Promovohen në Bruksel veprat e Dr Nusret Pllanës : “Terrori i Serbise pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999 ” , “Intervenimi i NATO- S në Kosovë” dhe filmi dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”

09-02-2016 19:05

 

Promovohen në Bruksel veprat e Dr Nusret Pllanës : “Terrori i Serbise pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999 ” , “Intervenimi i NATO- S në Kosovë” dhe filmi dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”

 

 

 

Me rastin e 15-Vjetorit të Intervenimit Humanitar dhe Ushtarak të NATO- S në Kosovë, në një nga ambientet e Hotel “RAMADA” në Bruksel u zhvillua aktiviteti kulturor për promovimin e veprave Publicistike- Dokumentare të Dr Nusret Pllana. Trajtimi i kësaj teme sa të dhimbshme po dhe aq identifikuese për masaktrat e kryera mbi popullsinë shqiptare në Kosovë nga ana e një populli të tërë të kriminalizuar, sikurse eshtë populli serb , rihedh dritë me fakte dhe argumente reale për atë krim mesjetar që ka ndodhur në zemër të Evropës. Që në fillim ndeshesh me foto tepër të rënda për një sy normal njerëzor, ndeshesh me krime që kalojnë dhe pamjet error, dhe të ravijëzuara përbrenda identifikimit real dhe kohor hedhin dëshminë e gjallë dhe të pakontestueshëm të martirizimit biblik të një popullsie të tërë. Pjesmarrja e gjerë e komunitetit shqiptar , e përafaqësuesve shqiptarë të akredituar në misonin e NATO-S këtu në Bruksel, e pëfaqësuesve diplomatikë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe e gazetarëve që kishin punuar në misionet e para në Kosovë, si dhe e mjaft personaliteve të tjerë të jetës kulturore dhe shoqërore e bënë aktivitetin kulturor edhe më të larmishëm.

Në fillim të këtij prezantimi e mori fjalën përfaqësuesja e trupit Diplomatik të Kosovës, akredituar në Bruksel, Ambasadorja Mimoza Ahmetaj, e cila do të citonte përjetimin nga afër të këtyre tmerreve, përpjekjen e popullsisë për të mbijetuar, si dhe rëndësinë e “UÇK”, e cila në bashkëpunim me “NATO- N ” , do sillnin fitoren vendimtare dhe lirinë aq të merituar të Kosovës. Ndër të tjera Znj Ahmeti do të citonte që kjo e kaluar e mbuluar me dhimbje dhe gjak duhet kurorëzuar me forcimin dhe konsolidimin demokratik të shtetit të Kosovës, si i vetmi garant që gjëra të tilla të mos përsëriten më. Mbledhjen e fotove të rralla, paraqitja reale e tyre, do përbëjë një arshivë të shkëlqyer për atë ç’ farë ka ndodhur, dhe do i shërbejë kujtesës historike për kalvarin e dhimbjeve që kemi përjetuar si popull, por edhe si memorie e gjallë për mbarë botën e civilizuar, e cila duhet të marrë një mesazh të fortë për mos lejimin e këtyre tmerreve në mileniumin e ri.

Përfaqësuesi shqiptar i akredituar pranë NATO-S , Z Kristaq Gërveni, do vlerësonte misionin e NATO-S në Kosovë, ndërhyrjen ushtarake dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me forcat e “UÇK”, duke e cilësuar ato si Forca të Këmbësorisë në terren. Më pas ai do vlerësonte punën e shkëlqyer të autorit , i cila nëpërmejet argumenteve dhe fotove reale do të përjetësonte atë memorie të hidhur por të domosdoshme, si dhe do ndërgjegjësonte mbarë opinionin Ndërkombëtar për ndërhyrjen e drejtë të Trupave të NATO-S dhe do shenjtëronte edhe më shumë përpjekjen e popullit kosovar për liri dhe pavarësi. Ndër të tjera ai u ndal edhe tek funksionimi dhe misioni i trupave të NATO-S sot, ku rreth 5700 trupa janë garant i sovranitetit por dhe përpjekjeve për demokratizim më të gjerë të jetës në vend.

Koordinatorja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë Znj Shqiponja Duro do të shprehte përgëzimet për punë kuptimplotë në të mirë të Kombit dhe të vërtetave historike me fjalë poetike; “Kosovë, je gjaku im që nuk falet” (Ali Podrimja). Ndërkohë ajo u ndal në disa aspekte të trajtuara në librat me përmbajtje historike. Së pari mbi faktin që sikurse edhe autori afirmoi paraprakisht se këto libra pjesë e arkivit janë shprehje e dhimbjes së popullit të Kosovës dhe si e tillë bëjnë që autorësia i përket Kombit. Autori ka kryer një shërbim të vetëdishëm qytetar për ta ruajtur të gjallë në arkiv dhimbjen dhe krimet e luftës. Ato përbëjnë të vertetën e shqiptarëve të Kosovës që aspiruan Lirinë. Dy elemente nxorri ajo në pah; hedhja dritë mbi viktimat më të pafajshme gjatë luftës fëmijën dhe nënat e gratë shqiptare. Gratë e dhunuara gjatë luftës duhen trajtuar nga shoqëria si heroina lufte. Si krijuese letrare ajo recitoi vargjet poetike ‘Bie shi i kuq, mbiu tërfil i kuq në Kosovën’ që i kishte hedhur në letër nga inspirimi i trishtë i viktimave të luftës. Në shenjë përgëzimi znj. Duro i fali autorit dr. Pllanës librin për Faik Konicën : “Jeta në Uashington” të autorit Ilir Ikonomi.

Zëri i parë i frymës së lirisë në Kosovë “ Ju flet Kosova e lirë” , autori i këtyre veprave Publicitare dhe Dokumentare, autori Nusret Pllana, do të vlerësonte të gjithe kolegët e tij që kishin punuar për realizimin e këtij Projekti Kombëtar, mbledhjen e fakteve dhe fotove nga arshiva të ndryshme deri tek arshiva serbe, do falenderonte gjithë bashkombasit e tij që jetojnë në vende të ndryshme për përkrahjen dhe realizimin e prezantimit të veprave të tij duke filluar nga Gjermania, Italia, Turqia, Austria, Norvegjia, Suedia, Filanda, Belgjika etj dhe duke folur më pas për prezantimet ne Uashington, Nju Jork, Boston, Kanada etj , si dhe për të shkuar gjer në Australinë e largët. Qëllimi i rrugëtimit të këtij libri nëpër botë është më se i rëndësishëm, pasi nëpërmjet pamjeve reale të cilat flasin më tepër se mijëra fjalë ne argumentojmë sakrificën tonë si komb, argumentojmë të drejtat legjitime dhe denancojmë barbarinë fashiste serbe , të cilës edhe për këto monstruozitete të kryera, çuditërisht i janë hapur dyert për në familjen Evropiane. Gjatë 4 gjenocideve të ushtruara mbi Kosovë, e konsideruar kjo në vrasje dhe diegie në gati 150 vjet kanë humbur jetën mbi 570 000 shqiptarë dhe janë shkaktuar mbi 129 milionë dollarë dëme materiale. I gjithe ky bashkëpunim famëkeq për zhdukjen e popullsisë shqiptare ka ardhur në sajë të bashkëpunimit Kishë Ortodokse Serbe – Akademi e Shkencave dhe Politikës, prandaj këtu nuk flitet për një politikë kriminale por për një popull kriminel, i cili në gjenerata përsërit masakrat dhe kryen barbarizma të tilla. Konceptimi këtyre veprave me fakte argumentuese dhe foto jo vetëm që informon opinion Ndërkombëtërar, por shuan edhe zërat e fanatikëve apo dogmatikëve si Europarlamentari Dik Martin, që e shikon ende Serbinë si Jugosllavi.

Shfaqja e Dokumentarit dhe intervistat e pjesëmarrësve të shumtë nga shtete dhe kombe të ndryshme do e bënte edhe më interesant këtë takim, do përforconte edhe më shumë bindjen për rëndësinë që kish ky publikim, qëllimin që kish arritur, informimin real të kësaj gjakderdhjeje në Ballkan dhe denancimin e makinerisë kriminale serbe të udhëhequr nga kryekrimineli Sllobodan Millosheviçi. Arshivimi këtij libri në shumë Biblioteka Ndërkombëtare, Ambasada dhe në veçanti tek Biblioteka e Kongresit Amerikan, Biblioteka e OKB, Biblioteka e Gjykatës së Hagës, tregon më së miri për punën e shkëlqyer tashmë të misionarit Dr Nusret Pllana, në shërbim të sakrificës dhe përvuajtjes së pupullit të Kosovës, në shëebim të ruajtjes së kësaj memorie historike, të denancimit të kësaj të keqeje kombëtare, si : të shpërnguljes me dhunë nga trojet, masakrimit deri tek fëmija në bark të nënës, dhunimit të vajzave dhe grave dhe që kjo e keqe të mos përsëritet më duhet të shërbejë si shëmbëlltyrë e rezistencës, sakrificës, provës së gjakut për të ringritur të ardhmen tjetër, atë të konsolidimit si shtet ligjor, sovranitetit dhe lirisë.

Autori mbylli mbrëmjen me apelin : “Zgjohu Kosovë ! Mos e harro të kaluarën e dhimbshme!”.