Myrteza Mara zbret në Bruksel me peshën e “Stinës së pestë” të lirikave dhe novelën “ Faji i bukur (Lisiana) “.
Myrteza Mara zbret në Bruksel me peshën e “Stinës së pestë” të lirikave dhe novelën “ Faji i bukur (Lisiana) “.
Takimi me Kryetarin e Klubit Letrar ” Petro Marko”, Myrteza Mara në Bruksel dhe fokusi i gjerë i disktimeve rreth tematikës letrare, zhvillimeve më të fundit, bashkëpunimeve të ngushta në nivel shoqatash , si dhe për më tepër dhurimin e dy librave të këtij autori tashmë të njohur ; Stina e pestë me lirika dhe Novelës “ Faji i bukur (Lisiana) “, përbënë një nga javët më interesante dhe të bukura letrare në Belgjikë.
Falë komunikimit permanent me Z. Mara u realizua edhe ky takim emocional ku vlen të theksohet se qysh në fillim me mikun e kahershëm shkëmbyem ide dhe mendime të ndryshme, për artin bashkohor si koncept sot, por dhe frymë, për tematikën dhe filozofinë e mendimit në artin e shkruar, për përvojat e ndryshme dhe përpjekjen e përhapjes së kulturës letrare shqiptare sa më gjerë.
Kafja e zakonshme e artistëve nuk kish si të mos shoqërohej me interprtime dhe komente, dikutime për stilin e poezisë dhe gjetjet, pëqasjet letrare dhe përsojen e mendimit.Vlen të theksohet se Myrtezai falë memories dhe imagjinatës tejet të zhvilluar arrinte të recitonte dhe të mbante mend vargje pafund jo vetëm të veprës së tij më të fundit me lirika, por dhe vëllimeve të tjerë të shkruar shumë kohë më parë.
Nga shfletimi më i parë i lirikave të këtij autori bie në sy stili strofik me rima të puthitura , poezi e cila për nga lëvrimi është sa e bukur por dhe kaq e vështirë, për vetë formën, kadencën dhe muzikalitetin e vargjeve që kërkon. Sigurisht që për tedencat, ndikimet poetike kryesisht nga i madhi Ali Asllani, mesazhin dhe filozofinë mendim të këtij autori meritohet një analizë shumë më e thellë, analizë e cila do pasojë në një të ardhme të afërt më me detaje dhe argumenta të sjellura, prandaj le të mbetemi tek momentet e bashkëbisedimit, sadifaksioni krijuar dhe emocionet e shumta që dhuroi ky takim.
Falë këmbënguljes personale por dhe emrit të ndritur të klubit letrar që përfaqëson, Myrtezai ka arritur të realizoje “Ditët vlonjate të poezisë”, ka arritur të kontribojë me propzimet konkrete dhe miratimin e Nderimit të poetëve të njohur vlonjatë nga Bashkia e këtij qyteti.
Vlora është i vetmi qytet që në qendrën më të bukur të qytetit, pranë Sheshit “Pavarësia” ka një lulishte që quhet “LULISHTE E SHKRIMTARËVE DHE POETËVE”. Ky shesh ka gjelbërim të përhershëm dhe midis pemëve të tjera janë mbjellë edhe 9 palma (Palmat e Kujtesës-sikurse i ka quajtur Myrtezai në një shkrim të bërë në 2006- ën me rastin e inagurimit). Këto palma përfaqësojnë 9 krofienjtë e Letërsisë shqiptare, por që janë nga Vlora: Petro Marko, Ali Asllani –të dy “NDERI I KOMBIT”, Shevqet Musaraj, Andrea Varfi, Spiro Çomora, Odise Grillo, Ferhat Cakërri, Nexhat Hakiu, Fatos Arapi.
Klubi i Shkrimtarëve “ Petro Marko” është klub- shoqatë shkrimtarësh që është shpallur me vendim bashkiak “Mirënjohje e Qyetit te Vlores”
Përfundimi i takimit kaloi jo pa emocione, dhe për me teper hapi te tjera kufij komunikimi jo vetem mes miqsh, por dhe si pjese e kontributit për angazhime serioze letrare edhe në të ardhmen.
Për kënaqësinë tuaj po ndaj me ju një poezi perlë të autorit Myrteza Mara:
Stina e pestë
Më parë,
i zgjidhja stinët,
më pëlqente më shumë vjeshta.
Tani më bëre të dua dhe dimrin,
Dhe stinët e nxehta.
Më parë,
i mbaja sytë lart,
lumturohesha kur shikoja hije hëne.
Ti tani më mbjell në shpirt,
Çdo ditë natë, një tufë luleëndrre.
Më parë,
kërkoja shtigje,
duke endur në pyjet e muzës.
Tani vjen me krahë engjëlli,
Si këngë zogu sepit të buzës.
Më parë,
e dija: viti kishte katër stinë,
më pëlqente më shumë vjeshta.
Tani që ti shtove një “çmendinë”,
përhumbem tek e pesta.