Thënie

 

" Letërsia me magjepsjen dhe mistizmin e vet ka tërhequr gjithmonë pas vetes shpirtra të trazuar, shpirtra të ringritur mbi flirtin e bukurisë krijuese, bukurisë jetë, bukurisë natyrë dhe si e tillë ajo është shndërruar në pasqyrë e aspiratave, vlerave dhe mendimit më puritan për mbarë njerëzimin. Kjo shkallë e lartë vitaliteti njerëzor, ku fjala shndërrohet në mit dhe miti në produksion të gjenialitetit të qënësisë , ka deshifruar dhe deshifron figurshëm dhe pareshtur vetë qytetërimin tonë."

 

 

 

"Njeriu jeton përbrenda hapësirës kohore të vetëjetëgjatësisë, ndërsa shkrimtari jeton përbrenda hapësirës kohore të veprës së tij!"

 

 

 

"Shoqëria njerëzore ka dialektikën e zhvillimit të saj me të gjitha oshilacionet që e shoqërojne, por ka dhe artistët e saj, që nuk e lënë te shkaterrohet!"

 

 

 

"Magjia e fjalës është artikulimi më i bukur i sintezës dhe simbiozës memorie dhe kur fjalët ngrihen në art atëherë fuqia e shprehur prek kulme dhe përmasa të një tjetër dritësie njerëzore."

 

 

 

"Relativizmi i mendimit është përgjegjësi intelektuale, ndësa relativizmi i ndërgjegjies është përgjegjësi individuale"

 

 

 

"Madhështia dhe fisnikëria e një njeriu matet me shkallën e sakrifikimit të vetvetes në shërbim të ideve dhe mirësisë së qëllimeve të mëdha. "

 

 

 

 

"Arti si përsosmëri dhe poezia në veçanti nuk njohin limite dhe kufij, por ashtu si vetë ndjesia e thellë shpirtërore, por dhe trazuar nga regëtimat e kohës dhe vetë ngjyrimeve jetë, përçapin drejt përkryerjes, njerëzores dhe rrugëve plot dritë universale të së nesërmes! "

 

 

 

"Sa herë që ngrihen retë e zeza të politikës për të errësuar qiellin shqiptar, po kaq herë ringrihet arti dhe vlera kombëtare për ta pastruar atë!"