

Tek“Muza e Sëmure” Baudelaire shkruan: Muza ime e trishtuar, ç’farë po të trishton sot?/ Sytë e tu të thellë janë mbushur nga vështrimet e natës;/ Unë shikoj të reflektuar në fytyren tënde /  Horror, çmenduri, ftohtësi dhe qetësi./… Do të doja që të lindje, aromën e shëndetshme,/ Ku rregullisht përplasen mendimet gjeniale, / dhe gjaku yt kristian të burroj nëpër valë ritmike. /  ashtu si ritmet e mirë menduara të vargjeve të lashtë, / mbi të cilët mbretëron babai i të gjitha këngëve, / Phoebus, dhe i madhërishmi zoti i prodhimtarisë.

Në kanton e tij kushtuar muzës, Agron Shele, metaforizon me këto vargje:

Qëndroj majë shkrepit të heshtur, / heshtjen godas mes të përjetshmes  tretur. / Ngado shoh perëndim të plakur, / më shfaqet kudo agimi i ringjallur.

Fare lehtë mund të konstatohet që vargu i Agron Shele-s, në fillimin e mijëvjecarit të tretë, mban ende vlerat ritmikën dhe kontekstin e shkrimtarit të madh Baudelaire.  Në vargjet e tij Baudelaire dëshironte që muza të “çel[te], aromën e shëndetshme”ndërsa kolegu i tij, që dëshiron të hedh vargje të ngashme dy shekuj më vonë, në nje vend të larget nga Franca, do të shkruante: “Ngado shoh perëndim të plakur, më shfaqet kudo agimi i ringjallur.” Mos vallë Agron Shele është në një komunikim të heshtur me vargjet e shkrimtarit të famshëm Francez? Nuk është rastësi që “mbremjet e ngrysura” të Agronit të krijojnë ne vetëvete një harmoni kuptimore të përkryer me “Sytë e thellë që janë mbushur nga vështrimet e natës”të Baudelaire.  Ndoshta lëximi i plotë i poezisë “Muza Ime” do të na ndriçonte më tej shtegun kuptimor dhe largë pamësinë e Agron Shele-s, e cila nuk njeh, kufij, shtete, kontinente, por vetëm përqendrohet në gjuhën metaforike të vargut e cila mund të realizohet falë fijeve poetike që lindin nga burimi i asaj që quhet letërsi.