KAP XIV
Ishte mesnatë,kur Edi u zgjua nga gjumi gati i alarmuar.Një ëndërr e keqe kishte zbritur nga truri i mpirë dhe e kishte tronditur jashtë mase.”Ai ishte në qytetin e vogël bregdetar.Këmbët e çuan në plash,ndërsa para syve ngrihej shkëmbi i bardhë,në krye të së cilit qëndronte Suela.Ishte gjysëmerrësirë,vetëm flokët e zgjatur tej mase fluturonin në erë.Para tij u ngrit një re pluhuri dhe më pas një zhurmë shurdhuese.Hija e egërsuar e Enit u turr drejt shkëmbit,për të fituar poltronin e humbur.Çuditërisht Suela qëndronte pa lëvizur,ndërsa fustani i bardhë filloi të derdhej poshtë gurit soditës duke veshur me vel dhe një pjesë të ranishtes shkretuar.Hija e zezë u zhduk,për t´ia lënë vendin zërit të frikshëm që drithëronte vendin.
-Unë nuk mund të jetoj gjithë jetën nën kujtimin tënd.Erdhi koha që t´a lësh të qetë dashurinë time.
-Nuk është faji im që t´i mban kurmin dhe fytyrën time.Ti nuk e meriton atë dashuri,pasi shpirti dhe zemra jote nuk do jenë kurrë pranë tij.
-Ti nuk duhet të bëhesh pengesë-u mbrojt Eni.
-Gabohesh rëndë mashtruse.Nuk mund të fshihesh gjithë jetën pas imazheve të dikurshme.
-Ju duhet të kishit vdekur shumë kohë më përpara-dhe u sul drejt asaj lartësie,që të fshinte ç´do gjurmë të mbetur.
Rendi me vrap drejt shkëmbit dhe nisi të kapej me thonj,por ishte tepër vonë.Klithma e tmerrshme çau heshtjen rënkuese dhe ju drejtua atij:
-Ja se ç´farë ka mbetur prej dashurisë tënde”-dhe e tërhoqi nëpër natën pis të zezë,ku përveç njollave të bardha që shpërndaheshin nga fustani i copëtuar nuk mund të shikoje agjë tjetër.“
Fshiu bulëzat e ftohta të djersës dhe hapi sytë fort.Në dhomë mbizotëronte qetësi.Ai nuk besonte tek ëndrrat,por i konsideronte ato si interpretim të shqetësimeve të ditës.Rivaliteti i tyre ishte bërë i pashmangshëm dhe kjo përbënte sfidën e tij më të madhe.Suela fantazoi Enin,por më pas lindi armiqësia e heshtur,ku vetëm bota e tij,do mund të rivendoste krenarinë e thyer të tyre.E para shkoi gjer në irealitet,ndërsa shëmbëlltyra e saj zhgënjeu besimin e tepëruar.Transformimi i ndodhur mbronte hiret e dashurisë së premtuar,por nuk mund të kthjellonte dot ndjenjat e trazuara.Reagimet anësore nuk kishin ndikuar,por ushtonin presion dhe çorientonin gjithë qënien.Mes kësaj rrëmuje ngrihej hendeku i pasigurisë ,i cili afronte dhe largonte pa asnjë dëshirë.Suela hyri në shpirtin e tij gjithë ndrojtje,ndërsa studentja endej mes ankthit për të nesërmen.Gjumi i larguar e detyroi Edin që të rizgjonte ditën e re.Mëngjesi erdhi ngadalë,por i sigurtë dhe jashtë filluan të shquanin godinat e larta.Ai u ngrit ngadalë,u mbështet fort tek patericat dhe shkoi pranë dritares.Ylli i fundit që kapej pas qiellit ishte shenja e tij,por se kë do përshëndeste mëngjezeve të jetës këtë nuk mund t´a përcaktonte.Për fat të mirë Besua erdhi herët.
-Si fjete sot?-pyeti ai.
63
-Kam qëndruar gjithë natën zgjuar.
-Ke pasur dhimbje?
-Jo!
-Ndoshta je pak i mërzitur,nga që je izoluar këtu.
-Dje mbasdite më bëri një vizitë Keta.
-Është treguar vajzë e sjellshme.
-Ajo erdhi për Enin.
-Ti nuk e meritoje një fyerje të tilllë Edi.
-Ajo më foli për pendesën e thellë të saj dhe kërkoi që t´a falja.
-Po ti si reagove?
-Të them të drejtën Beso,ishte hera e parë që kuptova pamundësinë,për të pranuar një dashuri,që nuk do e jetoja kurrë.
-Si u ndie Keta.
-Ajo e përjetoi shumë keq.U ndje njëlloj,sikur po braktisnin atë.
-Ajo është vajzë e thjeshtë dhe unë e admiroj për sinqeritetin e treguar.
-Nga Tirana ke marrë ndonjë lajm?
-Gjer tani asgjë,por mendoj se Suela e di,që unë jam aksidentuar.
-Duhet t´i ketë thënë e fejuara e shokut tënd.
-Ato bisedojnë për gjithçka.
-Mos i ka folur për lidhjen tënde me Enin?
-Këtë gjë nuk mund t´ia tregojë,pasi ajo më ka nxitur vetë,për të filluar një jetë të re.
-Beson ende tek rikthimi i Suelës?
-Nuk e di,por jeta jonë duket se ndjek të njëjtën rrjedhë.
-Po me Enin ç´farë do bësh?
-Megjithëse ajo u tregua e padenjë për dashurinë e afruar,përsëri ndjej një peng në shpirt.Ajo do mbetet dritareve,dhe do fshijë lotët me flokët përlyer nga dhimbja.Ishte pranverë kur u njohëm dhe mendova se muaji i luleve do sillte tjetër risi.Vjeshta përforcoi besimin,se hapat e dikurshëm do trokisnin sërish trotuareve.Çastet e bukura ranë bashkë me gjethet e pemëve dhe nga gjithë ajo kohë mbeti vetëm një kujtim i hidhur.Dimri i akullt nuk kërcënoi vetëm natyrën,por dhe shpirtrat tanë,të cilët u përfshinë nga stuhia më e keqe dhe na larguan përfundimisht.Kohët kalojnë dhe asgjë nuk mund t´a thyejë heshtjen herezi,që diktohet nga mjedisi i rënduar.E gjeta në mes të udhëkryqit,i fala dashurinë e munguar dhe i riktheva buzëqeshjen.Eni i braktisi të gjitha dhe sot kërkon që t´a fal.Në emër të kujt morali duhet t´a bëj!Unë e fshiva të kaluarën e saj dhe ajo riprodhoi një tjetër të kaluar.Nuk mund të vazhdoj gjithë jetën kështu.
-Ke shumë të drejtë Edi.Mund t´ju kisha paralajmëruar që në fillim për karakterin e saj,por nuk e bëra,pasi ti gjithë kohës ke menduar për të rivendosur paqen tënde shpirtërore.
-Nuk ndodhi kështu,por mund të mbështetem tek ajo e shkuar për të ndërtuar një të ardhme tjetër.
64
-Beson ende tek Suela.
-Ajo mbivendosi pasazhin e saj përkohësisht,por nuk do lejojë kurrësesi shkatërrimin e ndjenjës më të pastër.
-Më duhet të shkoj.Do vij sërish mbasdite,që t´ju bëj pak shoqëri.
-Mirupafshim Edi-dhe faleminderit.
Edi shkoi pranë dritares dhe nisi të vështronte natyrën jashtë.Ishte ditë e bukur.Dielli lëshonte rreze të ngrohta,dhe jeta qeshte.Harabelat cicëronin ëmbël dhe lodronin me njëri-tjetrin.I fiksuar pas peisazhit të bukur qëndroi për një kohë të gjatë atje.Në sheshin e madh të spitalit u duk silueta e Enit.Nuk u çudit nga vizita e saj pasi Keta e kishte informuar për një takim të ardhshëm.U tërhoq nga dritarja dhe u ul në shtrat,në pritje të përballjes me të.Ajo pyeti për pavionin e kirurgjisë dhe nisi të ngjiste shkallët me hapa drithërues. Përshkoi koridorin e gjatë dhe ndaloi tek dhoma e kryinfermerisë.Trokiti në derë dhe priti që t´a ftonin brenda.
Kur hyri atje,u befasua nga përballja me fytrën e një të njohurës së saj.
-Nuk e dija se punonit këtu!-i foli Eni.
-Duhej t´ju kish thënë motra ime.
-Ne jemi shoqe,por sinqerisht nuk di gjë.
-Ti erdhe për Edin!?Tek dhoma 17 e ke.
-Faleminderit!-dhe u bë gati të dilte Eni.
-Po të shoqëroj në koridor-i tha ajo-dhe dolën të dyja.Kryeinfermierja nuk e kishte tërhequr ende derën,kur përballë saj u shfaq një vajzë tjetër.Ajo e vështroi e çuditur,ndërsa vetëtimthi vështroi dhe Enin.U huta menjëherë dhe me sy pyetës kërkoi përgjigje,por më kot.Eni ishte prerë në fytyrë,kishte stampuar sytë tek varësja që shndrinte dhe nuk mundi të shprehte asgjë.Vajza u çudit nga sjellja e tyre,vështroi me mospërfillje Enin dhe pyeti:
-Më falni!Ku është shtruar Edi Kondo?
-Dhoma 17-tha me gjysëm zëri kryeinfermierja.
-Faleminderit!-dhe përshkoi koridorin me hapa,që nuk shkelnin në dysheme,por në gjithë qënien e Enit.
Ajo ktheu dhe një herë kokën pas,veprim që për të tingëlloi si shenjë triumfi dhe trokiti në derë.
-Hyr-u dëgjua zëri nga brenda.
Fund