Një shpalosje universale vlerash

 Letërsia me magjepsjen dhe mistizmin e vet ka tërhequr gjithmonë pas vetes shpirtra të trazuar, shpirtra të ringritur mbi flirtin e bukurisë krijuese, bukurisë jetë, bukurisë natyrë dhe si e tillë ajo është shndërruar në pasqyrë e aspiratave, vlerave dhe mendimit më puritan për mbarë njerëzimin. Kjo shkallë e lartë vitaliteti njerëzor, ku fjala shndërrohet në mit dhe miti në produksion të gjenialitetit të qënësisë , ka deshifruar dhe deshifron figurshëm dhe pareshtur vetë qytetërimin tonë."

 

 

  Mendimi universal në letërsi dhe unifikimi vlerave reale kanë mundësur sot koncepte dhe ide nga më madhoret,kanë krijuar tendenca përafrimi në shumë kultura,kanë paracaktuar modalitete bashkohore dhe kanë krijuar mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe komunikimi.

Nën këtë nismë dhe me motivim të qartë u realizua projekti “Korsi e hapur“ Antologji poetike e Krijuesve Pegasi dhe autorëve të tjerë nga vendi dhe bota (rreth 170 autorë vendas dhe 84 autorë të huaj nga 22 vende të ndryshme të botës),të cilët me prurjet e tyre letrare në 11 gjuhë të huaja,arritën të flisnin për herë të parë në gjuhën shqipe dhe të plotësonin një mozaik letrar nga më të larmishmit.

Botimi i kësaj antologjie nuk është i rastësishëm,por erdhi si rrjedhojë e  përvojës  10-vjeçare,e shtrirjes së  Lidhjes “Pegasi“brenda dhe jashtë vendit,e komunikimit  me simotrat e tjera letrare të cilat shtrihen në të gjitha kontinentet,e shpalosjes universale të vlerave i cili është bërë evident dhe mjaft sinjikativ.

Është e çuditshme por dhe mjaft premtues lloji i ri i komunikimit midis autorëve të ndryshëm nëpërmjet internetit,të cilët punojnë në mënyrë të pavarur përbrenda rrymave të ndryshme letrare,shkëmbejnë eksperiencë dhe hulmutojnë prurjet dhe gjetjet e reja ,debatojnë për anën kompozicionale dhe atë fabulore,konturojnë idetë dhe profeksionojnë stilet.

Le të bëjmë një anlitikë të shkurtër të antologjisë poetike dhe të konkludojmë për dinamizmin e krijuar duke u endur nga një autor tek tjetri,nga një kulturë tek tjetra,nga një ndjenjësi në një ndjenjësi tjetër.

Pse e shtroj këtë paratezë të nderuar kolegë?

Për shumë arsye të cilat të shtyjnë drejt konturimit të një letërsie ndryshe

-Letërsi që është domosdoshmërisht e aplikueshme në vende që kanë pasur  probleme çensurimi Shqipëri,Kosovë.

-Letërsi që duhet të ridimesionojë vetveten dhe të krijojë komunikim më të gjerë në hapësirë dhe kohë.(Komunikim që realizohet për herë të parë në letërsinë shqiptare pasi përfshihen rreth 84 autorë të ndryshëm të huaj)

-Letërsi që duhet të përafrojë kultura dhe kombe (Përfshi 22 vende të ndryshme të botës që përfaqësohen denjësisht)

-Letërsi komunikuese,dhe mundësuese për shkëmbime të ndërsjellta vlerash.

Le të ndalemi në një moment tjetër, i cili shërben për të konfiguruar elementë kyç të një projekti të tillë,projekt që konsiston në paraqitje të përbashkëta  dhe në eventualitete të ndryshme.

Ç´duhet të kuptojmë me elmentë që ndikojnë dukshëm në perfomancën e një vepre kaq të gjerë dhe në paraqitjen e saj grafike:

Është më se e kuptueshme që elementët bazë që treguesit e nivelit artistik të jenë sa më cilësorë duhet:

-Niveli i përkthimit të jetë përbrenda standarteve (Rast konkret   Shqipërim+ruajtje kompozicioni +ruajtje mesazhi) perfomancë që u mbështet fort nga Kongresi Lidhjes së Shkrimtarëv e të Botës ,Salaminë ,Greqi 2008 në lidhje me vështirësitë në fushën e përkthimeve.

-Harmonizimi i prurjeve dhe gjetjeve letrare të autorëve vendas me ata të huaj.

-Rikonceptimi i artit me autoritetin krijues.

 

 Jo pa qëllim përbrenda veprës letrare ndeshesh me emra të tillë si Teresinka Perriera Kryetare e lidhjes Shkrimtarëve të Botës IWA (USA)Domeniko Defeliçe dhe Flavia Lepre (Itali),Adolf Shvjedçikov (Rusi),Kristina Santos Akeza (Brazil),Dr Ashok (Indi),Hju Çi Çeng (Kinë),Benard Xhekson (Angli),Armando Roje Leon (Marok),Goro Ihara (Japoni),Çan Sirisuit (Tajlandë),për të ardhur tek poetët Grekë Dimtris Kraniotis Kryetar i Lidhjes Poetëve të Globit WPS,Dinos Kubatis,Panajota Zaloni ,kandidatja për çmim nobël Nadia Çela Pop,Corina Papui,Dorin Popa (Rumani),autoret Tozan alkan,Attila Elustun (Turqi) Gunsel Diemal,Nese Yasin (Qipro;Turqi) autorët kosovarë Kadrush Radogoshi,Rushit Ramabaja,Muharrem Gashi,autorët e Lidhjes Pegasi që përfaqësohen kryetarin Kristaq Shabani,Petro Dudi, Iliaz Bobaj,Dashamir Malo,Trifon Dafa,Izet Çulli,Enrieta Sina,Lumo Kolleshi,Sinan Vaka,Dhimitër Miti,Anila Mihali,etj.

Kjo konglomeratë autorësh të cilët nuk njohin as shtet dhe as komb por përfaqësojnë universalitetin e vlerave njerëzore përbën rast të papërsëritshëm për kulturën tonë letrare,dhe këtë gjë e vërtetoi më së miri shkëmbimi i informacionit nëpërmjet postës elektronike nga ku shumë kolegë të nderuar të huaj të cilët në këtë antologji poetike flasin shqip,kanë dërguar qindra mesazhe urimi dhe falenderojnë për të tjera inisiativa të tilla,të cilat dhe përoja e tyre e gjerë nuk i kish përcjellur më parë.

 

Duke cituar një ekstrakt të shkurtër nga kjo antologji ku theksoj se:

Poezia është vetë magjia

Poezia është flirt i shpirtit

Poezia është muzë mbi muza,

 

Besoj se kam shprehur percepetimin e vërtetë të poetit global.

Së fundi mendoj se “Korsi e hapur“ është pikënisje e atributeve dhe prurjeve të qindra poetëve të cilët përbrenda mendimit të tyre kanw nisur dukshëm dhe bindshëm shkëmbimin universal të mendimit letrar shqiptar.

 

    Sergei Esenini

 

Rreth mrekullisë së poezisë Eseniane

 

        Të referosh rreth mrekullisë poetike të Sergei Eseninit,është njëlloj sikur të hapësh faqet e një libri të pambarimtë,ku kuptimi i analizës së vërtetë të botës tij,as fillon dhe as mbaron kurrë.Le t´a quaj guxim këtë mendim të vogël që dua të shpreh,për konceptin dhe frymën që ky autor i madh futi në poezinë e re dhe moderrne,për ndërthurjen që i bëri poezisë ruse me atë të motiveve orientale,ku padyshim natyra dhe vrulli rinor do të sillnin perlat më të bukura,që do të lexoheshin me një frymë në mbarë botën I paragjykuar për mënyrën e jetesës,për mbrëmjet e kaluara nëpër pijetore,për çapkënllëqet dhe natyrën prej sharlatani,do të endej rrugëve të botës,por me misionin e madh,atë të shpirtit dhe ndërgjegjies së lirë,mission që e ringriti dhe e ktheu në model të forcës shprehëse,të një bote ku mundësia për të arritur dhe për të ndryshuar qëndron vetëm tek vullneti dhe besimi që duhet të karakterizojë ç´do individ.Në këtë kontekst,bota e gjerë si vetë stepat ruse,do të përfshijë mendimin më substraktiv,nga modeli i pemës jetë,mështenkës bardhë, gjer tek muza e mbrëmjeve të veriut e cila ,shpreh dashurinë  dhe mallin pa kufi për nënën dhe me penën magji,i këndon dashurisë njerëzore,qan për atdheun në mërgim dhe krenohet për madhështinë e vendit të tij.

Kur lexon pozinë eseniane të duket sikur këndon,pasi embëlsia e fjalëve

muzikaliteti i tyre,përzgjedhja dhe forca artistike,të çojnë në një tjetër botë,përtej reales.Gjithçka e shprehur prej tij,në minaturë të jep përshtypjen sikur ka qënë pjesë e mendimt dhe botëkuptimit të tij,por thellë thellë,nëpërmjet rivijëzimit të ideve,nënkuptohet lehtë,se autori i madh,ka kërkuar të shfaqë hapur anën esenciale,dhe për këtë motiv ai u shkri një me huliganët,me pijanecët,me njerëzit e të gjitha kategorive,nga ku do të  perifrazonte mentalitetin dhe ndërgjegjien e kohës në të cilën jetonte.

                     “Ç´të pyesin e kush në këtë botë,

                       nuk ndihet shtegëtar,që ikën e vjen“

 

Që në fillim të faqes poetike të tij do të ndeshemi me konceptin për jetën,me mundësinë që i jepet njeriut për të jetuar,me plagën dhe dhimbjen për atë ç´shkon dhe për atë ç´farë ka humbur.Filozofia e këtyre vargjeve,të shkruara në emigrim,shpreh në një farë mase pesimizmin,lodhjen dhe braktisjen që e ndjen ç´do çast,për të vazhduar më pas,në po këtë poezi me nostalgjinë e kohëve të shkuara,plot dritë e jetë ,atje në viset e tij,pranë njerëzve të thjeshtë dhe të dashur,në atë botë që e bënte vërtet të ndihej krenar.Mendja depërton tek era e dëborës,tek lugina plot lule,tek shkrepëtima e yjeve të veriut,tek kënga e laureshës,tek hingëllima e kalit,e cila e ndjek që nga fëmijëria dhe e mban të lidhur fort me vendlindjen.

Letër nënës,eshtë tjetër simbiozë drithëruse,tjetër mall dhe dashuri,për atë që lind jetën.

                                         “Gjallë je,nëoke?Edhe unë

                                           Gjallë jam.Shëndet më paç,shëndet!

                                           Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume

                                            Izbën tënde që me mall më pret“

Shqetësim i përhershëm,mall i patreguar,ndjenja të papërsëritshme, pë-rvijim i  ç´do mendimi,respekt dhe përulje para figurës së saj.Shalli i vjetër dhe ecja e vetmuar në rrugë me të vetmin merak që kanë nënat në botë nuk është shkruar me bojë,por me lot,pasi aty përmblidhet foshnjëria e veprimit të fëmijës,ndjenja e fajit për çapkënllëqet dhe për gjëra të tjera të pakëndshme që mund të kenë shkuar në veshin e saj,por ajo ç´ka është më e rëndësishme,është se këtu kemi një monolog të tillë,që përjetëson këtë ndjenjë egzistenciale dhe e ngre  në kult.Jo pa qëllim ç´do ambient vishet me dritë dhe jetë,duke filluar nga figura qëndrore e nënës,shtëpia,kopshti i bardhë dhe gjithçka që rrethon,nisi jetë aty,dhe po këtu kërkon dhe prehjen e fundit.

Atdheu,merr tjetër kuptim në mentalitetin dhe ndërgjegjien e tij,ai është pa fund dhe pa anë,krijon hapësira për të gjithë,dhe të gjithë duhet të punojnë për lulëzimin dhe begatimin e tij.Ai e do atdheun njësoj,edhe kur ndihet i braktisur prej tij,edhe kur kaloi ditët më të bukura,edhe kur ka humbur mes kohëve më të vështira,edhe kur falte gëzim dhe shkëlqim.Shprehje të tilla”A jam në atdhe a tjetër kund;por sot s´u dashka arti im as unë”,marrin përgjigje në një kuptim figurativ ”Paçka se kënga ime nuk duhet sot/Unë këndova atëherë kur t´i ishe sëmurë”

Shpirti dhe misioni i një poeti,nuk mund të bëjë llogari të tilla,të cilat do gjykojnë mbi raportin individ-shtet,por me përgjegjësinë qytetare dhe me moralin oponent në lidhje me veset dhe të këqijat e shoqërisë,në kohezion të plotë,dhe i vetëm po të jetë nevoja,lufton që mirësia dhe  drejtësia hyjnore të triumfojnë.

Poezia e Eseninit do të shfaqet në të tjera përmasa,dhe do të marrë fizionominë e saj të plotë,kur në thelb dhe në përmbajtje,ajo do të trajtojë motivin e dashurisë.Si ç´do poet,veshur me patetizmin shpirtëror,këtë zjarrmi të pafund që shkon gjer në harbim,do të rrezatojë tablon e gjallë të ndjenjës më të hollë,dedikuar delirit të bukurisë dhe delikatesës femërore.

                                       “Shagane,shpirti im,Shagane!”

Në këtë poezi me motive persiane,fjalët janë radhitur si notat muzikore,leximi i tyre ngjason me nje simfoni”Bethoviane”,ku sinkroni i përgjithshëm nuk tingëllon në vesh,por drithëron zemrën,trondit tërë qënien,përçon emocione të papërsëritshme,duke mistizuar ndjenjat njerëzore.Fuqia dhe bota shprehëse e autorit paraqet tablon e ngjyrave të jetës,lidh natyrën e bukur plot lule me ëmbëlsinë e dashurisë së vërtetë,detajon bukurinë e trupit dhe të shpirtit.

                                     “Puthëm e dashur puthëm

                                     Gjer në dhimbje gjer në varr”

Këtu ndjenjat e autorit sigmatizojnë botën e një dashurie të zjarrtë,të një dashurie që shkon përtej lumturisë,e një dashurie që kapërcen ç´do limit,e një dashurie që nuk shkruhet me fjalë,por në trajtë llave djeg dhe përvëlon ç´do shpirt.

Të gjendur përballë një stili të tillë,një mënyre të veçantë,një lirike sa dinamike aq dhe të pasur,një rrjedhshmërie që të bën padyshim pjesë të saj,kupton përsojen dhe madhështinë e poezisë,këtij substrakti shpirtëror,që shumë njerëz mendojnë se mjafton të rimosh dhe ç´do gjë funksionon,dhe harrojnë atë ç´ka është më e rëndësishme ,shkrirjen e shpirtit dhe pasionit një me botën profetike që kërkon të shpalosësh.Gjenialiteti i këtij poeti,arrin të përthyejë konceptet e kohës,ta bëjë poezinë më kumbuse,më jetësore,duke e kthyer në një mesazh përjetus tek të gjithë njerëzit,anë e mbanë globit.Autori shpreh qartë dobësisë njerëzore,ai edhe për një zë zogu që nuk e dëgjon më shqetësohet,shkruan me zemër në dorë,me gjakun e ndjenjave të tij nënëshkruan jetën njerëzore,harrohet pas natyrës së llojit të tij dhe humbet në pyllin pa fund të botës së madhe.

Sergei Esenini pa dyshim që do të mbetet në plejadën e atyre autorëve,që fjalën e kthyen në art,dhe artin e ngritën në piedestal,për t´u treguar gjithë njerëzve,se universi poetik rrezaton shkrepëtimat më mbresëlënëse.

 

 Sejfulla Malëshova 

 

Vështrim rreth Vëllimit poetik  “Vjersha” të autorit Lame Kodra (Pseudonimi i Sejfulla Malëshovës”

 

Për mbarë lexuesin shqiptar dhe në mënyrë të veçantë për dashamirësit e shumtë,të poezisë së Lame Kodrës (pseudonimi i Sejfulla Malëshovës),sot qarkullon me sukses vëllimi poetik “Vjersha”,Faksimile e botimit të dytë me të njëjtin emër (1946) ,falë interesimit të drejtëpërdrejtë të botuesit Mehmet Gëzhilli dhe ndihmës së çmuar të bashkëpunëtorëve Medi Koxhai dhe Melsed Doracaj.

Ky vëllim poetik i shoqëruar dhe me dy vëllime të tjera (përkthime +publicistikë) nga shtëpia botuese Argeta LMG,përbën evenimentin më të madh letrar për botën e sotme të letrave shqip,si dhe hedh dritë për njohjen e këtij personaliteti dhe poligloti,i cili u end mes dy jetëve:

 

·        Njëra pjesë e jetës  është e mbushur,me shkëlqim dhe dritë,ku mirënjohja dhe vlerësimi i personalitetve të tillë si Faik Konica dhe Theofan Stilian Noli ,do të rimedisiononin konceptin modern për një Shqipëri të nesërme,një Shqipëri Evropiane dhe një Shqipëri të ndrituar dhe bekuar nga e drejta,prosperiteti demokratik dhe pro perëndimor.

·        Ana tjetër e medaljes do tregonte heshtjen dhe reminishencat e totalitarizimit të diktaturës komuniste,ku figura e këtij personaliteti do të denigrohej me qëllim të caktuar politik,përkthimet e tij do botoheshin pa emër (megjithëse lexuesi mbarë shqiptar e kuptonte dhe e njihte shumë mirë penën dhe stilin e tij brilant),do të jetonte dhe punonte në kushte nga më të tmerrshmet,për të vdekur më pas në mjerim të plotë.(i përcjellur për në banesën e fundit nga e motra Zenepe Çafka dhe dy varrmihës)

 

Botimi tre vëllimeve rreth jetës dhe veprës së tij konfirmon plotësisht gjenialitetin dhe popullaritetin e dadiskutueshëm të figurës së tij madhore,gjithashtu  riformaton vizionin dhe vitalitetin në koshiencë të plotë.

Refleksioni dhe përshtypja e ç´do lexuesi të çon tek  vëllimi i  parë poetik “Vjersha”

Të perifrazosh e të komentosh vjershat e Lame Kodrës,është njëlloj si të duash të belbëzosh e të thuash keq ato që janë thënë me akcent bilbili (citon Dr Ymer Dëshnica)

Jo pa qëllim shprehet dr Dëshnica në këtë mënyrë,pasi vjershat e Lame Kodrës dëgjohen,ndjehen,këndohen,këto xhevahire të rralla reflektojnë shkëlqim dhe tejçueshmëri,dhe shprehin qartë dinamizmin e ideuesit dhe projektuesit të këtij stili sa kuptimplotë aq dhe domethënës.

Koha dhe rrethanat e kthyen këtë figurë në poet rrebel,herë-herë ngrihet mbi heshtjen dhe tallazet që pëfshijnë atdheun dhe fshikullon retë e zeza që duan të pushtojnë kristalin e shpirtit të një kombi të tërë,herë-herë ulet këmbëkryq për të ndarë esnafërinë dhe mençurinë e shqiptarit.Sigurisht që në mbarë  poezinë e tij pasqyrohet mendimi dhe pikëpamja që kishte për  zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare,mendim që konsistonte në luftën pa kompromis ndaj pragmatizmit dhe ndërgjegjieve të sëmura,të cilët duke shfrytëzuar mentalitetin e bajraktarizmit,që jo rrallë shoqëronte shoqërinë tonë,po gangrenizonin dhe rrënonin ç´do ditë tokën e shenjtë,tokën arbërore.Duke u mbështetur mbi këtë realitet,poeti,përkthyesi dhe publicisti Lame Kodra ngrihet mbi sakrificën dhe sublimon pa reshtur.Shqetësimi i poetit shkel nëpër netët e errëta që mbartin trupin e sakatuar të atdheut të dashur,prandaj me shpresën dhe besimin e patundur kërkon realizimin e ëndrrës së ligjshme të një shqipërie etnike,të lirë dhe demokratike. Këndvështrimi orgjinal dhe njohja e mirë e botës së trazuar të shqiptarit i jep të gjitha atributet për të modeluar dhe projektuar modelimin e tij të ri poetik,një modelim i thjeshtë dhe i asimilueshëm prej të gjithëve,një modelim që do ndikonte dukshëm në transformim të plotë të ndërgjegjies kombëtare.Botkuptimi i gjerë,krijimi hapësirave dhe prespektivave të reja,patjetër do të mund të jepnin efektin e duhur pozitiv,efekt që percepetohet dhe përjetohet thellë nga mbarë lexuesit edhe sot.Jeta dhe vepra e tij poetike janë si një det i thellë dhe i pa anë ,ajo s´mund të matet,por vetëm të vlerësohet dhe respektohet.Vjershat e poetit i përshkruan ideja thelbësore bashkim,vëllazërim dhe drejtëisi për tëgjithë,ndershmëri,besnikëri dhe përkushtim ndaj atdheut,punë gëzim dhe dashuri njerëzore.Fjalët e tij janë profetike,godasin hermetizmin e kryneçësisë së kohës dhe ngjallin shpresë.Larmia strofike dhe ajo monokolonë,lloji rimave,ndërtimi vargjeve, kadenca,ritmi dhe muzikaliteti e bëjnë poezine e Lame Kodrës sa interesante aq dhe të veçantë.Rezonanca e gjerë që përshkruan vjershat e ngre autorin në nivelin më të lartë,e cilëson për nga stili dhe largpamësia.Poeti diku shfaqet i dhembshuruar,diku tjetër i rrebeluar,me këtë lloj tedence ai sigmatizon dhe mrekullon,shpreh revoltë dhe triumfon.Si poezi sugjestionuese,kjo lloj poezie do të mësohej dhe këndohej  fshehurazi,duke vrarë heshtjen mizore dhe torturuese të imponuar nga diktati dhe duke çjerrur pareshtur fytyrën e vërtetë të totalitarizimit në art,kulturë dhe në ç´do fushë tjetër të jetës.Kjo poezi sa herë që lexohet aq më shumë lartësohet,kapërcen kufijtë e kohorë dhe kumbon madhështinë e poetit Lame Kodra.

Lame Kodra meditoi me mendje gjeniale,shkroi me dorë poeti dhe jetoi për të shkuarën dhe të sotmen tonë.

 

 

Jo më kot poeti:            

                          Qëndroi mes shkrepit të heshtur

                          Dhe heshtjen goditi mes të përjetshmes së tretur

                          Kudo shikonte perëndimin e plakur

                          Dhe kudo i shfaqej agimi ringjallur.

 

Kongresi Manastirit

Rreth paralelizmit të normës së gjuhës së Naimit dhe gjuhës standarte : 
Kongresi Manastirit
Të referosh rreth Kongresit të Manastirit,këtij momenti historik kaq të rëndësishëm për fatet dhe gjuhën e kombit tonë nuk është thjesht një diskutim rreth përcaktimit të alfabetit të gjuhës shqipe,ose përzgjedhjes së tij,por në paratezë të plotë duhet theksuar kohezioni i krijuar midis Lidhjes së Prizerenit dhe paraprirja për shpalljen e Pavarësisë.Lidhja e Prizerenit do të formatonte figurën e Rilindasit tonë kombëtar Abdyl Frashëri,ndërsa paraprirja për Shpalljen e Pavarësisë do të sillte në skenën diplomatike dhe eurudite një tjetër pinjoll të Frashëllinjëve , atë të Kryetarit të këtij Kongresi ,Mid´hat Abdyl Frashërin,figurë që Bashkia e Qytetit Permet ,pati nderin e madh që ta nderonte me titullin e saj më të lartë.
Në këtë kontekst dhe nën këtë frymë figura e Mid´hatit,do të përfaqësohej me normën dhe standartin e gjuhës së poetit kombëtar Naimit dhe me drejtëshkrim të mbështetur plotësisht tek Alfabeti Stambollit (Alfabet që ishte iniciuar dhe mbështeur nga Sami Frashëri) ,gjuhë e cila do të zyrtarizohej dhe do të kthehej në normë letrare edhe nga Kongresi i Manastirit (një tingull një shkronjë).Gjuha shqipe,si një gjuhë indoevropiaene,e mbështetur në një traditë shkrimi shumë më të hershme,pavarësisht nga tre dokumentat e njohura si :Formula e Pagëzimit e Pal Ëngjëllit;Fjalorthi i Arnold fon Harfit apo Perikopeja e Ungjillit,për të ardhur tek Meshari Gjon Buzukut apo veprën e arbë****** Lekë Matrënga do të përbënin bazën e rendit drejtëshkrimor ,drejtëshkrim që do mbështetej fort në përzgjdhjen e shkronjave latine,përzgjedhje që përkonte me rreshtimin e Shqipërisë në familjet e civilizuara evropiane dhe në plotësimin e ëndrrës së madhe të rilindasve tanë kombëtarë.
Anançimi i tre alfabeteve ai i Stambollit,Agimi dhe Bashkimi do të bëhej pjesë e debatit të Kongresit të Manastirit dhe përfundimisht me disa ndryshime të vogla,falë dhe auteritetit të Gjeniut të Kombit,Mid´hat Frashëri,do të përcaktohej alfabeti i Samiut ose Frashëllinjve siç cilësohej me të drejtë nga toskëria,dhe më pas jo vetëm që do të unifikonte gjuhën amtare shqiptare,por do të përbënte dhe bazën dhe standartizimin e plotë të gjithë normës gjuhësore që përdoret dhe sot.
Nën këtë këndvështrim dhe përbrenda suazës së lëvuzjes kombëtare për pavarësinë e plotë të vendit,jo vetëm që do fillonte fushata e shndërrimit të klubeve në shkolla,ku vlen të përmendet dhe hapja e shkollës shqipe në Përmet dhe Frashër,me mësues të ardhur nga Janina,por përherë të parë në këto shkolla u aplikua alfabeti i miratuar nga Kongresi i Manastirit.
Duke qënë se shtrati i ngritur për standartizimin e gjuhës shqipe në këtë kongres përkonte me aspiratat dhe largpamësinë e Rilindasve tanë kombëtarë,në mënyrë krejt të natyrshme do të paralelizohej gjuha e Naimit me alfabetin e Samiut (Alfabeti Stambollit),dhe si i tillë do paracaktohej dhe norma letrare që me plot të drejtë do deklaronte dhe Shkrimtari madh Ismail Kadare prara disa ditësh në një takim me intelektualët e Jugut në Gjirokastër ,që gjuha letrare shqiptare është gjuha e Naimit,Gjuha e Përmetit.
Duke qënë se qyteti i vogël i Përmetit,por i njerëzve me mendje të ndritur,ka sot privilegjin që të përfaqësojë kulturën tonë të pamohueshme kombëtare,kulturë që nisi zanafillën këtu, mbështetet këtu dhe vazhdon të përsoset prej këtu,dhe qe meriton të vlerësohet dhe të çmohet si një nga gjërat më të shtrenjta që kemi.

 

Malëshova dhe Malëshovitët  ( kushtuar vendlindjes time)            

 

 

Krahina e Malëshovës është një krahinë që ka patur një të shkuar dhe të sotme sa orgjinale për tipologjine e shqiptarizmit , po kaq dhe të lavdishme për rrjedhën e viteve që ka përshkuar, e cila sigurisht është favorizuar nga pozita gjeografike, kushtet historike, kushtëzimet ekonomike dhe banorët që e kanë populluar në shekuj. Krahina e Malëshovës shtrihet në pjesën e poshtme të Zagorisë (Gjirokastër) , rrethohet nga Mali Dhëmbel dhe Lunxhëri dhe përshkohet nga rrjedhat e Lumit të vogël Zagori. Duke u nisur nga tradita, doket, zakonet, kultura lokale, kodet e gjuhësisë së përdorur (togançe), përfshin fshatrat Malëshovë, Limar, Leskaj, Kala, Peshtan, Mbrezhan,Grabovë dhe Hargovë. Gjurmët dhe e vërteta e madhe rreth kësaj krahine, si dhe e gjithë kombit tonë humbet nëpër gjurmët e shekujve, te cilat u shkelën dhe nëpërkëmbën nga pushtimet romake, dyndjet sllave dhe më vonë pushtimet otomane. Për të hedhur dritë rredh të shkuarës patjetër që hulmutimet mbështeten tek arkeologjia dhe toponimet. Çuditërisht kjo krahinë kaq e bukur, me një terren sa të thyer, po kaq piktoresk dhe mahnitës, me burime ujore të ftohta dhe të mjaftueshme, i ka gjurmët e ekzistencës së saj të dukshme dhe të lexueshme qartë.

 

Rrenjët e kësaj krahine fillojnë me historinë e Limarit (konkretisht fshatin Kala), i cili e fillon deshifrimin e vet me Menhirin Ilir , rrënjë pellazgjike, (monument kulture, i cili fatkeqësisht rrezikon të bjerë nga erozioni kohës ), menhir që i është kushtuar perëndisë së diellit dhe banorët e hershëm paganë kryenin ritet e tyre. Kushtet e mëvonshme historike do e përballnin Ilirinë, konkretisht edhe këtë krahinë, përbrendëa “Fisit të Mollosëve”, me pushtimet romake. Kjo krahinë si pjesë e patjetërsueshme dhe e lidhur ngushtë me qytetërimin e lashtë të Antigonesë ( ndërtuar prej Pirros së madh të Epirit) dhe Këlcyrës (Klisanisë ), e cila ishte pronë e Muzakajve, zot të Beratit. Sigurisht që malëshovitët kanë qënë pjesë e pandashme e gjithe zhvillimit dhe qytetërimit të Këlcyrës, ka ndërmarrë veprime të përbashkëta luftarake dhe kryengritje me ta, kundër sundimit romak, aq sa në vitin 1331-1332 kronisti bizantin Jan Kontakuzeni njofton se fshatarët e Jugut,u hodhën në kryengritje të fuqishme kundër mujshisë së guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kështjellën e Klisanisë, që e shkatërruan. Kryengritja u shtyp nga perandori Androniku III Paleologu.

 

Le të ndalemi pak në periudhën më të hershme, atë të Pirros së madh të Epirit,ku bashkë me shkëlqimin e Antigonesë, shkëlqeu dhe qytetërimi Klisanisë, qytetërim i cili reflektoi edhe në zhvillimin e krahinës së Malëshovës, konkretisht me ndërtimin e kalasë Ilire (Kala, Limar), me garnizon të reduktuar ushtarësh, të tipit vrojtues (por sipas legjendës u ngrit edhe për nder të bashkëshortes së tij, që ishte nga fisi mollosëve), dhe që do sherbente si rrugë e fshehtë dhe e shpejtë për të kaluar trupat në Janinë. Gjurmë të kësaj rruge gjenden edhe sot në “Sheshkalor” (titullim që nënkupton vendërrimin e kuajve), ku kalldrëmi i gurtë tregon qartë drejtimin edhe sot. Popullimin ilir në këtë krahinë e ndesh edhe tek varrezat ilire në Lagësirë (Kala),ku janë gjetur armë, figura kalorsiake tipike ilire etj.

 

Eshtë interesante por dhe një provë e rëndësishme toponimistika e kesaj krahine, e cila ruhet edhe sot, por vërteton edhe njëherë katolicizmin e zonës, i njëjtë me atë evropian si :Gjon Zi (Gjoni i Ziajve), Lugu Gjanë (Lugu i Gjanajve), Triviza(Tre-Viza), Gjok Maç, Dede Gjon, Nik Lila, Sheshlalor etj, por paralelisht mbart dhe gjurmët e dyndjes sllave me emërtime si ;Sogorë, Symiza,Poxë etj. Vitet mesjetare si mbarë territorin e arbërve do e zinte pushtimi osman, pushtim i cili shkatërroi dhe dinastinë e Muzakajve dhe kjo treve, si dhe Këlcyra do të përjetonin haraçet, timarert etj. Lulëzimi dhe rimëkëmbja e krahinës do fillonte me lulëzimin e Pashallëkut të Janinës, edhe pse në fillim Ali Pashë Tepelena ndërmori inkursione ushtarake për ta nënështruar si krahinë.

 

Shpallja e saj si krahinë autonome do e rimëkëmbëte këtë krëhinë më tepër dhe do e zhvillonte më shumë ekonomikisht. Shumë shërbime zejtare kryheshin brenda për brenda krahinës. Një ndikim të madh luajti figura e Dervish Hasanit, i cili shihet ne shume plane. Si njeri i pushtetshëm për shërbimet që i kishte bërë Pashallëkut të Janinës, dhe si përfaqësues pranë këshillit të Ali Pashë Tepelenës, ai do të mundësonte ndërtimin e rrugës së kalldrëmtë Peshtan-Zagori, rrugë që kalonte nëpër gjurmët e rrugës së dikurshme të Pirros së madh dhe që prodhoi një vepër monumentale si “Ura e Kalasë”, arkitektuar nga Petro Korçari , sot Monument Kulture. Krahina pati ndikim fetar dhe konkretisht: gjysma e fshatit Limar dhe fshati Leskaj u kthyen ne fenë myslymane (Sekti bektashian). Ata që nuk pranuan të ndërronin fenë u larguan dhe krijuan fshatra me po të njëjtin emërtim, si Malëshova në Berat.dhe zvëndësimet u bënë prej fiseve me preajrdhje nga Hormova, Mashkullora, Picari, Zagoria etj . Shërbimet kryesore fetare bëheshin në fshatin Leskaj, i cili kishte një xhami dhe disa mekame si ai i Haxhibabait (restauruar në vitet 90 nga Presidenti firmës udhëtimeve “Juli Travel” me përfaqësues z. Safet Vaka), ku Shehajt shërbenin dhe Caushët ruanin kultet (familje Shehu dhe Caushi banonin në Haxhiaj, lagje e vogël e Leskajt). Megjithëse ky fshat (Leskaj) u myslymanizua, mendohet që të kenë dalur rreth 300 dervishë. Në këtë fshat sot gjenden 7 kisha, ndonëse gjysma e tyre eshtë rrënuar dhe hapja e tyre bëhej për të krishterët e zonës përreth, por ndiqej dhe nga banorët myslymanë, shenjë e qartë e një harmonie të shkëlqyer krahinore dhe fetare.

 

Rezistenca ndaj pushtuesit Osman do të vazhdonte më furishëm pas rënies së Pashallëkut të Janinës, ku shumë kapedanë si Kostë Peçi, Jaho Deshiku ,Meçe Demiri etj do të binin në fushën e nderit. Kjo krahinë dinte të priste dhe të përcillte çetat patriotike, si ajo e Çerçiz Topullit, sepse në të gjitha momentet historike ishte pjesë e pandarë e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi. Shpallja e Pavarësisë do i gjente djemtë e kësaj krahine në Vlorë, ku së bashku me kolonel Nexhip Zeren do përbënin edhe truprojën e flamurit kombëtar.

 

Fuqizimi bejlerëve te Kelcyrës përbëntë një rrezik potencial për këtë krahinë, pasi synimet e tyre për tu rrëmbyer pronat dhe për ti kthyer në bujq ishte permanent. Rezistenca e krahinës jo vetëm që e zmbrapsi nga tokat e saj, por i fitoi gjyqin në Stamboll dhe së fundi vrau dhe Xhelal Beun. Për të gjitha këto bëma, edhe pse krahinore dhe të ngushta në kohë dhe hapësirë janë përjetësuar në këngën trditacionale labe. Arsimi dhe shkollimi i fëmijëve kishte një domethënie thelbësore për familjet malëshovite, të cilët nëpërmjet emigrimit në Stamboll, Egjipt, Evropë dhe më pas në Amerikë, do krijonin dhe të ardhurat e duhura për edukimin dhe studimet e brezave që vinin.

 

Inteligjenca malëshovite dallohej shpejt dhe përfaqësues si Çul Kano pjesëtar i stafit të shoqërisë “Vatra”, apo pinjolli i Laskajve, i cili do të vihej në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare, pas vdekjes së Nolit, do nderonin emrin e mirë të Malëshovës dhe malëshovitit. Vitet e Luftës Nacional Çlirimtare do përbënin një tjetër sprovë për krenarinë dhe etjen e kësaj krahine për liri. Kuvendi i madh krahinor i mbledhur nga Sejfulla Malëshova në Kavaçova, do shërbente si shkëndijë për ngritjen e djemve në luftë,e cila fali dhe dëshmorët e lirisë si Shaqo Tafani, Riza Toska, Josif Kano etj.

 

Instalimi komunizmit në Shqipëri do sillte zhgënjimin më të madh për këtë zonë, pasi përveç izolimit të plotë dhe varfërisë ekstreme do i bënte dhe identifikim klasor të lidhur ngushtë me emrin e të madhit Sejfulla Malëshova (Lame Kodra), mikut të Konicës dhe Nolit. Se sa lart qëndron madhështia e figurës së Sejfulla Malëshoves, poliglotit, poetit rrebel, përkthyesit, diplomatit dhe politikanit, këtë mund ta gjeni në çdo faqe Enciklopedie dhe nuk ka nevojë për koment.

 

Tradita kulturore dhe qytetare identifikohen edhe sot me plejadën e re të politikanëve si Ilir Rrusmali, Arta Dade, Mitro Çela, Vasil Gjika apo fushes së doktoraturave si Barjam Hysa, Thanas Dhimarko, Zenel Sina, Vasil Komino, Bardhyl Agaraj , Flamur Çato, Kastriot Korro, Roland Hysa etj, fushës masmedias si Mero Baze, Bejto Male, Themistokli Todhe etj, poetëve dhe shkrimtarëve duke e filluar me martirin Trifon Xhagjika, Lliko Nano, Trifon Dafa, Niko Tyto,Simo Tyto, Sinan Vaka, Dashamir Malo, Agron Shele etj. Në krahinën e Malëshovës nuk gjen familje pa një të arsimuar me arsim të lartë, nuk gjen fis pa një të doktoruar, nuk gjen istitucion pa përfaqësimin e tyre dhe kjo sigurisht nuk ka ardhur rastësisht, por nga evokimi i lartë i ndjenjës arsim dashës dhe kulturë dashës.

 

Përfundimisht kjo krahinë duket e qetë sot, me shtëpi të braktisura, por resuset e mëdha që ajo afron, bukuritë përrallore që kjo krahinë të dhuron, patjetër që do e kthejë këtë zonë në peligrinazh, vend turistik dhe jeta atje do të lëvrojë njëlloj sikurse dhe nisi me gjurmët e shekujve që i lindën këtë njerëz, i bënë krenarë për atë ç'ka kanë qënë dhe janë, për atë pak dritëz që hedhin në gjenezën e një kombi të tërë.

Universaliteti i lirizmit Lasgushian ne Letersine Shqipe                         

 
 

 

 

Lasgush Poradeci

 

 

     Poezia e Lasgush Poradecit (Llazar Sotir Gusho) , është pa dyshim një nga poezitë më magjepëse, më impresionuese, më mbresëlënëse, më frymëzuese, e cila për nga stili, gjetjet artistike, forma poetike, muzikaliteti, ndërtimi harmonik i vargjeve, metrikës së ndjekur, dhe metaforave të përdorura me aq mjeshtëri dhe në mënyrë të pakrahasuheshëm me askënd tjetër, e identifikon këtë personalitet dhe korife të letërsisë tonë kombëtare, si lirikun më të madh dhe mbret të muzës shqipe. Arsimimi në shkollat tradicionale të kohës (Rumani , Greqi, Austri) ,kontakti me kulturat dhe frymën progresive, njohja me autoritet e letërsisë botërore, kryesisht lirikë, si ajo e Pushkinit, Lermontovit, Bllokut, Hajnes, Gëtes, Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Shellit, Bërnsit, Emineskut, etj, lanë gjurmë të thella në ndërgjegjien, formimin dhe autentitetin e tij krijues. Figurat kombëtare, si Asdreni ,Noli ,Cabej etj, shikonin tek Lasgushi personalitetin e ardhshëm, prandaj me shumë interes e vëmendje ata ndoqën e përkrahën artin dhe inteligjencën e tij, por për fat të keq kjo inteligjencë do përballej shumë shpejt me atavizmat që prodhoi regjimi totalitar ,i cili sundoi vendin për gati gjysëm shekulli. I endur përbrenda mistizmit të tij, gati në eremi të plotë, as i gjallë dhe as i vdekur, lënë qëllimisht në heshtje, ditëve dhe netëve të zbrazëtisë kohë, humbur udhëkryqe meditimesh, por ngritur në madhështinë krijuese, ai jetoi deri ne frymën e fundit si poet i dashurisë dhe lirisë .

Mi zall të pyllit vjeshtarak

Dremit liqeri pa kufi,

Ai ndaj fundesh u përflak

Posi me zjarr e me flori.

 

Vargje thellësisht të ndjerë, që të kthejnë e rikthejnë, për tu mrekulluar nga simbioza vjeshtë (mall) ,liqen (kthjelltësi) përflakje (perëndim) dhe zjarr (dashuri). Konvonime dhe artikulime të tilla janë strukturuar në mënyrë klasike, me vargje 8 –rrokësh dhe metrikë të puthitur ,por përbrenda kësaj hapësire standarte poeti gjen forcën spirituale dhe shpërthen.

 

 

   Se s'dashuronja-as un' as ti,

   Po dashuronte dashurija:

  

 

Vargje tipike Lasgushiane, vargje që depërtojnë me tjetër timbër dhe ëmbëlsi në ikoshiencën tonë ,vargje që çmendin të pashtershmen ndjenjë dhe nga thellësia e përtej shpirtit kulmojnë me të tilla gjetje profarme .Lirizmi, si mishërim i shpirtit fluid, si frymëzim që kapërcen kufijtë mistikë të liqenit vagëllim ,si refleksion i sintetizimit të valës fshehtësi, si abstraksionon i subkoshiencës kreative të vetë autorit, shpalos më së miri atë botë pasionante që tejçon në thirma dhe pasthirrma të një akuartiteti të tërë romantik. Gjithë aurora poetike, ka për lajmotiv dashurinë dhe përbrenda kësaj suaze, trajtohet ndjeshmëria poetike me të gjitha grafikat e saj, figurën, ritmin, rimën, sigurisht dhe ngjyrimin stilistik. Është thelbësore që për një analizë të mirfilltë të veprës lirike të Lasgushit, përqëndrimi estetik të bazohet në një sërë komponentesh si: (ana kompozicionale, harmonizimi i elementeve jetesorë + elementë natyrorë, përzgjedhje stilistikore dhe simbolika e përdorur)

 

  Dashuri! Heu! Mall i ri!

    Dashuri! këng' e durimit!

    Ti liri! Ti robëri!

    Ti valim i shkrepëtimit!

 

I gjithë percepetimi poetik referohet dhe mbetet aty “tek Dashuria”,tek ajo ndjenjë që rikthen të tjera emocione, tek ai mall që fshehet zhargonëve më të thellë të shpirtit, tek ajo thirrmë që djeg dhe shkrepëtin zemrat njerëzore, tek ajo pamundësi rezistuese që shpesh herë e bën njeriun të përvuajtur. Shumë poetë globalë e kanë hyjnizuar këtë ndjenjë sa të brishtë po kaq dhe të pafaj, shumë të tjerë i kanë kënduar me shpirt dhe me zjarr, të tjerë poetë kanë observuar me dithirambët e martirizuar përbrenda ndjenjës së tyre, ndërsa Lasgushi me teknikat e përdorura dhe orgjinalitetin e vet, sinkronizon romantizmin me klasiken , traditën me moderrnen, bukurinë vrastare me ëmbëlsinë e vargut.

 

 

    Po çdo ëndërr që më shfaqet prej skëterrës së pafund

    çdo mendim i llaftaruar që më dhemb e më përtund,

    Duke rënë prej së lartash posi pikë zemërate

    T'i përshkohet për-së-thelli bukuris' së qenies sate.

 

Një bosht i tërë lirik, që fjalë pas fjale, varg pas vargu, poezi pas poezie ngrihet përherë e më emocionalisht, përherë e më artistikisht, që të mahnit ,të habit, sigurisht që të bën të kuptosh bukurinë dhe fuqinë e mendimit lirik ,pse jo dhe filozofik, të së përditshmes jetë dhe vetë qënësisë së saj. Lançimi i elementëve të inkoshiencës, ëndërrat dhe pasioni, mendimet haluçionalë dhe shkallinat llaftari ,percepetuar dhe ngritur në magjinë art, të përshkruara për së thelli, tej zemrës, tej shpirtit, tej dhimbjes, tej bukurisë vrastare që rrëzëllon kurmin e feminilitetit femër, përbëjnë dhe esencialen lirikë të vetë poetit.

 

Po çdo ëndërr që më shfaqet -- prej skëterrës së pafund

    çdo mendim i llaftaruar -- që më dhemb e më përtund

 

Antiteza e përdorur nga autori, tregon jo vetëm finesë dhe stil, por edhe gjetje letrare, e cila shpreh më së miri forcën e vargut, bukurinë e tij, muzikalitetin dhe nivelin e lartë artistik. Në kontekstin e përgjithshëm, nisur nga metodat krahasuese të mbarë poezisë së tij, këto vargje në dukje flasin për shije letrare të njëjta, por po të depërtosh më me mprehtësi, sigurisht që do ndeshesh me këndvështrimin tjeter, sepse vargje të tilla kanë botë, ngjyra, hapësirë dhe kohë, kanë thjeshtësinë dhe lehtësinë e gjuhës së përdorur, por gjithashtu kanë dhe thellësinë e mendimit që sintetizon pa reshtur forcën shpirtërore me terminologjinë fjalë, botën emocionale me shtjellimin e idesë .

 

Përballë hapësirave letrare sot, e cila ndryshon dhe evolon çdo ditë, universaliteti i mendimit lasgushian në letërsinë shqipe bëhet përherë e më evident, përherë e më profarm dhe ashtu : si kthjelltësia e liqenit që e deshi aq shumë, si bukuria e vashës që ngrihej përmbi “Kumtër”, si ëndrrat e humbura netëve yje shumë, si loti i dhimbjes për tokën e përvuajtur, si shpirti trazuar nga prekja e lirisë, ai do rrëzëllojë pareshtur madhështinë e artit të krijuar . 

 

Refleksion rreth dritë hijes së Kloroformit shqiptar.

 

 

Kloroform!

 

 

Pa dyshim që romani " Kloroform" i autores Klara Buda ka tërhequr vëmendjen e mbarë lexuesit shqiptar dhe të huaj,studiusve dhe esistëve të ndryshëm,të cilët përbrenda kësaj vepre letrare,kanë gjetur atë pjesë të errët të jetës njerëzore, që nën një shoqëri të diktuar,vërejnë metastazat e rrënimit dhe degradimit të personalitetit njeri,dhe për më tepër hedh dritë mbi atë të shkuar tinzare,e cila nuk kursente asgjë ,për të shtuar ditët e agonisë dhe marrëzisë së shndërruar në sistem!

Që në hyrje të këtij romani do të ndeshemi me një përafrim që i përket kësaj lloj bote,për ta shpjeguar,për ta konceptuar dhe trajtuar si një teatër të hapur jetësor,icili në mënyrë relative ,do të përballë personazhet dhe do krijoje hapësirat e duhura për intrigim,pasqyrim dhe perifrazim.

E pahijshmja apo e pakëndshmja e mjedisit mbytës,të rëndomtë,por dhe sinjikativ për atë realitet grishës,perfomon me gjetjen stilistike dhe zbërthimin analitik të karakterit personazh,i cili përbrenda guaskës dhe mjerimit shpirtëror që e karakterizon,hedh dritë dhe paralelizon slloganet dhe zhurmën e modelit me cinizmin dhe paranojën e të verbërit.

Kurbat e shtejllimit të ngjarjes(ose trajtesa dhe karakteri rrëfyes ) zbulojnë engmën dhe fshehtësinë e mekanizmit totatilatar,mistzmin dhe dritëhijen e tij,lulëzimin farsë dhe kobin shkatërrimtar të jetës,fanatizmin dhe hallkat për të shtënguar të vërtetën, moarlin e kalbur dhe sipërfaqësoren “elitare“.

Përbrenda botkuptimit të autores Buda,padyshim që do ndeshemi me anën racionale të saj,me ndjenjësinë dhimbje dhe trajtesë specifike, me grafikë tjetër për realizim tabllosh dhe paraqitje konfigurative.

Le të hedhim një veshtrim të shkurtër në minaturë dhe të posedojmë rreth temës, mesazhit,idesë dhe qëllimit themelor të autores!

Moria e personazheve fillon me kryepersonazhen Alma Fishta,të cilës i kërkohej heqja e identitetit dhe denegrimi i saj njerëzor,pët të vazhduar me rrëmujën e jetës studentore,e cila përbrenda lirshmërisë dhe botës së tyre ,monitorohej dhe sfumohej ç´do çast,për të kaluar pastaj tek nje sintezë krahasuese,qe jepet me mjaft sarkazëm (Morgu=Laboratorin), pa veçuar momentin kritik të asaj mbrëmjeje (ku personazhët kryesorë Alma dhe Adriani),kryejne të vetmin akt që mund të kryejnë dy të dashuruar dhe për këtë shkak indeksohen nga morali kohë si mëkatarë.Kalvari dhimbjes dhe vuajtjes do ndjekë pas si hije,do ravijëzojë me të tjera tablo të erreta,nga më të përbidshmet,duke filluar që nga ndjekjet dhe vrasjet,për të vazhduar me narkotizmin e provokuar,shkatërrimin e mbivlerës tonë njerëzore dhe paraqitjen e një të riut model me identitet të rremë!

Ne kontekst të plotë dhe me trajtesat e modeleve të përafërta si Milan Kundera(Çeki) ,“E vërteta duhet njohur,pastaj vjen shprehja ose Njegoshin (Mali i Zi), “Tiranisë i duhet vënë këmba në fyt dhe kjo është detyra më e ndritshme njerëzore“ ,çel si pari modelin Kloroform,që në thelb dhe përmbajtje,ka për simbiozë këtë idil udhëheqës dhe që me autentizmin dhe brendinë e tij ,e rendit padyshim Klara Budën, në plejadën e autorëve të prespektivës dhe të së nesërmes.

Kloroform pa dyshim që përbën infalacionin e fjalës sëmundje e kohes,dhe nën këtë lajmotiv,shtjellat dhe ngrehinat e perdes diktatoriale,denancohen me guxim,me objeksion të plotë,me qëllim të mirë përcaktuar,që kjo e keqe e madhe të mos përsëritet.

Kloroform në pamje të parë tingëllon si një përcjellje e imazhit të shkuar,e nje mënyre jetese të kryqëzuar ende pa lindur,por po të depërtosh në thellësi, kupton sublimitetin e autores për të mos patur shndërrim në formë dhe përmbajtje të fenomenit,por dritësi dhe intelektualitet për ta trajtuar dhe goditur.

Sigurisht që ky këndvështrim paronamik,ka një autoritet krijues,mbart një mesazh të madh dhe të gjerë,shtjellon dritëhijet dhe anatemon sakrificën e brezit të vet,dhe për më tepër ka modul trajtese dha anë kompozicionale,që për nga paraqitja grafike dhe gjetja stilistike ,ka vetëm një emër,dhe ky emër quhet Klara Buda.

Brishtësia dhe zjarri i shpirtit në poezinë e Bajame Hoxhës

 

 

     BAJAME HOXHA -ÇELIKU

 

 

    Si një buqetë shumëngjyrëshe, me bukuri petalesh art dhe freski mendimi e meditimi , vjen krijimtaria e Bajame Hoxhës, e cila ashtu e ndërthurur përbrenda shumë zhanreve, prozë , fabul e poezi, plotëson dhe perfomon kreaturën e një personaliteti krijues. Në epiqendër të artit të saj gjen shtjellën njeri, me gjithë dinamikën dhe proçesionet që e shoqërojnë, gjen koherencën kohë me gjithë kohezionin dhe reminishincat e saj, gjen akuartitetin shpirt me gjithë ëndrrat dhe shpresën jetë, gjen rilindjen e madhe me gjithë atavizmat dhe trubulimin e diktatit të kaluar. Arti i saj ka larminë dhe subjiktivitetin e përjetimeve të thella, ka partiturën e një shpirti kolorit dhe për më tepër ka dritëhijet e vetë qënësisë, me dhimbjen dhe ëndrrat e mbetura pas kufizimeve jetë. Forcën e ndjenjës për tu ringritur dhe për të ravijëzuar një botë të tërë shpirtërore e gjen më së miri tek vëllimi poetik “Puthmë”, vëllim i cili karakterizohet nga një bosht i tërë lirik, me idil të përkryer dhe të sigmatizuar tek ajo ndjenjësi, që luan me zjarrin dhe akullin, me valët dhe bregun soditës.

 

“Tani endemi brigjeve të erës,

me valët tizare zihem çdo herë,

dhe zhytem thellë në pellgun e verës,

se dallgët e jetës më vranë përherë.”

 

   Poezia e saj ka përgjithësisht strukturë të rregullt, vargje të puthitura dhe rimë, ka kadencë dhe muzikalitet dhe për më teper ka mendim dhe filozofi shprehëse. Vetëm përbrenda kësaj strofe gjen mesazhin dhe lajmotivin e autores për dashurinë, e cila figurshëm e vendos brigjeve të erës me valë tinëzare, për të vazhduar më pas tek kupa e verës, tek ajo kupë simbolizuese persiane, e cila e ngre dhe e çon ndjenjën gjer në dalldisje, gjer në harrim, atij harrimi të madh që nuk mund të lejojë kujtimet trisht të së dieshmes dallgë herezi.Në kontekst të plotë me virtualitetin dhe vizualitetin e konceptimit të kësaj ndjenje njerëzore, vihet re elokuenca e vargut dhe brishtësia e fjalës, ana kompozicionale dhe srukturimi që nis me endjen e subkoshiencës, dikur... diku, lakonizon me valën që tinëzon, shqetëson, rrebelon dhe më pas refleksioni i kupës trazim, harbim, se, sepse ajo jetë e suverjuar dhe frikuar nga marrëzia mentale hidhëron dhe vret. Retrospektiva e poezisë së Bajames ka veçantinë dhe gjetjet e saj, ka kurbaturën e ngritjes dhe shpërthimin, ka befasinë dhe çiltërsinë.

 

“Përherë pasionet me zjarr i ndeza,

me metafora shpërtheva, unë ditë e natë,

dallgëvë, intrigave, përballë u dola,

që lumi i tyre të shterte në shtrat.”

 

  Natyrshëm autorja ngre mijëra pasione përbrenda zjarrit të shpirtit, të cilat sëmbojë dhe prekin, grishin dhe ndjenjëzojnë, shpërthejnë sfondin errëti dhe metaforizojnë të bardhën dlirësi, tronditin dhe refleksojnë .Vetë në thelb kjo është poezia, që të ngrejë magjinë fjalë në art dhe artin ta shndërrojë në letrargji, të mesazhojë sublimitetin dhe të optimizojë jetën e thjeshtë njerëzore. Dhe gjithë sinteza e ketyre vargjeve përmblidhet në një titull të thjeshtë në dukje, por domethënes “Tani”. Tani endet, tani jeton, tani ka vrarë kujtesën e kaluar mbi tela me gjemba, tani ka rilindur shpresën e së nesërmes, tani ka ndezur flakën e pasioneve dhe prapë tani ka risjellur bukurinë profarme të pranverës.Vëllimi poetik i Bajames ka ndjesi emocionale, por ka dhe larminë e vargjeve të lirë, ku caku i hermetizmit me futurizmin sjellin lirshën të tjera koncepte dhe evokimi rreth përgjegjësisë që individi ka dhe duhet të ketë për vendlindjen e tij:

 

"Kur lë pas detin, i përflakur shtrihet vendi im,

me madhështi statujash ëndrramushur pret,

loti, malli, fuqishëm manifestojnë në shpirt stuhi

Zot, të puth dheu im,

jam në Atdheun tim përsëri."

 

Fjalë profetike, dedikim i pastër për atë çka ndien dhe atë ç'farë përfaqëson atdheu për një poet, përshkrim narrativ të ngritur në odeon “Madheshti statujash” dhe përshkrim ndjesor “loti, malli” dhe së fundi thirrmë dhe pasthirrmë “Zot, të puth dheu im”, sepse atdheu është kudo, në mendim, në shpirt, në vetëdije dhe jeton e frymon me frymimin e individit.

 

Autorja Bajame Hoxha në vëllimin e saj ka sinkronizuar dhe perifrazuar zërin autentik të shpirtit, ka përcjellur tharmin poetik me vetëdije pasionale, elokuencë, brishtësi dhe figuracion të plotë, ka alternuar poezinë traditacionale me vargje të rregullta strofike në trajta dhe forma më të lirshme dhe me eufizmat e përdorura i ka dhënë dritë dhe hapësirë mesazhit artstik.

 

27 dhjetor 2011

 

Portat e shpirtit” , spektri poetik i Kozeta Zavalanit, që reflekton pasqyrimin interkulturor dhe interintelektuale grua.

 

 

Kozeta Zavalani

 

 

Vëllimi poetik “Portat e shpirtit” i poetes së afrimuar Kozeta Zavalani, vjen me koloritin shtatë ngjyrësh, ku ç do spektër reflekton pasqyrimin e vizualitetit dhe shkëlqimit akuartitet krijues, vjen në shtatë gjuhë, ku ç do formë foljore shpreh guhën e muzës dhe meditimin e poetit global, vjen ën shtatë kostelacione yjesh për të deshifruar ornamentin vezullues të shpërthimit qiellshkrepëtimë.

Si poezi e mendimit dhe forcës shprehëse, kjo prurje dhe risi për poezinë shqipe, hap portat e shpirtit për të laburuar idetë e mëdha, mesazhin ylberistik të poetit, për më shumë paqe, për më shumë dashuri, për më shumë të drejta njerëzore dhe për më shumë vlera dhe integritet shoqëror. Duke depërtuar nëpër vargëzimet kuptimplote , nëpër gjetjet profarme të autores, befasohesh dhe mrekullohesh, humbet pas monostrukturave ideoartistike dhe intrigohesh. Kjo është poezia, kjo është setenca e gjithë substraktit krijues, kjo është farfurima e luleve shumëngjyrëshe që zgjon agimet e ditëve të jetës, kjo është simbioza e gjithë kuptimësisë së mendimit njerëzor elitar. Aty ndeshesh me grafika poetike të strukturuara dhe mirëpërcaktuara, ndeshesh me figuracionin e pasur dhe muzikalitetin e fjalës, ndeshesh me epigramet dhe stilistikën, ndeshesh me dlirësinë e shpirtit dhe hapësirat frymëzuese. Për më tepër le të ndalemi në analitikën e poezisë së Kozetës, e cila të krijon mundësinë për një zbërthim më të detajuar artistik,por dhe për një përnjohje edhe më të madhe :

 

“Sot, gjethet këpusin fundin e stinës

me llërët e zhveshura të drurëve.

 

100 mijë poetë në gjithë botën

jemi mbledhur

me dashurinë përqafuar,

si vetulla e dritës në breg horizonti

nga dielli mbetur pambuluar. “

 

Gjethet vjeshtë këputin fundin e stinës, zhveshin mantelin blerim të drurit, paralajmërojnë të ftohtin akull që po afron, të ftohtin acar që shpirtrat gëlojnë dhe në retroduksion të natyrës heshtje, ringrihet një tjetër natyrë që në emër të paqes kërkon që gjithë botën të sfidojë. Jam “Unë”, jemi “Ne” jemi 100-000 poetë apelon autorja që anembanë globit thirrmojnë për dashurinë e humbur, për jetën e këputur, për luftën e pakuptimtë, për fëmijët e uritur. Ky shpirt ëngjëllor, endet drejt qiejve të Diellit dhe ndez ditët e shpresës, ditët e mirësisë dhe të begatisë për të gjithë.

 

“Ndonjëherë më ndodh

të jem me sy të përhumbur,

              por, jo të përgjumur.

Një shpresë drite ka regëtirë tek unë.

Asgjë s’më ka mundur.

Gjithmonë,

njerëzve të mirë u jap çelësin,

për të hapur portën e shpirtit,

ku pëshpëritin valët e kaltra,

ku lahen  yjet dhe mjellmat...

Jam herë blerim,

     herë frymore e thjeshtë.”

 

Qendra e referimit të autores është shpresa dhe mirësia, është kjo ndjenjë që e bën të vegjetojë dhe rrezatojë , është i njëjti mision prej shenjti poet që e ka shndërruar në qëllim, është parateza e burimit dhe blerimit shpirtëror të gjithë jetës njerëzore.

 

“Jeta, me prurjet e saj

rikrijon vetveten,

më krijon mua edhe ty...

Nuk e di ku fillon ëndrra,

ku mbaron mendimi...

Me zërin e brishtë

të ndjeshmërisë femërore,

artikuloj sinfoninë e vazhdimësisë

në jetën,

që mbars shpresën.”

 

Jeta, është referim që i përmblesh të gjitha, është transmetimi individual që hipotekon gjurmët e njohjes dhe të ekgzistencës, është kohezioni krijuar dhe rruga e vazhdimësisë. Aty shpirti alturist thur ëndrrën dhe të nesërmen e lumturisë së tij, krijon mendimin dhe ovacionin e zërit të tij, produkton ndërgjegjien dhe arsyen e tij, epiqendërzon portretin bukuri, elokuencë dhe e ngre në sinfoni, ushqen të nesermen shpresë dhe mbetet në përjetësi.

 

“Portat e shpirtit”, janë portat e një zemër gruaje, janë portat e një shpirti të lartë poetik, janë portat e një portreti individual intelektualeje, të cilat hapen për të dhuruar dashuri dhe mirësi, hapen për të nënëshkruar afirmitetin vlerë njeri.

 

Jozefina Traboini, perandore e shpirtërave progresive të gruas intelektuale shqiptare!

 

 

Jozefina Traboin

 

 

   Vëllimi poetik “Perandoria e shpirtit” i autores Jozefina Traboini, vjen si prelud i dashurisë së shenjtë për familjen, për të afërmit e saj që u martirizuan në emër të së drejtës hyjnore dhe lirisë, për vendlindjen e saj Shkodrën, që ngrihet legjendash Rozafati dhe prehet liqenit kthjelltësi, për zotin e tokës dhe qiellit që fal amshimin, për shpirtin dhe dlirësinë e gruas, për fjalën dhe besën, për natyrën e bukur dhe vetë qënësinë njeri. Eshtë një vëllim sa befasus por dhe kaq intrigues, i cili përbrenda thjeshtësisë dhe forcës së vargut ngrihet dhe të rrëmben me vete.Që në fillim nis me bazën e qënësisë tonë, familjen, nënën, motrën, bashkëshortin, fëmijët dhe përbrenda konceptit dhe botkuptimit Finian jepet tabloja e qartë dhe stenca e përkushtimit, ndjenjësisë dhe sinqeritetit. Këndvështrimi i kësaj vepre edhe pse përbrenda dy pjesëve ( familje+natyrë, Kunorë dashnie+ Falem), ndan të njëjtin bosht poetik, mbart të njëjtin afinitet, të njëjtën pëkujdesje, të njëjtin vlerësim dhe respekt, harmoni që vjen natyrshëm nga dritësia dhe shpirtdlirësia e autores. Eshtë domethënëse që analitikën e kësaj prurjeje ta bazojmë tek mesazhi dhe figuracioni përdorur, tek ideja themelore dhe fuqia shprehëse, tek forma dhe përmabajtja, tek ideimi dhe botëkuptimi, tek perfomanca e prurjes dhe hapësira e krijuar.

 

“Dy rreshta po ti shkruaj, për të kujtu se ti gjithmonë do të mbetesh në veprën dhe domethënien e kësaj fjale Hyjnore”

 

Që në fillim ndeshemi me dedikimin ndaj “Nënës”, simbolizueses së krijimit dhe përkujdesjes, shëmbëlltyrës së dashurisë dhe mirësisë, e cila ngrihet deri në hyjni. Sigurisht që fjala “dy rreshta” ka kuptim figurativ, se përbrenda tyre mbartet një det i tërë malli dhe dhimbjeje, një mal i madh kujtimesh dhe nostalgjish, një botë e tërë përjetimesh dhe emocionesh, të cilat e ngrejnë këtë figurë deri në madhështi. Nuk ka si të ndodhi ndryshe me modelin finian, pasi gjurmët e egzistencës dhe përtëritjes ndajnë të njëjtin kuptim, të njëjtin ndjesi, të njëjtën vlerësim. Mundësueses së hapjes së kthinës jetësore, për tu endur, për tu përballur, për të mundur ,për të ecur, për të kuptuar, për të jetuar dhe për të vazhduar, shpreh më së miri setencën e vetë qënësisë tonë. Afeksioni shpirtëror mbetet dhe anançon gati gjithë pjesën e parë të vëllimit poetik, ku nëpërmjet figurave të tjera qëndore dhe solide si: bashkëshorti, fëmijët, motra, vëllai, etj, plotësojnë më së miri tablon jetësore të një realiteti të vërtetë familjar. Sigurisht që kjo lidhje është e natyrshme, por ndërthurja dhe vendosja e elmentëve plotësues si: ajo hyjnore, shpirtërore , tejçuese dhe inspiruese, e bëjnë të veçantë dhe domethënës këtë detratim jetik.E gjithë kjo prurje vjen me thjeshtësi dhe shumë dashuri, me trazimet e shpirtit dhe fisnikëri, me vitalitetin e gruas dhe krenari.

 

“Falem” - Lule! Rruzulli pa ty do ishte i shëmtuar “

 

Autorja falet! Lutet!...natyrshëm për lulet, për simbolikën e dashurisë, paqes, pastërtisë, dlirësisë,delikatesës dhe brishtësinë, për muzën poetike që flalën më të parë e mat me të, për aromën dhe hijeshinë, për gjithçka që e rrethon dhe mistizon këtë çmenduri bukurie.

Dhe mes kësaj lutjeje pafund përshkon dhe drithëron gjithë tharmi poetik, i cili sigmatizohet para një simfonie, humbet mijëra kujtimesh Shkodrës vegjëlie,apo përmallet dhimshëm liqenit dallgëzimesh.

 

“Me notat e tua Bet'hoven

do melodioja me gjithë botën

me tingujt e tu, qaj gjithë kohët”

 

Partitura që kohëzojnë një shpirt të tërë, partitura që përcjellin çaste trazimi, trishtojnë dhe shpërthejnë diejsh pasionesh, partitura që zhytin melankolish dhe ringrejnë mijëra refleksionesh.Ky fleksibilitet me koherencë përtej subjiktivitetit koshiencë shkon gjer në çastin sublim, çast që kërkon të luhet me të njëjtin tingull, me të njëjtën melodi, me të njëjtin ritual.

 

“O kalaja jeme shkodrane!

Sa shumë shpirtin ma shtrëngon

Kur shof që vij nga larg,

nuk b'zaj, veç nga malli meditoj”

 

Shkodra dhe Rozafa, djepi i qytetërimit shqiptar dhe legjenda e murosjes, kryqëzimi kulturës romane me atë tradicionale, vijnë për çdo herë tek autorja me tjetër mall, tjetër kujtim, tjetër sëmbim në shpirt dhe tjetër dhimbje.Aty fshihet vegjëlia, thirrja e nënës dhe përkëdhelia e gjyshërve, melodia e jareve të famshme dhe gjithë fëmijëria.

 

“Ujë, ujë që shtrihesh nëpër dallgë

Rrethuar me male që flasin historinë

Thellë, thellë, në fundin tënd! “

 

Para syve shtrihet madhërishëm i kaltri liqen, trazim valësh dhe mendimesh, turfullim dallgësh dhe ndjenjash. Ai perifrazon pareshtur atë të shkuar heshtje, që fsheh bëmat dhe luftërat e heronjve, përpjekjet e martirëve të mbetur përfund ujit thellë, lotët e humbur shkumëzim hidhërimesh dhe së fundi regëtima të pafundme pulëbardhash dhe njerëz të ekzaltuar gjer në adhurim.

Autorja është percepetuse dhe përçuse idesh, detajon vëmendshëm por edhe apelon, për atë terror të çmendur që përjetoi nga diktatura një komb i tërë. Masakrimi i së afërmëve të saj ishtë më shumë se tragjedi, shkaktoi një kalvar të gjatë dhimbjesh, por e sjellur nëpërmjet vargjeve, Fini kërkon të japë tjetër mesazh, tjetër dimeson, vetëm e vetëm që kjo e keqe e madhe të mos përsëritet më. Jashtë vëmendjes së autores nuk mun të qëndroje as fenomeni gjakmarrjes, i cili ka shkaktuar kaq shumë gjak, vëllavrasje dhe dhimbje. Ajo lutet si shenjtore që ky mallkim i endur ndër nesh të mbyllet, paqja dhe mirësia të begatojë shpirtrat njerëzorë dhe falja e madhe të ndalë këtë gjëmë të zezë.

 

Ky ishte një vështrim i shkurtër rreth vëllimit poetik “Perandoria e shpirtit”, i cili nis si një dedikim, por me thjeshtësinë dhe madhështinë e fjalës, me bukurinë dhe dashurinë njerëzore, befason dhe impresionon, të bën të ndjesh dhe kuptosh universalitetin e mendimit progresiv të gruas intelektuale shqiptare.

 

 Patetizmi i një shpirti të thellë lirik në poezinë e Dashnor Selimit

 

 

Dashnor Selimi

 

 

“Lirikat e Anëvjosës” të autorit Dashnor Selimi, vijnë si shpërthime të befta poetike që rrëmbejnë dhe dallgëzojnë njëlloj si valët e lumit, vijnë si shprehje dhe mishërim i simbolikës së bukur, vijnë me elokuencën e vargut , brishtësinë e fjalës , dhe ndjenjësinë e shpirtit , jashtë ç'do kornize të kuadratuar apo skematizmi të paracaktuar, duke na afruar tablot shumëngjyrëshe dhe plot dritë të një mirëfillësie të mirëplotuar letrare. Përbrenda kësaj hapësire krijuse, këtij editimi dhe përjetimi shpirtëror, ndeshesh me fizionominë e karakterit letrar të formuar, me obsesionin e thellë dhe këndvështrimin orgjinal, me zërin virtuoz që i këndon lajmotivit të vetë jetës. Shtrati poetik i kësaj vepre përmbushet nga ndjesia dhe percepitimi për vetë thelbin qënësi, për nënën dhe vendlindjen e dashur që humbet atje mes kodrave të hijëzuara, për lumin turfullim që identifikon dhe gjithe risinë poetike dhe qytetin emblematik, për ëndrrën e bardhë shkrirë fjollave të borës dhe të nesërmen pritje të trishtë. Që në titull autori intrigon dhe jep imazhin e një boshti të fuqishëm lirik, i cili dhe pse i plotësuar me detajimet e tjera poetike, nuk e humbet për asnjë rast pikën e referimit, por në sinkron të plotë dhe në harmoni me elementët bazë figurativë e përforcon imazhin e veprës dhe e bën atë edhe më eksigjente. Autentiteti krijues, lojëra me fjalët, portretizimet poetike, figuracioni gjallë, muzikaliteti dhe forca e vargjeve, hyjnizimi bukurisë rrëzëlluese, përbëjnë esencën e gjithë kësaj prurjeje, e cila të mban pezull dhe të zhyt thellë në kuptimësinë dhe kadencën e saj.

 

“Shpesh,

shkëmbenim letra me nënën time.

Fillonte për fshatin,

që i ngjasonte një jetimoreje,

për tokat e papunuara,

mbuluar me gjemba.

Për lulet,

tharë teneqeve të ndryshkura,

që u njomën me ujin e stinëve”

 

Vargje kuptimplotë që epiqendërzojnë portretin e lindjes së vetë jetës “Nënën”, vargje që kanë për kryethënie përmasat dhe figurën e saj, vargje që deshifrojnë kufijtë mitikë të njohjes që kalojnë po nga ajo, vargje që natyralizohen me ndjesinë dhe përjetimin e saj, për jetën e thjeshtë, për arën e pambjellur, për vendlindjen, për gjithçka, vargje që sjellin farfurimën e tokës së të parëve të mbushur me lulet e çelura të Majit.

Menjëherë pas këtij dedikim të përligjur autori rikthehet në tematikën e plotë dhe setencën e gjithë veprës poetike, atë të lirizmit dhe oshilacioneve të saj.

 

 

“Përse ike këtë dimër të ftohtë,

ku dhe flokët e stinës kishin ngrirë

dhe nëpër pasqyra pellgjesh copëtoheshin,

ëndrrat e mia në gjunjë lutjesh ? ”

 

Vargje të puthitura, që kanë brenda elegancën e mendimit, përputhjen e plotë të elemintit natyror “Dimër të ftohtë ” i cili epitetëzohet me pasthirrmën lutje, pasthirrmë që shkon përtej vetvetes, dashurisë së ëndërruar . Flokët e stinës e dramatizojnë dhe e bëjnë edhe më koshientëe dashurinë e munguar, ndoshta të humbur, por vetë ndërgjegjia rrëmon dhe kërkon nëpër kujtimet e trishta, të atij zëri drithërues që shemb yjet dhe çel mijëra dritësime, dhe ashtu në përulje figurative ringre pasazhet e hijeve të tretura largësi venitëse. Referimi i këtyre vargjeve ka dhe antitezën e plotë të ngrohtësisë dashuri dhe akullit shpirt, që në dualizëm të hapur intrigojnë njëra -tjetrën për të performuar më pas gjithë këtë elegji .

 

“..Të shikoje ëndrrat,

shkundur nga plogështia,

duke nënëshkruar fjalën e fundit:

''Jetova në një botë pa dashuri''. ”

 

Kjo është përmbyllja e gjithë këtij referimi poetik, referim që mbetet atje tek koha e largësuar dhe në anaforë me çastet pështjellim, çastet trazim, çastet pikëllim (zërat e shiut) e subjektivizon ornamentin shpirtëror dhe e tejçon në letragji. Njeriu jeton, përjeton dhe fleksibilizon, por poeti, si këndvështimi dhe syri tredimesional i të kuptuarit, konceptuarit dhe emotivuarit mbetet atje tek thellësia dhe pastëria e ndjenjës, tek fuqia dhe ritmi i zemrës, tek pasioni dhe bukuria e ëndrrës. Sigurisht shpërthimi është dramatik, jeta e jetuar grafikisht ka humbur ç do kuptim, dhe ai, poeti, me të vetmet armë fjalësh që zotëron, nën dritëthënien e referimit hapësirë thur vargëzime elegjikë.

Për të përforcuar këtë ide, por për të kuptuar më shumë mistizmin dhe përthyerjen e një shpirti të aborguar gjer në tejskashmëri le të ndalemi në të tjera grafika krijuese:

 

“Çdo mëngjez iki herët.

Si i çmendur.

Pa hedhur një pikë parfumi të trishtë.

Kujt t'ia them të vërtetën ?

Vetëm këmisha e bardhë e mureve,

mban fshehur ëndrrat e mia. “

 

Ikje, nxitim, humbje pas telajo ngjyrash të rreme, endje pas ëndrrës së dikurshme, atje ku yjet përshkënditin qiellin, atje ku shpirti këkon shpirtin dhe jeta kërkon kuptimin. Metafora “këmishë e bardhë e mureve” kapërcen në kufij surrealë dhe jo rastësisht, por mjeshtërisht dhe me kuptim parësor, pasi profetizimi dhe përjetësia e ndjenjës dashuri shemb dhe ringre të tjera qiej shpirti.

 

Dhe ashtu i endur tek bukuria dhe çmendia e ndjenjës autori krijon ritëm dhe sigmatizon orgjinalitetin e shpirtit krijues, atë të bukurisë dhe madhështisë që e identifikon, të harmonisë dhe traditës që e evokon, të lumit akull dhe përherë në rrëmbim, të qytetit që dremit poshtë këmbëve të Dhëmbelit, të fshatit të largët dhe çapkënllëqeve të moshës, të cilat sëmbojnë dhe ripërtëriten në të tjera kulmime, në të tjera meditime, në të tjera rrugëtime.

 

Namik Selmani, metafora e gjallë e dhimbjes dhe shpirtit çam.

Posted on August 22, 2013

0

 

Namik Selmani, metafora e gjallë e dhimbjes dhe shpirtit çam.

                      nga Agron Shele

Shpirti çam, si një frymim i ngjizur shekujve të dhimbjes dhe i endur legjendave e baladave të ngritura në himn, përshkon hieroglifet e majave shkëlqim, depërton blusë së thellë të detit trazim, ngre kurorë ullishteve harbim, përshkund themelet e kullave rrënim, vërtit në ajër fustanellën ar e qëndismë, jehon zërin e brezave shkëlqim dhe ashtu e plotë, me gjithë konfiguracionin dhe hapësirën e pamatë të kufijve mitikë, vjen para lexuesit nga poeti tashmë i njohur Namik Selmani, me këtë përmbledhje poezish të zgjedhura, me gjithë forcën, madhështinë por dhe tragjedinë që e ka shoqëruar këtë popull martir. Tek ky shpirt rrënjëzon të shkuarën dhe të sotmen autori, tek ky shpirt gjen frymëzimin dhe sendërton vargjet, po tek ky shpirt merr nektarin e fjalës dhe gjuhës artistike, për të sjellur, por dhe për të memorizuar atë pjesë kulture çame,e cila në formë dhe përmbajtje ka diçka përtej ndjesisë njerëzore, ka diçka përtej kohëve dhe historisë, ka diçka përtej së zakonshmes dhe esenciales që ne jemi mësuar të ravijëzojmë dhe të trajtojmë në përgjithësinë e tematikave. Për të kuptuar por dhe për të hedhur dritëhijen tonë rreth mesazhit artistik, boshtit qëndror të këtij vëllimi sigurisht që do kalojmë nëpër të shkuarën dhe traditën e kësaj treve, sigurisht duhet të njohim muzën dhe këngët e ngritura në balada trimash, kalvarin biblik të shpërnguljeve dhe dhimbjen e mbjellur kujtimeve. Këtu nis zanafilla e mbrujtjes poetike të autorit, këtu motivohet dhe shpërthen kreativiteti krijues, këtu shtjellon frymën muzikale të vargut dhe po këtu buron magjia e artit të fjalës. Larmia e fjalës dhe figuracioni, ornamenti i elementëve jetësorë, kadenca dhe muzikaliteti, beftësia dhe risia e sjellur, tradita e ndërthurur me modernen gërshetojnë stilistikën dhe gjetjen poetike, gjetje që identifikohet shpejt dhe qartë me emrin e autorit Namik Selmani.

“ O zog me krahë të këputur nga malli, nga brenga
O shqiponjë me flatra që oqeanet s’ të kthekan
………….
O pëllumb i Çamërisë
Që për paqen gugat mes tufanesh,
Mos ma shuaj cicërimën brenda shpirtit tim të vrarë! “

Që në fillim ne ndeshemi me thirrmoren e fortë të autorit, thirrmë që sinkronizon zërin e një populli të tërë, dhe në mënyrë figurative i drejtohet zogut, shpesit të lirë që kapërcen anë e dete, më pas simbolizon me shqiponjën, zogun krenar që sintetizon të shenjtin tonë flamur, pastaj ndalet tek pëllumbi, tek simboli i paqes dhe mirësisë dhe për të gjithë ka një lutje, një qëllim, rikthimin në vendlindjen e largët dhe shuarjen e brengave të brezave radhë radhë. Konceptimi shumëdimesional i këtyrë vargjeve jep edhe tablonë tjetër të këti këngërimi, jep dhe ligjërimin e përbrendshëm që mbart përherë të gjallë kujtimin dhe mallin e pashuar, dhe në mënyrë krejt parabolike dhe të natyrshme jep mesazhin e gjallë dhe të qartë, atë të trimfit dhe rikthimit të ligjshëm në tokën e të parëve.

“Vendlindja e largët
Lapidar pa lule do të kthej …prapë…”

Sigurisht që autori ka ndërtuar dhe ruan një bosht të mirëpërcaktuar, varg pas vargu dhe poezi pas poezie ndjek në mënyrë kronoligjike hapësirën e kohës dhe motivin e ngritjes së fjalës në penë, ngjyen në penelatën e traditës së shkruar dhe detraton tablot e pashlyeshme gati në legjendë.

“ S’ di se ç’ zjarr ta ngrohu zemrën,
Të dha krahë e vallen zure,
Filizblerti i legjendës
Osman Taka, dritë me nure. ”

Patosi i shpirtit, përdorimi i togfjalëshave (vijojnë më poshtë: burimargjendtë, flamurshkruar, etj), plotësojnë jo vetëm forcën shprehëse të poezisë, por japin dhe aktin dithiramb të trimit Osman Taka, e mitizon më tej atë dhe e shndërron në shëmbëlltyrë dhe atribut të panteonit më të artë të historisë çame. Depërton më në brendi të vargjeve gati elegjikë dhe befasohesh nga shtjella dhe përmasat e terminologjisë së përdorur, intrigohesh nga ngjarjet gati të shndërruara në epikë, dhe për më tepër të sadifaksionon ndërthurja e elementit poetik me atë panoramik. Përbrenda kësaj dritësie shtrin imagjinatën në hapësirat e bukura të Paramithisë, Filatit, Vërselës dhe Pargës, humbet shkëmbinjve të Sulit dhe më pas memoria drithëron shtegëtimin e pakuptimësisë, shpërnguljen masive, të masakruarit , të vdekurit rrugëve dhe tek ata të gjallë që mbeten dëshmi e gjallë e rrëfimit.
“Djepet e fëmijëve-yje dritëzonin në qiellin e errët buzë Jonit.
Si një lojë e çuditshme
Pëllumbash e shqiponjash në ikje.
Udha kthehej në varr pa lule, pa emër,
Pa tinguj mortorë në marshin funebër,
Pa fjalë besimtarësh,
Guri që prekej në thepa lotin e rëndë nxirrte.”

Shpirti çam endet shpresës dhe fateve të bijve, endet bukurive dhe mallit të vendlindjes, endet madhështisë dhe traditës së lindur, endet kohës dhe viteve të numërimit, endet gjurmëve dhe gjakut të trimit dhe si e tillë ai  do mbetet margaritari më i bukur i kurorës së historisë tonë shqipe.

 

 

 

Genta Kaloçi është nga ato autore, e cila e ka shndërruar artin e saj poetik në prelud të filozofisë jetë dhe mesazh të ndërgjegjies njerëzore.

(Këndvështrim rreth Vëllimit Poetik “Nën petkun e vdekjes”)

 

nga Agron Shele

http://gazetadielli.com/genta-kaloci-arti-poetik-si-prelud-i-filozofise-dhe/

 

 

Poezia është substrakt i ndjesisë më të thellë shpirtërore dhe si e tillë ajo ejkalon dhe fluidizon emocione dhe ndjenja të papërsëritshme. E parë në këndvështrimin shumëdimesional të ndërtimit dhe strukturës së ngritur, mesazhit, formës (përmbajtjes) dhe gjetjeve do të kuptojmë menjëherë një poezi ndryshe, një poezi e ngritur mbi përvojë të madhe të analitikës dhe psikikës së fjalës, një poezi e konceptuar aforikisht dhe për më tepër një poezi e sugjesticionit dhe teknikës më bashkohore sot. Që në titull autorja Genta Kaloçi vjen me anaforën e petkut, perdes hije që shoqëron jetën dhe nëpërmjet boshtit të saj poetik e sfidon këtë ndjesi, e kanalizon si një proçes që tjetërson dhe transformon, por kurrsesi që shkatërron. Ripërtëritja e jetës, përsosja dhe emancipimi shoqëror janë detabest i gjithë zanafillës krjuese të autores, ku sigurisht nëpërmjet vargëzimi partiturë fjalësh japin tablo të qarta, me shumë ngjyrime, kontraste dhe përthyrje koloritësh në esencë dhe ide. Vëllimi poetik ka ndërthurjen dhe veçanësinë e të shkruar art, ka simbiozën dhe modalitetin më bashkohor, ka filozofinë dhe përqasjen e kohezionit krijuar, ka psikologjinë dhe analitikën e proçesit përjetues. Rrallë bie ndesh me kreatura të tilla krijuese, rrallë ndeshesh edhe me peotikë anaforike, ku mendimi sintetizohet në urtësi dhe urtësia në model jetësor emancipues, për atë që shkon dhe për atë që ringrihet. Shpesh ndeshemi me kritikën e veprës në forma strukturale por dhe figuracionit, kritikë që shkon për shtat me analizën e vargjeve ose të veprës në tërësi, por këndvështrimi më i thellë na çon në të tjera percepetime, të cilat fillojnë me vetëdijen, ndërgjegjien , dhe filozofinë ku mbështetet vepra letrare:

 

A nuk është ndjesia dhe bota shpirtërore ajo që na çon drejt idesë?

A ka ndërgjegjie të plotëformuar për të thyer mitizmat dhe konceptin kohë?

A ka një kontur të qartë ku duhet mbështetur risia?

 

Këto dhe mori të tjera pyetjesh gjejnë përgjigje në këtë vepër poetike, gjejnë frymën e objeksionit dhe diskutimit për natyrën se si janë sendërtuar, përbëjnë thelbin e koherencës së re letrare që po fryn dhe për më tëpër hedh tezat e mënyrës më të re shprehi qoftë në formë qoftë dhe në përmbajtje.

 

Vëllimi poetik hapet me poezinë “Jeta”, këtë ekuacion dëshirash dhe dimbjeje, sikurse shprejet autorja, këtë sigmatizim dhe mundësi të dhënë, dhe përse:

 

për të lënë gjurmët e hapësirave të pakufi, njohje.

 

Spiritualizmi, si forma më e qartë e shprehisë shpirt, vesh me nuanca dhe kode gjithë këtë perfomancë krijimi , e zbret atë tek lexuesi me idenë e glorifilimit për të gjithë, dhe së fundi kjo ndjesi shprehëse shkëputet ngë vetja përt tu bërë pjesë dhe lançim i dritëthënieve më të larta mendim.

Harmonia peotike shëtit dhe ushqehet në të tjera lëndinaja muzash, në të tjera gjetje profarme dhe kontraste shoqërore, tek dobësia njerëzore, kjo e përshpirtshme ndjesi që e zhvesh njeriun nga metamorfozat madhështi, tek ndërgjegjia, si pjesë e proçesit të vetëdijes dhe pranimit të rregullave të vendosura nga po vetë ai, tek dija, ky proçes njohje dhe përnjohje që nuk njeh kufij, tek hyjnorja, kjo përkryerje që e jep dhuntia e të qënurit njeri.

Është befasuese, grishëse , por dhe tërheqëse kjo mënyrë tjetër e të krijuarit poezi, shkrirjes së saj në analogji percepetimi dhe ndërthurje idesh psikologjike botëkuptimi, këndvështrim që kapërcen nëpër qerthullat metafizikë dhe njohjes së thellë të elementëve sugjestionivë të karakterit dhe vetë universalitetit në tërësi. Humbja, Vetmia, Hiri im, sjellin një përthyrje mendimi, i cili në fund bën përmbysjen e madhe të idesë fillestare, duke mbjellur shpresën e besimit, por dhe duke sfiduar realitetin momenetal gri!

 

Sigurisht që përbrenada këtij vëllimi zë vendin e saj edhe lirika, e cila vjen nëpërmjet detratimit mish dhe shpirt, vjen si proçes i ndjenjësisë më të bukur, vjen si ëndërr e bukur vere dhe zbret kumtrit të yjeve si shtojzovalle:

 

 

***

Ti dhe unë,

dy copa akulli

në saharën e epshit tonë.

***

 

Ti dhe unë,

dy shpirtra të dlirë

të humbur

në mëkatin përrallor.


 

I endur rret mrekullisë poetike të autores Genta Kaloçi, e cila ravijëzon nëpërmjet shpirtit etik, esencial, të lirë, psikologjik dhe filozofik, nuk mund të mos vësh në dukje këto elementë thelbësore, nuk mund të mos nënkuptosh risinë e re krijuese, nuk mund të mos veçosh apo hulmutosh veprën e saj “ Nën pekun e vdekjes”, i cili me të gjitha ornamentet që e shoqërojnë , gjetjet, dhe risitë që sjell, i shtojnë edhe një gur më tëpër kalasë së madhe të Letërsisë Shqiptare. 

 

Mozaik vargjesh në partiturën poetike të Dashamir Malos

 

 

nga Agron Shele

 

 

Vëllimi poetik “Ndoshta” i autorit Dashamir Malo vjen si shrehje e frymës dhe dhe ndjesisë poetike që prek kostelacionet më të larta të shpirtit, prek me brishtësinë e fjalës dhe ejmotivet e jetës, për tokën, dhimbjen, vendlindjen e fshehur mes majash mjegull dhe për të bukurën.

 

 

      Dashamir Malo

 

Kjo lloj poezie e ardhur si sublimitet i një shpirti estetik dhe shpërthys dallgëzon njëlloj si valët e Jonit dhe shfryn shkulme brengash, mall të patreguar për atë që shkon dhe përvuan eremine vedlindje, flakë pasionesh e dëshirash, si dhe rikthehet e mbetet tek e thjeshta përditshmëri jetë. Leximi i këtij vëllimi poetik përpin me një frymë, të shëtit nëpër mistizmet dhe gjurmët kohë e paskohë, të zbret tek agu i ditëve rilindje dhe të çon përtej muzash perëndime.Që në fillim ndeshemi me gjetjet dhe stilistikën e veçantë, stilistikë që produkton vetëm një penë elitare, për të humbur mes ngjyrimesh dhe muzikaliteti fjalësh, të cilat tingëllojnë pareshtur si një fëshfërimë e largët. Fjalë pas fjale e varg pas vargu kupton ndjesinë dhe boshtin poetik që përshkron vëllimin, kupton thjeshtësinë e ngritur në madhështi, kupton magjinë që prek me nota fjalësh kupton hapësirat dhe përmasën e vargjeve.Vargjet e lira si vetë liria e pafund e shpirtit që ka tjerrë fijet mendime rrjedhin e rrjedhin diku zhurmshëm si shirat e rrëmbyera të vjeshtës, diku qetësisht si krojet e ftohtra pikërim, diku ëmbël si kënga e zogut harbim, diku egër si piskama e trimit kushtrim, diku dhimbshëm si dashuria e parë harrim. “Ndoshta” jep kuptimësinë e parë të një dualizmi të përbrendshëm, i cili shtjellon pas kuintave mëdyshjen dhe diskutimin rreth gjithçkaje, por thellë thellë zhyt në hamendsione dhe devijëzon tedencat dhe abstraksionin e profarmës poetike dhe filozofike.Në mënyrë krejt intuitive përmbyllja e vargjeve mbjell shpresë, ngre kolritë ylberistikë mbi harqe shpirtrash të trishtuar, risjell magjitë e netëve prushëzuar, rizgjon sirenat e fjetura buzë mbrëmjesh dhe çel mijërë kurora trëndafilash. Shtjellimi poetik qysh në fillim formëson idetë bazë dhe të qëndrueshmëe se larmia krijuese qëndërzon në tabanin dhe rrënjët e të parëve,tek epika dhe tragjikja e tyre, tek toka, gurët dhe murnajat gri që u qepen kodrinave dhe flenë poshtë këmbëve të maleve:

 

“toka ime është atje

toka ime e mbuluar me vetmi tragjike

toka ime

tokë e gurë bashkë “

 

dhe për të lakonizuar përmbylljen sa epike por dhe kaq shpresuese, hark kohor që ndan me shkuj por sintetizimi dhe paraqitja grafike jete vetëm brenda dy vargjesh:

 

“pas etheve të etjes (e përvuajtur , e plagosur dhe e etur në shekuj)

dhe të pritjes “( shprësës tek e nesërmja, besimi tek e ardhmja )

 

Në po këtë bosht poetik lëvrohet edhe poezia Kangjele (Këngë), e cila zbret nga mitizmet më të thella të legjendave dhe ringre burrat e maskruar tinëzisht për të nisur këngët e vjetra ilirishte dhe për të vërtitur fustanellat e bardha burrërishte.

 

Kanë mbetur në Shën Thanas

me gurë gri ca varre

me lavdi mbuluar

qarkuar me qarre

 

dhe për të vazhduar më pas:

 

“pas shumë mote shkuar

u ngritën nga varri

prapë ushtoi kënga

ja atje tek qarri

 

isua e përzishme

nisur nga dodona

ardhur kaq e gjallë

gjer në ditët tona “

 

Toponime të tilla si Kangjele, Sheshkalor, Gjon Zi, Gjok Maç, Triviza etj etj shprehin më së miri trasmetimin e ruajtjes së emërtimeve të brezave dhe ruajtjen me fanatizëm të kulturës së lashtë , të cilët mitikisht janë ngritur nga varret dhe kanë bërë historinë tonë shqiptare.

 

Shtrishmëria e hapësirës poetike nuk mund të mos kapërcejë dhe të mbetet tek nëna, ku njëlloj si dhimbja eseniane autori e ngre në kult dhe vendos paralelizma me bukurinë dhe tejpashmërinë më mahnitëse sikurse është lulja:

 

“Fillikat nëna ime atje në Përmet

gjithë ditën kuvendon me lulet

në ballkon

kur shkoj

lulet më flasin me gjuhën e nënës

nëna më flet me gjuhën e luleve”

 

le të hyjmë më në brendi dhe të ndeshemi me elementët sinjikativë, me ndjesitë dhe ornamentet e shpirtit me brengën e poetit dhe pasionin me dlirësinë dhe beftësinë, me gjetjet dhe ravijëzimin e vargjeve, me trishtimin pikëzim vjeshte dhe lirikën përtej blusë së nimfave joniane:

 

“e di

ti do të vish

pranë Jonit kaltëruar

me Diellin në sy

me Botën

në duar”

 

ose

 

“Më josh stina jote

stina jote

që i ka të katër stinët

brenda”

 

Vargje domethënës, shprehës, përthyes, me shumë botë dhe ngjyrime dhe figuracion të dhënë në kontraste katër dimesionalë, si vetë katër stinët me akullin dhe zjarrin, me farfurimen lule dhe bulëzimin e trshtshëm.

 

Poezia e Dashamir Malos është një poezi e konsoliduar, ai tashmë vjen me vëllimin e katërt poetik dhe me përkthime të poetëve të njohur, ai vjen si mbrujtje e një plejade të re poetësh dhe uragan mendimi bashkohor dhe si i tillë ai përqas dhe pëcjell universalitetin e poetit modern sot!  

 

          Maja malesh, thagmë Jonike   (Poezi)

 

Elementët filozofikë dhe kuptimi estetik i poezisë moderrne sot

 Këndvështrim mbi vëllimin poetik “Maja malesh thagmë Jonike “ të autores Irena Gjoni.

 

nga Agron Shele

 

 

Poezia tashmë me gjithë perfomancën e saj, ka hyrë në moderaturën e re bashkohore, është bërë më sugjestionuse, më bëfasuese, më e ndjeshme, më prëkëse, më figurative dhe sigurisht edhe më filozofike, duke u shkëputur kështu nga traditat e vjetra, të ngurta, por dhe nga kohezioni i nevojave dhe rrethanave historike apo politike, domosdoshmëri por dhe devocion i poetëve për t’ ju përmbajtur etapave të vetë zhvillimit tonë shoqëror. Si pjesë dhe integral i hapësirave të krijuara, pra i lirisë së plotë të ndërgjegjies krijuese vihen re nuancat dhe tedencat e spektrit tjetër poetik, spektrit të një poezie universale, gati kozmike, e ngritur nga infiltrimet e përtej ndjesisë duke e bërë atë edhe më estetike.

 

 

 

Nisur nga kënvështrimi më i thellë, konceptimi , analogjia e të shprehurit, por edhe stilistika e përdorur në vëllimin poetik “ Maja malesh e magmë Jonike “ të autores Irena Gjoni, kupton frymën e re të një poezie ndryshe , poezi që ka autentitein krijues dhe metafizikën e mendimit, ka hapësirën e pamatë dhe muzën, ka sinkronin e mitizimit të jetës dhe gërshetimin e vizualitetit paraqitje, ka objeksionin e zhvillimeve të këtij proçesi dhe ideimin e të nesërmes poezi shqipe. Mbarë vëllimi i saj përshkohen nga një bosht poetik i qëndrueshëm, me dritëhije dhe drtëthënie të shrehura në formën më të lartë artistike, me gjetje dhe risi të re krijuese , me detratime dhe dallgëzime Joniane shpirti, me thellim dhe përnjohje të elokuencës së fjalës estetike. Nëse do të hiqnim vija paralele për të fragmentizuar mesazhet, për të dhënë kontekstet, për të drejtpeshuar qartësinë shprehëse do të ndeshemi pambarimisht para të njëjtit fluks dritash, para të njëjtës telajo, e cila harpon natyrshëm fjalët ngjyra dhe tejçon pareshtur koloritët më të ndritshëm . I gjendur përballë kësaj prurjeje, e cila në dukje ngrihet mbi ndikimet e mitizmit jonian dhe elegjive nimfa deti dhe sirenash, elegji qe vijne me zanafilla homerike dhe balada te koreve teatrale të Butrintit, formëson idenë e ndërthurjes së antikës me modernen, shpirtin patetik të bukurisë jetë që stiset nga margaritarët e kurorës së vetë “Dea-s” dhe ndërthurjen e elementëve natyrë, maja malesh, gjethe ulliri, petale lulesh e magmë jonike.

“Madhështia e një mbijetese
matet me hapësirat
e ëndrrave të pushtuara”

Vetëm përbrenda këtyre tre vargjeve kemi përmbledhjen metafizike të vetë përvojës dhe proçesit jetësor, e cila e dhënë sinjifikatisht, me kaq fuqi shrehëse, dhe e koncentruar kaq grafikisht, jep mesazhin e madh të mundësisë dhe kuptimësisë së të qënurit, të rendjes dhe të mbjelljes së gjurmëve të vetë egzistencës. Ravijëzimi i kësaj kryethenieje vjen me tedencat e një depërtimi të thellë, përnjohës së vetë natyrës qënësi, perifrazon qëllimin e misionit, parabolizon me kufijtë mitikë të hapësirave dhe për më tepër e vendos “atë” jo si posedus i sentimentalizmave apo dëshirave të shfrenuara , por posedues dhe paraprijës i ideve dhe qëllimeve gjeniale, për më shumë vetëpërsosje. Rrotullohemi përsëri rreth këtij trekëndëshi ideor dhe botëkuptimor , i cili në paratezë të plotë jep aparenca kodike filozofike, jep këndvështrimin e autores përtej kornizave imagjinatë dhe përafron atë pranë komponentëve të arsyeshme dhe logjike.

Të njëhtën shtjellë zhvillimi gjejmë edhe tek poezia “Retë në muzg po digjen si kështjella ”. Ideja e të qënurit, përjetuarit, ringritjes si feniksi nga hiri i rikrijimit, për të sublimuar qëllimin e madh, atë të përsiatjes së brezave, pra të proçesit të pakthyeshëm, plotësojnë më së miri veprimin dhe mendimin në hapësirë dhe kohë.

Natyrisht lind pyetja e thejshtë: A shërben kjo risi si model i së nesërmes poetike?

Pa dyshim që këtu ka karakter dhe zhvillim tjetër poetik, ka traditë të re dhe stilistikë, ka shtjellim të qartë të idesë dhe figuracion, ka elasticitet dhe përthyerje të vargut në formë dhe përmbajtje, ka frymëzim dhe produktivitet mendimi, ku sigurisht tërësia e ketyre elementëve të çojnë në idetë fikse se pas këtij proçesi krijimi ka dhe shumë gjurmë që tregojnë dhe përflasin për bazament mbështetje, pse jo dhe model të ri frymëzimi për plejadën e re të poetëve që pasojnë, ripërtërijnë traditën më të mirë letrare dhe e përsosin për ç’ do ditë edhe më tej.

Një tjetër element që duhet shtjelluar për poezinë dhe gjetjet profarme të autores Gjoni është edhe mendimi filozofik, i cili i parashtruar me antiteza shpreh formimin estetik, kontemporan, dhe psikologjik, shpreh spiritualizmin tejpërshkus , për të shkuar edhe më tutje, gati në nëndijen më të thellë , shpreh nocionin e elementëve bazë ( konceptimin) dhe të gjithë këta komponentë (mungesë, heshtje, vegimi, verbimi) konvergjojnë tek burimi i zbardhjes së shpirtit, “drita” ,(shpresa dhe besimi i paskohës më të ndritshme).

Një tjetër formë krijimi është edhe absorgimi, mohimi i plotë i realieteve të errëta dhe kjo bëhet me subkosheincë të ndërgjegjëshme . Fshehtësia e ëndrrës, demonët ( retë e zeza që kaplojnë shpirtrat e trazuar, të trishtuar, të lodhur e të dërrmuar ), dhe pastaj përmbyllja e gjithë këtij harku kapërcen nëpër kufijtë e prerë të absurdit, monologojnë me dyzimet e shpirtit dhe përçojnë nëpërmjet plasrave të paskuntës, shiritat e besimit dhe shpresës.

Sa kuptimplotë që qëndërzon filozofia dhe kuptimi thellë njerëzor, po kaq figurshëm mbizotërojnë edhe elementët lirikë, elementë të cilët shprehen nëpërmjet bardhësisë së shkumës dallgë, (Afërdita), nëpërmjet syve të përvëluar të horizonteve që digjen përtej qiejve, nëpërmjet eliksireve të perëndive, nëpërmjet erosit të pjalmimeve, nëpërmjet minaturës së Trojës përjetim (Helena), nëpërmjet stinës së pestë, zjarrmive të ngritur mbi yje etj.

E gjithë kjo buqetë poetike e servisur me kaq elokuencë dhe dinamizëm nga autorja Gjoni shpreh padyshim arritjet dhe kulmet e artit bashkohor shqiptar sot, shpreh ngjyrimet e kohës dhe sfidat drejt rrugëtimit poetik të së nesërmes, shpreh fizionominë e thjeshtësisë fjalë dhe madhështisë së magjisë art, shpreh filozofinë e mendimit më të përparuar dhe modelin poetik të së ardhmes.

 

 

 

Ikona të thyera, si imazh poetik dhe risi për poezinë e sotme bashkohore shqiptare.

 

 

Nga Agron Shele



Shpesh herë kur vizitoj bibliotekën time nuk e di pse dora më shkon tek vëllimi poetik « Ikona të thyera » të autorit Gentjan Banaj. I kam rilexuar disa herë poezitë dhe sërish më duket sikur diçka ka mbetur ende për tu riparë, ose duket sikur diçka ka mbetur pezull në hamendsionet dhe parafytyrimet e mia, për mënyrën dhe këndvështrimin artistik rreth këtij libri. Në poezinë e tij takon dhimbjen dhe mallin, takon dramën jetë dhe përvuajtjen, takon rrebelimin dhe pasthirrmat dhe në pamje të parë duket sikur mbart shumë trishtim ose shumë shtjella gri që përfshijnë qiejt e muzës poetike të autorit, por këto nuk janë mestastaza që prodhohen nga kreativiteti individual, por krahët e errët të përjetimit të një shoqërie, e cila në misionin dhe gjykimin profarm të poetit , identifikohen si vlera të krisura, ose ikona të thyera. 

 

 

 

      Gentjan Banaj

 

 

Sintetizimi metafizik poetik gërshetuar me hermetizmin përbëjnë stilistikën që e veçon këtë zë poetik tashmë të njohur, qoftë në formë, qoftë në hapësirë, por edhe në mënyrën konceptuale, si idol të përcjelljeve dhe mesazheve tejet ndjesore . Që në fillim ndeshemi me një titullim sa grishës, por dhe kaq befasues. Diçka ka ndodhur. Imazhi është shprishur. Ikonat janë rrëzuar dhe thyer .

« E sërish në drita krismash
Zeusi na ndiqte në harresë,
Të ikur, të anuar, vajtueshëm
diku midis humbjes dhe rënies. « 

Kapërcimi i shpejtë i fateve ( ikje, anuar, përvuajtur), ringrihet dhe përndiqet deri nga krypersonazhi mitik (Zeusi), njëlloj si në lashtësinë e mjegulluar, por që çuditërisht përsëriten e ripërsëriten njëlloj edhe sot në kohët më moderne . Në paratezë të ravijëzimit të këtij mendimi ndeshim sindromën e dritës, e cila në këtë rast nuk shfaqet si bardhësi surreale, por si flakë krismash, po e njëjtë me flakën e rrufeve kur perënditë përndiqnin njëri tjetrin, dhe në përmbyllje dozohet rënia, përhumbja apo thyerja e ikonës .

është domethënëse por dhe karakterizuese për të kuptuar strukturën e këtij vëllimi poetik, boshtin që e përshkron atë, kolonat në të cilat ringrihet kjo vepër dhe jo pa qëllim skematizimi saj ndahet në katër nën tituj, që thjesht mund ta përkufizojë +1 mbi tredimesionalin e zakonshëm artistik.

1- Laku i karafiltë

Kapitulli hapet me poezinë « Pa titull », dedikuar birit, e cila në formë grafike krejt tjetër nga ato që jemi mësuar të shikojmë shpesh , por e sjellë në mënyrën postmoderne, me vendosje fjalësh figurativisht dhe estetikisht, shpreh ndërvarjen dhe intuitivitetin e gjallimit të jetës.

« ...në çengelin e përmbysur
gjalloj për ty
i varur atje »

Sigurisht që shtrishmëria e dashurisë për njerëzit më të shtrenjtë padyshim që do qendërzojë edhe figurën e nënës, figurë që nëpërmjet tespijeve lakonizon ditët , pastaj ylberet psherëtimë, rrudhat dhe thinjat dhe sikurse thotë autori : dhemb / sa dhimbje ndjen një nënë ? 

« Nën bekimin tënd u gjunjëzua çdo burrë
I mbrojtur nga mëshira që ty ta vodhën hyjnitë. »

Këto vargje janë një tjetër dedikim për nënën, një kapërcim që shkon përtej perëndive, e ringre atë në piedestale hyjnish, për të përunjur forcën dhe karakterin e çdo burri.
Vlen të theksohet se në këtë lloj poezie ka një sendërtim prefekt vargjesh, ka dhe një subkoshiencë që depërton magjishëm dhe kjo mënyrë e të bërit poezi shpreh natyrshëm, forcë vargu, mendim, dhe filozofi.



2- Absurd mbijetese

Poezitë e përfshira në këtë kapitull absorgojnë drejt mendimit filozofik dhe ideve të thella dhe në mënyrë krejt instiktive të çojnë në vizonialitetin por dhe iluzionalitetin e fjalës, metaforikën dhe simbolikën e saj, deshifron kontrastet bardhë e zi, (ditë-natë ) kontraste jetësore dhe menopauza të përditshmërisë, ose objeksioni i kontrastit (perëndim -agim), që më së shumti përqas tablotë e beftësisë ikje dhe atë të rilindjes shpresë .

« Ag,
zbulohet pak nga pak trupi i ditës »

E bardha dritë zbret dhe përhap magjinë jete, vjen ashtu në vagullim por e sigurtë dhe dal ngadale zbardh besimin për rifillimin e një dite të re. 

Dhe në vazhdim :

« Jeta të kryqëzon 
Pas ngjarjeve të mëdha »

Përditshmëria rrëmben në kuptimin fizik dhe shtyn përherë e më tepër drejt dëshirës, qëllimit, sfidave të përballjes dhe jo pa shkas autori i quan kryqëzimet e jetës, sepse instiktivisht të gjithë jemi skllevër të iluzioneve dhe pasioneve të ngritura.

Dhe së fundi :

« Vdesim nga pak
duke i ikur agimit »

A ka rënë poeti në nota pesimiste ?

Të gjithë vdesim nga pak, të gjithë shuhemi ngadalë, të gjithë i largohemi agimit dhe shkojmë drejt kujt ? Hiçit apo asgjësë. Këtë e deshifron vetë titulli poezisë, « Muzg ».

Në të njëjtin bosht vërtitet edhe poezia « Bardhë e Zi », të cilën për trajtesë koshiente nëse do përgjithësohej në kuptimin panoramik do impononte analitikë të drejtëpërdrejtë si : poezi e iluzionit të trishtë, e veshur me ereminë e përbrendshme të gjendjes fillestare kur është shkruar, përshkohet nga nota të thella pesimiste (ëndrra tymi , mesnatë e errët, agim i trishtë ) etj etj.

« Në sfondin e zi shquhen mirë
ëngjëlli e djalli tek uni »

Duke u nisur nga analogjia e këtyre termave por në depërtimin psiko-analitik do shikojmë se edhe përbrenda kësaj errëtie ka një fokus drite, ka diçka egzistenciale, ka qënësinë që edhe në momente të errëta e shquan dhe e drejton.

3-Maria e kaltër

Vëllimi poetik i autorit Banaj përshkohet edhe nga boshti i fuqishëm lirik, ku metaforat , simbolika, kompzicioni, tablotë ngjyra shumë, percepetimet e fluidizuara, ndjesitë më të thella, brishtësia e fjalëve si dhe elokuenca e përdorur e bën tejçues të inspirimeve dhe emocioneve të forta . Në kontrast me kapitujt e parë këtu ndeshemi me ndjesi të pazakontë dhe befasi, me temperament dhe shpirt estetik .

« Maria
Avitet në një mug
Rizgjon një shenjt të përgjumur
ikën e kaltër, qielli rrugë...
Ave ylber në mug...
Maria »

Përbrenda këtyre vargjeve ndjenjëa sinkronizohet e kaltër, rend nëpër qiej rrugë, rizgjon ëndrrat më të bukura gati deri në shenjt dhe mbetet ashtu, e kristaltë, e bukur, magjepëse, e përjetshme .Në vazhdimësi ndeshemi edhe me nota të tjera pateizmi, me dlirësinë dhe pafajësinë e ndjenjës, ndeshemi me zjarrminë dhe përjetimet teje ndjesore, gati në shpërthime eseniane :

« Një ditë në vdeksha
dhe në varr të zi
Tek një fije bari
shpirti do t' më rrijë »

Ky është amaneti i dashurisë, i këtij sublimi deri në flijim, por që endet me shpirtin, përtej kufijve të jetësisë .

Bibël Urie

Pjesa e fundit e vëllimit poetik shpreh botëkuptimin dhe këndvështrimin e plotë të autorit rreth problematikës shoqërore dhe vetë fatit të njeriut, ngre zërin ndaj fenomeneve dhe paranojës që bren çdo ditë vendin, merr atributet e misionit që përfaqëson dhe lufton, si Krisht për shpëtimin e botës nga errëtia, nga demonët, nga e keqja, nga ligësia dhe nga absurdi. Nëpërmjet zbërthimit ideo-artistik të vargjeve kuptojmë edhe dimesionalitetin dhe formimin e plotë të autorit, i cili si qytetar, si intelektual, si poet, si njeri i shqetësuar tregon të patreguarën, dhe këtë jo në mënyrë spontane ose të ndërvarur nga çasti, por me koshiencë të plotë, me ndjenjë dhe mjeshtëri ringre fjalën në varg dhe vargun në art.

« Fjalë
si ushtarë medalje keni hak
Por, sa u shpreh me ju, ndjenja
Zemra ?
Ajo ...vulos me gjak... ! « 

Njeriu , si individ dhe qënie, jepet në konceptim universal, si trup dhe shpirt , si ndërgjegjie dhe memorie.

« I nëmuri me padashuri »

Pse kjo pjesë e errët rishfaqëse ?

Për të vazhduar :

« Myket për zërin
Ku s' ka tingull shpirti. »

Ndoshta qënia njeri është shkëputur nga qënia shpirt dhe mendimi më i parë filozofik të çon në proçesione të tjera, ato të kuptimeve primare tashmë të shkëputura ngë kuptimet sensuale.

« Shpirti uritur
Përtyp mjegulla ere »

Shpirti mbetet shpirt, dhe përherë mbetet në kërkim të ndjenjës, vlerës dhe ashtu i përhumbur pas vesit apo përjetimeve momentale endet në zbrazëtinë haluçionale. Mesazhi poetik është më se i qartë :
Njeriu është në rrezik ! Poeti i bën thirrje që të ringrihet mbi unin dhe të sendërtojë vlerat shoqërore dhe humane.

I gjithë vëllimi poetik megjithëse ndahet në katër pjesë është unik, universal, ngre telajo ngjyrimesh dhe për më tepër farfurin muzën më të thellë krjuese.

« Ikona të thyera « vjen si pjesë e fonetekës poetike të përzgjedhur, mbart esencën e mendimit të sotëm letrar postmodern , ka gjithë hapësirën dhe përmbajtjen e një vepre letrare të mirfilltë dhe si e tillë ajo shënon një pikëkthese për poezinë bashkohore shqiptare sot.

 

Katarzë e vonuar që sfidon dashuri njerëzore 

(Mbi romanin “Përtej perdes gri” – Agron Shele )

 

nga Dr. Zejnepe Alili – REXHEPI

 

Epilogu si shtjellim

Të bësh një përmbledhje ngjarjesh mbi romanin “Përtej perdes gri”, të Agron Sheles, duhet gjurmuar, jo vetëm në thellësitë e subjektit, por edhe në disa pika fillimmbarimi rrëfimor. Me anë elementesh narrative, mbështetur qoftë edhe vetëm te një personazh, qartë shtrihen korrelatat e ecejakeve jetësore, ku vetë personazhi shryn ngarkesa fajësie, përmes të cilave tragjikja përvidhet për të mbetur si shprehje qendrore e përmbajtjes. Personazhi si Adriana, është boshti rreth të cilit ngrihet skena përtej perdes gri, ku faji dhe pafajësia i mprehin kthetrat e dyluftimit. Ajo e kupton se jeta braktiste, por kurrsesi të harronte. Në këtë ngjarje preken ca zona të ndaluara të problematikës së shoqërisë sonë.
Nuk do ta konsideroja të zakonshëm fillin e analizës së romanit, nga Epilogu. Mirëpo, nisma e rrëfimit me anë frazash të kombinuara, si monologu e më pas dialogu, për të vijuar me rrëfimin në vetën e parë si zë autorial, pastaj në vetën e tretë, ku personazhi femëror e vijon rrëfimin, duke e mbyllur me epilogun. Një personazh si Adriana, pëson dy gjendje mendore, duke marrë parasysh faktin e involvimit të saj në ngjarje, megjithëse ajo e mban çelësin e rrëfimit, duke e hapur dhe mbyllur atë, në kohën që i duket e arsyeshme. Nuk e di, nëse kjo përkon me shprehjen e njërit nga personazhet: “Të kisha thënë, femrat janë krijesa që mbyten në egoizmin e tyre”.

Në romanin “Përtej perdes gri” trajtohen ngjarje të dhimbshme e dukuri tmerrësisht të hidhura, nëpër të cilat kalon, pa përjashtim, edhe shoqëria shqiptare. Për këtë, në vazhdimësi, vihemi përballë një dileme të madhe: si mund të shmangen prapësitë e botës? Dhe, jo lehtësisht, konstatojmë! Prapësitë, kësaj radhe, kanë një vendbanim të përcaktuar. Autori, hollësisht përshkruan peizazhe të njohura, të identifikueshme… “Kishte ditë që re të dendura ngjyrë plumbi rrethonin malin e Dajtit. Vjeshtë. Shirat ishin në prag të fillimit të stinës së tyre. Nuk e di pse qëndroja në atë lokal të vogël dhe të veçuar pranë Lanës”. Kështu fillon rrëfimi… Një përshkrim ambienti i harmonizuar tërësisht me ngjarjen, përjetimet dhe botën shpirtërore të personazheve.
Subjekti njohës është definitivisht në duart e shkrimtarit. Përshkrimi nismëtar ofron ngjyrime biografike…, megjithëse linja rrëfimore e ka të panjohurën për pikënisje, si rrëfim i një vajze që rrëfehet… Dhe, ka pse të rrëfehet.
Çdo gjë fillon me përshkrim parapërgatitës, konceptual, për një situatë refleksesh gri, gjë që gjithashtu e përsërit edhe në përmbyllje të romanit. Megjithëse, autori e mbyll ngjarjen me hapy end, në favor të personazheve kryesore, ai në fakt i risjell notat e ngjashme përshkrimore, si në fjalinë e fundit: …Bie shi! Me këtë, siguron mbylljen e një ngjarjeje, por siç duket aludon në vazhdimësinë e një procesi, vazhdimësinë e shumë ndodhive të njëjta, të keqpërdorimit e dhunimit të vajzave shqiptare. Pavarësisht që atë vit: “Pranvera erdhi me lule shumë. Mimozat lajmëruan të parat ardhjen e kësaj stine të bukur, por dhe dallëndyshet s’mbetën pas”, shkruan pak më vonë autori, por tragjedia vjen me përmasa të tmerrshme…, andaj në përmbyllje të romanit i kthehet pothuajse të njëjtit përshkrim: “Qyteti mbulohej me mantelin e errët dhe një qetësi e çuditshme, që rrallëherë përcillte angullimën e ndonjë qeni, apo zhurmën e ndonjë makine të vonuar, tregonte misterin që e rrethonte”.
Si praktikë e mendimit kritik është përshtrirja e vëmendëshme mbi rrëfimin. Denisa “u përball me errësirën e shpirtit të një demoni, provoi shkallën e marrëzisë së njeriut, ndjeu poshtërimin më të madh dhe engjëjt krahëbardhë nuk e mbrojtën, por i dërguan këtë natë madhështore, që të kuptonte shkëlqimin e ditës së re. Mbylli dritaren dhe shkoi para pasqyrës. Donte të rrëfehej, të bisedonte me të për thyerjen e kristalit të shpirtit, për trishtimin e madh që e torturonte, për atë tmerr që shkriu ëndrrat prej bore.” Këtu, vërtet që ishte rrënuar ekuilibri.
Lidhja rrëfimore, kaq e ngjeshur, kërkon më shumë përkushtim analitik. Për të siguruar një qasje më transparente nga subjekti i romanit, jo vetëm që të duhet vëmendje, logjikë dhe përqëndrim i konsiderueshëm që të përballesh me Epilogun, ku tek e fundit bartet tërë pesha e ngjarjes (që të lidh me pikën fillestare), përtej konturave të trishta të skicimit të jetës brenda familjes shqiptare. Dinamizmi i jetës brenda një shoqërie tejet aktive, bën që fati i individit nganjëherë të ngulfatet në vetë lirinë e shumëdëshiruar të të rinjëve, të cilët krijojnë ngjarje, duke e rimarë fatin në duart e veta. Po të vësh në peshore raportet e brezave…, më duhet të pranoj se, ekziston akoma një diferencë ironike në logjikën dhe qasjen tradicionale të zgjidhjes së konfliktit. Si krijues që njeh esencën e realitetit jetësor të botës ku sillet dhe jeton, dhe rrjetin e fenomeneve ku ndeshet me praninë e koncepteve, autori, përdor përvojën ndijore të jetës dhe nënvizon ligësitë dhe dehumanizimin e individit. 

 

Viktimat e një dashurie të padestiluar

 

Agron Shele, synon trajtimin e një teme dashurie shumëdimensionale, me një realizim mjaft bashkëkohor. Sot, qoftë edhe përmes artit, sikur na është bërë e zakonshme, që të përballemi me të tilla ngjarje, për shkak problemesh familjare, sociale, ekonomike…, teksa ngjarja e këtij romani është kryekëput rezultat i tëhuajësimit të individit dhe mungesës së dashurisë, e cila më pas bartet si një epidemi që merr jetë!
Në këto vëzhgime kritike njohim fluiditetin verbal të një dashnori të rregjur, kundrejt pritshmërive të një vajzusheje që nuk e ka kaluar pragun e ëndrrave, nga ana tjetër, qëndron dashuria e një çifti, që vijnë më të matur dhe e ruajnë ekuilibrine një bashkëveprimi vlerash për njëri-tjetrin. Të dy çiftet janë postulate të rëndësishme për botën që sodit përtej perdes gri… Të parët: Eltoni dhe Adriana, të dytët: Landi dhe Denisa, janë ndërlidhja e ngjeshur e subjektit, që për tërë lexuesit janë mesazh i rëndësishëm moralizues. Si veprojmë përballë dashurisë, kur dashuritë vijnë të ndryshme?! Ndonjëra lind gjatë një feste ditëlindjeje në “Bar Amerika”, përballë piramidës, e ndonjë tjetër në rrugët e përbotëshme! Atëherë cila nga këto dashuri është e vërtetë? Cila kërkon flijim, vetëmohim…?
Në këtë hamendje përzgjedhjesh, na vjen në ndihmë Landi, një personazh shumë i kompletuar, i cili mes një morie mendimesh të trazuara, pohon: “jeta ka dallgë dhe stuhi shumë më të tmerrshme se deti, por vetëm dashuria e vërtetë vendos dhe rimëkëmb paqen shpirtërore”, ndërsa ky pohim Denisën e bëri të buzëqeshte, sepse iu duk si një thënie profetike e tij. Bashkërisht, Landi dhe Denisa e përfaqësojnë realitetin sipas normave të shëndosha njerëzore, andaj dashuria e tyre përshkruhet kësisoj: “Për mua ti je një det i gjerë, ku dashuria ime do të jetë përjetë në lundrim të sigurtë”, deklaron Landi, përderisa Denisës, dashuria “ia drithëronte zemrën dhe shkaktonte mijëra re”. Mirëpo, dashuritë nuk vijnë me të njëjta histori, ashtu si vetë fatet njerëzore, prandaj dilemat vazhdojnë… Pse dashuria manifestohet në mënyra të ndryshme? A thua, pse…? Kur mungesa e dashurisë na shpie deri në krim?
Katarza po ndodh…, e çuditshme kur ajo bëhet pjesë edhe e një personazhi të marrë (Adriana), megjithëse pak e pazakonshme, prania e ndërgjegjes deri në atë masë. Ishte pikërisht Marta, e cila nguron të pranojë të vërtetën, si rezultat i frikës që tani më e ka mbërthyer nën pushtetin e vet; pastaj Monda, përmes heshtjes sikur e miraton vendimin për të mos u involvuar më shumë në rrezikun e mundshëm; Adriana ngulfatet nën vellon e turpit dhe vetëmohimit të jetës. Një botë e tërë femërore e gatshme për të flakur pozitën inferiore, madje është dhe shumë e mirëpritur edhe përkrahja e Erisës…
Po vjen një ditë, kur në rrethana të pasigurta edhe ”gjumi trembej nga mendimet e trazuara. Gjumi i munduar zbriti me ëndrra të frikshme, të cilat, herë e hidhnin ngrehinave të kobshme dhe zëri i çjerrë përfliste duart mëkatare në atë errëti të pamatë, herë e nënqeshte dhe e përmbyllte përbrenda fatit të imponuar”. Pikërisht kjo ndjenjë, reflektohej krejtësisht e shpenguar në shpirtin e Denisës. Ajo më nuk ishte vetvetja, jetonte në një burg shpirtëror që iu krijua pa fajin a saj. Jetonte midis ekuilibrash të rrënuar ndjesor dhe i bëhej se “Kërcitja e bravës kumboi njëlloj si hapja e dyerve të hekurta nga gardianët”. Këshu, pa ndërprerë “brenda shpirtit të saj luhej melodrama e madhe. Ankthi i përzier me botën e trazuar të ndjenjave, e kishte në një gjendje dyzuese, ku frika dhe pasioni, drithëronin zemrën”. Kjo kërkon trajtim e hulumtime të ndryshme njohjesh. Për këtë nevojitet një hap logjik i domosdoshëm, ku nuk përjashtohet as metamorfoza e përjetimit, sipas mentalitetit. Mos vallë, ajo është inspirim, për të cilin gjithmonë më shumë flasin sytë?!
Si një ikonografi të tërë konceptesh mbi ngjarjen e këtij romani, njohim: çiltërsinë e individit (të riut) që bie në komplikime, si pre e tendencave të vetëdijshme nga përfaqësues të ligësisë, përfaqësime unifikuese në praninë ose përjashtimin e fajit, relativizimi i ngjarjeve serike, të përsëritura deri në fatalitet, finalizime të dobishme mbi projektime paraprake.
Jeta vazhdon, por nuk mund të thuhet se vijon pa thyerjet shpirtërore, pa kujtimet e hidhura…, ngjarja nuk njeh faza të ndryshme të zhvillimit, por e ruan njëtrajtshmërinë narrative. Nga ana tjetër, “Adriana përfytyronte pasazhe të ndryshme: ditën që ishte njohur, më pas xhirot e gjata nëpër bulevardin kryesor, puthjen e parë te “Kodra e liqenit”, dashurinë në kthinën e atij lokali dhe në fund, për të gjitha këto, vuante ankthin e shoqërimit me njeriun e gabuar”. Kjo gjendje: herë e shtynte drejt tij, herë e ndrydhte. Jeta e saj ishte ngatërruar më keq se një lëmsh. Nën presionin e mendimeve të tilla, e vetëdijshme për pasojat, në të cilat ishte zhytur pa menduar fare, Adriana tani më mendon kthjellët, mandje giximshëm i drejtohet dhe Martës: “Është një detyrim që ne duhet ta përmbushim. Ai njeri duhet të ndëshkohet për të mos lënduar nesër të tjerë njerëz”. Ajo më as që mendon për veten, por për të mirën e atyre dhjetëra vajzave që keqpërdoren gjithandej dhe padashje bien pre e një hipokrizie mashkullore që vepron në emër të dashurisë. Po Denisa ishte bindëse: ”…tregoi para gjykatësit ndodhinë e asaj nate të tmerrshme, …dramën e dhunimit të një adoleshenteje”. Këtu edhe shembet bota iluzore e një vajze të pafajshme.
Romani përfshin një diapazaon të tërë kërkesash e interpretimesh, të cilat në zhvillimet e sotme letrare përkojnë me normat globale, të aktualizimit të promblematikave shoqërore, dukurive të shumta negative, si aranzhim përmasash zhvillimore në suaza të shoqërive në tranzicion. Mirëpo, jo të gjithë janë të prirë për të provuar të panjohurën, si ndodhi me Adrianën, kur: “Para syve të saj shfaqej një mjegullnajë e tmerrshme, ku çdo shkreptimë drite, tretej në ngrehinat e përthyera të pasazheve, që reflektonin pasojën e veprimeve të saj. Aty nuk përflitej për imazh apo rregullsi, që duhej të vendoseshin, por për një plagë të hapur, që në çdo çast shkaktonte dhimbje dhe çorientonte gjithë mendjen. Si fije e pandashme rrëfimore mbetet edhe Marta, si ai shpendi zemërbardhë që nuk mund të ngjitej drejt kaltërsive qiellore. Kështu, ideali mbi rolin e arsyes është tipar i kuruar nga tradita e familja, mbi një korrigjim qëllimesh. Arsyeja njerëzore ndikon në veprimin e individit, megjithëse fundi i historisë nuk shënon dhe fundin e idealit.

 

Aktualiteti dhe ndërgjegjia krijuese “grua “ në Letërsinë shqiptare. 

(Aspektet psikologjike dhe filozofike të romanit “Djalli që pagova për këshillë” të autores Jeta Vojkollari)

 

Nga  Agron Shele

 

Romani, për nga vetë natyra si zhanër letrar dhe strukturë ndërtimi  jep mundësinë dhe krijon hapësirën e duhur për një  shprehishmërie shumë më të gjerë, shumë më të thellë, shumë më ngjyrues, shumë më editiv dhe si i tillë ai  përcjell  mesazhe, parashtron ide dhe sjell  modelet   e vetë natyrës njerëzore. Në këtë kontekst dhe i nisur nga pikëvështrime të kompleksitetit dhe tematikës që përcjell,  ndeshemi me forma dhe konstrukte rrëfimesh nga më të larmishmet, me ngjarje dhe botë karakteriale të pasur, me teatrin e hapur të zhvillimeve në kohë dhe hapësirë gjeografike, me  inkluidivitetin psikologjik dhe filozofik, si dhe me percepitimin e mjedisit zhvillues si ndërgjegjie dhe përsosje. Në vija paralele dhe përbrenda gjithë këtyre nocioneve vjen edhe romani “  Djalli që pagova për këshillë” i autores Jeta Vojkollari, i cili që në fillim të beftëson dhe impresionon, të tërehq dhe  imponon lexim me një frymë, të  bën të kuptosh stilistikën e një proze krejt tjetër , shumë më sugjestionuse, shumë më metafizike, por dhe po kaq shtjelluese për problematikën, reminishencat, ringritjen dhe funksionimin e një shoqërie të tërë.

 

                           Jeta Vojkollari

 

Këndvështrimi dhe përplasja e realiteteve të ndryshme, përgjegjësia dhe ndërgjegjia krijuese ”grua”, mentaliteti dhe idetë e guximshmshe për të nesërmen, përballia e koherencave të krijuara dhe rrëzimi i tabuve gati të përjetësuara, dritëhijet dhe sindroma dhimbje  në qelizën bazë familje, larmia  dhe referimi i gjithë kësaj shtjelle narrative  rreth psiko-analitikës, janë gjetje por dhe sfida që parashtron autorja për zgjidhje. Tematika e librit përafron por dhe baraslargon gjithë kategoritë shoqërore, i konvergjon mjeshtërisht në në pikë të përbashkët tek kryepersonazhja dhe i baraslargon rrugëve të fatit përzgjedhur, rrugëve që më së shumti përmbyten nga dhuna, egërsia, brutaliteti ,vesi, amoraliteti,  lakmia, etja e shfrenuar për shkëlqim dhe pasuri, e cila për rrjedhojë ngre dhe pikëpyetje që anatemojnë kaotizmin, fenomenin si produkt të çorinetimit dhe nxitjes së debatit më të nxehtë, për atë ç’ farë po ndodh dhe për atë se ç’ farë duhet bërë. Në paratezë të gjithë  trajtimit të kësaj vepre letrare duhet theksuar grafika e ndërtimit strukturor, kompozimi dhe ndërlidhja e hallkave, unisoni plotë dhe harmonia e personazheve, metafizika e tyre si konceptim dhe botëkuptim dhe për më tepër finesa e bisturisë që operon shpirtin e sëmurë  të mjedisit jetësor të tërë.  Zbërthimi ideo-artistik i romanit “Djalli që pagova për këshillë” nuk mund të konceptohet pa detajimet e elementëve përbërës, idesë bazë fillestare  dhe problematikës “plagë shoqërore”, sendërtimit psikologjik dhe konceptualitetit shumëdimesional, përqasje kjo që përkon me suazën dhe iluzionin e intelektuales idealiste, kreative dhe pjesë e patjetërsueshme e lobit inteligjent jashtë atdheut, për një komb sa më të përparuar dhe konsoliduar. Autorja Vojkollari është e shqetësuar, shpesh herë dhe e rrebeluar për atë mënyrë jetese që posedohet nga agravimi patriakal (forma  primitive dhe forca e errët e memories dhunë), denancon monstruizitetin e tyre ( tablot e gjalla  jetësore të krimeve të ndodhura), intrigon nëpërmjet persoanzheve si qënësi dhe frymim i mbrapshtë i disekuilibrit shoqëror dhe ajo ç’ ka është më e rëndësishme nëpërmjet ideve të saj jep alternativa zgjidhjeje ( modele të shoqërive më të përparuara).

Disa nga aspektet psikologjike dhe filozofike të  kësaj vepre që për nga përmasat, shtrishmëria në hapësirë dhe kohë, mesazhi që përcjell dhe tematika që trajton, tematikë e cila përbën dhe radiogramën e plotë të një shoqërie të tërë, të ringirtur dhe ndërthurrur dritëhijeve dhe paskohëve të ndërgjegjies përjetuese por dhe konceptuese :

 

Aspekti psikologjik i veprës letrare .

 

Vepra letrare “Djalli që pagova për këshillë”, është një vepër e mirëfilltë social-psikologjike, pasi trajtimi dhe komponentët përbërës deshifrojnë pa reshtur nocionin psiko-analitik të shtresëzimeve dhe kategorive shoqërore, të cilat ashtu të sjellura nga mjedise të ndryshme jetësore konvergjojnë tek kryepersonazhi kompleks, Sabrina. Pështjellimi dhe ndikimet e përditësisë mentalitet e zhveshin Sabrinën nga profesionalizmi dhe e zhysin në një botë të errët, plot intriga, të djallëzuar dhe gati hakmarrëse. Në ç’ do konsultë ajo tjetërsohet dhe barazvlerëson ejmotivet individuale me ato të klientëve, sulmon nga përtej vetëdija cilësitë e tyre më të mira, bie në qerthullin e xhelozive të rëndomta duke u shndërruar në demon. Depërtimi më i thellë përtej minatuturave të ngritura të çon edhe më tej, bëhet më substile dhe thellë në vetëndërgjegjie shtron paratezat e funksionimit të gjithë strukturës së re të rilindur mbi gërmadhat konservatore të së shkuarës. Gjithçka duket se po lulëzon dhimbshëm, fasadash të shnditshme sipërfaqësisht por brendësi muresh të trishtueshme, vrastarë dhe gati apoliptike për modalitetin e ri ku synohet të arrihet. Psikologia përbën gjetjen dhe boshtin përshkues të gjithë psikikës shoqërore shqiptare dhe e parë asnjanësisht dhe nga një model tjetër qytetërus, model nga i cili vjen autorja Vojkollari, kurbëzon dhe pasqyron fatalitetin e familjes shqiptare, shkallë pas shkalle si vetë ndarja e strukturave   klasore .

 

Aspektet karakteriale.

 

Tomi, pinjoll i ardhur nga familje artistësh,  lakmimtar, amoral, arrogant, i pa aftë  dhe i etur për lavdi, simbolizues dhe tipizues i karakterit të dobët dhe egoist të individit që kërkon të ngjitë shkallët e piramidës jashtë ç’ do etike shoqërore.

Rakela, aktore e suksesëshme dhe përfaqësuese e një familjeje të klasit lartë, yll që është gjithmonë në ngritje, humane dhe protagoniste, e cila së bashku me Markun, njeriun e shkolluar në universitetin më të mirë amerikan, edhe pse ky i fundit hallakatet në xhelozitë e pakuptimta e rigjen vetveten dhe konsolidojnë një familje të shëndoshë dhe  të qëndrueshme.

Fabiana, vajza e ardhur nga një familje ku sindroma e burrit patriakal , shtyllës së shtëpisë në konceptin më konservator, vendos dhe paracakton jetën dhe fatin e  të tjerëve pa asnjë të drejtë, dyfytyrëson karakterin e deformuar të  burrit lakmimtar dhe të etur pas parasë, aq sa përfundimisht penalizohet për krimet ekonomike të kryera. Ky lloj karakteri ka   helmuar jetën e të shoqes vet, e cila vdes në moshë të re, por nuk di të ndalet dhe kërkon  të denatyrojë edhe karakterin e së bijës me parime të pakuptimta, parime që e çorientojnë jetën e saj, dhe e futin në qerthullin e problematikës më të madhe të rinisë shqiptare sot.

Luli, një personazh tjetër i romanit, një karakter që përndiqet nga familja e vet për vetë tabunë që ka shkelur, dhe si homoseksual ai duhet të veçohet dhe të vuajë pasojën e mentalitetit ku jeton. Bashkëjetesa me Monen, është thjesht një trill i gënjeshtërt, hedh dritë mbi spekullimin që bëhet për përfitim material dhe për më tepër zbardh detaje nga bota kriminale në Tiranë.

Robina, grua tipizuese e mentalitetit të vërtetë shqiptar, e ardhur nga krahina veriore e Shqipërisë për një jetë më të mirë, por që fataliteti primitiv i Remziut e kryqëzon jetën e saj, e zhyt në mjerim dhe dëshpërim, në dhunë familjare dhe keqtrajtim dhe për më tepër në rrezikun e madh, atë të pasimit të kësaj tradite makabër  edhe tek fëmijët e saj. Është qendra sociale ajo që e rikuperon mbrapshtësinë e jetës së saj ose është  zgjidhja e saktë e autores për të sugjeruar këtë lloj ndihme në parandalimin dhe keqtrajtimin e gruas në familje.

Moza  vjen nga shtresëzimi i klasës së vajzave të dhunuara dhe detyruara për prostuticin, të cilat ashtu të manipuluara  dhe mashtruara nga tutorët e tyre shkatërrohen fizikisht dhe psikoligjikisht duke përfunduar jetën e tyre  shpesh herë edhe tragjikisht.

Amanda  është një tjetër viktimë e përditësisë jetë që afron Tirana, e cila përballet jo vetëm me traumat psikologjike të keqtrajtimit të nënës nga njerku, por provon dhe vetë dhunimin fizik dhe mental. Fundi është i tmerrshëm, si shumë raste të tilla që mbushin kronikat e zeza televizive, pasi e ëma, Sadija, e vret të shoqin dhunues dhe vrasës të njohur  me sëpatë dhe përfundon në burg.

Të gjithë këta personazhë përfaqësojnë një botë karakteriale, tipizojnë një familje, shprehin një imazh të jetës shqiptare, e cila e zhveshur nga dogmat dhe perdet e rreme , shpreh natyrshëm krizën e shoqërisë, kriminalizimin e saj, pafuqinë për të parandaluar ekstremitetin dhunë, dhe për më tepër apelon  për mbrojtje, dinjitet, respekt dhe të drejta legjitime njerëzore.

 

Aspekti filozofik.

 

Këndvështrimi metafizik i romanit është një tjetër objeksion që përshkon por dhe frymon mbarë veprën letrare të autores Vojkollari. Aty ndeshemi me narrativitetin përshkues si frymë bashkohore, ndeshemi me stilistikën e veçantë që e portretizon por dhe e përfaqëson si autore, me ndërthurjen e rrymave psiko-filozofike dhe posedimin e teknikave gati eksperimentale, me harmonizimin e mbarë personazheve  dhe numrin e madh karakterial, me tematikën aktuale dhe ideimin e një vepre si pjesë e përhershme e problematikës jetë sociale. Jo pa qëllim në krye të ç’ do pjese, ( romani përbëhet nga 3-pjesë dhe 65 kapituj) autorja ka përzgjedhur postulatet e autorëve të mëdhenj Aldous Huxley ( 1894-1963), Jack Kerouac ( 1922-1969)  dhe Ernest Hemingway ( 1899-1961), postulate që shprehin më së miri konceptin filozofik, por dhe unisonin e vetë autores në këto përkufizime ikadeshente, si pjesë e proçesit të natyrës  njerëzore, por dhe efekteve apriori të ndërgjegjies shoqërore. Kjo botë është dhimbje dhe dramë jetësore, është pështjellim dhe refleksion i  nëndijes më të errët të shpirtit, është çast që fluidizon instiktet e pa arsyeshme dhe për më tepër është sakrifikim i rregullave të pakuptimësisë së po vetë njeriut. Shpërfaqja e një tematike të tillë të trondit, të zhyt ndoshta në skenat e dikurshme  mesjetare, ku heretiku në emër të së drejtës apo kauzës së funksionimit të shoqërisë i rrëmbente jetën gijotinash heretikut dhe në mënyrë parabolike dhe kapërcim kohor, sot, i pa morali kërkon të bëjë moralin.  Thelbi i mesazhit është më se i qartë, i kuptueshëm dhe asimilueshëm për të gjithë, frenetik për konceptin  ves dhe përdhunë dhe moralizues për konceptet humane dhe njerëzore. Nuk mund të mos lësh pa lançuar edhe parashtrimin e ideve të shumta që laburohen, si prognozë e një mendësie tejet produktive, por dhe si pjesë zgjidhjeje e korigjimi të gabimit të shkuar, vetëm e vetëm që kjo e  shkuar e hidhur  të mos përsëritet dhe që e nesërmja të trokasë ndryshe. Absurditeti, kaotizmi dhe instiktet e pakontrolluara janë simultantet e shoqërive të varfra, të pakonsoliduara, ndërsa idoktrinimi i ri, i frymave asertive, impulseve filozofike pozitive  përbëjnë jo vetëm mision por dhe përgjegjësi intelektuale, përgjegjësi që autorja e ka bërë lajmotiv dhe dritëthënie nëpërmjet veprës letrare të vet.

Romani “Djalli që pagova për këshillë” i autores Jeta Vojkollari vjen si shqetësim për tematikën më të nxehtë shqiptare, sikurse është krimi në familje, varfëria ekstreme dhe politikat tejet tw gabuara, vjen si  vepër që i bën apel gjithë akseseve shoqërorore për sensibilizim dhe parandalim të fenomeneve më negative, vjen si zë i intelektit grua për mbrojtjen dhe vendosjen e dinjitetit të femrës, vjen si koncept psiko-analitik dhe filozofik për shërimin e kësaj plage me programe dhe ide konkrete sociale, vjen si trajtesë dhe model i ri shtjellimi të ndodhive dhe ngjarjeve reale dhe për më tepër  vjen si vepër artistike që i duhet letërsisë shqiptare.

 

Shenjtërimi i dashurisë në gjuhëne prozës së Violeta Allmuçës

( Refleksion rreth romanit – Dashuria vjen nga jugu )

 

Nga Agron Shele

 

“Dashuria vjen nga jugu” është një tjetër roman i autores Violeta Allmuça, i cili për nga struktura se si është ngritur kjo vepër, për nga gjetjet dhe larmia e personazheve, për nga narrativiteti përshkues dhe fryma intriguese e tyre, për nga mesazhet dhe idetë që parashtron, për nga teknika bashkohore e përdorur dhe stilistika e veçantë, për nga gjerësia e përshkallëzimit të insituatave dhe hapësira kohore e radhit këtë vepër prozaike si vepër të një dimesioni të ri, vepër që hap tjetër prespektivë në kulturën e shkrimeve shqipe, vepër që lançon por dhe pasqyron shkallën e lartë të integritetit të letërsisë postmoderne shqiptare. Në këtë kontekst dhe me këtë lloj moderaturë letrare kjo vepër përqas dhe kapërcen në këndvështrim shumëdimesional, qoftë në aspektin lirik, qoftë në aspektin social-psikoligjik, qoftë në aspektin metafizik, pse jo dhe atë të realizmit magjik. Përmbajtja e romanit kalon nëpër qerthuj dhe labirinthe të fshehëta, gati të errëta, të cilat si hije dhe me gjithë oshilacionet që i shoqërojnë vërtiten rreth kryepersonazhit “Tomi S”, tipizues i karakterit pseudo- mondan, që po ringrihet së prapthi në shoqërinë e klasit të lartë.

 

         Violeta Allmuça

 

Në paratezë të plotë me idenë përshkuse të këtij romani vihet theksi tek lajmotivi dashurisë, si ndjenjë që lartëson por dhe përjetëson, qendërzon dhe detraton botën njerëzore, mistizon por dhe hyjnon. Përbrenda gjithë kësaj zanafille endet shpirti i vdekur i një gruaje, e cila duket se zbret nga kurmi i antikës më të lashtë, ” Dea-s ” së Butrintit, që sikurse dhe ajo e mbrritur në kohët më moderne me kokë sklupturale përfundon në studion e antropologut Maksi L, vetëm e vetëm që të deshifrojë shenjtërine e dashurisë dhe lirisë. Ravijëzimi i fabulës së veprës të çon në vija paralele tek “Shtëpia e Shpirtrave” , pasi shpirti i Linës njëlloj si shpirtrat e endur për gati tre breza tek Aliende, enden dhe pushtojnë memoriet e sotme, bëhen përherë e më ankthuese, përherë e më intriguse dhe të mbajnë në ankth deri në faqen e fundit. Tematika e romanit është e gjerë, ka gjeografi zhvillimesh, ka universalitetin e mesazhit dhe për më tepër është solid si në formë ashtu edhe në përmbajtje .

 

1- Mesazhi femëror në botën e romanit

 

Kurbatura e personazheve vërtitet rreth kryepersonazhit Tomi S, i cili rrethohet nga një mjedis i tërë femëror ( Lina, Fatvana, Radika, dhe Adela).Të gjitha këto personazhe lidhen në fije të dukshme dhe të padukshme me njëra tjetrën, kanë pikën e përbashkët referuese, por kanë edhe largësitë karakteriale që i ndan. Autorja Allmuça nuk e ka të vështirë për të operuar mes tyre, por edhe për të sendërtuar botën e gruas shqiptare në forma, trajta dhe realitete të ndryshme dhe e gjithë kjo tablo vjen plot dallgëzime, mes dashurisë dhe lirisë së Linës, mes nënështrimit dhe përuljes së gruas para patriakalitetit të shoqërisë shqiptare ( Fatvana), mes dhunës dhe poshtërimit të karakterit femër ( Radika), si dhe mes amoralitetit të shoqërisë ( Adela). Gjithë ky sigmatizim ka një ravijëzim, dinamikë dhe hierarki brezash, që trasmetohet tek Maria dhe së fundmi tek enigma e deshifrimit të kodit dhe kuptimësisë së gjithë librit, Dalinës. Fabula nis me Dalinën dhe përfundon po me të, ky është dhe çelësi që ndërlidh të gjithë botën femërore të librit, jep zgjidhjen vendimtare, përthan lotët e kafkës grua dhe rikthen paqen e amshuar, atë paqe që di të falë vetëm dashuria.

 

2- Prognoza e moralit shoqëror.

 

Tomi S përbën gjithë prognozën dhe moralin shoqëror të klasës ekonomike por dhe politike në rritje, jep shëmbëlltyrën e karakterit lakmimtar por dhe amoral, përherë në kërkim të pushtetit ekonomik dhe pushtetit politik. Mjedisi që rrethon botën e tij përbehet nga shkëlqimi i vlerës monetare, prestigjit të rremë dhe nuk mund të përflitet aspak për ndjenjë humane, etike apo ndjenjë shpirtërore. Autorja i ka veshur kryepersonazhit cilësitë dhe reminishencat e kastës që udhëheq vendin, fshikollon dhe ironizon mendësinë drejtuese dhe për më tepër me bisturinë e penës së mprehtë i zhvesh këto karaktere dhe i zbulon para gjithë realitetit të dhimbshëm shoqëror . Fataliteti i karakterit të tillë është i pashmangshëm,vdes nga përlyerja e turpit të vet, baltoset dhe përfundon drejt hiçit, inegzistencës, harresës së pamëshirshme që mbulon me tisin e errët dhe zhduk përfundimisht.

 

3- Aspekti metafizik

 

Aspekti metafizik i veprës qëndron tek mendësia dhe idetë që laburon autorja, tek konceptimi dhe filozofia e mendimit, tek vizualiteti dhe thellësia e obsesioneve që shoqërojnë karakteret. Dritëhijet që kapërcejnë mistiçizmin kohë parabolizojnë antikën me moderrnen, trajtat me deshifrimet, tezat e hedhura me qëllimet, limitet e kufijve botkuptimorë me vitalitetin e gjeneratës së re që po ndryshon. Vlen të theksohet shtjellimi pasazheve dhe kominikimi i antropologut me kafkën, komunikim që ka një përtejsubkoshiencë, gati apoliptik, të tejskajshëm, eremik, dhe në gjuhën e përtejshpirtshme, gjuhë që do ç’ kofikohej vetëm nga diapazonet e hieroglifeve të rrezatimit dhe lotëve të syrit, gjuha e dashurisë dhe lirisë .

 

4- Misioni dhe vizioni romanit

 

Romani është kompleks dhe përbrenda shtjellimit të ngjarjeve dhe zhvillimeve shtron ide, të cilat duhet të konsiderohen si pikëpyetjet më të mëdha të kohezionit që përjeton vetë shoqëria jonë . Autorja ngre paralele midis kafkës së shkëputur ngë trupi dhe tërësisë teritoriale të shkëputur nga atdheu . Kjo përbën realitetin më të hidhur që kanë përjetuar shqiptarët në shekullin e fundit, dhe zgjidhja qëndron sërish në kalendat europiane, njëlloj si koka në laboratorin e Antropologut. Figura e Dalinës, aspak e rastësishme, por sinjikative për zgjidhjen e gjithë nyjave enigmatike, vjen si prelud dhe frymë e shenjtëruar dashurie ( Henri L), vjen si frymë e re paqeje dhe nganjëdhimi për të kapërcyer gjithë atë të shkuar të hidhur ( lotët) dhe rikthyer paqen dhe shpresërimin për të nesërmen e re, por vjen edhe si atribuse e shembjes së mureve të vjetër dhe ringritjes së urave të komunikimit me familjen e madhe evropiane.

 

5- Dashuria vjen nga Jugu

(Askush nuk mund të jetojë pa frymën e dashurisë ! – autorja)

 

Kryefjala e gjithë romanit është dashuria. Trajtimi kësaj tematike rrëfehet si ndjesi e bardhë dhe virtyt shpirtëror, trajtohet si bukuri që përul zogjtë në lulet pranverore dhe lirisë njerëzore, si kristal që reflekton kuptimësinë e vetë qënësisë dhe burim i patjetërsueshëm jete . Epiqendërzimi i kësaj ndjenje reflekton kudo ; edhe në pas jetë, edhe në sytë e pritjes që çelin margaritarë, edhe në shpirtin e endur si fantazmë laboratoreve të ftohta dhe të akullt, edhe largësive të pakuptimësisë botë, si dhe në dejet e gjakut të ri që gjallon vazhdimësisë.

Autorja Violeta Allmuça ka hedhur hapin e radhës në suksesin e artit të saj, ka eksperimentuar por dhe lançuar teknikën më bashkohore të shkrimit prozaik, ka shprehur dhe postuluar mendimin më të avancuar të ndërgjegjies kohë, si dhe ka vendosur gurin e radhës në themelin e letrave shqipe.

 

 

 Poetika e Jeton Kelmendit, si inspirim dhe meditim i thellë  filozofik.

 Shkëputur nga Libri Eseistik ” Ngjyrime Universale (Ese-1) me autor Agron Shele

 

Poezia, si atribut i fuqisë shpirtërore të njeriut dhe shprehja më e lartë e fjalës së përzgjedhur, ngrihet mbi të gjitha zhanret e tjera të artit dhe aktualizon si përherë, magjepsjen e saj marramendëse. Brishtësia e fjalës artistike, lojërat me të, beftësia dhe muzikaliteti, kompozicioni   elokuenca shpirtërore tejçojnë magjinë e vërtetë të artit. Nëpër këtokonture dhe me individualitet të plotë shfaqet forca shprehëse dhe stilistika e poetit të ri   Jeton Kelmendi.

 

                      Jeton Kelmendi

 

Një paraqitje e tillë figurative shpreh   miri frymën e lartë artistike  kërij autori, i cili me muzikalitetine vargjeve, ndërthurjen dhe lojën me fjalët, kuptimësinë dhe mesazhin e dhënë, ka publikuar denjësisht vleratindividuale poetike, por dhe fjalën e bukur artistike shqipe.

Sa here shëtis brenda

Vetvetes

 takoj ty

Tek secili udhëkryq

Nga një shenjë e jotja

Nga një dritë e gjelbër

E imja

 qiell m’ shndrisin sytë e tu.

Kjo shëtitje e pazakonë përbrenda vetvetes, mes mistizmit dhe prognozës  shoqëron qenien njeri, kuptimin e thellë dhe tejet meditus  përtejshpirtit, sjell flirtin e vetë poetit. “Sa herë shëtis” -pyet vetenautori? Drejt kujt? Ku? Oazeve  shpirtit, qiejve  pasionit, apo nënështrimit  procesionit  vet, thirrmësemetuse  jetës, për  ecur, gjalluar dhe  pas “Tek secili udhëkryq, atje ku pleksen dhe ngatërrohen gjitha aludimet me idolet. “Nga një shenjë e jotja/Nga një dritë e gjelbër/E imja. Refleksion i plotë i pasqyrësshpirtërore “shenjë e saj, refleksion i plotë ngjyrash poetike “dritë e gjelbër,  cilat traskiptojnë estetikë,figuracion dhe muzikalitet. Ky vargëzim shpreh dhe shpalos   miri ornamentin dhe lajtmotivin artistik,por paralelisht shpreh dhe ideimin dhe hapësirën e gjerë  mendimit.

Cili njeri

Kish mundur me udhëtue kaq larg

Po e pyes poetin  ishte

Tek e shikoja

Atë  se shihja

Dhe me ferk  mëngjesit

Mbërrita
 porta e shpirtit

Dy rreze  prisnin

Hej njeri

Sërish u takuam.

Lojëra dhe ndërthurje fjalësh. Kompozicion poetik dhe partiturë muzikale  tërheq, rrëmben dhe befason.Epiqendërzim i njeriut  dyzuar mes ekzistencializmit dhe shpirtëzimit, diapozon  vështrontridemisionalisht (+vështrim poetik),  cilin  harmoni me elementët plotësues natyrorë (feksje e ditës  re+ rreze drite), ku kjo e fundit paraqitet me rreze shprese dhe rreze jete, plotëson   miri vetësugjestionimin tonë.  fund riciklimi i gjithë termionologjisë  përdorur mbetet po tek njeriu, tek qënia edeshifruar fizikisht, shpirtërisht, mentalisht, potencialisht dhe relativisht.

Dy zonja ulur  bar

 prisnin

Njëra  shfaqej

Si Dielli

Tjetra si Hënë

Kur mbërrita pranë tyre

Sërish ti ishe


Zonja e parë

E dyta

Dashuria.

Elementet parësore me lojalitetin e fjalës dhe shpërthimet e qenies mbeten  njëjta, gati kostante,  cilatfigurativisht pasthirrmojnë “Zonja e parë, dhe jo pa qëllim, sepse thelbi i gjithë këtij referimi ështëindividualiteti, vetëdija dhe kreativiteti botëkuptimor  na shoqëron. Elementi lirik “Dashuria” jepet mebukurinë e Hënës, me sonetin drithërues  mbrëmjes, me zjarrin dhe shkrepëtimën e yjeve, e cila zbukurondhe thur mijëra ëndërrime.

Gjithë ky rrugëtim

Për  arritur deri te vetë vetja.

Vargjet e fundit  kësaj poezie përmbyllin udhëtimin mistik, ashti si Diogjeni me qiri  dorë, i cili endej kërkim  njeriut dhe mes gjithë kësaj harmonie poetike, si parashtrim idesh kohore, thyerje konceptesh dhepercepetimi filozofik, autori Kelmendi arrin tek vetvetja, tek qendra e referimit dhe këndvështrimi i botëspanoramike me sugjestionin dhe refleksivitetin individual, atë  një poeti dhe autori global.

Si shkohet për tek vetvetja, shpreh   miri këndvështrimin filozofik  autorit, hedh dritë rreth konceptitdhe qendërzimit  botës universale njerëzore, shpreh artikulimin e mendimit dhe drejtpeshimit ndërgjegjies  na shoqëron dhe veçon, parashtron dimesione  reja referimi dhe zbërthime  thella psiko-analitike si dhe e bën poetin Kelmendi rrëfyes  meditimit dhe mendimit  lirë progresiv.

Refleksiviteti metafizik  poezinë e Panajota Hristopulu - Zalloni.

 

( Shkëputur nga Libri Eseistik ” Ngjyrime Universale (Ese-1) me autor Agron Shele )

 

Poetja greke Panajota Hristopulu - Zalloni, vjen nga vendi i traditës  mitologjisë dhe zanafillës  Letërsisëbotërore, sikurse është Greqia. E frymëzuar  një mjedis  tillë, ajo rrezaton vlera poetike sa estetike po kaqdhe filozofike, vlera  cilat janë  publikuara dhe  njohura  arenën letrare ndërkombëtare.

Personaliteti i saj krijues është i lidhur me figurshmërinë shumëplanëshe, si: poete, prozatore, ikonografe,publikuse revistash letrare, organizuese eventesh ndërkombëtare dhe tërë kjo përvojë ka ndikuar konsolidimin dhe përsosmërinë e mëtejshme  artit  saj, art  përkon me universin e mendimit dhe ideve përparimtare  letërsisë bashkëkohore.

Vlerësimet për poezinë e kësaj autoreje kapin referenca nga shumë pëersonalitete letrare,  cilët me  drejtëshikojnë tedencat e zhvillimit si art synimi (Odise Tiligadhis), poezi e tezave  dashurisë (DraganDragojloviç), art i rimës dhe profeksionit metrikë (Tulla Butu), art i kullimit përgjegjësi (ValavanisApostolopulos), poete e këndvështrimit tridimesional (Antonis Simiotakis), art i ringjalljes  shpirtrave (R K.Singh), etj.

 

Panajota Hristopulu - Zalloni

 

Depërtimi  poetikën e Panajotës është njëlloj si  endesh  një det  pafund, ku tallazet e tij janëpasthirrmat poetike  herë valëzojnë shpërthimet e shpirtit, herë masin me kaltërisnë e dashurisë, herëpriten shiritave  muzave, herë gulçojnë poshtë prushit  yjeve…, kështu i humbur dhe rilindur pasvargëzimeve pa fund, kupton mrekullinë  di  falë vetëm fjala artistike.  poezinë e saj ndesh prekjen edisa tendencave letrare, me abstraksionin, me frymën impresioniste, hermetizmin, ekzistencializmin. Etj.,forma  cilat herë  ndërthurura, herë  shkëputura shprehin ngjyrimet e përmasës  veprës letrare,përmasë e cila nuk vjen e fokusuar dhe ngurtësuar pas fanatizmit  një rryme, por e unjësuar me universin emendimit koherent dhe egzigjent   nesërmes  artit. Duhet theksuar se, te kjo autore, është shumë ezhvilluar intuiata e ndërthurjes  antikës me modernen, mitologjisë me bashkëkohoren dhe si  mistizëm fut  një botë sugjestionuse, botë përafruese me imazhe  ngelin gjatë  kujtesë, duke kumbuar përherë e kuptimshëm.

O ti, Promethe,

ja drita!

Pishtari i shenjtë ndriçon dhe rrezaton.

Ne me Apollonin, me lirën

Këndojmë ardhjen e formës  re.

 

Këto vargje janë sigmatizues, simbolizojnë me gjuhën e dritës  Prometeu ua fali njerëzve, simbolizojnë metingujt e hyut Apollon, lira e tij i këndon edhe sot, dhe ashtu të endur  shekuj, njeriu arriti  projektojë dhengrejë formën e re.

 

Kufijtë botërorë  shuhen,

 gjithë  një  njehësohen,

një festë ndërnjerëzore! 

 

Referimi i vargjeve përmbyllëse është edhe  domethënës dhe e bën idenë e autores  sinjikative, për vetëmesazhin poetik  sjellë, i cili nuk dallon ngjyra dhe kufij, por njehson diversitetet dhe kulturat.Koceptualitete  tilla zotërohen vetëm nga mendësi progresive dhe tejet civilizuese,  cilat  sinkron plotë me vullnetin e zotërave i bëjnë thirrje njeriut   kapet dhe  rend pas përsosjes dhe harmonisë kaq munguar.

 

Ushtroj shpirtin tim

 sportin e vjershërimit

duke u përpjekur  ndriçoj

dhe  lëkundem  hapësirë.

 

Poezia, për autoren, është fryma, është pasioni i jetës dhe rrugëtimi rreth dritës  pashtershme  shpirtit, icili ndriçon dhe i jep kuptim gjithë dimesionit  qënies, i fal emocion dhe e bën   ndjejë lëkundjetdrithmuese  hapësirës,  prekë horizontet dhe  shkrihet një me shiritat   ndritshëm  perëndimitplakur mbi Egje,  përhumbur dallgëzimeve - jetë dhe  mundet  lërë mbi yllin   shndritshëm, shenjëne rrezatimit  vet.

 

Rreth e qark gjëmojnë

copëza  Diellit coptuar

Ulërima… Zëra…

Ndiqem e frikësuar nga Parajsa

Gjykohem

Nuk  lejohet  përgjigjem

Burgosem

Ekzekutohem …, por nuk vdes… “

 

Poezia “Duhet  jetoj, është një poezi me mesazh  thellë filozofik, e cila perifrazon gjithë jetën njerëzore,ashtu sikurse vjen, plot zhurmë, klithma, endur përpara rregullash  një modeli  cunguar, ku gjykimi bëhetnga ata  janë për t’u gjykuar dhe ekzekutimi (mohim kategorik i asaj ç’farë përfaqëson) bëhet nga vetë akuzuarit. Shoqëria është zhytur  kaosin e lakmisë dhe veseve   këqija, aq sa simbolika e jetëskrahasohet me copëzimin e diellit dhe  mënyrë ironike përndiqet e frikësuar simbolikisht nga Parajsa(pafajësi njerëzore  nuk mund  përndiqet nga ferri).  planin metafizik, mendimi shkon deri apoliptikën e ndërgjegjies (Ekzekutohem…, por nuk vdes…), e cila si  një përmbysje  madhe gjendjesh dhetransformimesh,  një ringritjeje mbi ekuilibrat e deformuar, parashtron paratezat e  kundërtave, gatiparadoksale, për  sjellë tablonë e gjallë  kohezionit  krijuar dhe për  profetizuar misionin drejt vlerësdhe qëllimin e lartë  mendësisë dhe gjurmimeve  mbetura si refleksion i  nesërmes. Duhet theksuar se,fryma e thellë artistike përshkohet nga elementet figurative dhe ideimi universal, si paraprirje mesazhi dhebotëkuptimi, si nocion filozofik dhe fuqi shprehëse, si shtjellim poetik dhe ngjyrim dhe  themel  gjithëkësaj strukture është elokuenca e vargut dhe stilistika  e veçon, por dhe indetifikon.

 

 mes  thelbit  Globit,

përmbytem dhe flas…

Flas, flas,

Mundohem edhe  prek.

Pastaj, hidhem…

dhe yll i ri bëhem…

Dhe vrapoj, vrapoj

vrapoj.

Lart mbi rrethet e mendimit,

 mes  ëngjëjve dhe Ideve.

 

Poezi me mesazh  qartë filozofik vjen si prelud i procesit  thellë meditues, si dimension dhe përmasë ekoncepteve  mëdha ideore, qendërson intuitën krijuese (përmbytet, flet, prek, hidhet, rend) dhepërjetësohet tek vizualiteti kozmik i rrathëve  memories. Metafizika e këtyre vargjeve,  referim  rrethitsi hapësirë dhe gamë universale (jo viciozitet),  ngre  poltronet   larta  vetëdijes (ndërgjegje dheproduktivitet idesh) dhe e imazhizuar me botën engjëllore, shpreh por dhe profetizon idilën  ekarakterizon ç’do poet.

Panajota Hristopulu - Zalloni ka shkëlqimin e saj  poezinë e sotme bashkëkohore greke, vjen natyrshëmdhe rishfaqet  universin poetik, herë si deshifrim i dhimbjes njerëzore, herë si Safo, por ajo  përbënbazën dhe gjithë substraktin e veprës  saj, është mendimi si mesazh filozofik, ndjesia e thellë si përjetim, sidhe idetë për një botë sa   ndritshme. Endur nëpër këto kufij dhe kulme estetike, ajo përvijon artin e saj,si art kontemporan dhe postmodern.

Aspektet e motiveve persiane  poezinë e Ardi Omerit.

( Shkëputur nga Libri Eseistik ” Ngjyrime Universale (Ese-1) me autor Agron Shele )

 

Duke lexuar një artikull letrar  lidhje me publikimet   suksesshme  Amerikë,  tërhoqi vëmendjense lexuesi amerikan i është rikthyer sërish letërsisë   orientit (motiveve persiane). Sigurisht  kjo llojletërsie ka shërbyer si inspirim për shumë poetë  mëdhenj globalë, dhe për  tëpër si art lirik i shkruar mendjenjat   thella estetike, me elokuencë dhe përndritje vargjesh është shndërruar, jo vetëm  burimfrymëzimi, por dhe model udhëheqës për poezinë e sotme   bashkëkohore.

 këtë prizëm dhe si pjesë e pandarë e zhvillimeve   reja  kësaj tradite letrare do e shikoja dhepoezinë e Ardi Omerit, poezi  duket sikur del nga llavat    nxehta  shpirtit, poezi  prek me frymëdhe hyjnizon,  vjen si muzë e përtej kostelaioneve sentimentale edhe  drithëron.  paralelizëm  plotëme   simbolizuesit e kësaj fryme: Sadiu, Omar Khajam dhe përvijuesit e kësaj shkolle Sergei Esenini, AdolfShvjedchikov, etj.,  re një pezm fluid tejet ikadeshent, që  si tis i hollë shpërndahet dhe dallgëzon valët ejetës, rizgjon ujëvarat e fjetura. Madje, përthyen kolorite, kapërcen pragun e përflakjes dhe zhytet në botënmagjike  ëndërrimeve, ngjitet  kulmet e yjeve galaktikë dhe shkrumbohet territ natë-përvëlim, dukekumbuar  përhapje tingujsh nga partiturat e shpirtit.

Kaq mistike dhe harbuse, kaq e çmendur dhe e pafajshme, kaq tronditëse dhe rrëzëlluse është ndjenja everbër e dashurisë sa penelatat   ndritshme përhumbin dhe mbeten, ringrihen dhe treten, shkrihen dherikthehen me  njëjtën përmasë,   njëjtën formë, me  njëjtën farfurimë, si lulja e parë  çel petalet e saj   egrin thëllim.

 

           Ardi  Omeri

 

Lirizmi i A. Omerit nuk është vetëm nocion dhe kuptim poetik, por vjen si detratim i një shpirti  trazuar, kufilozofia e gjithë mendimit përafron metabolikat spirituale me ato kohore,  ndjenjës me vlerat jetësore dhe igjithë ky koncept, kjo grafikë e përshkallëzuar  këtë tematikë zbardh konfiguracione shprehëse, ngaornamente  botës përjetuese dhe prelud  fjalës artistike.

Unë poet mjeran,

rrija me Elitën e Qiellit!

Unë një i thjeshtë njeri,

por putha dritën e Diellit!.

Tek poezia Dialog me Omar Khajam“ ka një paralelizëm figurativ dhe parantezë referuse (e njëjtë mereferimin e Esenint ndaj Sadiut), konvonuese dhe konvergjuese   njëjtën pikë, e cila nëpërmjet stilistikësruan  njëjtën frymë dhe tempo, si dhe për  e tepër e lançon edhe  shumë puthjen si shije dhe ndjenjëdashurie  (puth çupa - puth dritën e diellit). Lirika shqiptare ka korifenj si Lasgush Poradeci, Skënder Rusi, etj., cilët sigurisht kanë patur ndikimet e veta ndaj orientit   dhe kanë zhvilluar artin e tyre poetik, por tek poeziae këtij autori ka një pikëpamje më të drejtpërdrejtë, gati të shkrirë në të njëjtin union, po kaq të brishtë dhe  po kaq shpërthyes si vetë tradita e motiveve perse.

Po mua përse sytë  mbetën aty,

Përse  qenie  denja për një Perëndi!?

Ç bëj, jam një i mjerë poet i marrë,

 edhe hyjnoreve u këndoj poezi….

Kur putha jetën!“ është një tjetër gjetje, është po kaq grishëse, po kaq impresionuese, e cila me  njëjtinritëm strofik ndjek kurbaturë edhe   lartë, gati   proverbial, duke shprehur çmendurinë e dashurisë si poetdhe duke e ngritur fuqinë e saj, gati në sublimitetin më të lartë, në mitikën e hyjnizuar, si zjarr dhe   profeciperëndie.

Duhet theksuar se, mesazhi lirik i poetit nuk aborgon ose trajton sentimentin dhe thelbin e ndjenjës si orgji,kënaqësi njerëzore, por si ovacion estetik dhe frymë   sensuale që kuptimëson, por dhe dritëson shpirtin etiknjerëzor. Sensi dhe nuancat janë kaq të holla sa ndodh shpesh që vështrimet përgjithësuese i tejkalojnë   këtoelemente sinjikative dhe paralelizojnë midis këtyre të kundërtave, por tedencat përshkuse, fjalët epërzgjedhura dhe mesazhi i përcjellur bëjnë kategorizimet dhe indeksojnë formatin lirik, si frymë dhe ndjesidhe jo si aktraktivitet ndryshimesh në gjini.

Frymë  dha, dhe e ndjeva  shpirt…

Shpirt i fala dhe aty, peng mbeta…

Hirushja veshur pluhur zanash tërë dritë,

 tha dhe emrin por unë i thirra Jeta! 

Barasvlerësimi i dashurisë me jetën është tipizuese për elemntet lirike  këtij autori dhe kjo jo pa qëllim, porsi simetri e plotë  impulson dhe harmonizon frymën me shpirtin, shpirtin me fjalën, fjalën me përjetimin(peng mbeta), përjetimi me aparencën fanitëse (hirushe), e cila e zbritur si zanë nga ëndrrat   bardhamagjeps, trondit dhe inspiron me zjarre pasionante. Poezia lirike ose motivet e zhanrit  përfaqëson poetikanë për stilistikë alternimin muzë (frymëzim) dhe ndjenjën si referim (përtejndjenjësi) dhe  gjithë këtëprognozë rrjedhshmëria dhe përzgjedhja e fjalëve, muzikaliteti i vargjeve dhe forma strukturale, ndërthurja eelementëve shpirtërore me apologjinë dhe postulimin e sezonës  vetë filtrit jetë, definon  këto kristalepër  risjellë apo për  rindezur  shumë flakadanin e perlave   rubaire.

Ti, nën streha  përkohëshme ndaluar,

Ndërsa unë shpirt lagur nën shi!

 kur u ndamë, qielli  qari s’ka pushuar,

Njëlloj si paqetësia jonë  shpirt!.

Poezia Pa lamtumirë sjell nota  trishta,  humbjes  beftë  dashurisë, largimit pa kthim dhe enatyralizuar me elementet shi (lot qiellor), i bën vargëzimet   poetike më prekëse, më figurative dhe mëdramatike, duke percepetuar gjendjet e dyanshme, si gjendje që përjetojnë dhimbshëm dhe në pakuptimësinëe asaj   çfarë kanë humbur. Edhe në këtë poezi, motivet ndjekin të njëjtin bosht, e cila pavarësisht notave dheakuartitetit përcjellës, paraqitet si vlerë, e cila bart gjurmë  të forta dhe pështjellon gjithë qënien kur mungon.

Risia krijuese e Ardi Omerit përbën një botë  thellë impresionuese dhe kreativitet  zbret ngasubkoshienca dhe muzgjet e shpirtit, vjen për  shtuar dhe një   ngjyrim më tepër në telajon e madhe tëpoetikës së sotme bashkëkohore, bart shenjat autentike dhe përthyen prizmat shumëdimesionale tëhapësirave që   afron muza e pafundme dhe kështu i ngritur mbi motivet më të bukura të perlave botërore,sikurse janë motivet persiane, mrekullon dhe deshifron me   mprehtësinë e gjuhës letrare.

 

Post scriptum, si art poetik  prek me frymë kontemporane.

 

        Nga  Agron Shele

 

 

Poezia postmoderne si kulm estetik dhe editimi  i lartë i mendimit bashkëkohor ështëshndërruar  aspiratë dhe obsesion i poetikës, është kthyer  shprehishmëri e anësfilozofike me percepetimin ndjesor  shpirtit, është bërë formë e dimesioneve  reja dhekoncepteve për sendërtimin anaforik  mesazhit dhe si e tillë kjo risi krijuese e sjellur forma nga ato eksperimentalet deri   absorgueset rihap dhe parashtron idetë e njëproçesioni  ri letrar  po ndodh, proçesion  përqas dhe përbën kohezionin real zhvillimeve  artit  shkruar sot. Nën këtë frymë edhe pse autorja Tini Qerragjijaparaqitet me publikimin e parë, vjen Vëllimi poetik “Post scriptum, vëllim i cilipërshkohet nga ndërtimi i simbolikës poetike nëpërmjet ideve dhe formaveabsrtaktsioniste, forma  cilat plotësojnë   miri anën kompozicionale  veprës me gjitha grafikat dhe kontekstet, por përforcon edhe tablonë shumëngjyrëshe  vargjeve, me dritësinë e mendimit shpalos frymën e gjallë dhe grishës gati kontemporan.

E bindur për rolin themeltar  frymorëve,

trafikoja mundimet  ankandet primitive   kryqit,

ku gjykimet  mbanin lidhur pas formulave racionale të  ideve.

 

                      Tini    Qerragjija

 

Këndvështrimi parë poetik  analitikën e këtyre vargjeve  zhyt  një botësugjestionuese, ku themeltari njeri, i vendosur  epiqendër  gjithë referimeve, frymon,beson, ndërgjegjëson por dhe ideon. I gjithë ky vizualitet duket sikur ka kuptimin parësordhe këtu mbyllet gjithçka, por  paratezë  plotë me ravijëzimin e mendimit poetik,themeltari njeri, luhatet dhe lëkundet përbrenda vetë konceptimeve vetiake  tij, rendhapësirave  jetës me varësinë e peshës  besimit ( këtu konkretisht ndërvaret ngapesha e kryqit  tij) dhe  fundi gjykimet apo arsyetimi e ndërvarin pas postulateve idefikse,    shumti vijnë si kushtëzime  përvojave reflektive.  kuptimin metafizikkëto vargje vijnë si prelud i kostelacioneve   lërta: (mendim + filozofi+ ideim), trekomponente   kurbëzim  esenciales, përpjekjes  deshifrimit  apoliptikes enigmë,e detratojnë qënien, e kuadratizojnë atë, për t’a racionalizuar, pas sinergjive poseduesedhe subkoshiencës  e karakterizon.  njëjtin ritëm ndjek edhe poezia “Kartagjenë” :

Euforitë !
Ushqeheshin
 me lustrat
e
 palara  flakëve,
përtej
slloganit
 perëndim.

 këtë poezi kemi kapërcim kohor, i cili reflekton nëpërmjet lustrave  palara  flakëve,zhurmon ethshëm rrënimin e një qytetërimi  tërë dhe shndërrimin  legjendë, dhe kjonuk bëhet rastësisht, por me ejmotivin e vetëm për  dhënë aktualitetin e ndërgjegjiescivilizuese   sotmes, pa aftësisë për  zgjidhur shumë problematika  ditës me mjaftkosto jetësore.

Sa larg dhe sa afër qëndron autorja përballë realitetit kohor nënë “grua” shqiptare?

Përgjigejn e gjejmë tek poezia “Nëna” :

Errësira përgjysmonte  hijet kurrizdrapër mbi  linjat konvencionale  horizontit. 

Gruaja shqiptare, nëna” vazhdon  punojë dhe ashtu e endur  vështirësitë e jetësshqiptare shfaqet si hije e kurrusur  punon nga mëngjesi deri  mbërëmje  vonë, përtu kapur dhe mbërthyer rreth fatit  i ka servisur mendësia.

Figura e nënës shfaqet sërish tek poezia Victus, por kësaj radhe poezia vjen  trajtëtjetër, vjen me përmasat e pazgjidhshmërisë jetë, vjen si mishërim i atributit dhedashurisë pakufi  ka për krijesën e vet, duke i mbetur kapërcipërisht idesë si krijuese,përcjellëse e traditës dhe ushqimit  ëndrrave  saj.


Jeta është pasjoni i amshuar  tradita 

dhe  përmbyllje :

E dua shumë atë.
I
 fala gjakun tim.  fala ty biri im .

Veçanësia e poetes qëndron tek ritmi i gjallë  ruan, tek mënyra e  shprehurit (formë,hapësirë, ) si dhe tek mesazhi filozofik  përcjell dhe këtë panoramë e shfaq mekontrastet e forta  gjetjeve, individualizmit  spikatur dhe sinokrinizimit  botësideative me ato  imazheve përftuese, duke e vendosur përherë  këkim përtejqënësisë, përtejndjesisë, gati  absurd.

 Aty ,

ku hijet  tundonin konçesionet kolektive  kurmit,

përtej gramatikave qënie

ose,

Dielli ikën mes meridianëve duke përplasur krahët, ngjyrë ari.
I
 pasterilizuar nga  petalet asimetrike  vetëkompozimi

Boshti poetik përshkohet gjerësisht edhe nga tematika social- shoqërore ( ku fshikollon gjitha fenomentet negative   gjitha sferat e shoqërisë), si dhe lirizmi (prelud i sjellur sindjenjësi dhe pafajësi shpirti).

 përmbyllje  këtij vështrimi estetik, do shtoja se poetesha Tini Qerragjija edhe pseprezantohet me vëllimin e parë vjen tek lexuesi si poeteshë e dimesioneve dhe vizionit ri, vjen si afresk i cili duhet deshifruar dhe plot fantazi, vjen si frymë e modernizimit poetikdhe përafqësimit  plejadës  re letrare shqiptare  po lind.

 

     Frederik Reshpja

 

Me shpirtin përherë në fluturim.

(Referim estetik rreth poezisë së Frederi Rreshpjes)

 

Nga :  Agron Shele

 

 
Ndodh shpesh që mungesën e një miku e përjeton trishtshëm, ndërsa atë të një personaliteti e përjeton tronditshëm, të pazakontë dhe absurde për ikjen e beftë, gati të zbrazët për boshllëkun që krijon, por dhe shumë reflektive për gjurmët e ndritshme që ka lënë pas. Shumë vite më përpara vdekjen e poetit të madh Frederik Rreshpja, këtij bohemi që kishte për zemër dhe shpirt lirinë e pakufi njerëzore, këtij disidenti dhe humbësi që lulëzoi mbi gërmadhat e kohezionit më të egër të shqiptarëve, të krijuar nga diktatura, do e përjetoja poetikisht :

Ti ike ashtu, krejt papritur

me mallin vjeshtëror në gji.

Me zemrën mbetur peng atje

tek i shenjti,

liqen turfullim.
Ti humbe rrugëtimës pa kthim,

me të vetmin ëndërrim në shpirt,

me të vetmen pasuri që kishe,

Dorëshkrime

dhe copëza poezish.
Ti ike larg, si era,

në të përjetshmen paqe,

ngadhënjim.

Me sytë e shpresës tek e nesërmja,

me shpirtin, përherë në fluturim.
Koha dhe pas koha sjell tjetër sugjestion dhe një vështrim estetik do të ishte ndoshta shumë më pranë ndjesisë dhe plotësimit të aspiratës letrare për të depërtuar, lançuar, por dhe kuptuar diafragmën estetike dhe filozofike të këtij modeli dhe inspiruesi të ndryshimeve të mëdha artistike në Ballkan dhe më gjerë. Kaq impresionues dhe kaq tronditës ka trokitur vepra e tij në artin e madh boshkëkohor sa korifenj të kritikës botërore do e cilësonin, si art i një mjeshtërie që u mungon autorëve të mëdhenj botërorë, ose të qënit krenar për këtë Pushkin shqiptar. E gjithë poezia e tij vjen si një flakërimë që përskuq yjet e ndezur të qiellit, vjen si pasthirrmë e ndërgjegjies qytetare për reminishencat e kohëve gri të atdheut , vjen si dhimbje e sublimitetit njeri, vjen si muzë e mbrëmjeve të ngrysura dhe përthyerjeve të agimeve zbardhësi, vjen si meditim dhe fuqi të pakufi shprehëse, vjen si konfiguracion i pakrahasueshëm dhe metaforikë deri në magji. Ndërthurja e elementëve figurativë me mesazhin filozofik janë komponentët bazë të poezisë së këtij autori, i cili krejt natyrshëm ideon dhe percepeton si individualitet i përmasave dhe hapësirës universale të mendimit, si mëshirues i aspiratave etike dhe përparimtare, si ndjesi përjetuse dhe tronditje shpirti. Kaq ngjyruse është telajua e penalatës së tij poetike sa befasohesh dhe inspirohesh, prekesh dhe hyjnizohesh dhe kështu si në majat e olimpit letrar shqiptar ndjek fluturimin e muzave dhe zotave të tij të frymëzimit, ndjek largësitë kryqëzuese të mistizmit, ndjek vezullimin e dritës që tejçon nga përtej kozmosi i areolës krijuese.
” Duke ecur në ajër, atëherë kur vdesin ngjyrat
Mbi gjunjtë e muzgut;
Duke ecur mbi retë atëherë kur vdesin shirat,
Duke ecur mbi ujëra kur vdes anija e bardhë.”

Vargje tronditëse, vargje që shkelin nëpër rrugëtimin eremi poeti, aty ku prizmat nuk përthyejnë më kolorite ngjyrash, por kuadratojnë gjysëmdritën e përftuar nga syprina e tavolinës së heshtur, mendime haluçionalë, re dhe shira të vdekur, pa ndjesi, pa sëmbimin e xhamave kristalinë ku bulëzat jetë shtrijnë gjymtyrët përmallim, pa vela të bardha, por si në humbëtirën e pamatë të ngjirizeve thellësi ku qënësia humbet shkëlqim dhe kuptimësi. Diçka ka ndodhur atje mes qiellit dhe ngjyrimeve, mes reve dhe shiut, mes ujërave dhe anijeve të bardha. Zemra e poetit është krisur por jo thyer, dhe ashtu i endur në zanafillan e gjithë këtij misticizmi, gati si në metamorfozë, ai rend me gjunjë muzgu, për të rrëfyer të pa rrëfyerën, për të drejtuar gishtin e drejtësisë mbi pretorët e komunizmit dhe për të vrarë monstruozitetin e memecërisë.

” Këndoi bilbili i vetmuar deri në dhembje,
Por askush nuk e dëgjoi zërin e tij,
Sepse i mungonte kafazi.
Mbi një piedestal heshtjeje
Dergjet profili im që në lindjen e gurit. ”

Shtjellimi i idesë, e cila në mënyrë metaforike profilizon që me epokën e gurit, gati në përjetësi (kuptim shumëdimesional i profilit njerëzor), epiqendërzon qëndrimin e hapur dhe gjithë botën ideore të autorit, i cili i vetmuar (ose i veçuar për mendësinë dhe mentalitetin krejt tjetër nga ai i shoqërisë së tij bashkëudhëtare) shpreh dhimbjen për fatkeqësinë e madhe që përjeton vendi (diktatura), por dhe dëshpërimin nga indoktrinimi i një populli të tërë ( metastazat e të cilit nuk i shërojnë as dekada të tëra) dhe i ngritur mbi piedestalin e heshtjes rrebelon me akcent bilibili zërin e arsyes, si zë i së vërtetës, drejtësisë hyjnore dhe lirisë aq të munguar. Aspekti i këtyre vargjeve nga pikëpamja filozofike por dhe psikologjike mbart një mesazh shumë më të gjerë, atë të referimit dhe funksionimit të qënies si natyrë njerëzore (arsye+ndërgjegjie), i cili është krijuar për të aspiruar dhe manifestuar vlera dhe në thelb të gjithë këtij karakteri qëndron vullneti dhe konseguenca për parashtrimin por dhe mbrojtjen e qëllimeve të shenjta dhe ideve.

” Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri
nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin

Ave, nëna ime!
Vetëm tek ti kam besuar
Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen! ”

Humbjen e nënës poeti e përjeton në mënyrën më drastike, më të prekshme, më të dhimbshme se vetë dhimbja, nën një shi mermeri, të projektuar nga arkeologjia e perëndive mitike gati të paprekshme dhe përjetshme, por që po rrëzohen dhe po shemben, për të ringritur tjetër idhull, tjetër shtatore më e lartë se të gjithë orakujt e mbledhur bashkë, atë të krijueses së jetës, Zotit të vetëm që e ka patur udhërrëfyes në jetë : Ave, nëna ime!

Poezia e Frederik Rreshpjes ka pezm dhe larmi stilistikore, ajo vjen jo vetëm si strukturë e lirë shpërthyese, por dhe me vargje strofike dhe rimime të puthitura, ku njëlloj si Pushkini të beftëson me fuqinë shprehëse, bukurinë dhe kumbimin e fjalës poetike, të mahnit me elokuencën dhe ndjeshmërinë e shpirtit dhe të magjeps me figuracionin e krijuar.

” Noton në përrua me gjethet mbështjellë
Një ditë e vdekur vjeshte
Dhe shtergët e fundit shkuan të ngrirë
Mbi syte e verdhë në heshtje. ”

Harmonizimi perfekt i elementëve natyrë me elementët jetësorë e bën vjeshtën më simbolike, më platonike, më adhuruse për iluzionitetin që sjell kjo stinë në memorien e njeriut, si stinë e shirave të sigmatizuar nga lotët e vajzës, për gjethen dhimbje që humbet nëpër erë, si dhe për ngjyrën e trishtë që përkon me shpirtrat e trazuar.

” Lulëzoi druri i portës së vjetër.
Ah, druri i vdekur çeli lule!
Ti këputi dhe me to bëj kurorë,
për mua që të prita deri në vdekje. ”

Me të njëjtën stilistikë vjen edhe poezia ” Druri i portës ” , dru i cili kish mbetë i shkretë nga vitet e pritjes së poetit, dhe kur kërcëllima gati e humbur e hapi atë, ai çeli si në profeci lulet më të bukura të jetës.
” O ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri.
Kur të mbyllen sytë e mi, nuk do të ketë më det
Dhe varkat e lotëve kanë për të ngecur në stere.
Shkoj dhe shirat po i lë të kyçura
Por do të ktherm përsëri në çdo stinë që të dua.
Unë kam qënë trishtimi i botës.
O ajr i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri. ”

Poezia ” Përgjithmonë ” ka një domethënie dhe kuptim gati universal, e cila ngre paratezat e jetës dhe të vdekjes, dy gjendjeve ekstreme, të cilat nuk maksimilizojnë me dramatizëm por me afektivitetin përjetësues edhe pse kjo vjen e dozuar nga përditësia e tij pesimiste (Unë kam qënë trishtimi i botës). Vdekjen poeti e parafytyron pa kujë dhe bujë, edhe pse deti me gjithe mistizmin dhe madhështinë e tij nuk do të mund të trazojë më me valët shkumëzuese, pa dhimbje, edhe pse lotët e natyrës do kenë ngrirë, por ashtu të thjeshtë, si një çast humbimi të përkohshëm dhe të mbështjellë nga ajri i mbrëmjes së rilindjes së frymimit të muzave të tij.

Frederik Rreshpja është rikthyer edhe më rrëzëllues, ka rilindur edhe më madhërishëm në të katër stinët e vitit, në pranverën e luleve dhe verën mahnitëse të Bunës, në vjeshtën e dhimbjes dhe dimrin e akullnajëzuar, si frymë dhe model, si simbol i dlirësisë dhe shpirtit përherë në fluturim, si poet i gjithë dimesioneve dhe mbret i metaforikës shqiptare, si vlerë që theu tabutë e kohës dhe diell që shkëlqen përmbi qiejtë poetikë, për të sotmen dhe të nesërmen e Letërsisë tonë Kombëtare.

 

( DR. TERESINKA PEREIRA)

Presidente (IWA)

 

Arti si frymë angazhuse dhe filozofisë mendim.

 

Nga Agron Shele

 

 

Tersinka Pereira ka lindur në Brazil.

Ajo është Presidente e Lidhjes së Shkrimatërëve të Botës (IWA) me qendër në Ohaio (Usa)
Është Antare e Unionit Amerikan të Lirive Civile
Është Antare e Këshillit të Humanizmit jo fetar
Është Antare e Shoqatës së Bashkësisë së Kombeve, SHBA dhe e Këshillit të Biznesit të Kombeve të Bashkuara
Është Përfaqësuese dhe Ambasadore e Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve ( IWA) në UNESCO

 

 

Figura e Teresinka Pereierës lidhet me personalitetin e një intelektualeje të përmasave botërore, e cila me zërin e saj ka ndikuar drejtëpërdrejt në zgjidhjen dhe përmirësimin e shumë çështjeve globale, ndërsa me artin e saj ka ndikuar në evolimin dhe përsosjen e artit më moderrn sot. Trajtesat letrare të saj më së shumti vijnë si shqetësime dhe si mesazhe për problematikën e sotme, vijnë si formë ndërgjegjësimi për të drejtat njerëzore dhe principet e lirisë, vijnë si pasthirrmë e rrebelimit ndaj fenomeneve negative, vijnë si univers i përpjekjes për prosperitet dhe shoqëri më civiluese, vijnë si besim për një të ardhme më progresive, më të drejtë dhe më humane, vijnë si dedikim për vetë jetën dhe qënësinë njeri. Duhet theksuar që në fillim se idetë social-shoqërore, realiteti përjetues, si dhe portretizimet e figurave botërore që kanë luajtur rol themeltar në ndryshimin dhe zhvillimet e rendeve shoqërore, janë baza e referimit të gjithë krijimtarisë së saj, krijimtari që me thjeshtësinë fjalë por madhështinë mendim, prek me frymë dhe lë gjurmë të thella tek mbarë lexuesi ndërkombëtar. Teresinka si figurë shumëplanëshe dhe e dimesioneve të mëdha ka fuqinë shprehëse dhe kulmimet filozofike, ka natyrën e një autoreje që është përherë e në kërkim dhe si sugjestionuse e një arti plot ritëm dhe në veprim, di të sjellë dhe trajtojë elementët intrigus, si ngjarje dhe antagonizëm.

Poezia « DUKE PËRKUJTUAR 11 SHTATORIN 2001 » vjen si indetifikim i ngjarjes që tronditi botën dhe cënimit që ju bë simbolit të demokracisë botërore ( USA) nga forcat e errëta të terrorzmit, por vjen dhe si kurajo për të përballuar këtë akt tragjik të pashembullt në zemër të Neë York, dhe në paratezë të sublimitetit pafajësi poetja sjell të tjera mesazhe nga ato të zakonshmet, duke bërë thirrje kundra përdorimit të forës së gabuar, pa hakmarrje, ( Që nga ajo ditë… / Simboli i trimërisë / që sundon shpirtërat tanë / nuk është urrejtja / as hakmarrja ) por në solidarizimin universal për mbrojtje të qytetërimit nëpërmjet mekanizmave të shpresës dhe reflektimit ndaj shkaqeve dhe nxitjeve të tilla që prodhojnë urrejtje globale ( Do të afrojë një ditë
/ dhe, ne / do t’u urojmë / plot dashuri njerëzore / mirëseardhjen për herë të parë / atyre! / Disidentëve / të politikave tona të forcës) .

Një hapësirë të rëndësishme në artin e saj zë edhe simbolizimi i korifenjve dhe personaliteteve botërore ( MANDELA VDIQ…. RROFTË MANDELA! ) dhe kjo jo pa qëllim, por për ti sjellë si shëmbëlltyra të sakrificës dhe për t’ i bërë model të aspiratave të lirisë njerëzore.

“ Me Nelson Mandelën
paqja ka qenë një flakë,
një zjarr që s’ di të shuhet
që do të vazhdojë të digjet
për të drejtat themelore. “

Figura e Mandelës si simbol rezistece dhe triumfi mbi aparteidin është sa koherente po kaq dhe imediate, pasi dallimet raciale dhe diskriminimi shfaqin reminishenca edhe në vendet më të zhvilluara, prandaj nën këtë lajmotiv dhe qëllim të përkryer autorja sjell simbolikën e tij, si qendër referuse të së sotmes dhe të së nesërmes, i cili figurativisht ( si flaka e zjarrit) do digjet dhe do ndriçojë përjetësisht .

Se sa angazhuar është ndaj fenomenit negativ, sa dhimbshëm dhe me sa këmbëngulje e kërkon vendosjen e dinjitetit njerëzor nëpërmjet instancave më të larta Ndërkombëtare e shpreh poezia “ Poemë e vështirë “ , kushtuar 200 vajzave nigeriane të rrëmbyera nga terroristët për t’ u shitur si skallve seksi.

“ Goodluck Jonathan !
Presidenti i Nigerisë
dhe Kreu i Forcave të Armatosura
në ceremoninë e marrjes së detyrës shprehu :
“ Unë do t’ia përkushtoj vetveten shërbimit
dhe mirëqënies së popullit të Nigerisë “.
Megjithatë,
në stinën e luleve të 2014-ës,
një komandë e armatosur rrëmbeu
200 vajza nga bankat e një shkollë,
që t’i shesë ato si skllave të seksit.. “

Vargjet e mësipërm janë sa alarmante për vajzat e rrëmbyera po kaq dhe ironizues për garantin e drejtësisë dhe mbrojtësit të popullit të tij (Presidenti i Nigerisë), janë sa shqetësues për pasigurinë dhe realietetin e këtij vendi afrikan, po kaq dhe denacues përpara opinionit publik, janë kaq thirrmues për qytetaren e botës, Teresinkën, po kaq vrastarë dhe mizorë për mendësinë e ngushtë dhe mjerane të udhëheqësit të një populli.

Në fund kjo poezi mbyllet me mesazhin e qartë , që nuk do koment :

Operacioni i Shpëtimit ! Le ta bëjmë në mënyrën e drejtë :

Ne duhet t’i shkruajmë letra proteste Komisioneres së Lartë të OKB, për të Drejtat e Njeriut Znj. Margarida Pressburger, në Kombet e Bashkuara : Rruga 42 dhe Avenue 1 / Nju Jork / SHBA

“ Është një rast i ndërgjegjësimit humanitar., “

Kurbatura e ideve të kësaj autoreje të çon përherë pranë problematikës jetë, të çon tek zëri koshient dhe kritik për pragmatizmin kohë, të çon tek ngjarja (jo si përshkrim narrativ), por si efektivitet dhe stimultande për të luftuar dukurinë, të çon tek hapësirat e pafundme të lirisë dhe refleksionit për ta mbrujtur atë në ç’ do cep të planetit, si dhe të çon tek përsosmëria e mendimit, si nocion dhe qëllim i lartësimit të shpirtit.

Tep poezia “ Nëna “ ka një fuqi shprehëse dhe kuptimësi që kapërcen shtrishmërinë kohë dhe hapësirë, ka një egzaltim përbrenda vetë ndjenjës dhe botës që e rrethon atë, ka figurshmërinë dhe stilistikën që e ringre përtej kostelacionit yje, dhe ashtu profetike sikurse është, e hyjnizuar dhe burim i pashtershëm i jetës, ajo përndrin kaltërsinë më të bukur qiell.

“ Një nëne nuk i vjen keq
për veten.
Koha e saj është e pafundme
dhe çdo ëndërr e çastit
është një copëz qiell. “

Tek poezia “Zërat“ shpaloset konfiguracioni plotë filozofik, si dualizëm i konceptualitetit që përkon me zërin si ndërgjegjie, arsye ( Këto zëra na gjejnë / pa qenë në pritje. / Ata janë jehona / të kujtesës, / gjak i mendimeve) dhe zërit tjetër të shpirtit si frymë, si ndjenjë dhe formë e lartë spiritualizmi ( mund të lartësohemi drejt qiejve / në një frymëmarrje frymëzimi ) .

Idetë kontravese në vargjet e mëposhtëme shtyjë edhe më në subkoshiencë dhe nga përtej memoria lind lufta e të kundërtave, si pikëpamje por dhe si kompleks, dypolaritet mes dritësisë dhe errëtisë (çmendi), si formë gjykimi (apriori) ose disekulibri.

“ Ne jemi dypolar
dhe dëshirojmë dritë,
kur errësira e botës
na mundon drejt çmendurisë.
Me kohën mësojmë
si të mposhtim arsyen
dhe të fitojmë luftën! “

Sigurisht që vargu përmbyllës ka për rezonancë arsyen e gabuar, si formë e shkëputur nga idilet etike dhe kodet e unifikuara njerëzore, i cili duhet mposhtur për të fituar betejen, këtë luftë të rreptë brenda vetes ( model frojdian), mes (unit) dhe (egos) , i cili derivon por dhe agravon dhe vetëm me memendësi pozitive, refleksion të fortë dhe forcë karakteri arrihet që të shmangen këto mjegulla të fshehta dhe shpirti i njeriut të çlirohet dhe të rivendosë paqen dhe ekuilibrin, mes veten si fillim, e më pas me ambientin perjetues. Aspekti filozofik është i lidhur ngushtë edhe me aspektin psikologjik dhe kjo tërësi e vështirë si ide, kjo ndërthurje që prek me shqisa gati iluzionarë e bën kuptimin e përgjithëshëm polivalent të formave, përqasjes dhe pecepetimit të botës përafruese.

Arti i Teresinkës është unik për mesazhin dhe idenë që kërkon të përçojë tek lexuesi, është sensibilizues dhe në koherencë me frymën dhe progresivitetin e gjithë zhvillimeve, është universal për frymën dhe qëllimin që kërkon të trasmetojë , dhe për më tepër vjen si prelud i një pene të mprehtë që kapërcen nëpër kulmet e Letërsisë Botërore.

 

 Poetike e Lumo Kolleshit si përsosmëri e artit të shkruar dhe universalitetit mendim.

 

nga Agron Shele

 

Poezia e Lumo Kolleshit, si një poezi që ka kapërcyer prej kohësh hapësirën e letrave shqipe dhe ka prekur shijen e lexuesit ndërkombëtar vjen si kreativitet dhe meditim i një fryme krejt ndryshe, vjen si inkluidivitet i përsosmërisë mendim dhe ideve universale, vjen si produksion i një ndjeshmërie të thellë dhe ngjyrim të theksuar figurativ, vjen si zë i spikatur dhe përherë në rrëzëllim. Si autor eurudit, i formuar dhe njohës i mirë i strukturave dhe teknikës letrare operon lehtësisht me gjuhën dhe kombinimin e fjalës, di ta ngrejë atë nga thjeshtësia, ta rritë, ti japë kuptimësinë dhe fuqinë tronditëse, ta shpirtëzojë dhe metaforizojë, për ta shndërruar më pas në uragan që të prekë dhe drithmojë zemrën e      ç do lexuesi. Pjekuria e lartë estetike e sintetizuar në harmoni të plotë me intelektin dhe dhuntinë karakterizuese dhe këto të lidhura ngushtë me simbolikën dhe elemntët e tjerë plotësues, i japin karakterit të tij krijues haësirën e duhur për tu ndierë i gjithëpushtetshëm në mbretërinë e fjalëve, dhe i endur nëpër këto kulmime esenciale rigjeneron pareshtur produktivitetin e artit të tij profarm. E gjithë risia krijuese përshkohet nga mesazhe të qarta , mesazhe që realisht përbëjnë vetë kohezionin tonë, të cilat ashtu sikurse janë, herë të mjegullta dhe me errëti, herë me dritëzime dhe shpresërim paraqiten si tablo të gjalla murale, dhe vërtetësi të drirësisë mendim. Si tejçues i realiteti përjetus por dhe sugjestionit që e karakterizon, si referim dhe pikëvështrim poetika metafizike e autorit Kolleshi kapërcen nga antika deri në bashkëkohësi dhe nga nostalgjika në mistizëm, dhe e gjithë kjo anaforikë derivon deri në antinomi, sens më se i përligjshëm për filozofinë e mendimit të konsoliduar dhe vizionar në këtë fillim të mileniumit të ri.

Që në fillesë urat u ngritën për të lidhur brigje,
Veç ti në botë
Urë që ndan.
Në dramën e paqes mbetur sarkazma më e frikshme.”

Nëpërmjet simbolikës “urë” autori filozofon por mendësitë absurde dhe ekspasionizmin që kërkon të ndajë në dy pjesë qytetin e Mitrovicës dhe me fuqinë argumentuese, bën sintetizimin poetik, sintetizim sa dramatik për fatin e entlavës shqiptrare që në shekuj e ka banuar, po kaq dhe arkaik për parajonakëzimin e përshkallëzuar sllav, të instrumentalizuar dhe kriminalizuar, dhe që për fat të keq nuk ka mësuar ende të reflektojë. Gjithashtu në këto vargje shprehet natyrshëm shqetësimi poetik për fatin dhe ardhmërinë e Kosovës, si pjesë e pandashme e historisë, gjuhës dhe traditës së përbashkët, dhe për ta mitizuar më tej, epikëzon në përmbyllje me figurën qëndërzuese të zakonit të vajeve, me vetë Ajkunën, që ka mbetur prej shekujsh atje në Lug të Verdhë, përgjëruar dhe me lutje nga hëna.

Ende Ajkuna në bjeshkë po e shkon hënën
E zemrën e vet me lotë ujëvarash çan.”

Si krijimtari e larmishme dhe shumëdimesionale elementët poetikë të këtij autori karakterizohen nga elokuenca e vargjeve dhe ideimet e thella artistike, të cilat vijnë rrjedhshëm dhe natyrshëm, si brenda rimave, por dhe nëpërmjet vargut të lirë, duke e shfaqur kreaturën e tij sa impresioniste po kaq dhe konfromiste.

Në pusin e zi të këtyre netëve,

Ku më zhytin me kovë të palidhur,

Si shpresë më vjen zëri i poetëve

E zjarrin i vë pëlhurës së shpifur.”

Mendimi më i parë të çon në errëti (pusin e zi) të gjendjes së përkufizuar si nocion të pragmatizmit kohë dhe eranzës së rënur, por antiteza e sjellur bën përmbysjen e madhe ( zjarrin i vë – kuptim pozitiv ), duke krijuar në këtë mënyrë parabolikën poetike, formë që përdoret si grafikë figurative, beftësi mendimi por dhe fuqi shprehëse.

Diku në një qoshe Naimi i hequr

Më ndez një qiri për të parë,

Migjeni mbyt kollën e tij të mekur:

“ Pak dritë!“ e nata bëhet e bardhë. ”

Këndvështrimi më hulmutues depërton dhe bën paratezë mes qirinjve të Naimit (i shkrirë për të bërë pak dritë) dhe revoltës së qirinjve të Migjenit, konceptualitete të ndryshme, por qëllim i njëjtë, frymë idilike që tejçon tërësinë e kuptimësisë së vetë bardhësisë si referim ( larg ç’ do lloj terri).

Kur ëndrrat të mos kenë asnjë shtrat,

Kur të kenë ngrirë burimet e kujtesës,

Ndonjë fantazmë e një rime a një varg,

Do ta prishë çatinë e vjetër të harresës.”

Muza poetike në këto vargje nuk di të shterë, as kur ëndrrat fashiten, as kur pasazhet jetësore si burim krijimi ngrijnë (bllokohen), pasi luajiteti shpirtëror është shumë më fleksibël, shumë më ndjesor, shumë më kozmik dhe universal dhe ashtu i ngritur nga mistizmi, nga tharmi mbrujtur në gjithë qënësinë, shpërthejnë në një rimë apo varg, sikurse thotë poeti, dhe ashtu si dallgëzim ato shkallmojnë ç’ do ngrehinë harrese për të perifrazuar bukurinë dhe magjinë e fjalës.

Poezia e Lumo Kolleshit është sa emocionuese po kaq dhe kumunikuese për lexuesin, sa e brishtë po kaq dhe rrebele ndaj reminishencës kohë, sa e thellë si mendim dhe meditim, po kaq trasparente dhe fluidizuese si krijim, sa patetike dhe e prekshme, po kaq figurative dhe filozofike, sa sinjikative dhe indetifikuese, po kaq estetike dhe autentike, e cila për nga format, hapësira, idetë përshkuese dhe dimesioni e unifikojnë me të drejtë këtë autor si penelantë e veçantë e letrave shqip.

Poezia italiane, si përshfaqje dhe përndritje në gjuhën e letrave shqip.

 

(Referim rreth Veprës Letrare « Antologjia e Poezisë Italiane », të përkthyer nga autori Sinan Vaka)

 

Nga Agron Shele

 

 

Poezia italiane, si poezi me rrënjë të kahershme dhe e lidhur me zanafillën e gjithë zhvillimit të Rilindjes Evropiane, vjen me shqipërim të autorit Sinan Vaka, si një buqetë lulesh shumëngjyrëshe dhe plot freski në atmosferën e Letërsisë Shqiptare, për vetë tregusit e lartë artistikë dhe estetikë  : si formë e sjellur, si koncept përkthimi dhe si nivel i pasur gjuhësor, nivel që përcaktohet nga njohja e mirë e teknikave dhe përshtatja poetike si : ruajtje strukturale, ruajtje kompozicioni, ruajtje mesazhi dhe për më tepër si përqasje figurative dhe ndjesisë vetiake shpirtërore të futur në ç’ do varg. Që në fillim të prezantimit të Antologjisë Poetike Italiane, autori shprehet me sinqeritet dhe çiltërsi për sfidat e hasura gjatë punës së tij voluminoze, për guximin e marrjes përsipër të kësaj superndërmarrjeje letrare dhe kjo është më se e kuptueshme pasi autorët e përkthyer janë autoritete letrare që kanë bërë historinë e Letërsisë Botërore, si : Dante Aligeri, Petrarka, Vinçenso Monti, Xhovani Paskoli, Xhakomo Leopardi, Xhoze Karduci (Nobelist-1906) Filipo Marineti, Marino Moreti, Salvatore Kuazimodo (Nobelist-1959), Euxhenio Montale ( nobelist -1975) ,etj. Vlen të theksohet se e gjithë kjo prurje dhe risi për zhvillimet letrare si fushë përkthimi sot, vjen si moderaturë e re dhe leksik, pasi shtrirja e frymave krijuese, zhanri i tyre, metafizika dhe larmia e rrymave (romantizmi, futurizmi, hermetizmi e mori te tjera ndërthurjesh që kontestojnë dhe fabrikojnë njëra-tjetrën), është kaq i gjerë dhe thellë, sa vetë përkthyesit i është dashur t’ i studiojë një e nga një, si: stilistikë dhe konfiguracion struktural, si stilema përzgjedhëse dhe ideime përshfaqëse, si botëkuptim dhe mesazh të dhënë dhe në gjithë këtë kontekst ai u ka dhënë vargjeve të tyre shpirt nga shpirti i tij, muzë nga muza e tij, timbër dhe akcent individual nga autentiteti krijues i tij, autentitet që e veçon por dhe e portretizon.

 

Sinan Vaka (poet, përkthyes) 

 

Antologjia poetike hapet me kolosin e letrave botërore Dante Aligerin, i cili nëpërmjet «  Komedisë hyjnore », e njohur për tre pjesët e famshme (Ferri, Purgatori dhe Parajsa ) dhe nëntë rrathëve danteskë të ferrit, rrathë që lidhen me udhëtimin mistik në botën e nëndheshme së bashku me ëirgjilin (poetin e madh latin), dërguar nga qielli nëpërmjet Betariçes (kryepersonazhe e veprës së tij) , dhe i gjithë ky sigamatizim dhe simbolizim natyrisht lind nëpërmjet ankthit, trishtimit dhe përvuajtjes së shkaktuar nga dëbimi që i behet nga Firencja dhe jetesa në azil politik.
Më pas ravijëzojnë poetët si Petrarka ( personalitet që lidhet me rilindjen e madhe italiane dhe atë evropiane), Ludoviko Ariosto (i famshëm për veprën « Orlando i egërsuar » ), Kortuato Taso, Vitorio Aliferi, dhe të gjithë këta autorë përbrenda rrymave letrare të njëjta por tematikave letrare të ndryshme përbëjnë koloritin më të bukur artistik të mesjetës italiane. Përkthyesi Vaka ka bërë një strukturim të plotë të poezisë së përkthyer dhe këtë e ka sendërtuar nëpërmjet hapësirës kohore kur është zhvilluar poezia, por dhe konturimit të rrymës letrare ku është operuar dhe e gjithë kjo për të nxjerrë në pah vlerat , përsosjen dhe evolimin si model por dhe si tërësi zhvillimi.
Periudha e pas Klasiçizmit ose Romantizmi hapet me pena si Vinçenco Monti, i cili do të frymëzonte më pas edhe poetë si Ugo Foskolo apo Xhakomo Leopardi dhe të gjithë këta poetë sillen me një dlirësi poetike befasuese, me një ëmbëlsi vargjesh gati emblematikë, sepse pasioni, përkushtimi dhe dashuria e përkthyesit është sa depërtuese po kaq dhe njohëse, është sa përkushtuese po kaq dhe mbresëlënëse.

Plejada e shekullit të 19-të hapet me fituesin e Çmimit Nobël -1906, Xhoze Karduci, i cili bën shkëputjen nga klasiko-romantizmi drejt tedencave të reja të kohës, tedenë e ndjekur edhe nga bashkohësi tij Emilio Praga, apo ndjekur më pas dhe përsosur nga liriku madh Xhovani Paskoli. Impresionizmi Italian hapet Gabriele D’ Anucio, ( poet që sinkronizon antikën me bashkohësinë dhe i endur mes tragjikës dhe lirikës). Shekulli i 20-të fillon me përplasjet dhe lindjen e rrymave të reja filozofike (Aldo Palaceski, Guido Gocano), gati eksperimetale për kohën (impresionizmi, avanguarda, dadaizmi), të cilat për tu bërë sa më identifikuse dhe të asimilueshme nga lexuesi jepen nëpërmjet relacioneve të shkurtra shpjeguese nga vetë përkthyesi. Klemente Rebora hap siparin e e përfaqësimit në rrymat më të fuqishme të kohës ( futurizmit, hermetizmit), për tu identifikuar nga përfaqësues të drejtëpërdrejtë të këtyre levizjeve si Vitorio Tomaxini, Filipo Tomazo Marineti (Manifesti i futurizmit). Umberto Saba, Ungareti, dhe nobelisti Euxhenio Montale, përbëjnë kulmet dhe madhështinë e poezisë moderne italiane, dhe në përmbyllje me autorin Mario Luzi dhe nobelistin tjetër Salvatore Kuazimodo, përkthyesi jep tablonë dhe ngjyrimet e gjithë këtij ornamenti dhe shkëlqimi që ka mahnitur letërsinë botërore.

Esenca e gjithë kësaj prurjeje ka qëllimin bazë të vështrimit përgjithësues dhe përnjohjes së kultit poetik italian, kult i cili është ngritur në kumt dhe prej lartësimeve të tilla zbret si muzë dhe rindërtim, me rujtjen e gjithë komponentëve dhe elementëve të tjerë gjuhësorë, si dhe duke u mbështetur fort në format krahasuese, formë që përkthen poezinë dhe jo fjalët ( marru nga Ezra Pound dhe që për përkthyesin përbën pikën më të fortë të referimit dhe shqipërimit të gjithë poezisë) .
E gjithë kjo vepër voluminoze lexohet me nje frymë dhe të inspiron për ndjesinë, shijen e përzgjedhur dhe muzikalitetin e fjalëve, të befason me harmoninë dhe ritmin që ndjekin autorët si përfaqësues dhe simbolikë e kohës në të cilën kanë jetuar, të bën të kuptosh se sado që të largojë realiteti tyre përjetues, ata vijnë sërish dhe bëhen gjithnjë e më të afërt, gjithnjë e më ndikues, sepse i tillë është gjenialiteti i mendimit që kanë poseduar dhe e tillë është dhe fryma që i ka lançuar.
Poeti dhe përkthyesi Sinan Vaka është endur nëpër labirinthet e një epoke të ndrtshme letrare, ka përhumbur dhe është ringritur përmes dritëhijeve të tyre, është shkrirë dhe indeksuar me vetë artin dhe magjinë e sjellur dhe me vetëdije të plotëformuar dhe peshën e ndërgjegjies intelektuale i ka dhënë fonetekës së letrave tona përnjohjen më të gjerë dhe përndritjen e poezisë italiane në shqip .

 

Dhimitër Miti, simbolikë e meditimit dhe befasisë së poezisë shqiptare.

 

Nga Agron Shele

 

Portret i thjeshtë, njeri që endet përbrenda muzës krijuese, me një lule të rrëmbyer nga thëllimi kohë dhe me shqetësimin e fateve dhe kohezionit të atdheut të vet. Poet që digjet përbrenda metastazave të kohës gërmadhë, poet që rrebelon pareshtur për dhimbjen e dritës dhe djegien në kostelacionin më të largët të yllit.I ngritur në kultin e artit profarm perifrazon pareshtur dlirësinë shpirtërore, mendimin dhe idetë e një arti postmodern, botën e madhe plot shpresë, si dhe individualitetin e fuqishëm krijues. Përherë befasues, përherë detratus i fjalës dhe lojës me të, simbolikë e gjallë e figuracionit dhe mendimit kreativ, lançues i magjisë dhe bukurisë së vargut. Mjedisi natyror marramendës që ndërthur dallgët rrëmbim “Vjosë” me malet kreshpërues qiejsh, derdhur luginës eklipsuar nga farfara mahnitëse dhe koloritë ylberesh, kanë tejçuar tek Dhimitër Miti bukuri shpirtërore dhe muzë të thellë krijuese. Si poet dhe shkrimtar i afirmuar, por dhe si përçues i traditave më të mira letrare të brezit të vet, ai shpreh fizionominë dhe mendësinë e një ideimi gati infinitiv, gati kontradiktor me pakuptimësinë kohë dhe ashtu përbrenda lirive shprehëse, postulon psiko-filozofinë si nocion dhe ide të së nesërmes.
”Përpara meje
Hieroglife buzësh,
shtatëzëna në heshtje.
Pellgje sysh,
me shkarravina mushkonjash hijëzuar.
Pa ngjyrë.
Pa dritë.
Kafka. ”

Pse kaq shumë zbrazëtirë dhe pse kaq shumë hijëzime enden përbrenda parafytyrimt shpirtëror të autorit ?
Kjo lidhet me sentimentet e mbarsura të kohës që prodhojnë amorfitetin jetë, ashtu real sikurse është, pa ngjyrë, pa dritë por kafka, kuptim definitiv që e skeleton atë si pjesë vdekje dhe jo pjesë rigjeneruese të idesë dhe qënësisë. Sindromë e një shoqërie që lulëzon gërmadhash dhe me te vetmin mjet argumentus (mendimin) denacon këtë shformësim që shkarravitet mushkonjash hijëzuar. Zbërthimi analitik i kësaj poezie nuk ka për bazë vetëm referimin rreth vetes, rreth mjedisit të ngushtë përjetues, por e zgjeron hapësirën për të parathënë atë që po ndodh, atë që duhet zhbërë, atë që duhet shkulur për ta hapur rrugën e një plejade të re.

” Vetëm kufizimi:
Çantë-kapele moderrne e madhe.
Segmenti ai. ”

Vargjet përmbyllëse të kësaj poezie bëjnë jo vetëm rezultanten e konceptit të tij mbi zhvillimet e realitetit shoqëror, por shprehin edhe ironinë therëse, duke e kufizuar mentalitetin burokratik përbrenda çantës dhe kapeles së madhe, si kompesim për të rritur vogëlsinë e intelektit dhe ndërgjegjësisë minore që çuditërisht nga do që të rrotullohet pesha e kohës, segmenton karakterin burokratik dhe amoral vetëm të karakterit të tillë.

”Zgavërmuzg edhe një kockë
Se ç´kërkon të thotë ngutshëm një qen:
Ose i zoti i tij, atë, më nuk e gënjen,
Ose, ai, të zotin e vet, më,nuk e pëlqen.
Dhe,
në zgavërmuzg
rrotull kockës së stërlëpirë,
qeni vjen. ”

” Zgavërmuzg ” është një tjetër poezi ironizuese dhe ndjek të njëjtën amplitudë si poezia e mësipërme, por me agravim më të thellë, sepse këtu ironia bëhet edhe më therëse. Autori del nga simbolizmi poetik dhe shpërthen , duke e tipizuar dhe krahasuar karakterin e dobët (servilin, të pa aftin, burokratin,), të qorrollepsur dhe të zhveshur nga ç’ do lloj etike dhe morali njerëzor, gati me një qen, besnikëria e të cilit ndëravret dhe lidhet nga shërbimi që i afrohet, qoftë kjo edhe një lëmoshë, një kockë.

Poezia ” Pafundësisht ” sjell tjetër atmosferë dhe fillon me referim tek vetja, tek shtëpia ku ka kaluar fëmijërinë, tek vatra, ku ka kapëryer dimrat dhe shkulmat e të ftohtit, për të arritur tek zemra, e cila është kufiri dhe qendërzimi i gjithë botës shpirtërore dhe prej këtu zëri i brendshëm rrëmon për letër dhe bojë që të hedhë dhe rishkrujë vizualitetin memorie.

” Pakëz tym në shtëpinë time
Prej shtëpisë time
Pakëz zjarr në vatrën time
Prej vatrës sime
Pakëz shpuzë në zemrën time
Prej zemrës sime
Pafundësisht letër e bojë për të vizatuar kujtime ”

Ideja kryesore e kësaj poezie jepet në vargëzimin e fundit, e cila kërkon të derdhë pafundësisht të shkuarën dhe kjo e shkuar jo si mejtim rreth asaj ç’ farë ka ndodhur dhe shkuar, por si reflektim të mundësisë së misionit poetik të paracaktuar.

Njohja më e gjerë e artit të shkruar nga autorit Miti, të çon nga hermetizmi deri tek konfrontizmi, rryma letrare këto që vetë krijuesi nuk kërkon ti etiketojë si norma ose rregulla letrare, por thjesht përqasje të muzës dhe frymëzim i zbritur nga detratimet e ndjesisë, shijes dhe ngjyrimit të shpirtit.

Ky poet bashkohor i endur mes dritëhijes së vetë thjeshtësisë jetë meriton studim të mirëfilltë, pasi vepra e gjerë në prozë dhe poezi përbën një vlerë unikale në letrat shqipe dhe për më tepër ajo vjen përherë e më e freskët, përherë e më mahnitëse, përherë e më mistike, si vetë preludi që i ka krijuar, si vetë shpirti madh që i ka lartësuar , si vetë pena e shenjtë që i ka hyjnizuar.

 

Aspektet lirike, si formësim dhe gjuhë e thellë shpirti.

(Referim rreth Vëllimit Poetik “Lulëkuqja e egër“ të autores Raimonda MOISIU

 

Nga Agron Shele



Të diskutosh rreth veprës letrare të autores Raimonda Moisiu është njëlloj sikur të hysh dhe të kërkosh mistikën në universin e madh dhe të pa fund, pasi gjerësia dhe hapësira krijuese kap pothuajse të gjitha zhanret e gjinisë së shkruar dhe polivalent të mendimit letrar, estetik dhe publicistik. Figura shumëplanëshe dhe autoriteti inteketual i krijuar spikat në të gjitha fushat e jetës, duke sjellë perfomancën e personalitetit grua shqiptare përherë e në rritje, përherë në kërkim, përherë në ndryshim dhe përherë në progresivitet me modelet shoqërore më të zhvilluara. Që në fillim duhet theksuar se autentizmi krijues i autores vjen si frymë e muzës së thellë krijuese dhe përzgjedhjes së zërit elitar, vjen si gërshetim i njohjes psiko-analitike shoqërore dhe idesë për tu përballur me pragmatizmin e saj, vjen si inspirim i kostelacioneve më të larta të shpirtit dhe ndjesisë për t’ i deshifruar ato, vjen si dallgëzim i rrebelimeve poetike dhe dritësisë për ti pasqyruar ato. Konceptualiteti i artit të saj shpesh kapëren nëpër dritëhije dhe kjo jo rastësisht, pasi teknika bashkohore e përdorur mundëson beftësinë por dhe simbolikën e saj, intrigon elementët jetësorë por përafron me botën e imazheve të saj dhe kështu e endur nëpër labirinthet e përtejkoshienës ringre dhe magjeps me madhështinë e fjalës. Duhen vënë në dukje edhe gjurmimet e formimit si autore dhe ndikimet, të cila kalojnë nëpër një shtrat të pasur etnokulturor dhe traditë që pak kush e ka, sikurse është Korça e mësonjtores së parë, Korça e karnavaleve, Korça e serenatave dhe e lirikës më të bukur shqiptare.

 

         Raimonda Moisiu

 

“Lulëkuqja e egër“ është një nga veprat lirike më të fundit të publikuara nga autorja Moisiu, cila për nga fuqia shprehëse, autoriteti krijues, ndjeshmërisë poetike që përcjell, emocionaliteti, notat e thella përshkuese dhe ngjyrimet, e bëjnë këtë vepër sa inkluidive po dhe kaq drithëruese. Kjo risi krijuese për më tepër vjen në katër gjuhë të ndryshme, në katër lloj komunikemesh, në katër shije lexuesish, të cilët e bëjnë thelbin e boshtit që përshkon sa identifikuese po dhe kaq dhe universale, duke e klasifikuar autoren si trasmetuese të vlerës shirtërore dhe kulturore të vendit që përfaqëson. Vargjet poetike kapërcejnë nëpër lëndinajat e pafundme të përtejndjenjës, nëpër pezmet e muzave më të zjarrta, nëpër infinitet e horzonteve më të bukura, nëpër ornamentet më tejçuese të pafajësisë shpirt dhe e gjithë kjo e konceptuar si dashuri e vërtetë dhe etikë. Gjithashtu në këtë vëllim poetik lirizmi percepetohet jo vetëm si fluiditet, por dhe intimitet figurativ, dhe e gjithe kjo në referim të shpirtëzimit të fjalës artistike, të rritjes së forcës së saj, të dhënies së koloritit të duhur dhe elokuencës së vargut. Edhe ejmotivet apo ndërthurjet e motiveve të futura, sikurse motivi esenian (shagane), apo motivet lasgushiane e rrisin kurbaturën dhe tempin poetik duke e përafruar shumë më tepër me frymën orientale, por dhe duke e bërë më platonike, kumbuse dhe po kaq muzikale.

“ Të gjithë mëkatojmë,
Të gjithë e dëshirojnë atë,
si Unë edhe Ti… »

Këto vargje përflasin mëkatin figurativ si fuqi, si ndjenjë që shtyn dhe përafron (unë dhe ti), të cilët përbrenda botës pasionate dhe dëshirës për t’ u ndierë, për të shkrirë zjarrin e shpirtit, fluturojnë çiltërsisht qiellit të shtatë, harbojnë ëndrrat e bardha dhe çmendin të pashtershmen dashuri.

në mbyllje :

“Unë e Ti… mëkatarë… të Perëndeshës
Dashuri! “

Me lakonizmin lasgushian (Perëndeshë e dashurisë), përshkallëzimi fuqisë së ndjenjës rritet, llahtarohet, ngrihet si prelud hyjnor, dhe në antitezë të veprimit qënësi (mëkatit), luhet me kontrastet dhe tablotë e shpirtit, faljes tek e përndritmshja pernëndi madhështi. Gjithashtu duke ravijëzuar këtë poezi si hyrje dhe si përmbyllje kupton simetrinë e shtrirjes së shkallës përjetuese, emocionit të fortë dhe në anaforë të plotë me gjithë qëndërzimin ose barslargimin nga mëkati, si mallkim i endur brenda nesh (konceptim përgjithësues), e indetifiokon si trill të vetë botës njerëzore.

“ Heshtur,
vështroj qiellin e errësuar,
përhumb në mjegullnajën e yjeve. “

Kjo poezi vjen si diskurs i përmbysjes së madhe, gati në apokaliptizëm, e cila njëhëson në dukjen e parë gjendjen heshtje ( eremi) me errëtinë qiell ( kuptim më i gjerë qiell shpirtëror), dhe pikërisht përbrenda kësaj perdeje metafizike, forca, dhe intuitiviteti i njeriut optimist, konkretisht i autores, shquan portat e dritësisë jetësore, mjegullnajën më ndriçuese të universit, duke mbjellur besimin dhe shpresën për të nesërmen, si dhe duke evokuar idetë dhe qëllimet fisnike për përditësinë dhe kuptimësinë e vërtetë.

“ Heshtur,
ndiej rrezen përcëlluese
të buzëve dhe
paqen e vështrimit adhurues “

Përqasja e kësaj poezie sikurse mbarë poezia e saj përkon natyrshëm me objeksionin lirik, ku heshtja nënçmohet dhe paramendohet si përkohësi, pasi aty mes heshtjes plogështuese ringrihet dhe ritmojnë rrahjet e zemrës pa kufi, po aty përjetësohet shija e përhumbur dashurive, dhe sikurse rrezja më e bukur që shpërthen petalin edhe farfurima ngjyrë-jetë e rimëkëmb ëndrrën më të parë.
Gjuha poetike e kësaj autoreje është vërtetë e brishtë dhe mjaft sinjikative, është e qelqtë dhe po kaq reflekuese , por ndaj fenomenit shoqëror ajo bëhet sa i mprehtë dhe po dhe kaq mesazhus, sa rrebel po dhe kaq ndërgjegjësues.

“ Çdo ditë shoh gra, të fyera, të dhunuara,
të braktisura, si
kufomat mbi ujë nga mbytja e varkës,
të flakura nga krevati i dëshirave,
epsheve,
dhe pikat e gjakut… “

Autorja shpreh shqetësimin e ligjshëm për dhunimin, trajtimin e gruas si objekt epshi, dhe flakjen e saj pa mëshirë, apelon për mentalitetet e cungura që nuk pranojnë dot personalitetin dhe vendin e saj të merituar në shoqëri, apelon këto forma monstruoze fobizmi dhe kërkon që nëpërmjet vargjeve të prekë zemrat dhe memoriet e tyre, si dhe të sensibilizojë ndërgjegjiet njerëzore.

Arti i autores Moisiu është art i një bote të tërë ndjenjash, është art që shkruhet me gjuhë shpirti, është art i prekshëm dhe mjaft befasues, dhe si i tillë ai ka shijen estetike dhe vizualitetin e imazheve që janë përftuar nga formësimi etik dhe filozofik . Poezia e saj vjen si përmasë e fuqisë shprehëse dhe dhuntisë së lindur, vjen si kristal që zbukuron margaritarin e kurorës lirike shqiptare dhe percepetim i madalitetit bashkohor, vjen si dritëthënie e mendimit të avancuar dhe universalizimit të fjalës përzgjedhur sot.

“Lulëkuqja e egër“, është vepër e mirëfilltë lirike, e cila fludizon kaltërsinë e ndjenjës dhe ashtu e ardhur, si : aspirim i botës femërore, frymëzim, muzë e derdhur nga përflakja e perëndimeve më të plakur dhe rizgjuar agimeve më të zbardhur, çiltërsi dhe brishtësi, përthyen dhe rihap të tjera koncepte në letërsinë tonë shqipe, për poezinë si tërësi dhe gjuhën e letrave në vazhdimësi.

 

 

           Bilall Maliq

 

Lirizmi si formë etike dhe dualizmit shpirtëror .

(Referim rreth Vëllimit Poetik ” SHESHI I FJALËVE”, të autorit Bilall Maliqi.

 

Nga Agron Shele

 

Poezia shqiptare në Lugun e Preshevës edhe pse rrethanat historike e kanë detyruar që të lulëzojë nën peshën e diktatit ose hapësirës shoqërore të imponuar, ajo përsëri e ka gjetur shtratin e vet dhe falë gjuhës e traditës së rrënjosur ndër shekuj është zhvilluar në uniformitet të plotë dhe si pjesë e pazgjidhëshme e fokusit etnokulturor letrar shqiptar. Në opusin e gjithë kësaj shtrishmërie, përqasjeje dhe mbështetjeje vjen dhe poezia e autorit të njohur Bilall Maliqi, i cili i thur lajmotiv jetës së thjeshtë njerëzore, i këndon lirisë aq të munguar, shpreh zërin intelektual të problematikës shqiptare dhe kështu i endur përmes sfidave që i ka servirur koha është shndërruar në zë autentik dhe i padiskutueshëm i vlerave dhe letrave të gjuhës amtare. Fizionomia e këtij autori, duke u mbështetur në gjithë krijimtarinë e sjellur ka larminë dhe gjetjet artistike, ka individualitetin dhe stilistikën e përzgjedhur, ka dritësinë e mendimit dhe ndjesinë e shpirtit dhe si e tillë ajo përbën një kurorë margaritari, që shquan fuqishëm dhe ndritshëm nga përtej horizontet e mbetura hijeve të atdheut të përbashkët. Vëmendja estetike e analizës letrare do fokusohet tek vepra më e fundit e autorit Maliqi, konkretisht tek Vëllimi poetik ” SHESHI I FJALËVE” , i cili vjen si sendërtim lirik dhe ngrihet mbi nëntë poema ( “Asaj“, “Zgjedh(j)e“, “(Sh)prishe“, “(Z)emërime“, “Nëpër (gj)ethe“, “(Ri)takim me mallin“, “(P)ikë gëzimi“, “V(l)erë e dashurisë“, “ Deri te ti“), me nga dhjetë cikle për gjithësecilën, ku në mënyrë rigoroze brenda së njëjtës grafikë poetizohet për dashurinë, intrigat, pabesinë, moralin dhe ndjesinë. Duhet vënë theksi që në fillim tek koncepti ndërtimit të këtij vëllimi, si prurje, kombinim dhe referim që në kuptimin e strukturimit vjen si përmbushje elementësh të përtejkoshiencës dhe përtejshpirtshmërisë, i cili si në mistizëm dhe i kapur pas hyjnish, ose me avancime edhe më të thella drejt pezmeve teje ndjesorë shpreh ovacionin e përshkallëzuar midis dhimbjes dhe zemërimit, midis ëndrrës dhe zhgënjimit, midis emocionit dhe rrebelimit. Për më tepër le të depërtojmë në qerthullin e muzës poetike të këtij autori, të ndalemi tek sezonat e shiritave jetësorë, të cilat natyrshëm dhe gërshetueshëm me simbioza rrathësh heliocentrikë përbrenda etikës dhe moralit definizojnë mendësinë dhe kountinitetin e vetë autorit.

-Asaj (Poema I)

“Po edhe të vdesësh
Në pikë të purgatorit
Peshorja do t’i matë mëkatet

E emrit tënd
Ia mbyllin portën engjëjt

Dhe vargëzimit për ty”

Vargje që duket se burojnë nga një shpirt i brengosur gati në dëshpërim, i cili përflet ëndrrën e vrarë dhe e gjithë kjo përbrenda kontureve të moralit përbaltur dhe sigurisht kjo jepet nëpërmjet notash të forta shpërthimi, gati në pasthirrma , e cila ravijëzon deri në ekstremitet (pikë e purgatorit), pikë që mbyt me errëti dhe fsheh ç’ do shkëlqim, pikë që mbyll ç’ do portë dhe nënëshkruan kohën e “Asaj”, kohën herezi. Gjithashtu përmbyllja e kësaj poeme përveç elementëve sugjestionusë (pikë purgatori, portë ëngjëjsh) jep në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe nuancën e revoltës poetike, zemërimin e vargjeve, të cilat janë fshirë nga memoria krijuese dhe mbyllin hermetikisht dedikimin dhe inspirimin e thellë të shpirtit.

-Sh(prishe) (Poema 3)

“E shprisha një çast kujtesën
Hapa koren e timit almanak

Sakaq e gjeta portretin tënd”

Poema e tretë është ndërtuar me një konceptualitet dhe sens lirik krejt tjetër, për më tepër vjen si një reflektim dhe pasazhi tejet tronditës, pasi diçka e pazakontë ka ndodhur, diçka është këputur dhe ka mbetur përjetimit ndërgjegjie (kujtesë), diçka është (sh)prishur dhe në vizualitet të plotë e gjithë qënia vendoset në kërkim të asaj ç’ farë ka humbur. Nëpërmjet fuqisë shprehëse dhe figuracionit të përdorur kjo ndjenjë gjen mishërim tek format krahasuese dhe simbolika e natyralizuar nga yjet (dashuri e zjarrtë), vjeshta (pikat e shiut trishtim), ëndrrat ( shpresërim), ose konkretisht imazhi, i sjellur nëpërmjet portretit të iluzionuar nga kujtesa më e thellë, e cila zbret nga labirinthet më të thella të trurit (hap koren almanak) dhe e rishfaq për ta rikthyer me gjithë fuqinë shndritëse, ashtu të bardhë si bora e parë dhe të mbetur përjetësisht shpirtit kristal.

V(l)erë e dashurisë“ (Poema 8)

“ Nëpër stinë këputa ca ngjyra
I futa në grykë të mallëngjimit

Fletëve gjelbëruese të gjetheve
Pikojnë dëshira të ëndërruara “

Sigmatizimi dashurisë në poemën e tetë bëhet më befasuese dhe më grishëse, vjen si kuptimësi e botës më të thellë insipruese dhe vetë flirtit jetë, vjen si vlerë dhe prelud i ndjesisë më estetike, vjen si stilim ngjyrash dhe ëndërr që të çmend, të magjeps dhe përherë të mban në zjarrin e saj të llahtaruar. Përbrenda këtyre vargjeve, të cilët sigurish përshkohen nga nota të thella lirike, ka mesazh të qartë ose pikëpamje referimi si ndjenjë dhe si vlerë, si fuqi shpirtërore por dhe si pastërti, si natyralizëm njerëzor por dhe moralitet shoqëror.

Vëllimi poetik ” SHESHI I FJALËVE”, ka një stimultande në rritje nga njëra poemë tek tjetra, ka një kurbëzim të lakmueshëm, ka një bosht të qartë, dhe lakonizon vetë qëndrimin e poetit, qëndrim që duhet të kapërcejë fillimisht nëpër pabesitë dhe tradhëtitë e ndjenjës, pastaj në kufijtë e zemërimit dhe rrebelimit dhe së fundi tek vlera e dashurisë dhe gjithë kjo në funksion të moralit të pastër shoqëror. Fryma poetike, e cila shpesh plotësohet me elementë mitikë për ta bërë edhe më apologjike e bën këtë ndjenjë dhe vlerë sa vetë jeta, dhe për më tepër e klasifikon si fuqi shpirtërore të endur konkluideve ekstreme të përjetimeve, sikurse është në të vërtetë, me të vetmin ejmotiv, që përmasa e saj si ndjenjë të barasvlerësohet si përmasë e karakterit dhe natyrës së drejtë njerëzore dhe etike shoqërore. Edhe në aspektin psikologjik dhe filozofik kjo lloj poezie meriton një këndvështrim tjetër, një trajtim që duhet të depërtojë në metafizikën e vargjeve si: frymë, ide përshkuese, dhe kuptimësi, të cilat në dualizëm dhe antagonizëm gjendjesh percepetojnë thelbin e vërtetë të ndjenjës, duke deshifruar ngjyrimet dhe spektrat e koloritit dashuri.

Leximi i Vëllimit Poetik ” SHESHI I FJALËVE”, sjell të tjera emocione për lexuesin e përzgjedhur elitar, sikurse është vetë poezia, sjell të tjera kontraste për lirikën dhe zhvillimet e saj dhe për nga mënyra se si është kompozuar dhe ndërtuar si vepër poetike, se si janë gërshetuar komponentët figurative me ato psiko-filozofike, se si janë percepetuar dhe deshifruar gjendjet psikofizike dhe ato ndjesore, e bën autorin Bilall Maliqi që të shndrijë në karvanin e poetikës së Lugut të Preshevës dhe të jetë simbolizues dhe me vlera të mirëfillta letrare në mbarë gjuhën e letrave kombëtare.

Poezia, si formë e thellë editive dhe nocion filozofik

Referim rreth Vëllimit Poetik ” Përtej çmendisë” të autores Hasije Selishta (Kryeziu)

 

nga Agron Shele

 


Poezia e Hasije Selishta (Kryeziut), si një poezi e cila ka kohë që ka kapërcyer gjeografinë e Letërsisë Shqiptare dhe publikohet me sukses në shumë Antologji Ndërkombëtare , vjen si univers dhe shprehishmëri e mendimit më të përzgjedhur poetik, vjen si domosdoshmëri e një komunikimi permanent me zërat më prestigjiozë sot, vjen si aplikim i forcës ndjesore dhe mendimit progresiv, dhe për më tepër vjen si emblemë e ideve të thella përshkuese dhe sugjestionit metafizik të fjalës. Moderatura e artit të saj ka gërshetimin e perfomancës dhe intelektit personalitet “grua”, ka inteligjencën dhe përgjegjësinë për atë ç farë shkruan, ka intuitën dhe botëkuptimin e përmasave dhe nëpërmjet ngjyrimeve imazhe sjell mesazhe të qarta për të sotmen, por edhe për të ardhmen. Si poseduese e teknikave dhe kulmimeve të larta estetike në veprën e saj ndesh konceptin filozofik ( si formë editimi elitar) dhe atë psikologjik ( si gjerësi njohjeje dhe percepetim), ndesh strukturimin e ideve bazë dhe konfiguracionin si përvijim dhe kurbaturë e fuqisë së vargjeve, ndesh harmoninë dhe lirshmërinë shprehëse, ndesh beftësinë dhe koloritin e bukurisë art.

 

Hasije Seishta (Kryeziu)

 

Duke lexuar Vëllimin Poetik “Përtej çmendisë”, mendimi më i parë të shkon tek narrativiteti krijues i autores, bota konvonuese dhe stilistika si formësim . Të tre këto komponentë të shtrirë në hapësirën krijuese përqasin dhe përcaktojnë një bosht të mirfilltë poetik, bosht me zanafillë “ Shpalosje e heshtjeve” ose përjetim i gjendjeve nëpërmjet traskiptimit të kontuiniteteve fshehtësi ide, për të pasuar më pas me “Largësi e çmendur”, kësaj largësie që ka krisur dhe ka humbur mes vetvetes dhe referimit ndaj asaj ç’ ka rrethon, (botë ndjesore e përtejshpirtshëme), për të vazhduar me “Ritmi i frymarrjes”, ose frymimit që përshkon sendërtimin metafizik të këtij boshti dhe së fundmi “Largësi fluturimesh”, këtij rrugëtimi drejt hapësirave dhe frymëzimeve të pamata të një universi poetik.

“Vala shkumon
në unat e ndezur”

Ky dallgëzim që trazon detrat dhe shpirtrat dualizon përbrenda “unit”, këtij ekocentrimi që qendërzon qenësinë njeri dhe në kuptimin egzistencial e shndërron në “mbiun”. Kuptimi metafizik shkon edhe më larg, duke i dhënë vlera infiniti dyzimit ose hamendsionit dhe nën këtë lajmotiv, gjendjet që përjetohen sipas emocionalitetit moment, që në rastin konkret janë të ndezur për të flakëruar dritën e jetës, përplasen, thyhen, përmbysen dhe ringrihen për të shndritur më mirë, për të reflektuar ose rimedisionuar subkoshuiencën vetiake si arsye. Vargjet më poshtë e përforcojnë edhe më tepër këtë ide dhe gati në proçesion aludojnë qëllimin :

“përsëri diçka më afrohet
më e madhe se etja
më e madhe se jeta
më e madhe se vdekja “

Se ç’ farë i afrohet një njeriu, i cili apokalipton midis jetës dhe vdekjes kjo mbetet relative dhe hap debate, por sipas konceptit të autores vjen si mundësi për të krijuar vlera ( qëllime thelbësore që prodhojne vetë qytetërimin tonë), vjen si risi e përsosjes dhe vazhdimësisë (evolim) , vjen si mundësi shenjash dhe gjurmimi të vetëegsistencës së tij .

Dhe i gjithë ky koncept finalizohet me atë ç’ farë ofron individi “uni “ si mendësi dhe ndjesi, (Vetëm një gur kam në dorë, ose vetëm një mundësi individuale kam), por referuar edhe në analitikën e më sipërme dhe gjithmonë në kontekstin filozofik, sepse e tillë eshtë poezia dhe fryma që përshkon, e cila kur shndërrohet në ide primare me diapazon dhe shtrirje si fuqi mentale bëhet më madhore se vetë jeta apo pasvdekja.

“Përtej çmendisë” si poezi e cila idnetifikon dhe gjithe titullin e Vëllimit poetik, ruan të njëjtin mesazh dhe aborgon me psikikën e sëmurë të kohës, duke e portretizuar në tablo kuadratike të përgjysmuar dhe nënçmuar si pushtet të mbyllur dhe larg aspiratave që e kanë besuar.

“Në kornizë endet
gjysma e trupit thahet
nën pushtetin
e një të çmenduri”

Fjalët neë kurbëzimin e tyre anatemojnë errëtinë e pëshkallëzuar dhe e paracaktojnë si fuqi por dhe brendësi shpirtërore të rrënuar, gati amorf, pa shpirt, pa jetë, pa vlerë dhe në deziluzion të plotë ose çmendi sikurse shprehet autorja.

Ky vëllim duket sikur luhatet mes ngjyrimeve gri, (skepticizëm i mbështetur në realitetin e brishtë të përjetimit kohë), por ka dhe ngjyrime shprese dhe besimi, ngjyrime që më së shumti karakterizohen nga trasmetime mesazhesh poetike pozitive por dhe progresive të së nesërmes.

“Qielli im
agun
përjetëson”

Tek poezia “Shekulli im”, shikojmë një diapazon që kapërcen gjithë horizontet, shikojmë ndjesinë e hapësirës që prek infinitin , që rilind me agun e parë për të zbardhur dritësinë jetësore dhe në kuptimin e plotë identifikuar tek “uni poetik”, bota qiellore , si botë ëndrrash dhe shpresërimi, por dhe si nocion shpitshmërie nganjëdhen mbi ditëshekujt e rilindur .

Poezia e Hasijes, si poezi e risisë dhe beftësisë shpreh më së miri kreativitetin krijues të autores dhe e klasifikon atë si poeteshë të gjetjeve profarme dhe figuracionit, si memorie krijuese me intuitivitet të vetëdijshëm dhe me rrjedhshmëri krejt të natyrshme, si largpamëse dhe ideativitet të avancuar, si frymë bashkohore dhe zë i plejadës së re që po ngrihet.

“brenda meje
kohë e paqënë
paralajmëron imazhin
e përmasave tejpamëse”

Zbërthimi ideo-artistik i këtyre vargjeve i përmbledh të gjitha komponentët e një poezie të mirëfilltë, aty ndeshesh me nocionin kohë dhe simultantet në diskutim (me dhe e paqënë), ndeshesh me togfjalëshin artistik (tejpamëse), ndeshesh me muzikalitetin e fjalëve dhe përvijimin e idesë së madhe, ndeshesh me fuqinë e përmasave dhe imazhin si ngjyrim, ndeshesh me botën e gjerë shprehëse dhe vizualitetin tejpamësi, pra përtej limitive, përtej horizonteve, përtej mureve, përtej vizualiteve pamorë , ideorë dhe ndërgjegjësorë.
Një ved të veçantë në mabarë poezinë e saj zë edhe lirika, e cila për nga natyrshmëria e të shkruarit si autore grua, e sjell këtë ndjenjë herë nga sytë e vashës, herë nga petalja e një luleje, herë nga krahët e bardhë të zogut që humbet kaltërsish ( bardhësi surreale), herë si kurorë e ndritur që ngrihet mbi gjithë haqet e ylberëve shumëngjyrësh.

“Siluetë e kahershme
në binarë dashurie mbërthen
madhështinë përthith

në perëndimin e diellit
kurora ndrit
gjer në rilindje”

Aspekti lirizmit rrezaton nëpërmjet koloritit dhe ndjesisë shpirt, ravijëzon si harmoni notash në tastierën pjano, kapërcen blerimeve të pranverës dhe netëve yje shumë, dhe ashtu e brishtë, e verbër, e pafajshme ngrihet në poltronet më të larta të përjetësisë, shenjtërisë dashuri.

Vëllimi Poetik ” Përtej çmendisë” shpreh më së miri nivelin e lartë krijues të autores Selishta, shpreh autentitetin e saj të padiskutueshëm artistik, shpreh evolimin dhe përsosjen e gjuhës së shkruar dhe ashtu me gjithë ngjyrimet, larminë, fuqinë shprehëse dhe filozofinë e mendimit, ajo përbën zërin e kthjellët dhe bashkohor të universalizimit të letrave shqipe sot.

Pikëpamjet estetike – letrare në Letërsinë Shqiptare në Maqedoni!

(Vështrim estetik rreth veprave kritike “Pikëpamjet” të autorit Rami Kamberi)

 

Nga Agron Shele

 

Nëse dëshiron të njihesh me zhvillimet e Letërsisë shqiptare në Maqedoni, tematikën e saj, rrethanat se si është zhvilluar kjo lloj letërsie dhe mesazhet që jep, duhet të lexosh librat estetikë “Pikëpamje” , konkretisht Vëllimi – I dhe Vëllimi -II, të autorit Rami Kamberi, për të kuptuar, por dhe depërtuar në këtë aurolë, e cila ka qënë sa pranë po dhe kaq larg lexuesit shqiptar. E gjithë kjo vepër studimore mbështetet në njohjen dhe intuitivitetin e esenciales art si koncept dhe frymë, në ejmotivet për të zbërthyer komponentët ideo-artistik të një vepre të mirëfilltë, në pikëpamjet për të ravijëzuar dhe sintetizuar mendimin kritik dhe së fundi në metodën shprehëse si ndjesi dhe frymim.

 

           Rami Kamberi

 

Si letërsi që flet me gjuhën e simboleve, për vetë rethanat historike në të cilat është zhvilluar, ky lloj arti i shkruar vjen si mishërim i aspiratave për indetitet kombëtar dhe liri. Në këtë kontekst autori dhe kritiku Rami Kamberi sjell plejadën e një seri autorësh , të cilët edhe pse vijnë në peridha të ndryshme kohore, përshkohen nga boshti botkuptimor i njëjtë, nga qëllime dhe ideali i shenjtë, dhe ashtu përbrenda kontinuiteteve të tyre ndjesore i thurin lavd atdheut të përbashkët të shqiptarëve, si e drejtë etnie por dhe amanet i të parëve. Në vazhdën e këtyre pikëpamjeve, por dhe kohezionit që ka përjetuar dhe përjetojnë shqiptarët e Maqedonisë, syri i mprehtë kritik i autorit e ravijëzon veprën e tyre poetike ose prozaike, si luftë midis pushtuesit sllav, luftë midis indentiteteve, luftë midis të drejtës, e cila rrënjëzon me zanafillë historike që nga pellazgët e ilirët, luftë si ngjyrim sfidash dhe për më tepër luftë për të fituar lirinë aq të munguar.

“LIRIA – gjeografia e saj është hapësira e qënies sonë, sa jemi të vetëdijshëm se: plotënija e LIRISË është në ndjenjë dhe se vetëdija e njeriut shqiptar nuk është ajo ndjenjë, vetëdije e lartë dhe ndjenjë e shpirtit, për ta kuptuar kuptimin e fjalës LIRI, që të mos mbetet rob i të huajt dhe, se edhe ne si të gjithë njerëzit duhet të jetojmë të lirë – në liri, në një shtet ku mund ta shijojmë lirinë që e ëndërrojmë me shekuj.”

Përkufizimi i lirisë si vetë qenësia, si ndjenjë thelbësore, si vetëdije, si ëndërr deshifrohet qartë nga analitika e veprave letrare të Sadudin Gjurës, Murat Isakut, Musa Ramadanit, Kalosh Çelikut, Nexhat Pustinës, Mustafa Laçit, Daut Gurrës, etj

Mjeshtria e këtyre krijuesve qëndron tek sentencat poetike ose prozaike , pasqyrimi i realitetit gjallë dhe të dhimbshëm , imazhet e përftuara is natyrë sot, por dhe si model i sjellur nga lavditë e shkuara, tek liria si koncept unifikues dhe i vetëdijshëm, por dhe tek shpresa për ardhmërinë e një të nesërmëje shumë më të drejtë dhe më të mirë.

Një zë të veçantë në mbarë kritikën e tij zë vend edhe arti si koncept ose pikëpamje e universalizimit me letërsinë bashkohore sot, si studim dhe anatemim i vlerave shpirtërore, si përqasje ideative dhe mesazh psikologjik-filozofik, si intuivitet dhe ekskomunikim.

Mjafton ti referohesh sendërtimit analitik që u bëhet studiuesëve Ramadan Sinani dhe
Ejup Ajdini, që të kuptosh këndvështrimin estetik si nocion dhe meta kritikë, të
shikosh artin si vlerësim dhe nivel krahasues, si dhe ta klasifikosh atë si ngjyrim gjuhe dhe argument. Duke qënë se misioni i studiuesit ka në themel shërbimin ndaj vlerës (referim ndaj idesë së vetë autorit) konkretisht fjalës artistike, simbolikën e saj, figuracionin, mesazhin, idenë, frymën etj ,etj, atëherë gjerësia e mendimit të studiusit kapërcen gjeografikisht hapësirat dhe bën indeksimin ose përnjohjen me realitetin letrar sot, duke na dhuruar një shtjellim apo gjykim sa solid po kaq dhe të qëndrueshëm.

Sigurisht që në gjithë këtë prurje dhe risi letrare, e cila ka shtrishmëri në hapësirë dhe kohë vjen edhe krijimtaria bashkohore e sotme ku autorë si : Agim Vinca, Dr Zejnepe Alili Rexhepi, Dr Nehas Sopaj, Salejdin Qazimi, Radije Hoxha-Dija, Puntorie Muça – Zibaj etj, nëpërmjet artit të tyre janë njehësuar një në letërsinë moderne shqiptare dhe më gjerë dhe nëpërmjet formave të tyre shprehëse janë shndërruar në poetncial dhe intelekt i ndërgjegjies krijuese kombëtare. Në veprat e tyre ndeshesh me moderaturën më të re, moderaturë letrare që vjen si kreativitet por dhe prelud i zhvillimeve të universit mendim, ndeshesh me setencë më të përzgjedhur fjalësh, me teknika dhe grafika të reja, duke remidisonuar progresivitetin e së nesërmes art.
Një hapësirë të gjerë në kritikën e autorit zënë edhe elementët sociale- shoqërore dhe në veçanësi lirizmi, i cili nëpërmjet kapërcimeve poetike të ndryshëm vjen si ndjenjë dashurie e pastër, si vlerë shpirtërore dhe brishtësi, si elokuencë dhe fluiditet , si ëndrra më e bardhë dhe zjarr në përjetësi.

“Pikëpamje”, si vepër estetike është një dritare komunikimi më tepër për zanafillën dhe zhvillimet e Letërsisë Shqiptare në Maqedoni, dhe për nga mënyra se si është sjellur, metodologjia dhe format krahasuese, si mbështetëse reference e argumentit kritik, e bëjnë këtë studim sa të domosdoshëm po aq dhe jetik për kultrurën tonë kombëtare dhe universalizimin e mëtejshëm të letrave shqip.

 Sabit  Idrizi

 

Arti i shkruar, si inspirim dhe refleksion i thellë i ndërgjegjies kombëtare.

( Referim rreth risisë krijuese të autorit Sabit Idrizi) 
 

Nga Agron Shele

 


Të depërtosh në botën shkrimore të poetit dhe prozatorit Sabit Idrizi, është njëllos si të kërkosh mirëfillesinë e një penelate që përherë e më shumë bëhet më atraktive, më sugjestionuese, më dinamike dhe sigurisht bëhet po kaq shprehëse sa vetë arti bashkohor sot.Tradita e krijuar, kohezioni në të cilën eshtë zhvilluar ky art, edhe pse shpesh herë ka qënë e detyruar që të mbështetet tek ana simbolike për të mbijetuar, kanë rimedisionuar veçantinë dhe gjetjen stilistikore, e cila e bënte të njohur dhe identifikuese këtë lloj letërsie. I ardhur nga kjo plejadë autorësh, Sabit Idrizi, përcjell në mënyrë sinjikative dhe fuqishëm zërin e tij autentik, në poezi dhe prozë, si mishërim i atributeve kulturore dhe shpirtërore të një populli që ishte përherë në rilindje dhe indetifikim të vlerave unikale të tij. Si njohës i thellë i teknikave të shkrimit dhe operimi me elemntët bazë të ngritjes së strukturës poetike apo prozaike e bëjnë këtë autor sa racional po kaq dhe konsolidues të mendimit filozofik, sa shprehës po kaq dhe virtuoz për gjetjet dhe beftësinë që sjell në letërsinë shqipe.

Për të bërë një analitikë më të gjerë duhet një koncentrim dhe hulmutim më i thellë i anës poetike të këtij autori ,i cili shpreh shqetësimin e thellë për realitetin e ri të krijuar, që edhe pse ne hapat e parë ka problematikën e vet, gabimin e vet, indoktrinimin politik dhe ekonomik të vet, gjë që poeti nuk e toleron,sepse nuk mund të shpërfillet dot aspiratën e një shoqërie të tërë .

Ai nuk shkruan,as perifrazon por këlthet:

“ Kemi filluar të hamë me sy
E të shohim me tyta
Në këtë xhungël zorrësh

Të duam me xhepa
Të urrejmë me bark
Kemi filluar

Kaherë s ‘kemi qeshur me shpirt
S ‘kemi qarë me zemër

Kah kështu,o Tokë ?!
Kah kështu pa kokë ?! “

Endet përbrenda misionit të poetit, përbrena bukurisë shpirtërore të njeriut, i cili mban në dorë lule dhe jo tyta, kërkon aën humane dhe jo xhepat, kërkon buzëqeshjen dhe jo mllefin, kërkon rrugën e drejtë dhe jo rrugën pa krye.
Zemra dhe shpirti i një intelektuali nuk mund të durojë dot padrejtësinë, lakminë, por ajo qëndron gati për të fshikulluar ç’ do lloj vesi, ç’ do lloj ndërgjegjie të sëmurë dhe nuk lejon kurrësesi gangrenizimin e plagëve te tilla shoqërore.
Ky është një detaj nga fuqia shprehese e Sabitit, por poezia e tij përfshin një gamë shumë më të gjerë, kap gati gjithë sferat social-psikologjike -filozofike të jetës dhe në veçanësi i përkushtohet edhe lirikës, e cila nëpërmjet ndjesisë së krijuar, frymëzimit , bukurisë dhe ëmbëlsisë së vargjeve, metaforave të përdorura , e ngre këtë vlerë shpirtërore dhe poetike, në shkallën më të lartë të artit tonë panletrar.
Poetika e tij përbën një anë të medaljes, por ana tjetër flet me gjuhën e prozës “ Zarfi “ dhe si autor i mirëkompletuar shprej pjekurinë e lartë artistike dhe autentitein e tij të padiskutueshëm krijues.

Ç’ farë është Zarfi?

Një letër e thjeshtë, një mesazh apo ide fikse e autorit që nëpërmjet kësaj poste me lexuesin shpreh dhe ç’farë nuk shpreh, rrëfen të patreguarën dhe atribon objeksionin e vet.
Gjithësesi jeta e pas luftës me pushtusin shumëshekullor serb, filloi të ndriçonte, shtëpitë e rrënuara nisën të ndërtohen dhe njerëzit j’ u rikthyen punës. Rikthimi ishte parësor dhe objektiv për qindra familje, të cilët u ngritën mbi dhimbjen, masakrat që përjetuan, mbi rrënimin total. Ata u kthyen tek e përditshmja jetë,“ tek kamja ose moskamja e tyre “, sikurse citon Miftar Kurti.
Dhe vërtet Sabit Idrizi gjen tek kjo thjeshtësi realitetin e kohës : diku përballet me dhimbjen e tokës për barbarinë zjarr, që e ka shkatërruar, diku tjetër për hesapet e njerëzve të vegjël, që duhen shpaguar, diku me absurdin që luan përherë me shpirtrat e dyzuar dhe mendësitë e shpërfytyruara.

…dhe në emër të kujt?!

“Kjo ka qënë dhe është lufta jonë. Ky ka qënë dhe është synimi ynë. Armë të vetme kishim e kemi poret më të ndritshme e më të thella të shpirtit “ -citon autori.

Fjalë prozaike kuptimplote, fjalë që ideojnë idealizmin e misionarit largpamës dhe të vërtetë, fjalë që shenjtëron kauzën e popullit të vet dhe në përmbyllje postulati i vlerave më të ndritshme të njeriut, postulati thellë i shpirtit, si postulat shprese, besimi dhe ardhmërie .
Ky rrëfim i cili hedh dritëhije mbi realitetin e pasjetës luftë në Kosovë, gërshetuar me anën publicitare, dhe pse e sjellur në frymë kritike, hera herë dhe ironizuese, me të vetmin qëllim që të mos pësëriten më gabimet, jep tablo sa interesante aq dhe kuptimplote, depërton dhe zbërthen të vërtetën lakuriq ashtu sikurse është, dhe për më tepër jep mesazhe të qarta, mesazhin hyjnor të drejtësisë dhe parimeve që duhet të udhëheqë njeriun.

Nën këtë këndvështrim autori Sabit Idrizi, vjen si përfaqësues i idealit të lartë atdhetar, vjen si refleks i ndëgjegjies intelektuale dhe si i tillë ai përbën refleksionin e zërit dhe shpirtit kulturor të një kombi të tërë.

 

Poetika e rrëfimit letrar, si kumt dhe prelud i këndvështrimit estetik të autores Zejnepe Alili REXHEPI

 

Nga Agron Shele

 

Poetika e rrëfimit letrar me studime dhe analiza, të cilat më së shumti kanë qënë tematika të koferencave letrare të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, vijnë si një përzgjedhje e artit estetik letrar të shkruar dhe hapin objeksion të ri në fushën e studimit analitik të veprës letrare, ose dritëthënies së autorëve në kohë dhe epoka të ndryshme. Në mënyrë krejt panoramike, autorja Zejnepe Alili REXHEPI, depërton në qerthullin e një shekulli drite, dhe nëpërmjet simbolikës, krahasimeve, epigrameve shumë dimesionalë, kushteve dhe rrethanave historike në të cilën është shkruar vepra letrare, por dhe deshifrimit të mesashit ravijëzon autorë dhe risi të tyre krijuese, sjell modele dhe dhe lançon dritëhijet e tyre, me të gjithë ornamentin dhe oshilacionet që i kanë shoqëruar. Për kohezionin e ri, ku kritika shqiptare duket se është në eranzë, ky publikim rizgjon dhe rikthen të tjera imazhe, përqas në mënyrë sinjikative sendërtimin e artit me pasqyrimin e universit të fjalës, kurbëzon semantikën e vargjeve me ekstratin dhe grafikat e zhvillimeve tërësore të artit. Është thelbësore që të citohet kategorizimi i panoramave estetike, si : panorama estetike e Rilindjes Kombëtare ( sintezim artistik që vjen si ide dhe qëllim për pavarësi dhe gjeografi të njëjtë për gjithë shqiptërët), panorama estetike e Lirizmit ( lajmotiv që shpesh nëpërmjet simbolikës “bukuri” , indentifikimin e vajzës hyjni, vajzës zanë, vajzës perri ), panorama estetike e Traditës, ( që shpreh më së miri zanafillën e historisë, fesë, folklorit, arkeologjisë, politikës, njohjeve mbi jetën , tipologjisë, etj), si dhe panorama estetike filozofike.

 

Dr Zejnepe Alili REXHEPI

 

Panorma estetike filozofike e bën këtë vepër studimesh dhe analizash shumë të veçantë për faktin real të kompleksitetit të frymës dhe rrymave përafruese, për kultin e formëzuar të shkrimit me modelin krijues , për depërtimin analitiko -logjik dhe fuqinë shprehëse të argumentit. Në këtë vepër studimore gjen jo pa qëllim autorin P Coelho ose Charles Beudelaire, të cilët si sugjestionim dhe frymim modern e kanë drejtuar sot artin bashkohor letrar drejt frymave më të larta të mendimit dhe konceptimit, drejt postmodernizimit, paradokslaizmit apo teknikave të tjera eksperimentale, të cilat gjithësesi shprehin atributet e mendësisë dhe progresivitetit më të lartë njerëzor. Ndjesia dhe percepetimet, prekja e imazheve me frymë dhe përjetimet, njohja e thellë e stilistikës dhe burimet studimore, sintetizimi prurjes artistike me kompozicionin e veprës letrare, tedencat drejt moderaturës së re analizuese dhe natyra universale e rrëfimit filozofik bëjnë që vepra studimore e Zejnepe Alili REXHEPI, të radhitet në arshivën më të ndritshme të fushës studimore për librin tonë shqip dhe ti shërbejë të nesërmes tonë kulturë, si përqasje por dhe si hap drejt përsosjes, zhvillimit të pandërprerë dhe universalizimit të artit kritik dhe gjuhës tonë të bukur shqipe.

 

Mos thoni që Riza Lahi iku! … por thoni se si (Ai) jetoi !

 

nga Agron Shele

 

Ikje e pazakontë! E beftë! Si vetë era dhe pas saj oshëtima e zhurmës jetë, që ka kaluar.Ajo jetë që ka kapërcyer mbi pentagrame fjalësh, mbi mirësine e shpirtit dhe traditën hokatere shkodrane! Ai fluturoi përtej qiellit engjëllor, duke lënë pas thesarin e artë të fjalës, të mendësisë krijuese dhe shpirtit zhbirues pas ndjesisë dhe percepetimit jetë! Ai iku, për tu rikthyer ndryshe, për të na rrëfyer se bukuria jetë zgjat pak, shumë pak, por përgjegjësia jetë zgjat shumë e më shumë, aq sa gjurmët e saj ne i shikojmë kudo, të freskëta, plot dritë dhe me mesazhin e madh të së nesërmes së krijuar. E nesërmja kalon në gjurmët e të sotmes dhe e sotmja ngrihet mbi memoriet që e kanë projektuar atë, që e kanë dashur atë, që i kanë thirrë himn, dhe himni i ndërgjegjies njerëzore dhe qytetare ka shenjat e patjetersueshme të memories dhe kohezionit tënd interkulturor dhe kombëtar! Ti ike … për tu rikthyer ndryshe, më i plotësuar, më madhështor dhe me fisnik se kurrë! Riza Lahi jeton në memorien tonë, për përpjekjen tonë dhe shenjtin e shpirtit të tij : për të falur, dhuruar mirësi dhe begatuar dashuri! Mos thoni që Riza Lahi iku! … por thoni se si (Ai) jetoi !

 

Agron Shele, arkitekti i lidhjes së vargut Përmetar me atë Parisian

 

                 Nga Peter Tase

 

Agron Shele ka lindur, në 1972, në fshatin Leskaj,Krahina Maleshovë,rrethi Përmet. Është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Artistëve dhe Shkrimtarëve “ATUNIS” Albania,Është anëtar i Lidhjes së Poetëve të Globit WPS, si dhe Drejtor i Qendrës Kulturore Përmet.

Autori  Agron Shele, ka shkruar këto vepra: Hapat e Klarës, “Clara’s Steps,” Roman; “Përtej perdes gri”“Beyond grey curtains,” Roman, fitoi çmimin e Lidhjes Pegasi viti 2005, dhe vlerësim me medalje nga Kongresi i Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare, Salaminëe, 2007;      “Imazh i rremë” Roman “False images,”(çmimi i parë i Lidhjes Pegasi viti 2008); “Pasazh i pafaj” “Innocent episode,”vëllim me poezi, përkthyer në Greqisht nga revista Qeleno, Italisht nga revista Artista a Confronto dhe në Anglisht; “Antologji poetike /Korsi e hapur” (Bashkëautor)

Vëllimi“Pasazh pa faj” është vëllimi i parë poetik i Agron Sheles, por poezitë e tij janë botuar në disa shtete dhe dallohen nga vlera të larta kompozimi, elemente të muzës poetike që i ngjajnë katercipërisht vargjeve mbreslënese të Charles Baudelaire, një shkrimtar Francez i lindur në Paris më 1821, i cili bëri emër me vellim e tij të parë me poezi, botuar me 1857 dhe titulluar “Lulet e Djallit” (“Les Fleurs du mal”).  Temat e trajtuara nga Baudelaire janë vdekja, metamorfoza, depresioni, korrupsioni, pafajësia e humbur dhe alkohoolizmi.  Megjithëse ky shkrimtar i përket një kohe pothuajse dy shekuj përpara se të dilte në skenë shkrimtari i talentuar Agron Shele, përseri ngjashmeria e metaforave të përdorura nga këto dy pena ndërkombetare kërkon një studim dhe meriton shumë faqje me analizë.

Për të dhënë një përmbledhje të kesaj ngjashmërie midis poetit përmetar dhe atij nga Parisi kozmopolitan mjafton të vështrojmë dhe analizojmë poezinë e Baudelaire me titull: “Muza e sëmurë” (“The Sick Muse”) dhe poezinë e shkrimtarit Shele me titull: “Muza Ime” (“My Muze”)

Tek“Muza e Sëmure” Baudelaire shkruan: Muza ime e trishtuar, ç’farë po të trishton sot?/ Sytë e tu të thellë janë mbushur nga vështrimet e natës;/ Unë shikoj të reflektuar në fytyren tënde /  Horror, çmenduri, ftohtësi dhe qetësi./… Do të doja që të lindje, aromën e shëndetshme,/ Ku rregullisht përplasen mendimet gjeniale, / dhe gjaku yt kristian të burroj nëpër valë ritmike. /  ashtu si ritmet e mirë menduara të vargjeve të lashtë, / mbi të cilët mbretëron babai i të gjitha këngëve, / Phoebus, dhe i madhërishmi zoti i prodhimtarisë.

Në kanton e tij kushtuar muzës, Agron Shele, metaforizon me këto vargje:

Qëndroj majë shkrepit të heshtur, / heshtjen godas mes të përjetshmes  tretur. / Ngado shoh perëndim të plakur, / më shfaqet kudo agimi i ringjallur.

Fare lehtë mund të konstatohet që vargu i Agron Shele-s, në fillimin e mijëvjecarit të tretë, mban ende vlerat ritmikën dhe kontekstin e shkrimtarit të madh Baudelaire.  Në vargjet e tij Baudelaire dëshironte që muza të “çel[te], aromën e shëndetshme”ndërsa kolegu i tij, që dëshiron të hedh vargje të ngashme dy shekuj më vonë, në nje vend të larget nga Franca, do të shkruante: “Ngado shoh perëndim të plakur, më shfaqet kudo agimi i ringjallur.” Mos vallë Agron Shele është në një komunikim të heshtur me vargjet e shkrimtarit të famshëm Francez? Nuk është rastësi që “mbremjet e ngrysura” të Agronit të krijojnë ne vetëvete një harmoni kuptimore të përkryer me “Sytë e thellë që janë mbushur nga vështrimet e natës”të Baudelaire.  Ndoshta lëximi i plotë i poezisë “Muza Ime” do të na ndriçonte më tej shtegun kuptimor dhe largë pamësinë e Agron Shele-s, e cila nuk njeh, kufij, shtete, kontinente, por vetëm përqendrohet në gjuhën metaforike të vargut e cila mund të realizohet falë fijeve poetike që lindin nga burimi i asaj që quhet letërsi.

 

 

Poezia, si egzaltim dhe kulm estetik modern!

( Referim rreth veprave poetike ‘STATUJA E SHPIRTIT” dhe “NË FUND TË ZEMRËS TËNDE” të autores Eva Kacanja)

 

Nga Agron Shele

 

     Nëse kërkon që të depërtosh në obsesionin dhe subjektivitetin e një autori duhet të lexosh veprën e tij, ndërsa nëse kërkon të humbasësh në ngjyrimet dhe ndjesitë e vetë jetës lexo poezinë e tij. Kështu do e filloja këtë këndvështrim estetik për poezinë e autores Eva Kacanja, e cila nëpërmjet botës së vargjeve të saj shpreh pasqyrimin e thellë të një realiteti grishës, të përthyer, plot larmi, por dhe kontradiktorë, dhe e gjithë kjo prurje vjen si mendim dhe pikë referimi rreth ideve se si mund dhe duhet të produktohet ndërgjegjia civilizuese e së nesërmes. Analitika dhe thelbi i gjithë risisë krijuese të kësaj autoreje nuk mund të kalohet në vija përgjithësuese, por në detajim të mesazhit filozofik që jepet, konfigurimit dhe koncetratit mendësi të figurëzuar (ngritur në art), në hapësirën dhe ndërthurjen e rrymave letrare që kanë ndikuar, si dhe në konceptet bazë që ka krijuar.

                   Eva  Kacanja

 

Të kundërtat e bëjne njeriun të fortë, dallgët dhe përplasjet brenda shpirtit të tij i japin emocion. Njeriu o bindet o rebelon. Bindja është e urtë por të lë në hije. Rebelimi është i egër, i pamëshirshëm, i fortë, emocionues, gati ekzekutues por më i bukuri që mund të ekzistojë. Dhe gjëja më e bukur, kur gjithë kjo luftë ndodh brenda vetë individit.”

                   Autorja

 

 

 Ky është një postulat që vetë autorja e citon me forcë, dhe në këndvështrimet shumëdimesionale mund ta përcaktosh, si frymë kontravese ose gjendje e dyanshme e gatshme për të dominuar dhe që mbizotëron e rrethon përherë qënësinë tonë, por në diskurs të përplasjes së të kundërtave mund të klasifikosh edhe si enorm të arsyshëm të dualizmit karakterial, por ndoshta mund të përbëjë edhe vetë paradoksin tonë, dhe në fund ideja përmbyllëse përqas rrebelimin ( jo rrebelim në kuptimin agresiv), por si formë dhe potencë emocionuse dhe egzaltuese që e identifikon përherë poetin ( rast konkret poeten), me pa pajtueshmërinë e tablove gri dhe bukuria e gjithë kësaj përplasje ndodh brenda vetë individit ( jo në kuptimin e kufizimit por atë të orientimit).

 

Pemët murgj që mërmërijnë,

hije tyre vel i grisur,

para meje një hutin,

si një djall i çakërdisur.”

 

Tek poezia “Arratisje “, që në fillim ndeshemi me formën krahasuse të epitetëzuar (pemët murgj ), e cila për të rritur edhe më tej fuqinë shprehëse sendërtohet nëpërmjet botës së imazhit parafytyrues “hije”. Në konceptin ideor këto vargje shprehin një subkoshiencë imagjinare gati të mistizuar ( arratisje ) dhe fëshfërima pemë përngjan me mërmërimat e murgjërve, hijet e pemëve me velin e grisur të fustanit, pastaj gjendja e ankthuar nga ky largim i pazakontë dhe frika ku gjithçka në këtë pyll harrakat duket e shformësuar dhe shpërfytyruar.

 

Qesh aq fort sa tremb dhe pyllin,

nata qenka thjesht një rreng,

syri territ e gjen yllin,

ëndrra agut bëhet jetë!”

 

Në strofën e fundit poezia i vret metastazat e natës, bëhët optimiste ( shpresërim poetik për të nesërmen universale) dhe shkëputet nga makthet që prodhon po vetë njeriu, shpreh qartë diskodancën nga ky trill i rrengët dhe i falet ditëjetës që vjen dhe rilind me agun e bardhë. Mesazhi i kësaj poezie është më se i qartë dhe në aludim me kopmleksitetet që shoqërojnë shprehet mbjellja e besimit dhe impulseve pozitive që duhet të karakterizojë.

 

Jeta,

Një hënë,

që ditët e mia tret

Dhe të sajat mbush…”

 

Tek poezia “Kronos”, stimultantja metafizike egzistencë ndërvar dhe pulson si gjysëm hënë vizive, paraqet oshilacionet jetë si vetë forma e paqëndryeshme e këtij sateliti dhe në mënyrë figurative kryen proçesionin e saj ritmik të lidhur me proçesionin jetësor pa kthim.

 

Tek poezia “Ku e kam Vargun” poetesha shpërthen, shpreh të patreguarën e shpirtit që ndjek të njëjtë rrugë, të njëjtën klithmë dhe ndien si përherë të njëjtë dhimbje, të njëjtën dashuri.

 

Jeta ime ngatërruar në të njëjtat rrugë,

poezia ime po klith brenda meje,

poezia ime po çirret brenda meje,

myshqe dhimbje dhe dashurie

në muret e lagështa të shpirtit.”

 

I gjithë ky koncetrim nis dhe mbetet tek poezia, tek vargu idilik që e armatos me fjalët e shpirtit dhe muzën e zbritur nga përtej horizontet perëndim dhe kështu e endur mes kulmimeve estetike, mes farfarës dhe këtij rebusi të pafund, mes zërave profetikë që rindizen nga përtej koshienca e dhuntisë së lindur , autorja ngrihet mbi poltronin e qiellit poetik dhe ravijëzon idetë dhe mendimin e saj filozofik.

Poetja si misonare e aspekteve humane dhe progresive nuk mund të bëjë kompromis me fenomenet negative shoqërore, me varfërinë, si indetifikuese të gjithë këtij përçundimi që ndodh, me amoralitetin dhe gjithë format e tjera monstruoze, por i sjell këto kontraste gri ashtu sikurse janë, dhimbshëm, prekshëm dhe ndjeshëm, që e nesërmja të mos i përsërisë më, por t’ i shërojë këto plagë të rënda dhe të behet më e denjë për të gjithë qytetarët e saj. Filozofia dhe përgjegjësia intelektuale e ç’ do autori ka në themel përkryerjen dhe drejtësinë hyjnore ka idealizmin e shpirtit dhe ndërgjegjien më të arsyeshme të kohës dhe nëse zëri tij ndihet ai përbën zërin e atdheut të vet, zërin e pasthirrmës për t’ u ngritur dhe flakur kalbësinë.

Në poezinë e kësaj autoreje një vend të gjerë zë edhe lirika, e cila përbën tematikë tjetër për studim, dhe ashtu mistike, plot dallgë dhe gjithë ndjenjë befason me sharmin e vargjeve, fluiditetin e shpirtit kretaiv dhe percepetimin e ndjenjës si vetë flirti jetë.

Hapësira poetike e autores Kacanja ka shtrishmëri të gjerë në hapësirë dhe kohë, është e prekshme po kaq sa dhe ikadeshente, është e brishtë po kaq sa dhe thirrmuese, është e beftë po kaq sa dhe e fuqishme, dhe ashtu sikurse vjen, me natyrshmërinë dhe çiltërsinë e shpirtit njerëzor, me stilistikën dhe figuracionin e plotë hedh dritën dhe ngjyrimin portretizues në gjithë telajon e madhe të artit bashkohor sot.

 

 

“Hiri hyjnor”, si vepër e dimesioneve të mëdha dhe sprovave të mbijetsës së një populli të tërë.
Referim rreth romanit “ Hiri Hyjnor” të autores Hasije Selishta Kryeziu


 

Nga Agron Shele

 

“ Kosova është gjaku im që nuk falet ”
                                             Ali Podrimja



Sa herë që preket tematika e Kosovës mendja të shkon tek gjenocidi më i fundit që u krye nga ushtria dhe mercenarët serbë mbi këtë popullsi, tek krimet nga më makabret, tek të rrëmbyerit me forcë që nuk u kthyen më kurrë, tek dhunimet dhe ai marshim biblik i imponuar nga dëbimi masiv. Sigurisht që për këtë akt të pashembullt dhe mesjetar të ndodhur në miljeniumin e dytë në mes të Evropës është shkruar shumë, por zanafilla e një memorieje inteligjente dhe psiko-filozofike, gërmon nëpër këtë plagë të thellë dhe me bisturinë e mprehtë sjell jo vetëm klithmat e kësaj tragjedie, por dhe metastazat dhimbje të shkaktuar në mënyrë sistematike. Përbrenda kësaj suaze dhe me objeksion të qartë autorja tashmë e njohur Hasije Selishta Kryeziu sjell për lexuesin romanin “ Hiri Hyjnor”, i cili për nga karakteri i rrëfimit, faktet rrëqethëse që sjell, stilistika e përzgjedhur, teatri i ngjarjeve dhe zhvillimeve, ndërtimi strukturor, si dhe trajtesa social-psikologjike, të bën të kuptosh se proza e shkruar vjen jo vetëm si gjurmë që do i shërbejë kujtesës historike, por dhe si vepër e mirfilltë letrëre që do ndriçijë në fonetekën e letrave shqipe. Që në fillim ndeshesh me realitetin e grishës të pasluftës, i cili në mënyrë koshiente përjetohet tronditshëm dhe plekset tek ajo e shkuar plot sakrifica e dhimbje, e cila duke kaluar para spektrit të moshës rinore, por me metastaza nga bota fëmijërore shpreh jo vetëm traumat e shkaktuara nga gjithë kjo tragjedi, por ngre dhe aktakuzën e madhe për denacimin e gjithë kësaj dhune dhe për më tepër mosreflektimin pas gjithë këtyre akteve çmendurie, akte që nuk kanë kriminalizuar instuticione ose segmente të veçanta të një shteti, por gjithë popullin e tij. Narrativiteti i këtij romani dhe mënyra e përshkrimit, i cili përbën dhe gjetjen stilistikore të autores, vjen larg shablloneve të krijuara, ose modeleve të ngurtësuara apo formave klasike, por në paratezë të zhvillimeve dhe marrëdhënieve që krijohen, gërshetohet dhe krijon një trinitet rolesh (ai që e përshkruan, ajo që rrëfehet dhe personazhi kryesor) dhe e gjithë kjo në funksion të plotësimit dhe dhënies së hapësirës së duhur të shtrishmërisë së gjithë subjektit të veprës. Vlen të theksohet se në gjithë këtë shtjellim kemi format dualiste, të cilat vendosin përballë etikat dhe konceptet mentale-shoqërore, kemi përballjen e familjes që e solli në jetë Furtunën (Elizabetën) dhe familjen adoptuese, që ka birësuar një fëmijë në mënyrë krejt spekullative dhe të pa arsyeshme, kemi nënën e vajzës, e cila për t’ u paraqitur si personazh sinjikativ plotësohet me elementët e natyrës ( furtunë dhe stuhi jashtë, furtunë dhe stuhi në shpirtin e saj), por dhe Sllavicën, e cila në mënyrë krejt arbitrare, që me të drejtë alegorizohet nga autorja si shtrigë e djall, fshin jetët e lindura nga skedat e regjistrit themeltar, për ti shitur më pas tek birësuesit e mundshëm. Një tjetër pikë kyçe e këtij romani është dhe trajtesa metafizike dhe gati hipnotizuese e ndërlidhjes midis vajzës dhe babait (Yllit), ndërlidhje që në mënyrë subktive vjen nëpërmjet zërit dhe formave të çrregullta të imagjinatës, që shfaqet si hije netëve të tij të pafundme, e cila thërret pareshtur nga përtej koshiencat dhe kërkon ndjekjen e gjurmëve të jetës, rrënjëve të patjetërsuara të gjakut, vetë hirit hyjnor. Gjithashtu, veçanësia e kësaj vepre qëndron tek forma e komunikimit midis personazheve, konkretisht tek monologu, i cili rrit jo vetëm forcën artistike dhe prek pikat kulminante, por e bën dhe më identifikues dhe grishës për lexuesin, pasi nëpërmjet dialogut të përbrendshëm (Ylli, Shpresa, Elizabeta dhe Zhaku) ravijëzohet koncepti botëkuptimor dhe psikologjik i tyre, si dhe jepet ideja bazë e hedhur nga vetë autorja. 

 

 

Hasije Selishta Kryeziu

 

Për të analizuar këtë vepër duhet të ndalesh tek aspektet kryesore që përbëjnë dhe thelbin e vërtetë të gjithë kësaj prurjeje prozaike, tek boshti qëndror që e përshkon, tek fryma angazhuese e autores, si dhe përqasja që përafron momentin tragjik e historik të një populli të tërë, sikurse ishte kalvari përjetues i popullit kosovar me refleksionin si proçes, por që fatkeqësisht nuk po ndodh me shkaktarët e vërtetë të saj dhe e gjithë kjo në funksion të qëllimit të madh e të shenjtë, që drama të tilla të mos përsëriten më kurrë. 

 

Përshkrimi si editim i realitetit të përjetuar



Autorët janë ata që i përjetojnë dramat e popullit të tyre më shumë se kushdo. Në këtë kontekst, shkrimtarja Selishta paraqet tablon e gjallë të gjithë atyre ngjarjeve që kanë ndodhur para lufte, gjatë luftës dhe pas saj, përpjekjen e kahershme të një populi martir për të drejtat legjitime të tij. Nisur nga kjo tematikë ajo ndërton teatrin e gjerë të personazheve të saj dhe të gjithë këta të vërtitur rreth kryepersonazhes Elizabeta, e cila është jo vetëm pika referuse qëndrore, por dhe pika ndërlidhëse që i mban të bashkuar dhe pjesë të gjithë zhvillimeve në vepër.
Jehona është personazhi i ftillimit të gjithë fabulës, e cila për nga roli i vendosur ka dimesionin dhe figurën shumëplanëshe, figurë që deshifron dhunën dhe kalvarin e përvuajtjes së vajzës kosovare, figurë që deshifron dramën e Elisabetës, figurë që proklamon përditshmërinë e përjetimit të pasluftës, si dhe figurë që sjell nëpërmjet gjuhës së autores përnjohjen dhe dualizmin mes dy familjeve, të cilat për nga koncepti, hapësira kulturore dhe ajo gjeografike që i ndan përbën dhe pikat më të larta kulminante.
Nga njëra anë operojnë familjarët biokogjikë (Ylli me Shpresën), ndërsa në krahun tjetër familja adoptuese (Zhaku dhe Zhana), të cilët pas shumë peripecish dhe endjesh nëpër hulli botëkuptimesh të ndryshme, i japin zgjidhje problemit, zgjidhje që mjeshtërisht jepet në mënyrë të tërthortë dhe përbrenda vullnetit të vajzës. 
Rrëfyesi i vërtetë i gjithë kësaj ngjarjeje, i cili sikurse e cituam edhe më lart plotëson trinitetin e strukturës së ngritur nuk është as mistik dhe as i fshehtë, por identifikohet në vetën e parë “unë”, i cili nëpërmejt epilogut, përpiqet që mbi gërmadhat e jetës së shkuar të ndërtojë një jetë të re (me persoanzhin dytësor Vila), larg dëshpërimit dhe depresioneve të luftës, larg trishtimit dhe dashurisë së humbur “Lamtumirë, Fjolla ime e dashur! Lamtumirë!” .
Personazhi negativ dhe tipizues i gjithë atij pervesiteti shoqëror është Sllavica, e cila me një të rënë të lapsit fshinte jetën e një krijese të lindur, vetëm e vetëm pse ishte foshnjë shqiptare, akt sa makabër aq dhe i tmerrshëm. Ajo që vlen të theksohet është se edhe pas gjithë kësaj drame të shkaktuar tek ky personazh nuk shikohet asnjë shenjë reflektimi, asnjë shenjë fajësie, ide e qartë kjo e autores për të zhveshur dhe diskretituar ligësinë njerëzore, e cila nuk ishte burim i kufizuar, por anë mentale e një shteti të tërë. 


 

Aspekti psikologjik i veprës letrare



Një nga veçoritë kryesore të kësaj vepre letrare është trajtimi psikologjik që i bëhet realitetit shoqëror kosovar, realitet që përkon me fatalitetin dhe dhunën sistematike ekstreme të ushtruar, e cila ka lënë pasoja të shumta dhe përjetimë që ndoshta nuk fshihen kurrë nga kujtesa. Diku ndeshesh me vajzën e dramatizuar, që edhe zhurma më e vogël i humbet arsyen dhe e kalon në gjendje shoku, diku tjetër me babain që falet para bustit të heroit, si të jetë busti i djalit të tij, më pas ndeshesh me fëmijën jetim që falet para shtatores së Nënë Terezës, diku me gruan e leckosur që thërret birin e vrarë, diku tjetër me mësuesen që emërton lulet me emrat e fëmijëve që i kanë vrarë në orën e mësimit, e diku e diku pa fund… Përdorimi i monologut e bën shumë më të theksuar këtë aspekt dhe definiton katërcipërisht idetë dhe përjetimin njerëzor si qënie emocionale, qënie e arsyeshme, qënie humane, qënie shoqërore, por dhe qënie shtazarake. Efekti psikologjik jepet qartë nëpërmjet kryepersonazhes, Elizabeta, e cila shpesh përjeton dualizëm ndjenjash, hera - herës kontradiktore, por bashkëshoqëruese dhe pjesë e pandarë e vizualitetit dhe konceptualiteve mentale të saj. Personazhi tjetër, Ylli, zhytet në iluzione të pafundme dhe ashtu në gjendje haluçinacioni ndjek parandjenjat dhe ëndrrën e tij, ndjek zërin hyjnor dhe imazhet e çrregullta, të cilat dhe ashtu të turbullta hedhin dritëhije mbi egzistencën e vajzës së tij. Monologu i Shpresës është sinjikativ dhe ndër më kulminantët, jo vetëm për trajtimin psikologjik si nënë, por edhe për veshjen e botës së saj me elementët e natyrës dhe ajo që është më e rëndësishme për vetë ndërlidhjen që krijon në raportin si pacinete me Sllavicën ( infermierie -shtrigë).
“Shpresa donte që para syve të kishte vetëm një portret, atë të Furtunës së saj të dashur. Ndoshta kjo do e qetësonte, por nuk arrinte gjithsesi. Gjithçka ishte shndërruar në furtunë. Furtunë brenda, furtunë jashtë. Shpresa zgjaste duart në mënyrë krejt instiktive dhe të pakontrolluar, sikur donte diçka të prekte. Po më kot. Tani nuk lutej më, por mundohej diçka të arrinte.
- Furtuna!
Në mendjen e Shpresës aq shumë ishte fanitur ajo natë e tmerrshme, sa e kishte ndjekur pas për tërë jetën. Në thellësinë e gjendjes së saj patologjike po ringjallej një Furtunë, që kaherë kishte vdekur, por që fatkeqësisht nuk i kishte lënë asnjë kujtim, që së paku ta kishte si shenjë që të ndante së paku ndonjë çast me të.
Fryjti një erë drejt saj, e cila i valëzoi dhe i fluturoi flokët nga supi. Më pas u shndërrua në uragan dhe filloi t' i tërhiqte më me forcë. Por kurrsesi ti shkulte. Ato ishin ngulitur mirë në kokë, aq thellë ishin rrënjosur, sa dashuria e një nëne që mbetet në zemër për jetë. Ajo erë e tronditi Shpresën. Një pikë loti rrodhi faqeve të saj të purpurta dhe u shpërnda në tokë. Aq i madh ishte, sa që njerëzit filluan të iknin tmerruar. Ishte loti i nënës që mallkonte gjithkënd që i prek dhe i bën keq foshnjës së saj. Vendi përreth ishte boshatisur, aty mbeti vetëm Sllavica. Ajo i përulej Shpresës. Lutej dhe përgjërohej para saj. Shpresa nuk kishte fuqi që ta falte, por as të hakmerrej. Vetëm e shikonte me vështrim mëshirues.”
Fragmenti i shkëputur përflet shumë, rrëfen të parrëfyerën e një nëne, anën dramatike të përjetimit dhe çastin fatal, kur kupton se si dhe kush e ka rrëmbyer foshnjën dhe së fundi pas gjithë kësaj dhimbjeje ajo nuk është më në gjendje të urrejë (rrënjosje karakteri), por vetëm mëshiron.
Shtrishmëria e veprës kapërcen teritorin e vogël dhe të ngushtë dhe rifiton dimesionin e hapësirës, jo vetëm gjeografikisht por dhe atë kulturore, sikurse është Franca. Vendosja përballë e dy kulturave të ndryshme, imponon tek Zhaku trajtim tjetër mental dhe psikologjik të fenomenit, i cili ringrihet mbi veten, pasi si birësues mund të humbiste edhe vajzën, por me ndërgjegjie të plotë ndërmerr gjithë hapat e duhur, që vajza të gjejë prindrit e vërtetë dhe së fundi ai të rifitojë paqen e humbur me veten dhe më pas me mjedisin përjetues. 

 

Vepra e autores Hasije Selishta Kryeziu që në titull të grish dhe të bën të kuptosh se pas këtij hiri hyjnor fshihet diçka shumë më e thellë, shumë më e madhe, shumë më kuptimplote, shumë më identifikuese, ashtu sikurse është rrënja e gjakut që thërret dhe të rikthen tek trungu i etërve, të cilët ashtu nëpër përzhitjen e flakëve të luftrave kanë mbijetuar për të treguar të kaluarën, të sotmen por dhe të nesërmen patjetërsueshme të tyre.

 

 

Spektri i ngjyrave të penelatës jetë.

( Referim rreth librit me tregime dhe novela “ Çanta e mistershme” të autorit (Hamdi) Erjon Muça.) 


 

Nga Agron Shele



Tregimet e herë pas hershme të autorit (Hamdi) Erjon Muça, që lexoja në mediet elektronike më tërhoqën vëmendjen jo vetëm për lirshmërinë dhe stilistikën e shkruar, por dhe për përmbajtjen dhe mesazhin e thellë që shprehnin dhe ashtu të ardhura në mënyrë satirike, për të goditur fenomenet negative të shoqërisë, të bënin të kuptoje se po ndesheshe me një prozë sa të veçantë po kaq dhe alegorike, sa depërtuse nëpër labirinrthet e jetës njerëzore po kaq dhe sintetizuese për konceptet dhe realitetet e tyre përjetuese. Intuita dhe percepitimi i krijuar rreth kësaj lloj proze që rilind nga thjeshtësia mendim, nga natyrshmëria dhe larg ç’ do modaliteti apo forme klasike të imponuar, nxiste pareshtur kërshërinë për të njohur më mirë veprën e tij, jo vetëm si prurje letrare, por si frymë përshkuese, si ide shtjellimi dhe formë narrative dhe për më tepër si risi krijuese. Rënia në dorë e librit me tregime dhe novela “Çanta e mistershme” ishte një suprizë e këndshme dhe mjaft sinjikative për të konceptuar dhe performuar idetë rreth profilit të Erjonit si krijues, Erjonit si njeri të shqetësuar për problematikën kohë, Erjonit si njohës të mprehtë të realitetit të dhimbshëm, i cili me gjuhën plot satirike jo vetëm që ironizon fenomenin negativ, por e diskretiton dhe e zhvesh atë nga gjithë ajo megallomani në të cilën ka rënë .
 

 

 

Erjon Muça

 

Libri hapet me tregimin “Çanta e mistershme”, tregim që identifikon dhe titullin e veprës së tij, dhe përbrenda gjithë këtij rrëfimi shtjellohet paranoja e idividit, që edhe pas realitetit të ri të krijuar, vazhdon të mos orientohet dot drejt sfidave të koherencës shoqërore, por ka mbetur peng i dogmave, i ideologjive që për fat të keq ruajnë ende metastazat e tyre dhe konservatorizmit, sindroma që fatkeqësisht përcjellen edhe në mjedisin përreth. Mesazhi në këtë tregim është shumë më i thellë, pasi nëpërmjet tipizimit të këtij karakteri, që njëlloj si “sançua” i Servantesit endet nëpër fantazmat dhe megallomaninë e vet, satirizohet ajo kategori shoqërore që nuk shkëputet dot nga nostalgjitë e dikurshme, dhe për më tepër vazhdon të depërtojë deri në nivelet më të larta drejtuese, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm imazhit dhe orintimit real të vendit. 
Tregimi “Dekorata e fundit” është një tjetër satirë e thellë që i bëhet regjimit të kaluar, atij regjimi që kish manipuluar dhe degraduar qytetarin e tij deri palcë, verbim që kish çuar në humbjen e ç’ do nocioni jetësor dhe që për fat të keq kishte krijuar një kloun pa vetëdije, pa arsye, pa ide, por thjesht një kavie që ndiqte në mënyrë instiktive dhe të bindur çmendurinë e sistemit. 
“Gjela deti” është një tjetër tregim që shpreh etikën dhe moralin e pseudo-analistëve, të cilët kanë uzurpuar masmedien dhe mjetet e iformacionit, për të bërë trasparencën e problematikës reale, por që në emisionet e tyre nuk ka as tematikë, as rend dhe as etike komunikimi, për të mos hyrë pastaj tek gjykimi i analizës servirur apo objeksioni dhe paratezat e hedhura. 
“Më pas debati u ndez dhe ata nisën të flisnin dy e nga dy, më pas tre e nga tre e sa hap e mbyll sytë flisnin të gjithë përnjëherë.”
Sigurisht që autori e ironizon këtë lloj paneli, këtë lloj zhurme, pasi këtu nuk flitet për argumenta, as për konkluzione, por bërtitet dhe ky imazh i trasmetuar tek shikuesi jo vetëm që e klasifikon këtë emision si humorin e radhës, por për fat të keq e njehëson dhe si potencial intelektual të vendit, potencial i cili nuk mbjell asnjë shpresë për ndryshime dhe ecje përpara. 
“Tregimi i pelës plakë” është një përshkrim i mrekullueshëm dhe me mesazh të thellë artistik, pasi nëpërmjet alegorisë së përdorur shprehet karakteri i brendshëm dhe bota ndjesore e njerëzve, e cila e dhënur edhe nëpërmjet gjuhës së kafshëve e bën këtë rrëfim sa indetifikues për gjithë veprën aq dhe të veçantë për gjetjen dhe orgjinalitetin e stilistikës së përdorur. Trajtimi i tematikës së kësaj lloj proze dhe për më tepër sarkaike bëhët qëllimisht për të dhënë tablon e plotë të konceptimit njerëzor nga një tjetër lloj konteksti, sikurse janë kafshët e tyre shtëpiake dhe kjo jo rastësisht, por për ta definura atë plotësisht nga një tjetër këndvështrim, për marrëdhëniet, sjelljen dhe veprimtarinë në gjithë mjedisin që e rrethon por dhe kushtëzon. 
Leximi i Librit me tregime “Çanta e mistershme” të fut në qerthullin e një morie personazhesh dhe karakteresh, të cilët spikatin nga fusha të ndryshme jetësore, por që të gjithë i përkasin dhe i përmbahen të njëjtit bosht përshkrimi, dhe ashtu të strukturuar përbrenda kornizave dhe marzhinave të mirëpërcaktuara, paraqesin kurbaturën e një autori, i cili përherë është në kërkim të gjetjeve dhe përkryerjes së artit të tij. Vlen të theksohet teknika e veçantë e shkrimit, e cila ndërthuret shpesh herë me satirën dhe e gjithë kjo formë letrare në derivim të plotë me qëllimin e madh, atë të goditjes së vesit, mediokritetit të shoqërisë dhe konservatorizmit, si frymë dhe mentalitet regresi. Një tjetër pikë e fortë që nuk duhet anashkaluar është se vepra e tij përpos natyrshmërisë rrjedhëse ka metafizikën e vet, ka fuqinë shprehëse dhe filozofinë mendim, ka shkrirjen një me karakterin përshkrus dhe suportin për ta ringritur nga përtejhijet e endura dhe portretizuar me gjithë mjeshtërinë e penës së vet. Përbrenda gjithë kësaj suaze e shtrishmërie, në kohë dhe hapësirë, autori e trajton problematikën jo vetëm si dukuri, por dhe si proçes, jo vetëm si agravim të përditshëm, por si pjesë të zgjidhjes dhe nën këtë lajmotiv ai ridemisionon me urtësinë fjalës së tij, progresin për një të nesërme më të mirë dhe më të drejtë. 
Erjon Muça nëpërmjet fjalës së tij artistike proklamon vizionin dhe idetë e tij për një shoqëri multifunksionale e të hapur dhe kështu i endur rreth thjeshtësisë jetë, ai di ti rrëmbejë asaj sharmin dhe esencën e vërtetë, për të magjepsur pareshtur me koloritin e ngjyrave të artit të vet.

 

             Adem Zaplluzha

 

 

 

Epika dhe tragjikja në poezinë e Adem Zaplluzhës

 

 

Nga Agron Shele

 

 

Karakteri epiko- tragjik i artit kosovar, është i lidhur ngushte me përvuajtjen dhe martirizimin e një populli për liri dhe pavarësi, dhe si i tillë ai hedh dritë jo vetëm mbi atë të shkuar dramatike, që për nga përmasat kalon dhe dhimbjet biblike,  por i shërben dhe kujtesës kombëtare, që akte të tilla makabre të mos përsëriten më. Nën këtë vazhdë dhe përbrenda kësaj tradite vjen dhe arti poetik i autorit të njohur, Adem Zaplluzha, i cili me fjalën e tij artistike e ngre sublimitetin e atdheut të vet në faqen më të ndritshme të panteonit historik . Që në fillim duhet theksuar se vepra e ketij autori ka dimesione  dhe përmasa të pakufishme, vjen e plotuar dhe kapërcen gati të gjitha zhanret, është voluminoze duke përbërë kështu një enciklopedi më vete, dhe e gjithë kjo risi krijuese përshkohet nga një bosht i mirëpërcaktuar, nga një frymë koherente filozofike dhe ide e konsoliduar. Tematika e larmishme sjell shpesh tabllot e gjalla të ngjarjeve që kanë ndodhur, të cilat ashtu sikurse janë dhe në kohezion me realitetion gri shprehin jo vetëm lajmotivin e atdhedashurisë,  lirisë dhe të drejtave humane e njerëzore, por dhe konceptin e vetë pjekurisë intelektuale dhe artistike të vetë autorit.   Vëllimi poetik  “ Më mirë një gjysëm ëndrre” ndahet në tre cikle, dhe për nga ndërthurja dhe ndërtimi vlen të veçosh idetë madhore dhe ritmin e lartë që ndjekin këto krijime.

 

1- Cikli i parë poetik hapet me poemën epike- tragjike “Le ta ndiej veten si në Tivar”. E gjithë arena kombëtare,  por dhe ajo ndërkombëtare janë njohur me këtë masakër nga më të tmerrshmet të ndodhura në Tivar, ku faktet historike, hedhin dritë për kufijtë e paimagjinueshëm të urrejtjes sllave, e cila në bashkëpunim me terrin e kuq komunist shqiptar, në  mënyrë djallëzore dhe të pabesë vrau lulen e rinisë kosovare. Se deri ku arrijnë kufijtë e kësaj dhimbjeje, këtij krimi kaq monstruoz dhe të njohur botërisht, e shprehin vargjet e autorit, të cilët  nuk ravijëzohen thjesht si metrikë poetike, por si elegji që do jehojë në jetë të jetëve pafajësinë e shpirtrave të tyre heroikë.

 

“ Në Tivar pamë varre të mbjellë mbi varr

Vetëm një dorë mizore

Me shpirt bishe

Mund të gjuajë batare plumbash

Në njerëz duarlidhur

Me prangat pafajësisë”

 

Që në fillim ndeshemi me përmasat e kësaj dhimbjeje apoliptike, këtij pikëllimi të pakufi  “ varre të mbjellë mbi varr”, ku pabesia, mizoria dhe ligësia çnjerëzore godet dhe mbjell vetëm vdekje.  Autori, si misionar i ndërgjegjies së popullit të tij ngre akuzën e madhe për këtë kryetragjedi dhe nga përtej shpirti i tyre kërkon drejtësi hyjnore. Kjo dorë mizore do të përsëritej dhe në luftën më të fundit në Kosovë, luftë e cila e sprapsi përfundimisht pervesitetin e qytetërimt evropian  “ pervesitetin sllav” dhe hapi tjetër perspektivë për popullin martir shqiptar-kosovar.

Dhe në përmbyllje të kësaj poeme, poeti nuk mund të dalë jashtë ndjesive dhe percepitimit të tij, por kërkon të shkrihet bashkë me të, të bëhet pjesë e saj, asht i ashtit të tyre.

 

“Nëse nuk mund të të ofroj asgjë

Merre këtë copë të ashtit të thyer

Vendose diku në ndonjë varr

Merre hisen tënde

Le ta ndiej veten si në Tivar”

 

Kuptimi i kësaj poeme shkon dhe më larg dhe për më tepër shërben si thirrmë për brezat që do vijnë, të cilët duhet të njohin sakrificën dhe rrugën e gjakut  të paraadhësve të tyre, si dhe të bëhen mbrojtës të lirive, principit njerëzor dhe krenarisë kombëtare shqiptare, si krenari e trashëguar që nga fiset ilirike.

 

2- Në ciklin e dytë autori bën një kapërcim të madh poetik duke u përqëndruar tek mesazhi poetik, si frymë dhe burim shenjtërimi shpirti, por dhe si koncept dhe filozofi mendimi. Gjithashtu nëpërmjet formave dhe gjetjeve shpreh botëkuptimin ideo-artistik, si indetifikim të artit që e veçon, por dhe risisë letrare që krijon.

 

“Ne të gjithë jemi të gjykuar

Të jetojmë mes ëndrrave

Vetëm me një gjysmë vegimi

Kurse gjysma tjetër i takon futurizmit.”

 

Këto vargje shprehin qartë edhe idilin udhëheqës të autorit, sikurse eshtë futurizmi, fluiditeti i ejmotiveve dhe kontrasteve të fora, të cilat shembin ç’ do traditë të shkuar për të shprehur modalitetin por dhe tendencat e absorgimit  të sotëm.

 

3- Ndërsa cikli i tretë dhe i fundit rikthehet me një tjetër stilistikë tek boshti i përshkrimi poetik të gjithë veprës; si : plagëve  të luftës, qytetit të djegur, himnizimit të martirit, marshimit përmes Sharrit, etj. Nëpërmjet vargjeve të lira, fuqisë shprehëse, kompozicionit, anës metaforike dhe frymëzimit të lartë, zëri autentik i poetit ngrihet në kurbaturën dhe nivelin më të lartë dhe që nga maja e kësaj thagme ai deshifron pareshtur epopene e popullit të tij.

 

“Besoj se nuk mbani hidhërim

Për skamjen tonë

Ishim në gjendje t’jua jepnim frymën

Edhe ju e dini se për luanët e lirisë

Ne nuk e kursyem

As gjakun e fëmijëve, të fëmijëve tanë”

 

Poezia e tij në këtë vepër vjen si prelud dhe moderaturë bashkohore, pasi ndërthurja e epikës me skematizimet e poetikës moderne, e bën sa intrigus po kaq dhe të veçantw për llojin e gjinisë së shkruar  dhe orgjinalitetin që përcjell.

Autori Zaplluzha është publikues i 133 veprave letrare, i qindra artikujve dhe pjesëmarrës i shumë antologjive letrare, prurje kjo që të impresionon por dhe befason, dhe për më teër të bën të kuptosh se madhështia  e artit të tij i ka bërë shërbimin më të çmuar fonetekës së letrave shqip.  

 

Proza e Drita Lushit, si rrëfim i përtejndjesive dhe mesazheve njerëzore.

 

Shpesh herë bota e artit të shkruar vjen si pasqyrim i përthyerjes së realiteteve ose si shtjellim i imazheve dhe fiksioneve që krijon vetë autori, për të segmentuar kohezionin përjetues, ose për të ndjekur një qëllim të mirëpërcaktuar. Herë të tjera ndodh që, krejt natyrshëm, të gjejë shprehi edhe lirshmëria e shpirtit që mundëson shfaqjen e pikturave të gjalla dhe plot ngjyrime të vetë jetës, ashtu siç është, me të gjitha të mirat e të metat që e përbëjnë, gjithmonë në funksion të një komunikimi të shumëfishtë me lexuesin, duke filluar nga ai i gradës së parë, i thjeshtë dhe i sinqertë deri te ai më i thellë e më i rëndësishëm, që përfshin një spektër te ndjeshëm vlerash etike, morale dhe shoqërore. Në këtë kontekst, larg çdo modeli apo forme të imponuar, vjen edhe proza e shkrimtares Drita Lushi, e cila nëpërmjet fabulës që sjell, zgjedhjeve dhe zgjidhjeve të shkathëta, plot dinamizëm dhe larmi karakteresh, ristrukturon dhe rikrijon jo vetëm anën thelbësore të formave narrative por dhe stilistikën e veçantë (si prozë-poetike), stil ky që e paraqet dhe e projekton si një zë autentik në letërsinë bashkëkohore. Gjatë leximit të librit zhytesh me interes të veçantë në shtjellën e rrëfimit elokuent dhe të përmbajtjes si mesazh artistik që të rrëmbejnë pa kuptuar dhe të çorientojnë nën ritmin e baticave dhe zbaticave të prognozës së jetës duke u dhënë përparësi vlerave dhe cilësive njerezore e, në mënyrë të veçantë, humanitetit që duhet të manifestojë njeriu si qenie e civilizuar. Tematika e veprës qendërzohet tek e përditëshmja e jetës shqiptare ndërsa ashtu e stukturuar dhe ravijëzuar drejt një boshti unik sjell një panoramë të zgjeruar të saj: kontrastin bardhë – e zi (VALS ME TË BARDHA), ovacionin e prekjes nga afër të ëndrrës shqiptare “viti- 1969” për gjakovarët dhe mbarë kosovarët (GJERDANI MË I BUKUR), vlerën e familjes ( Sekreti), plagën e gjakmarrjes (ADHURIMI), plagën e emigracionit (SHI. . .), njeriun e lënë në harresë (LOT BURRI ) dhe sigurisht nuk mund të lërë pa trajtuar temën e dashurisë, e cila nuk vjen me nota të theksuara rozë, por si shprehje e ndjenjësisë dhe dlirësisë më të bardhë njerëzore (SHTATË DITË, VENDIM I VËSHTIRË), etj. Vlen të theksohet mënyra e ndryshme e trajtimit të fenomenit, i cili nuk paraqitet si një formë shtjellimi në kohë apo hapësirë të caktuar, por si një ngjarje që lëviz drejt konturesh të mirëpërcaktuara, nëpërmjet një lloj analitike të mprehtë që bëhet njekohesisht pjesë e rrugëzgjidhjes së problematikës së vërtetë.

 

 Drita  Lushi

 

Sintetizimi i elementeve filozofike e psikologjike ndeshet në mbarë tregimet e saj, tregues ky jo vetëm i përqasjes metafizike, i njohjes së botëkuptimit dhe mendësisë së avancuar, por edhe i pjekurisë artistike. Të gjitha këto kanë mundësuar përftimin e një vepre sa të qëndrueshme po aq edhe koherente për kohën në të cilën jetojmë. Percepetimi i realitit grishtës nëpërmjet syve dhe botës femërore, sigurisht që sjell si rezultat një vepër më të ndjeshme, më të prekshme dhe shumë më të kuptimshme për vlerat dhe mesazhin që përcjell. Veç të tjerash, e gjithë kjo prurje e veshur me figurshmërinë e duhur që rrjedh edhe nga vetë poetika e kësaj shkrimtareje, e bën karakterin e saj tregimtar shumë më tërheqës dhe befasues për mbarë lexuesit. Për të paraqitur një konfiguracion më të detajuar le të ndalemi te disa tregime:

“VALS ME TË BARDHA” është tregimi i parë që hap librin “DASHURIA ÇEL NË PRILL”. Që në fillim citohet se ky tregim i kushtohet babait të saj “ -Tim eti-“ dhe sigurisht mendimi më i parë të çon tek gjykimi dhe shqyrtimi i elementëve autobiografikë. Leximi i tregimit e humbet shpejt idenë parësore dhe të bën të kuptosh se aty nuk flitet më për një personazh familjar “babai”, por për një rast tipizimi të realitetit të gjallë, i cili ringrihet nga përvuajtja e vet, duke përbërë dhe kontrastin më të madh të jetës së tij, për t’u bërë vazhdues i traditës së mirë të krijuar te familja shqiptare nëpër vite.

 

“ E veshur me të bardha , nisëm të kërcenim së bashku valsin e hapjes.

Ka qenë kërcimi më i bukur që kam bërë në jetën time.

Shikonim njëri tjetrin të heshtur . . . . Të heshtur . . . . . .”

 

Ky tregim behet bartës i disa elementeve të veçantë të traditës shqiptare:

 

-Karakteri i shqiptarit (duke e ditur që po vdiste, shpejtoi ditën e dasmës së vajzës dhe e nxori nusen nga dera e shtëpisë me të bardha).

-Shenjtërimi i familjes (shprehishmëri e qartë e gjithë zanafillës së jetës në shërbim të qelizës bazë, familjes)

-Vazhdueshmëria, si kuptim i vetë ekzistencës dhe përsosjes.

-Koncepti i vdekjes si përjetim i tragjikës shqiptare.

 

“ADHURIMI ” është një tjetër tregim, i cili e merr tematikën nga “gjakmarrja”, plagë e dhimbshme dhe aktuale, që po rrëmben përditë jetë të pafajshme dhe ka ngujuar qindra familje shqiptare. Një fenomen i tillë, që përbën edhe problematikën më të mprehtë shoqërore sot, nuk mund të anashkalohet apo ti shpëtojë penës së autores, por me objeksion, përgjegjësi intelektuale dhe si pjesë e frymës angazhuar për zgjidhje të menjëhershme, jep tablonë e kësaj drame, pasojën e shkaktuar dhe rrugën e duhur për të arritur deri te falja, si veprim sa kurajoz ashtu edhe fisnik.

Deri ku shkon thelbi i shpirtit të një njeriu, dlirësia dhe ana humane e tij, këtë e deshifron tregimi “LOT BURRI”. Si autore e përjetimit të thellë dhe ndjesive të mëdha, Drita depërton deri edhe në skutat më të thella të errësirës së jetës, madje edhe te cepi i trotuarit që është bërë vend dhe prehje për lypsarin e gjorë, duke mallkuar hapur ndaj padrejtësisë shoqërore për këtë kategori njerëzore, e cila ndihet sa e pambrojtur, po aq edhe e braktisur. Ajo nuk kërkon të paraqesë thjeshtë një tablo gri nga gjithë ky mjedis njerëzor, por të tërheqë vëmëndjen dhe, për më tepër, të ndikojë sa të mundet për integrimin e tyre në shoqëri.

Dashuria pushton një hapësirë të gjerë në prozë duke u shfaqur herë si ndjenjë e hollë, herë si dlirësi e pafajësi nën forcën estetike dhe artistike të penelatave sa ngjyruese po aq edhe detratuese.

“SHTATË DITË” janë si shtatë qiejt hapësinorë të gjithësisë së asaj bote që përmbushet nga dritat farfuritëse dhe kuptimi i ëndrrës më të bukur e cila, e ravijëzuar ashtu thjeshtë, plot pasion dhe emocion, nëpër fletët e ditarit të shpirtit, përshkruan fuqinë dhe peshën e pamasë të vetë dashurisë.

“Kjo faqe ditari nuk është si të tjerat.

Sepse malli, ndjenjat, emocionet, përqafimet, dhe padurimi im është aq i madh, sa mezi pres çastin që sytë do takohen në një pikë dashurie.

A mund të shkruhen të gjitha këto?

Të pres si asnjëherë tjetër. . .”

… dhe vërtet. Nuk është si të tjerat. Nuk ngjan me askënd. Është ndjesia njerëzore, që diku ngre krye e bëhet shpërthyese e diku tjetër përhumb mallit dhe çasteve të pritjes, por pa kapërcyer asnjëherë kufirin e përtejmoralit duke mbetur kështu përherë e pastër dhe e magjishme.

E gjithë kjo risi krijuese ngjan me një mozaik ngjyrash, ku çdo penelatë ka bukurinë dhe kuptimin e vet edhe ashtu e shtrirë në telajon e madhe te jetës, duke mundësuar perceptimin e  krijimtarisë dhe intuitës së autores Lushi e cila, me një elegancë dhe elokuencë të natyrshme, ka ditur t’i përjetësojë në veprën e vet.

Libri me tregime “DASHURIA ÇEL NË PRILL“ është mjaft kompleks dhe me diapazon shumë të gjerë, jo vetëm për format, stilistikën dhe strukturën që krijon, por edhe për trajtimin e problematikës dhe realitetin shoqëror që përçon, për idetë dhe thjeshtësinë e mendimit që shpreh dhe, si i tillë, të jep përshtypjen se do të mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën e lexuesit.

 

“Përmasa e Eklipsit” si shprehishmëri dhe diapazon i vetë përmasave njerëzore.

Parathënia e Vëllimit Poetik “Përmasa e Eklipsit” të autores Rabije Bytyqi

 

 

Kontakti me poezinë e Rabije Bytyqit është një surprizë e këndshme, por dhe një avenir i mirë për zhvillimet më të fundit të poezisë bashkohore në Kosovë sot. Që në fillim kupton se ndeshesh me një penë poetike, e cila ndjek nga afër dhe përjeton  të gjitha proçeset historike, sociale dhe shoqërore të atdheut të vet. Pjesmarrja aktive dhe eventualiteti koherent kanë mundësuar përcjelljen, por dhe përqasjen e tablove të gjalla, plot jetë, ngjyruese dhe shprehëse të realitetit të grishtë. Depërtimi më i thellë në labirinthin e mendimit psikologjik dhe filozofik, të zhytë dhe të përballë me dritëhijet e artit si refleksion në ndërgjegjien njërëzore, si model për aspirim vlerash, por dhe si përgjegjësi për rolin e individit në emancipimin shoqëror. Poezia e autores Bytyqi për nga vetë natyra e ndërtimit strukturor, mesazhit që përcjell dhe stilistikës së përdorur vjen plot ornamente, beftësi dhe gjetje metaforike. Thjeshtësia e fjalëve të përdorura, ndërthurja e tyre, figuracioni, muzikaliteti vargjeve dhe larmia e gjetjeve e bëjnë poezinë e saj sa kumbuese po dhe ndjesuese. Për sa i përket idesë së zhvilluar dhe tematikës së trajtuar e gjithë risia krijuese ndahet në dy cikle poetike. Cikli i parë poetik trajton përpjekjen shekullore të popullit kosovar për liri, drejtësi e prosperitet kombëtar, epopenë dhe kohën e lavdishme të heronjve dhe  dëshmorëve të atdheut, si dhe aspektin social e shoqëror të pasluftës, atë të familjes, plagën e emigracionit dhe plagën e gjakmarrjes, të cilat po e gërryejnë përditë e më shumë shoqërinë e sotme.  Cikli i dytë  “ Shpirtin mbolla në shpirtin tënd”  trajton aspektin lirik, si motiv i një dashurie të pastër, plot pasion e çiltërsi, por dhe si vlerë shpirtërore dhe e ndjesisë njerëzore.

 

Poezia si aspekt i problematikës shoqërore

 

Autorja si pjesë e shoqërisë dhe gjithë përejtimeve të ngjarjeve jetike, me çiltërsi dhe natyralizëm shpreh problematikën dhe shqetësimin e ligjshëm për gjithë zhvillimet e ndodhura. Përbrenda gjithë këtij fokusi ajo hap vëllimin poetik me poezinë “ Përmasa e eklipsit”, poezi e cila tipizon, por dhe perifrazon gjithë përmbledhjen e ciklit të parë.

 

“Për çfarë sot të belbëzoj

kur përmasat e jetës një copë buke

e turbullojnë qiellin

dhe lisat flasin jermishëm

të gjunjëzuar nga pesha e kohës..”

 

Përmasat e konceptit të autores janë të tilla, sa që nuk e durojnë dot peshën e dhimbjes, përvuajtjen e mjerimit, emigrimin apo peshën e vëllavrasjes, sikurse eshtë plaga e gjakmarrjes. Për të gjitha këto fenomene autorja nëprmjet poezive të ndryshme ka shtjelluar fenomenet me detaje, por ajo që duhet theksuar është se vargjet e saj  nuk vijnë si  identifikim, por si thirrmë e fortë, e cila duhet dëgjuar dhe duhet zgjidhur sa më shpejt. E endur përbrenda misionit human, Rabija blaton pa rreshtur vlera shoqërore, mirësi njerëzore dhe cilësi etike, qytetare e kulturore.

 

 

 

 

Rabije Bytyqi

 

 

2-Poezia si aspekt atdhetar dhe patriotik.

 

Poezitë atdhetare dhe patriotike si pjesë e zhvillimeve historike të Kosovës janë shndërruar tashmë në traditë dhe në zanafillë për vetë përpjekjen e këtij populli për liri dhe pavarësi. Poezitë si: Odë e trimërisë, Skifterat e lirisë, poezitë e tjera  kushtuar dëshmorëve të atdheut apo Lamtumirë, etj, janë tregues i qartë i asaj sakrifice të madhe mbarë popullore, e cila u përball me urrejtjen më të egër sllave në Ballkan dhe pas aq shumë kalvare dhimbjesh e shpërnguljesh biblike, triumfoi më në fund duke realizuar edhe ëndrrën më të madhe shumë shekullore të shqiptarëve.

 

“ Në kala do t’u skaliten emrat plot  dritë

me rreze dielli do ta shndrisin Shqipërinë

Me kthetra shqiponje shpërndajnë trimërinë

gjithandej Atdheut.

Lavdi!  Lavdi! Trimave të lirisë .”

 

Këto vargje shprehin qartë, fuqishëm dhe plot patos veprën e ndritshme dhe të pavdekshme të gjithë të rënëve për atdhe dhe liri.

 

3-Poezia si aspekt lirik

 

Cikli i dytë poetik është shprehishmëri e motiveve lirike, ku i thuret lajmotiv ndjenjës së brishtë dhe bardhësisë shpirt.

 

“Kthehu në zemrën e vjetër

mos lër vend për emër  tjetër

më mirë ti plagë e dhimbjes sime.!

se dhimbje e  përjetshme e dashurisë së tretur.”

 

Vargje sa kuptimplotë por dhe kaq ndjenjësorë, për pasthirrmën e sinqertë të shprtit, për përvuajtjen dhe dhimbjen që shkakton një dashuri e humbur, për grishjen dhe elokuencën që sjell, por dhe për mesazhin e madh që jep,  atë të përjetësisë dhe përsosmërisë së vlerës di të falë vetëm dashuria.

 

Në një tjetër poezi autorja shprehet:

 

“Sonte kam aq shumë dëshirë,

që dikush të më pëshpërisë lehtë

Të më thotë si dikur:  Të Dua!

…, dhe  pastaj le të vdes.”

 

Autorja kërkon dhe shpreh pareshtur përjetësinë e ndjenjës, pastërtinë  dhe fuqinë e saj, e cila ringre mijëra  harqe ylberi dhe përthyen po kaq koloritë deri në amshim.

 

Vëllimi poetik “ Përmasa e eklipsit “ vjen si evokim dhe përsosje e shpirtit poetik, i cili sigmatizon dhe befason me gjetjet, tablot plot ngjyrime dhe mesazhin e thellë, i cili ashtu natyrshëm dhe plot çiltërsi hedh dritë mbi dritësinë e vetë jetës dhe botës njerëzore.

 

 

Publikohet Vëllimi Poetik “Koha tjetër” i autorit Nikollë Loka, reaktim të poetit Zef Zefi dhe parathënie nga Agron Shele.

 

Poezia si intuivitet i ndërgjegjeve moderne krijuese

 

Në aureolën e poezisë bashkëkohore shqiptare, sot vihet re gjithnjë e më shumë tendenca e përsosjes dhe shtytjes drejt teknikave impresioniste apo surreale të shkrira me imazhinizmin, teknika këto që, të ndërthurura me autoktonizmin ose shtratin e traditës pas viteve ‘90, krijojnë performanca dhe mundësojnë një fuqi shumë më të lartë shprehëse, por dhe komunikimin me realitetin letrar kohor. Nga ky këndvështrim dhe, njëkohësisht, si përpjekje për t’u identifikuar si pjesë e plejadës së një letërsie gjithmonë e në zhvillim, të ndryshme dhe origjinale, vjen edhe poetika e autorit Nikollë Loka në vëllimin e ri poetik “Koha tjetër”.

Që në fillim autori befason me teknikën dhe ngjyrimet e mirëfillta artistike të cilat, herë nëpërmjet gjuhës së imazhit, si koncept por edhe parafytyrim, herë nëpërmjet fleksibilitetit ndjesor, si perceptim dhe përcjellshmëri e lartë shpirtërore, herë nëpërmjet tërësisë ideore, botëkuptimit dhe mesazhit filozofik, herë nëpërmjet formimit dhe pjekurisë artistike, si peshë e ndërgjegjshme krijuese dhe editim mendimi, herë nëpërmjet vetëdijes intelektuale, si përgjegjësi për atë çfarë ka shkuar dhe përfaqëson, risjell ashtu të freskët, plot ornament dhe patos të fuqishëm, mozaikun e plotë të një bote të tërë. I gjithë vëllimi poetik ndahet në shtatë cikle të cilat, edhe pse të ngjeshura në tematikën që përcjellin apo në rrafshet e ndryshme që shtjellojnë, arrijnë të strukturohen dhe të kompaktësohen rreth një boshti të vetëm.

 

Nikollë Loka

 

Pa u ndalur në identifikimin e detajuar të cikleve, formave, larmisë dhe ndërtimit të gjithë këtij tempulli në vargje, për të realizuar një lloj analize të kësaj prurjeje poetike, të shtrirë gjerësisht në planin hapësinor dhe kohor, do ndalem në këto momente kryesore.

 

1- Poezia si gjuhë e imazhit

 

Gjuha e imazhit si gjuhë parafytyruese e bën poezinë shumë më të ndjeshme dhe shumë më të grishtë për vetë iluzionin e ngritur në subkoshiencë, por dhe për elokuencën e afektivitetit shpirtëror si shprehishmëri.

 

Po të më shfaqesh

si e nesërme,

do të bëhem e tashme

që të ndjek

nga pas…

Të shoh nga larg,

e të ngatërroj mes rrezesh,

deri në muzgun e pafat.

 

Autori Loka përmbyll gjithçka në hapësirën e imagjinatës së vet dhe e gjithë kjo në funksion të reflektimit artistik, si ndjeshmëri njerëzore (po të më shfaqesh) dhe ndjeshmëri vargu, metaforë (muzgun e pafat). Edhe kuptimi emocional në këtë lloj stilistike bëhet shumë më i fortë dhe i dukshëm, dukuri kjo që përafron dhe më shumë hapësira të ndryshme kohore dhe sensoriale (e nesërme, e tashme, do të ndjek nga pas… )

 

2 – Poezia si gjuhë e impresioneve lirike

 

Impresionet lirike janë tablo të hapura për autorin (fund vjeshtë – kurorë bjeshke) të cilat përbrenda surrealitetit bardhësi reje, ndërthurin leitmotivin e fortë të ndjenjësisë dhe dashurisë njerëzore. Hyjnizimi i ndjenjës e ngjit poetin në qiell për të gdhendur metaforikisht shenjtërimin e gërmës më të parë, e cila shkruhet e rishkruhet me bojën dhe ngjyrën e zemrës dhe shpirtit të kristaltë.

Gërmën e parë të emrit tënd,

e pashë në qiellin e fundvjeshtës,

shkruar me bojën

e një reje të bardhë,

sipër kurorës së bjeshkës.

 

 

3- Poezia si gjuhë mitike

 

 

Orfeu me muzikë

perënditë i mallëngjeu,

Sizifi e hoqi gurin

nga shpina,

e hoqi pishtarin nga dora

Prometeu.

 

Padyshim që rilindja e vetë artit lidhet memitikën e shkuar, mitikë të cilën autori e prek, por edhe mbështetet në zanafillën e saj. Rishfaqja e Orfeut dhe e lirës së tij, jo vetëm që zbut hidhërimin e perëndive, por në sinkroni me madhështinë shpirtërore bën që Sifizi të flakë gurin, ndërsa Prometeu të heqë pishtarin. Në këto vargje ka dhe ridimensionim idesh të tjera, ide që nëpërmjet frymës së zotave shprehin vetë fuqinë magjike të fjalës së shkruar.

 

4- Poezia si gjuhë dhe mision i kujtesës historike.

 

Jemi mësuar tashmë me format epike dhe ato të baladave të cilat, më së shumti, na risjellin dhe përafrojnë më tepër me të shkuarën tonë, por format e reja poetike shkëputen disi nga narrativiteti i detajuar dhe bëhen shumë më grishëse dhe tërheqëse për lexuesin.

 

Ardhja e Skënderbeut

Pa ra nga mali vetëtimë,

me treqind krushq që nxirrnin zjarr,

zgjohen krutanët ndezin zemrat dhe sytë,

nata e arbërit u bë ditë e bardhë.

 

Nëpërmjet poezive kushtuar Heroit Kombëtar Skënderbeut, Hyjneshës Teuta, Pirros së Epirit, Princit Gjin dhe Princeshës Argjiro, Moisi Golemit, Tanushit, Lekë Dukagjinit, Dëshmorëve të tjerë të kombit, poeti, jo vetëm që nxjerr në pah veprën e tyre, por i rrënjëzon dhe I ngulit edhe më tepër në kujtesën tonë historike.

 

5- Poezia si gjuhë dhe mishërim i atdhedashurisë.

 

Atdhe,

ofshamë

e dhimbje,

i mbulon veç një re.

që mëngjeset

na i kthen në pasdite.

Për t’i rikthyer agimet

duhet pak zjarr,

një Promete.

 

Poeti e simbolizon atdheun me dhimbjen e vet, me mëngjeset e jetës, me rilindjen e dritës në agim dhe kërkon shpresën te zjarri i Prometeut, duke evokuar ndjeshmërinë dhe ringjalljen e tij për ta përçuar më tej edhe te populli i tij. Si misionar i shpresës dhe i fateve të vendit, Nikolla

shkruan, thërret dhe kumbon jehonën e idealizmit të shpirtit të vet, për atë që përfaqëson, atë që duhet të kryejë dhe atë që duhet të rrëfejë.

Vëllimi poetik “Koha tjetër” i autorit Nikollë Loka meriton të radhitet në bibliotekën e çdo lexuesi dhe të lexohet me vëmendje pasi vjen në fondin e poetekës shqiptare plot dritë,

i plotësuar me gjithë karakteristikat e një arti në përsosje dhe, për më tepër, vjen si shprehishmëri e mediativitetit bashkëkohor letrar.

 

 

 

Me gjuhën e baladave

 

Baladat dhe ndodhitë arvanitase të sjellura nga autori Koço Qorri, duket sikur kapërcejnë shtjellat mistike të kohëve harresë dhe ashtu të vagëlluara, zbresin nga thellësia por dhe fshehtësia e miteve e legjendave të shkuara, për të ndriçuar atë pjesë historie të këtij populli të endur fateve dhe brigjeve të Jonit. Kujtesa historike sado që të trashëgohet brez pas brezi është e destinuar të shuhet, prandaj gjuha e evidentimit, e shkrimit dhe e ruajtjes në fonetekën e kulturës kombëtare, mundëson, por dhe përjetëson atë të shkuar, por dhe të sotme të popullit arvanitas. Që në fillim autori citon se; për shkrimin e këtij libri është mbështetur fort tek gojëdhënat dhe këngët e tyre të vjetra, pikënisje kjo për një qëmtim, përzgjedhje dhe më pas paraqitje tablosh të dhimbshme, si vetë kohezioni dhe përjetimi i moralit shoqëror të kohës. Ndërthurja e lirikës me tragjiken, e besës së dhënë deri në vetëmohim ( vetë djegia, përdorimi i helmit të zi, ngulja e një thiken, etj ) janë tipike të një tradite të kultivuar që nga lashtësia, dhe kur këto ringrihen në art, atëherë përmasat dhe hapësirat e kësaj panorame kapërcejnë të tjera limite kohore dhe kufij promemorialë njerëzorë.Vlen të theksohet se përbrenda gjithë kësaj prurjeje dramatike ka një mesazh të qartë, një ide shtjelluese, një bosht të mirëpërcaktuar, i cili kërkon të risjellë por dhe të rrëfejë me fanatizëm atë të shkuar gati homerike të një etnie, i cili diti të mbijetonte vetëm falë dokeve, sjelljeve dhe përcjelljes të kujtesës nga njëri brez tek tjetri. Janë të shumta baladat që bashkojnë të shkuërën me trëditën e kohës, si: ( ZAHO) trimi pas 12-vjetësh kthehet në viset e tij dhe merr nusen e premtuar, (NDODHIA E MAROS DHE GJINOS), njëlloj si Romeo e Zhulieta, që se përballojnë dot vdekjen e dashurisë dhe Marua pi helmin e zi, ( ENGJЁLLINA *) e cila nuk pranon të martohet me arapin e zi dhe djeg veten në zjarr, ( DINA – perri), e cila verbon djalin nga bukuria, duke i nxjerrë sytë dhe prerë më pas këmbë e duar), ( MARO) që ther veten me thikë dhe së fundi (ÇIFUTJA ARVANITE), e cila i ka vendosur titullin dhe gjithë librit. Në planin psikologjik ky libër sjell modelin e një jete të kufizuar, si vetë koha dhe jeta kur janë zhvilluar vetë ngarjet dhe ndodhitë, por në planin letrar dhe historik deshifrojnë pa reshtur atë model shoëëror që me fanatizëm trasmetohej si produkt i një trashëgimie të lidhur fort me karakterin, moralin dhe ruajtjen e vazhdimësisë.

 

Koço Qorri 

 

Autori Koço Qorri e sjell këtë vepër letrare jo vetëm për të hedhur dritë mbi legjendat arvanitase, por dhe për të bërë unifikimin e patjetërsueshëm të një kulture të tërë shqiptare, e cila pavarësisht zanafillave, zhvillimeve apo hapësirave ku ka ndodhur, përshfaq dhe argumenton rezonancën e kultivimit të një tradite të tërë, të ndërdlidhur dhe unike për nga lloji i veçantë dhe tipizimi që kemi si popull.

Ky libër i duhet fonetekës kombëtare përpos dhe shumë faktorëve të tjerë; toponistikës që sjell, ndërlidhjes që i bën kultivimit etik në shekuj, si dhe dritësisë që hedh, për atë pjesë kohore të ndodhur në mjedisin jetësor të një popullsie të tërë, sikurse është historia gati biblike e arvanitasve në Greqi.

 

 

Midis abstraksionit poetik si frymëzim dhe penelatës ngjyrë  si imazh.

( Refleksion rreth vëllimit poetik “Ciklon” të autores Irina Hysi )

 

Endja mes frymëzimit të thellë, intuitës poetike dhe përshfaqjes e realizimit të imazheve si pikturë, shoqëron shpesh kategorinë e gjithë artistëve që i zotërojnë këto lloj teknikash, por ridimensionimi dhe format shprehëse me kodet e gjuhës dhe shpirtin e muzës bëjnë që ky lloj arti të prekë kostelacionet më të larta të vetë frymës krijuese. Variacionet e ngritura, shtjellat përfshirëse, ndërthurjet imagjinare, ndjesitë e përtejshpirtshme, surrealizmi si koncept dhe postmodernizmi, irrealiteti, format abroguese, tejçimet fluide gati, gati  të papërceptueshme, metafizika si njohje e thellë dhe përsosje e mendimit, përbëjnë diskursin  e gjithë kësaj lloj prurjeje, sa intriguese po aq edhe impresionuese. Psikologjia moderne, dualizëm dhe kontraves me vetveten; misteri apo përplasja me errësinë e pamundësisë së insinuar në skena të përbotshme që zhubrosin njësoj teatrin e madh jetësor; memoria, kjo përthyerje reflektuese e grafikës kujtesë; ciklonet, tronditje që shkundin dhe gremisin honeve të pa shpresë; hiri, tjetërsim dhe fluiditet i kurmeve ekzigjentë; tredimesionalja, spektër që përftohet vetëm nga këndvështrimi dimensional i një artisti dhe ornamente të tjera krijuese, ravijëzojnë pareshtur  atë botëkuptim dhe vizion  të niveleve gjithmonë e në kërkim të përtej ekzistencës.

 

Irina Hysi

 

Mozaiku poetik i autores Hysi të fut në labirinthe të thella, në kontraste dhe dritëhije që  feksin si mirazhe, tablo këto që jo gjithëkush i kupton dhe për më tepër në esencë me vetëdijen e plotë të një procesi në zhvillim. Se sa larg dhe sa afër i qëndohet këtij kohezioni përjetues e shpreh më së miri mesazhi që i përcillet lexuesit. Ky mesazh, ndryshe nga format e njohura dhe gjuhës së thjeshtëzuar, realizohet nëpërmjet shpërbërjes së vargjeve apo kuptimeve, ndërprerjes së tyre me qëllim të përcaktuar që udhëheq drejt ngjitjes në një shkallë më të lartë. Në mënyrë krejt anaforike, loja e pambarimtë e këtij lloj arti nuk zhvillohet mes gjuhës dhe ngjyrimeve të fjalëve, por mes koncepteve dhe përpunimit të ideve që lindin në çast. Shprehishmëria e ngjyrimit të fjalëve dhe e ngjyrimit të penelit në këtë lloj arti kanë shumë pika të përbashkëta, pasi  ndërlidhen e ndërvaren nga tabloja jetë, nga hijezimi i dritës shpirtërore, nga emocioni i përndritjes së  qëllimeve dhe, kështu, të pandara nga njëra-tjetra dhe në unison të plotë me kointuivitetin promemorie prekin fryma të larta, gati të pakuptimta, deri në abstraksion. Analitika dhe trajtimi i një tematike të tillë mbetet përherë interesant dhe zhbirues, për vetë objektin që trajton; ato erni mendimesh që të zbresin përfund çdo imagjinate dhe të ringrejnë përtej çdo kulmi, për dualizmat e gjendjeve që diafragmetizojnë të pakoncetueshmen apo për baremat që shtyjnë e shtyjnë tej mjegullive surreale.

Diku rilind,

një tjetër psikozë.

Diferenca mes skajeve, sukses – dështim?!

 

Ka rilindur shpresa në trajta të gjymtura, shprehet autorja. Kjo është klithmë për zërin e së nesërmes, për atë që po vjen, për përlasjen e madhe me skajshmëri diferencash trumfi dhe zhgënjimi. Një tjetër psikozë, një tjetër apologji rreth vizualitetit të ndërgjegjes që trondit memorien dhe denatyron koshiencat njerëzore. Gjithësesi ajo troket, është pas perde-netëve të çdo dite që shkon, pret shiritat e tkurrur nga metamorfoza jonë në rilindjen e një tjetër e tjetër shprese të re. E kështu, endemi jo vetëm nëpër hirin të mbetur nga ajo që shkoi por edhe nëpër hirin e ri që do të filtrohet nga e pamëshirshmja fshesë jetësore.

 

Ciklon më degdise, s’di  ku.

Fytyrëgrisur, rrënjëdalë, përmbysur.

Përreth, ufo…

 

Ciklon, furtunë e tmerrshme, jo nga ato shtrëngata që sjell shpesh zemërata e natyrës, por  stuhi e përbindshme që ka prekur muret e trurit. Zhurmë, çjerrje dhe demarshe që prekin vatrat e jetës. Të kujt jete? Të asaj jete që ka rendur përherë në kërkim të kuptimësisë vërtetë,  apo jetës së errët dhe përmbytur orbitave harresë. Kudo “ Ufo”, jashtëtokësorë që luajnë me prognozën e fateve dhe degdisin përherë e më larg qenësitë e pafajshme. Pse kjo formë abroguese? Pse kaq shumë mohim? Është pesimizëm i shkallës sipërore apo trishtim i thellë i gjendjeve përjetuese?

 

Në fund, një shkëlqim  zjarr.

Shpërfytyruar…

 

Irrealiteti luan me imazhin e përjetimit, krijon kontrastin hije-shkëlqim dhe në përfundim shtjella gati të pakuptimta, kufizime kohore, shformësim.

 

Duket sikur autorja në poezinë e saj trajton efektet bardhë e zi, por telajua e jetës, njësoj si telajua e ngjyrosur, ka edhe anën e vetë emocionale, farfurimën frymëdhënëse dhe sharmin e një tjetër lloj bote plot shkëlqime dhe dritë.

 

Dëshiroj të harrohem me muzikën.

Kur trupi më thërret.

Ngrihem dhe nëpër terr të kërcej.

 

Në këto vargje lirike akuartitet i shpirtit kapërcen harqet e shndritshme të galaktikave dhe ashtu e kapur pas një ylli harrohet dhe përndrit pasionin më të bukur të ndjenjës hyjnore, pasionin e vetë kuptimësisë jetë, pasionin e dashurisë.

Vëllimi poetik  “Ciklon”  i autores Irina Hysi vjen si shprehishmëri e koncepteve postmoderne, si ndërthurje e pikturës me anën poetike dhe si i tillë ai përshfaq pareshtur telajon e jetës me hapësira pa fund dhe ngjyrime universale.

 

Vlerat pragmatike të diplomacisë presidenciale shqiptare nën këndvështrimin dhe optikën e  Peter Tases.

 

Tashmë njihet prej të gjithëve kontributi interkulturor dhe ai diplomatik i studiuesit,  përkthyesit, publicistit, poliglotit, por dhe përfaqësuesit të shumë misioneve amerikane në Amerikën Latine, Azerbaxhan e nëpër botë, Peter Tase, autorit të librit më të ri për kontributin e Presidentit të Shqipërisë Z. Bujar Nishani, si përfaqësues shteti por dhe në krye të diplomacisë shqiptare.

 

Pse vjen ky libër dhe cili ka qënë qëllimi i një publikimi të tillë?

 

Diplomacia shqiptare, si një diplomaci e brishtë dhe përherë në përballje me sfidat e kohës vjen nga një shtrat që kërkon konsolidim dhe luajalitet më të fortë në arenën ndërkombëtare dhe si e tillë ajo është në përpjekje për të krijuar bazamentin e duhur,  modelin e qëndrushmërisë dhe atë  largpamësisë. Autori si njohës i mirë dhe i atashuar prej vitesh në këtë fushë nuk niset për të bërë modelet krahasuese, por për të vënë në dukje dhe në pah atë punë të denjë, këtë model korrekt, që nga shfletimi i faqeve dhe ndjekjes së protokolleve të krijon bindjen e pakundërshtueshme të një lideri shqiptar që ndoshta për herë të parë ka një vizion të qartë dhe platformë koherente diplomatike, model që duhet të udhëheqë më pas dhe burrat e tjerë të shtetit. Nën këtë nismë dhe përbrenda këtij misioni vjen dhe libri: “BUJAR NISHANI: VLERAT PRAGMATIKE TË DIPLOMACISË PRESIDENCIALE” – Kontributi i Presidentit të Republikës në Diplomacinë e shtetit Shqiptar (2012-2014). Që në titull kuptohet se ky mision kërkon përpos përkushtimit edhe përfaqësimin dinjitoz mbi palët (sikurse janë krëhët e politikës shqiptare, e cila duket se do ketë ende dhe shumë rrugë  të gjatë për të bërë) , kërkon shumë më tepër angazhim dhe për më tepër në rrugë e sipër  krijon shumë dritëhije, enigma apo shtjella, të cilat janë të gatshmë për të sfumuar dhe ngritur pragje pragmatizmi në shkallaren e lartë të interpretimit të këtij lloj pushteti.

 

 

                  Peter Tase

 

Përnjohja e mirë e kësaj fushe si dhe përvoja e autorit nga bashkëpunimet me shumë zyra të tjera presidenciale, sigurisht që sjell një publikim të detajuar, kompletuar, por dhe një narrativitet përshkus tërheqës, që të bën jo vetëm të lexosh me kërshëri, por dhe të depërtosh e kuptosh servirjen jo thjesht si ravijëzim datash e ngjarjesh, apo përmbajtje detyrimi të kuadrit praktik e ligjor, por si mendësi e re dhe koncept për ti realizuar ato, me sy dhe objeksion gjithmonë nga e ardhmja. Pa hyrë në shumë  detaje, pasi autori për nga vetë struktura dhe ndërtimi e ka sjellë këtë libër si një formë të re trajtese dhe model për praktikat e fonetekës së zhanrit politik e diplomatik, theksoj se e gjithe kjo prurje vjen në këndvëshrimin tredimesional:

 

  • Këndvëshrtrimi social-politik i vetë  presidentit brenda vendit.

 

Për sa i përket aspektit të parë, gjithmonë sipas referimit të librit të autorit Tase,  Presidenti i Republikës, përbrenda pushtetit dhe të drejtave të tij kushtetuse ka arritur me sukses të ruajë  balancat politike, të ndërhyjë me koseguencë për mbrojtjen e kushtetutës së Republikës si dhe larg çdo fryme, presioni apo klani të kryejë misionin e tij në shërbim të të drejtave të çdo qytetari.

 

  • Këndvëshrimi politik e diplomatik rajonal.

 

Në aspektin e dytë shikojmë një lëvizje më të fuqishme dhe angazhim më të fortë politik e diplomatik në rajon, i cili për nga zhvillimet, por dhe interesi kombëtar e bie Kosovën shumë më pranë aspiatave të përbashkëta shqiptare e europiane. Gjithashtu me takimet e tjera në rajon jep mesazhin e qartë sepse për të gjithë shqiptarët në ballkan duhet të zbatohen të gjitha koventat dhe të drejtat e tyre, koventa që përafrojnë dhe unifikojnë edhe më shumë identitetin tonë të  përbashkët  shqiptar.

 

  • Këndëvështrimi politik e diplomatik Ndërkombëtar.

 

Përsa i përket aspektit të tretë ky aspekt përfshin një gamë shumë më të gjerë diplomatik, pasi përfshin angazhimin dhe detyrimin e shtetit shqiptar si antare e NATO-s, sfidat për tu bërë antare e plotë e Bashkimit Evropian, zbatimi i detyrimeve financiare sipas FMN, bashkëpunimet ekonomike dhe përthithja e bizneseve nga vendet e industrializuara, bashkëpunime afatgjata për  energjinë, si dhe rolin e padiskutueshëm që duhet të kenë përfaqësitë diplomatike kudo që ato janë të vendosura.

 

Autori Peter Tase falë euruditizmit,  cilësive intelektuale dhe publicistike sjell një publikim të ri, një model qeverisës, si ai i Presidentit Nishani,  publikim që më së shumti do i shërbejë praktikës presidenciale dhe lidershipit në vend, i cili për nga këndvështrimi, trajtesa e takimeve bilaterale,  paraqitja e detajeve si dhe fryma përshkuse,  padyshim që do e radhitë këtë libër në foltoren e politikës por dhe diplomacisë mbarëshqiptare

 

Kur jeta kalon nëpërmjet ferrparajsës!

(Vëzhgim estetik rreth veprës letrare “Bregu i ferrparajsës “ të autorit Miltiadh Davidhi )  

 

Në një pyetje që i bënë miqtë e tij Stefan Cvajkut: ” Se ku e gjente morinë e karaktereve dhe perzonazheve të tij?”, ai u përgjigj fare thjeshtë: Edhe ju që jeni pjesë e bisedës time sot, jeni karaktere dhe personazhe të veprave të mia nesër. Është më se e natyrshme dhe kuptueshme që shkrimtari me mprehësinë e penës së tij, qoftë edhe nga një detaj i vogël apo një bisedë e thjeshtë, të ringrejë një subjekt të tërë, ta shndërrojë atë në vepër letrare, e cila më pas do lexohet dhe do të mbetet gjatë në kujtesat dhe memoriet e njerëzve. Kështu vjen dhe romani  “Bregu i ferrparajsës “ i autorit Miltidh Davidhi, i cili për nga forma, zhvillimi i ngjarjeve, narrativiteti përshkues, hapësira gjeografike dhe stili i shkruar të beftëson dhe të bën ta lexosh e rilexosh me një frymë. Tematika e këtij romani merret nga lufta e dytë botërore, nga ajo pjesë historie, e cila u përmbyt në tragjizma dhe vdekje të kobshme dhe ashtu e hidhur dhe plot gjak  sikurse erdhi u shndërrua në ankth dhe tmerr për mbarë njerëzimin. Jo pa qëllim ngjarjet janë zhvendosur dhe zhvillohen në Itali, në një prej vendeve që bënte pjesë në koalicionin fashist, konkretisht në komunën e Polikës(Pollices), aty ku gjurmët e bregut të Açarolit (Acciarolit), nga breg i nisjes dhe pritjes së shpresës u shndërrua në breg i ushqimit të luftës me jetë njerëzore dhe pritjes së trupave të tyre pa jetë. Ky breg, i cili me bukrinë dhe magjepsjen e tij, nëpërmjet shkrimtarit të madh Ernest Hemiguei i dha botës ngjarjen më të bukur “Plaku dhe deti”, thellë në vetvete fshehte dhe të tjera mistizme, të tjera gjurmë që mbeteshin ranishtes që zgjatej kodrinave përreth apo thirrma dhe lotë që njëlloj si “ vajza e valëve” prisnin atë që nuk pret. Në qendër të këtij romani vendoset Melisa, e cila me karakteret e saj plotësuese dhe gjithë ndjesitë përjetuese kalon nëpër një përvijim vujtjesh dhe dramash dhe ashtu fillikate ajo do të endej dhe endet edhe sot, bregut soditës dhe gjurmë valësh të lodhura.

 

Miltiadh Davidhi

 

Teknika e shkrimit të këtij romani është kaq e gjallë, kaq e freskët dhe impresionuese, sa edhe pse ngjarjet kanë ndodhur për më shumë se gjysëm shekulli më parë, ato sërish kalojnë para përfytyrimit tonë, sikur të kenë ndodhur die.  Skeamtizimi i ndjekur dhe struktura e ngritur nuk lënë vend për ekuivoke, dhe për më tepër e gjithë vepra përshkohet nga ide dhe mesazhe të qarta, mesazh që del në pah dhe vihet në dukje tek manifestimi mbarëbotëror në Romë, mesazhi i cili kërkonte të mos përsëritej më kjo dhunë e përbotshme me emrin “luftë” dhe kudo të vendosej paqja. Një aspekt tjetër që duhet veçuar është psikoanalitika e trajtimit të ngjarjes, obsesioni dhe kënvështrimi filozofik, i cili trajton por dhe operon botkuptimet ideore dhe shpirtërore të personazheve në tërësi dhe mjedisit në përgjithësi. Ishte krijuar një psikologji e tillë, sa dhe brenda familjes ndaheshin pikëpamjet dhe ideologjitë, për pro dhe kundra luftës, për hegjemoninë dhe lavdinë e verbër të dikurshme dhe realitetit të grishtë e të hidhur që po krijohej. Jeta vazhdonte të rridhte ashtu dhimbshëm, ku njerëzit dëgjonin me frikë kambanën e kishës  ose luteshin në heshtje për djemtë e tyre, aspekte jetësore këto që të ndërlidhura dhe me elemntët e natyrës autori ka ditur ti shprehë dhe të mbajë lexuesin pezull. Edhe pse paslufta i qetësoi disa shpirtrat e trazuar, sërish në jetën e rimëkëmbjes, dashuria e djalit të  Melitës, piktorit të famshëm, të memorizar edhe në një nga nga rrugët e qytetit të tij, ndalet nga sëmunda e marrur që  në vogëli, nga shpërthimi beftas i Vezuvit,  si  shenjë mallkimi për gjitha ata shpirtra të vdekur. Këtu arrin dhe pika më tragjike e romanit, këtu takohet dhe kulmi më i madh i dhimbjes njerëzore, aq sa duket se dhe vetë deti ka turfulluar në mijëra tallaze dhe nuk do arrijë kurrë që ta dëgjojë  psherëtimën apo lutjet e ardhura nga murgesha më e re e manastirit (ish  e dashura e tij).

Një tjetër aspekt që nuk duhet neglizhuar është dhe kultura e shkrimit, deri diku ndërthurje e traditave, (veshjet me të zeza, mos lejimi i daljes së nuses jashtë derës së shtëpisë, por rimartim me djalin tjetër), e cila nëse do hyjmë në format krahasuese, duket sikur gjithë kjo ngjarje ndodh diku afër, pranë brigjeve të Jonit, tedencë kjo që jo vetëm përafron por dhe integron kulturat brenda njëra-tjetrës.

Romani “Bregu i ferrparajsës “ është një libër që sa herë e lexon po aq herë mendon se ka ende diçka për të zbuluar dhe si i tillë ai do të mbetet përherë  një telajo e hapur, ku ngjyrat, natyra e ndryshme vëzhguese dhe intrigimi i karaktereve të krijuara do impresionojë gjithnjë e më shumë.

 

Kur shemben idhujt dhe idolet

(Referim rreth vëllimit poetik “Mitra e zjarrit” të autores Fatime Kulli )

 

Nga Agron Shele

 

Poezia e Fatime Kullit dhe lirizmi i vargjeve të saj, duket sikur zbret nga misticizmi i asaj bote të magjishme dhe të fshehur disi pas hijëzimeve shtjella që mbart vetë modeli i jetësor i krijuar, i cili tashmë ka shkelur shumë tabu dhe forma të tjera të ngurtësuara, për t’u rishfaqur dhe për të shprehur elokuencën dhe përtejndjesinë e përkryerjes së ndjenjave më të sinqerta dhe të thella njërëzore. E vetëdijshme për këtë lloj letrargji poetike dhe duke u përballur me kornizat e vendosura, ajo shkel dhe thërmon pasqyrat e rreme, ku reflektohen moralizime të ekzagjeruara dhe, më tej, ashtu si pylli i zhveshur përpara bardhësisë së borës shpalos timbrin e fuqisë dhe muzës së saj krijuese. Që në titull të veprës së saj “Mitra e zjarrit” duket sikur intrigon me psalmin dhe bestytnitë e vendosura, duket sikur provokon memoriet e fjetura dhe ashtu, si qendër shpërhapjeje e një zëri më patetik, edhe pse në dukje në kundërvënie ndaj stoicizmit shoqëror, arrin të zgjojë atë lirshmëri antike, vetë Safon, të cilën shekujt që do rridhnin më pas do e ndrydhnin. Leximi i poezive dhe këndvështrimi artistik i poetes projekton një fashë tjetër dritëhije mbi konceptet dhe modelimin e këtij lloj arti, ndjek të tjera kurbatura dhe, për më tepër, krijon bindjen e pakundërshtueshme, se vetëm kjo lloj flakërime di të prekë dhe përndezë deri në infinit konstelacionet më të largëta të shpirtrave. Është e rëndësishme të theksohet se në ravijëzim të poetikës së saj nuk ka kurrfarë vulgarizmi, por ndjesi dhe perceptim të vetë ndjenjës njerëzore, e cila ashtu e përshpirtshme sikurse vjen, ngre dhe shemb idhuj e idole.

 

Fatime Kulli

 

Simbolika e përdorur dhe format krahasuese tejçojnë finesë dhe ndjeshmëri, lartësojnë fuqinë shprehëse, sendërtojnë atë përndritje të papërsëritshme vargjesh dhe përbrenda kësaj suaze shumëfishojnë mendësi të reja dhe kulminacione. Mëkati dhe pafajësia, hija e dyshimit dhe harbimi, ndrojtja dhe më pas tërbimi, zbrazëtia dhe tejmbushja, akulli dhe zjarri, në dualitet të plotë dhe ekstremitet me gjendjet emocionale, përshfaqen estetikisht dhe artistikisht plot elegancë dhe shije të hollë, diku të natyralizuara me elementët e natyrës dhe diku tjetër të harmonizuara, stilistikë kjo që e veçon, por dhe e identifikon si poete moderne të lirikës shqiptare. Gërshetimi i ritmit të lartë poetik me metafizikën, ideimet me lakonizmin përmbyllës të vargjeve, luajaliteti i fjalëve, teknikë kjo e një autoreje të konsoliduar, dhe ringritja e tyre deri në magji, zjarrmia e ëndrrës së përshfaqur me pasthirrmën deri në dalldi, të gjitha këto elemente, e të tjera akoma, përbëjnë esencën dhe mënyrën më të dlirtë shprehëse të vetë ndjenjës së bukur, dashurisë.

Libri “ Mitra e Zjarrit” përmban një origjinalitet të veçantë krijues, një penë që thyen klishetë letrare, një autore femër që delikatesën dhe ndjesitë e fshehura i bën më evidente, që me natyrshmërinë, elegancën dhe botën e gjallë shprehëse risjell të paprekur prej shekujve të shkuar, Kopshtin e bukur të Edenit, një Evë.

 

Lisiana, rikthimi i dhimbjeve më të bukura letrare të autorit Myrteza Mara.

 

Nga Agron Shele

 

Nuk e di pse sa herë rilexoj librin “Lisiana” mendja më shkon tek Margerit Duras, pse ajo ka shkruar më shumë apo dhe shumë më bukur për dashurinë. Konkretisht ajo shprehet: “Nuk ka gjë më të bukur, por dhe më të vështirë të shkruash për dashurinë, sepse atë e ndesh kudo, në art, letërsi, pikturë, muzikë dhe për ç’ do herë edhe pse në dukje është e pashtershme sa vetë njerëzimi të bën të humbasësh aftësinë për të përcjellur por dhe shprehur lartësinë e shqisave të shpirtit.” Në këtë kontekst do e shikoja dhe novelën tashmë të njohur dhe të përkthyer dhe në gjuhën greke e angleze, të autorit Myrteza Mara, i cili nëpërmjet kësaj vepre e sjell dashurinë jo vetëm si prelud të sinqertë njerëzor por dhe si ndjenjë që ngre dhe rimëkëmb shpirtrat. Që në fillim autori krijon beftësi dhe të tërheq në narrativitetin përshkrues të ngjarjes me stilin dhe grishtësinë e një memorieje krijuese që di të përcjellë me finesë ejmotivet dhe emocionet e një vlere kaq të thellë, sikurse është dashuria. Në qendër të romanit vendost Lisiana, studentja jetime, e cila në dualitet të heshtur me Evën, si në një lojë të heshtur dhe me kontravese ngë dy botë të ndryshme rrethojnë dhe mbizotërijnë një njeri, me dhe pa identitet, të fshehur pas mirësisë dhe humanizmit njerëzor.
Po kush ishte Lisiana? Një pafajësi shpirtërore apo faj i bukur? Një perëndeshë që arriti të shëronte plagët e fshehura të një burri apo një mëkat që hyri ashtu krejt rrëmbimthi për të trazuar jetën e tij?

 

   Myrteza Mara

 

Leximi i librit , i cili është veshur me aq mistizëm dhe kaq shumë botë ndjesore të mban peng, njëlloj si vetë zhvillimet e ngjarjeve ku pret nga faqja në faqe zgjidhjen e dilemës, atij takimi aq të mirëpritur, por që do të mbetej enigmë dhe do të endej më pas vetëm ndërgjegjieve të tyre. Tek ky lloj romani, ka moderaturë dhe përshkrime brilante, ka ndjesi përjetuese, por dhe limite se deri ku shkojnë kufijtë e arsyes, ka psikologjinë e paraqitjes së karaktereve si ndërgjegjie të formuara, por dhe koherencën e mjedisit që rrethon. Aspektet e trajtuara në këtë roman kapin shumë dimesione dhe prekin shumë kulte, por nëpërmjet aspektit karakterial përshfaqen më qartë planet e këtij subjekti, si dhe realizohet një zbërthim më i detajuar ideo-artistik.

 

Eva

 

Eva, plotëson trion kryesore të gjithë veprës, e cila edhe nga bota tjetër vazhdon të rrethojë dhe sundojë personazhin kryesor.Përjetimi i humbjes së dashurisë, duket sikur e kishte futur në një rrugë pa krye bashkëshortin e saj, por ngjarjet percepetojnë ndryshe dhe si nga përtejbota në të cilën dualizon, ajo rikthehet dhe bëhet pushtuse e gjithë ideve dhe mendësive të tij. Nëëprmjet këtij personazhi i bëhet një autopsi e hollë edhe ndërgjegjies dhe konceptit shoqëror, plan ky që dukej se e kryqëzonte dhe pengonte në çdo hap atë, aq sa ai imponohej tu fshihej ndjenjave dhe dashurisë së re që po rilindëte më fuqishëm se kurrë. Aspekt tjetër që nuk mund të anashkalohet është se nëpërmjet Evës, plotësohet dhe gërshetohet komunikimi me gjuhën e imazhit artistik, komunikim mjaft i rëndësishëm ky, për vetë faktin se ndërlidh në mënyrë simbolike gjendjet midis njerëzve në jetë dhe njerëzve që nuk janë më mes nesh. Dhe së fundi tek ky personazh duhet veçuar dhe plani metafizik, plan që autori e ndërlidh me afektivitetin e gjendjes dhe formave të tjera shpirtërore, të cilat ashtu të integraura në proçesionin e një qënësie në parafytyrim, në paramendim krijojnë por dhe plotësojnë tablon e asaj përtejete, që jeton dhe ushqehet brenda nesh vetëm nëpërmjet frymës dhe forcës së vetë kujtesës tonë.

 

Agimi

 

Agimi, ose njeriu anonim, ose “Bosi” sikurse e thërriste “ajo”, ose njeriu që nuk donte të identifikohej, plotëson gjithë akuartitetin e kësaj tabloje, (jo pa qëllim rrëfimi i gjithë kësaj ngjarjeje është vendosur në vetën e parë) , e cila nga kënvështimi i parë gri kalon më pas në ngyra më të çelura dhe së fundi merr formën e plotë të dorës që e kompozoi dhe e solli kaq mjeshtërisht dhe me kaq orgjinalitet. Në sintezë të plotë me arsyen, humanizmin, përgjegjesinë e moshës ai nuk mund të lëndonte dot ndjenjat dhe ëndrrat e një vajze edhe pse e adhuronte si një perëndi. Ai u end herë pështjellimeve dhe trazimit të shpirtit tij, herë midis dy botëve të ndryshme, të jetës dhe asaj që kishte perënduar, herë mes pamundësisë për tu shkëputur nga ndjenja, e cila bëhej përherë më e fortë dhe tunduese, por së fundi arsyja i mundi pasionet dhe përkryerja e dashurisë mbeti e bukur, hyjnore, dhe e rrënjosur përjetë në zemrën dhe shpirtin e tij. Duke analizuar këtë lloj karakteri nënkuptojmë dhe fytyrën moralizuese që duhet të ketë një shoqëri, mision por dhe formë drejtimi dhe komunikimi i autorit me lexuesit dhe realitetin njerëzor. Fundi i novelës prek me brishtësinë dhe elokuencën e përzgjedhjes fjalë, simbolikën e tyre dhe përndritjen e dashurisë, si forcë, përtëritje dhe magji. Ajo iku, larg tij si një një Evë e mërguar,u shndërrua në fjalë dhe shpirt të arratisur, por prapë mbeti një dhimbje e domosdoshme, dhimbje e merituar, dhimbja më e bukur ( citime të autorit).

 

Lisiana

 

Lisiana është personazhi që identifikon dhe vetë novelën dhe si e tillë ajo, si në një trill fati , hyn në aventurën më të bukur të jetës së saj, por që do prodhojë dhe shijen më të hidhur më pas. E dashuruar pas mirësisë dhe zërit mistik të telefonit ajo do të endej përgjatë gjithë kohës si në mister dhe vetëm në fund do arrinte të kuptonte se njeriu që e kish futur në atë qrthull e rreth vicioz gjendej vetm një karrike larg nga tavolina e saj e punës. Gjetja e ditarit do të zbardhte gjithçka, por si në çdo dramatizim dashurie, do ndodhte largimi i beftë , duke lënë pas shtjella dhimbjeje, lotë dhe karafila të kuq për çdo javë mbi tavolinë. Përmbysja e gjithë subjektit të novelës dhe ndryshimet e menjëhershme të rrjedhës së ngjarjes janë fenomen i njohur në letërsi dhe kjo jo e paqëllimtë, por gjithmonë për të krjuar insituatën e duhur dhe rritur shumë më tepër mistizmin e veprës, por në kontekstin e këtij lloj narrativiteti kemi gjetje të tjera, të cilat dhe pse duken sikur shkojnë në kahe të kundërta ato sërish përafrojnë. Loja e ndjenjave vazhdon me pasionin e dikurshëm, me shëmbëlltyrën e shpirtrave, të cilët dhe pse të lënduara vazhdojnë të lodrojnë edhe më bukur në qiellin e pafund të vallëzimit të yjeve.

 

“Lisiana “ ka kohë që e ka takuar lexuesin e tij dhe do vazhdojë ta takojë pafundësisht atë, sepse dashuria, sikurse dhe vetë jetët njerëzore nuk dinë të shterin kurrë, nuk dinë të ndalen, por vetëm të përsosen dhe të bëhen gjithnjë e më të magjishme.
Kjo novelë është një mozaik i përsosur vlerash dhe pasionesh, i cili njëlloj si në një gërshetimin poetik, vjen plot muzikalitet fjalësh dhe përtejshpirtshmëri ndjenjash, dhe ashtu plot zhvillime dhe emocione tw papwrsëritshme hedh dritëhije mbi atë madhështi dashurie, që diti të falte vetëm një hyjneshë, Lisiana.

 

 

Metafizika në poezinë e Liljana Shkodrani – Baçit.

 

 

Nga Agron Shele

 

 

Inspirimet e brendshme janë ndjesitë më të bukura që prekim muzat e çdo shpirti të  trazuar krijues, dhe ashtu të natyralizuara sikurse vijnë ato hidhen në letër për të mbetur jo si shkrime harrese, apo të fshehura pas raftesh të pluhurosur,  por pët t’ u ngulitur thellë në mendjet dhe ndërgjegjiet e kohës. Nën këtë lajmotiv dhe mision vjen dhe autorja Liljana Shkodrani ( Baçi), e cila qysh në vëllimin e saj të parë poetik “ Intuitë e bluar gruaje” kërkon të shprehë dhe ndajë me lexuesin patosin e botës së saj artistike, duke dhuruar kështu shpirt nga shpirti i saj, ornament fluid nga substrakti i saj,  frymë mistike nga gjurmët e fjalëve të saj. Që në fillim kupton se poezia e kësaj autoreje nuk vjen si prelud çasti, por si frymëzim i thellë dhe mendim që kapërcen klishetë kohë, dhe e strukturuar në formë e përmbajtje përqas me ide dhe vizion të qartë për përgjegjësinë dhe motivet e sjellura. Leximi i poezive të çon hap pas hapi drejt formave dhe gjetjeve profame, drejt inkurseve metafizike, egzistenciale ( Vizioni i “Unit, Që të mos thith më ajër të përvuajtur, etj)  e surreale ( Frika e bardhë, Pranverat e magjisë reale, etj ), dhe përbrenda kësaj filozofie gjen mishërim jo vetëm ideja si produkt por dhe parashtrim për të dhënë konfiguracionin e plotë artistik. 

 

 

Liliana Shkodrani Baçi

 

Depërtimi në brenëdsi të substraktit poetik të kësaj autorje të bën të kuptosh se analitika e vargut të saj kap hapësira dhe prek kulme të reja, të cilat të dimesionuara në ejmotive, fantazi dhe misticizëm të grishin, të intrigojnë por dhe magjepsin me forcën e fjalës. Nuk mund të shkruash për këtë lloj poezie pa njohur mirë teknikat dhe postmodernizmin (Kthim paradoksal), eikuivoket dhe shtjellat rrethuese të përtejshpirtit, të cilat dhe pse përshfaqen në kuptime sekondare ato qendërzojnë dhe kanë për tematikë vetë referimin e qënësisë grua.

 

“E kjo sepse në unazën e lotëve,

të të gjitha dënimeve njerëzore

nuk zbërthehet asnjë kufi,

por transferohen absurditete

të pandërprera të humanizmit.”

 

Unaza e lotëve i përmbledh të gjitha trishtimet dhe dhimbjet e botës, dhe si në rreth vicioz nuk ka as fund dhe as kufi, por në absurditet të plotë dualizon komercialen ironike të humanizmit. Mendimi shkon dhe më tej për vetë mbisundimin dhe mbidozimin e aparencave që përherë përshfaqen të kulluara, paqësore, gati humane, por që brendësia  u fsheh demonët dhe i grryen. A nuk është ky realitet i përbindshëm njerëzor sot, ku njerëzit nën emrin e idhujve të kotë maskarojnë njëri- tjetrin,  të enden rrugëve pa krye, të mbyten nëpër detra dhe ashtu të kapur pas fijes së fundit të shpresës  të kërkojnë dritën e vetme të shpëtimit, “humanizmit  qytetëruar”?

 

“Kur zemra çlirohet prej ankthit,

brenda mendimeve me ngjyrë

si një peizazh hakmarrjeje

duket gëzimi i papritur e më bën,

të ndihem gati për udhë.”

 

Përbrenda këtyre vargjeve shprehet ritmi por dhe lirizmi poetik, i cili në trajtën e ngjyrave, të çliruara nga psikologjitë e rënduara shkëlqejnë dhe farfurijnë gjithë rrugën”jetë”. Karakteristikë tek kjo poezi por dhe gjithë struktura poetike është se mesazhi vjen si formë e një proçesioni të thellë mendimi, dhe kjo gjetje apo stil e bën edhe më tërheqës këtë vëllim poetik.

 

“Dashuria në gjithë hapësirat e lumturisë

është të jesh vetëm, kur bymehet malli,

kur sqepi i ekzaltimit çukit ca momente

që symbyllur imagjinojnë magjinë.”

 

“Poezia sekrete e poetit” është sigmatizim dhe vazhdim i gjithë kurorëzimit të të njëjtit idil udhëheqës, ku hapësirat, nostalgjia, ekzaltimi dhe imagjanita thurin në përjetësi telajon magji, telajo e cila herë përbrenda koloriteve ngjyra, herë e shndërruar në sharm muzash, përndrit pa reshtur gjurmët e shndritshme të vetë artit poetik.

 

Liljana Shkodrani ( Baçi) vjen për lexuesin me veprën e saj poetike, jo për të trokitur në botën e madhe letrare, por për të shprehur ovacionin e madh që e karakterizon dhe për të mbetur gjatë në memorien e lexuesit shqiptar.

 

 

Lirika si idil dhe shprehishmëri e ejmotiveve njerëzore

 

( Rreth vëllimit poetik “Lirikat e pikëllimës” të autores Vera Istrefaj )

 

 

Nga Agron Shele

 

 

 

 

Autorja Vera Istrefaj  ka kohë që endet në botën e artit dhe letërsisë dhe me poetikën e saj ajo ka tërhequr përherë e më shumë vëmendjen e lexuesit por dhe të kritikës, për vetë profilin e veçantë krijues,  maturimin si dhe gjejtjet letrare. Vëllimi i saj më i ri poetik  “Lirikat e pikëllimës” që në titull të grish dhe të bën ta lexosh me vëmendje, të zhyt në qerthullin e mendimeve dhe të mistizon me ndjesitë dhe elokuencën e vargjeve, të rikthen sërish tek rileximi dhe befason me figuracionin por dhe mesazhin artistik. Intrigimi nis që në titull, me lirikën poetike të vagëlluar deri në pikëllim, pas nostëlgjisë, ndjesive që vetëm poetët dinë ti percepetojnë e shprehin dhe ashtu si në të sakjshmen brengë e trishtim (figurative) shprehet hapësira jetësore e realitetit njerëzor e shpirtëror. I gjithe ky vëllim poetik vjen si afresk, si pikturë fjalësh në telajon e madhe ngjyrë jete,  i cili pas ç’ do këndvështrimi të rrëmben më pranë dhe të humbet në shtjellën e pafundme të artit, gjithmonë në detajim  dhe zbërthim të refleksioneve shfaqura. Luajtja me elementët e natyrës, kryesisht me vjeshtën, me gjethet e fundit të ikura ashtu tinëz, me pernëdimet e përflakura, me borën apo me shiun që trondit dhe sëmbon dashuritë e plagosura e bëjnë poezinë e autores më sensuale, më ndjesuese, më ikadenshente dhe shumë më fluide e tejçuese për lexuesin. Filozofia e gjithë kësaj risie të sjellur me kaq patos është botkuptimi dhe idetë e reja për vetë jetën, për dashurinë e pastër dhe të çiltër, kësaj ndjenjë hyjnore që lind bashkë me njeriun, konceptimi bashkohor dhe trajtimi metafizik i saj si prelud por dhe emocion, si vlerë shpirtërore por dhe hëpësirë kozmike.

 

 

“Pikë e shiut

lodron buzëve të mia,

qerpikët  dritojnë

nga pika e kristaltë

faqeve më kuqëlon

ndjesi e përvaltë.”

 

 

Njehësimi i lotit të natyrës, pikë shiu me pikën e kristaltë të qerpikut është simbiozë poetike, e cila e sinkronizuar në vargje, të cilat kurbëzojnë në mbyllje me ndjesinë e përvaltë e bën poezinë  “Gjurmë e shi” edhe më sinjikative, më shprehëse dhe shumë më tepër lançuse për mesazhin lirik që përcjell. Gjithashtu në këtë poezi përpos alternimit të bërë por dhe harmonizimin e elementëve të tjerë  plotësues vihet re tedenca e përafrimit të gjuhës së imazheve, imazh i përlotur në natyrë, ( shi,  vjeshtë, gjethe të grisura ), të cilat dalin në vargjet më pas dhe imazh prekës e i heshtur i vetë qenësisë përjetuese ( autores).

 

 

“Ëmbël më plagose

në zemër,

Një pjesë të saj ma more,

një pjesë  ma le

Të gjalloj e vdekur...”

 

 

Duke qëndruar sërisht tek boshti përshkus i gjithë këtij vëllimi, pra tek lirika e trishtë në dukje, por që elemntët e gjallimit, shpresës dhe optimizmit bëhen dhe më të dukshmë, ravijëzimi, ritmi por dhe forca e shpirtit, e cila dhe pse ashtu e gjymtuar dhe e plagosur di të ringrihet mbi plagët dhe dhimbjet e trazimeve, njëlloj si tallazet e forta që tronditin dhe më pas rimëkëmbin shpirtrat.

 

 

Vera Istrefaj

 

 Vlen të theksohet se  në stilin por dhe gjetjet artistike, përfshi këtu figuracionin e përdorur, muzën krijuese, tablotë e krijuara dhe deshifrimin e  tyre sipas kodeve të paracaktuar nga sugjestionimi  i vetë botëkuptimit të lirë dhe hapësirave njohje  është se perifrazimi i vargjeve të saj është ndejsi e vetë autores, është shprehishmëri përjetimesh e një game shumë më të gjerë e cila e tejkalon dhe vetveten, është posesiviteti i kohezionit përjetues, është traskiptim i vetë përtejshpirtit.  

 

 

“ U varën mendimet

pemëve të qytetit,

 

degëve të tyre

u ngrinë

 

Mbeti koha ngurtësuar,

Kujtimi i akulluar “

 

 

Pavarësisht boshtit dhe mesazhit bazë të këtij vëllimi poetik autorja nuk mund të qëndrojë dot indiferente ndaj përditësisë jetë dhe fateve gri  të realitetit dhe mjedisit krijuar. Si poete, si intelektuale dhe si grua s’ mund të bashkëjetojë dot me reminishencat kohë, por shpreh shqetësimin për mendimet e shprishura, për degët e përthyera të jetëve dhe për ngurtësimin e kujtimeve ta akullnajzuara të qytetit të saj.

 

 

Leximi i këtij vëllimi poetik është më tepër se një përnjohje me zhvillimet më të fundit të poezisë bashkohore sot, është më tepër se një depërtim në intrigimin e ideve me refleksionet njerëzore, është më tepër se një pasqyrim i artit si gjuhë  komunikimi me senëdërtimin e vetë fjalës poetike si gjuhë profetike dhe si i tillë ky libër dhe kjo mënyrë përqasjeje e ngre autoren në poltrone edhe më të larta të kulturës së shkruar shqiptare.  

 

 

Imazhet dhe ngjyrimet letrare nw poezinw lirike tw autores Mimoza Çekiçi Rista.

 

Nga Agron Shele

 

 

Shpesh kontakti me poezinë të largon nga ralitetet e grishta dhe të shtyn në një përtej botë tjetër,  në atë farfarmë ku muzgjet prekin perëndimet , ndërsa brigjet ndajnë kufijtë e heshtjes, në atë botë ky shpirti prek hyjnitë dhe gjurmë muzat  regëtijnë hapësirën e pafundme të madhështisë mendim. 

“ Poezia është si një zog, ajo i shpërfill të gjithë kufijtë” – shprehet Jevgeni  Jevtushenko dhe përbrenda këtij misioni poeti kapërcen të gjithë kufijtë mistikë, për të sjellë të padukshmen  e shpirtit njerëzor, ndjesitë dhe percepetimet e tij në raport me ngjyrimet dhe gjykimet kohë, madje edhe mishin e vet për të krijuar një poezi ose poemë, sikurse e citon Walt Whitman dhe e gjithë kjo në referim të fuqisë fjalë, gjenilaitetit të saj dhe mendësisë së re përherë e në evolim shprehës.  Nuk do mund ta shikoja ndryshe poezinë e autores Mimoza Çekiçi Rista, e cila në paratezë me idetë dhe vizionin koherent për gjithë zhvillimet e artit, por dhe intuitën  individuale sjell në mënyrë krejt të natyrshme dhe plot figuracion kreativitetin e saj krjues. Leximi i vëllimit poetik “ Bregu i heshtjes” përshfaq jo vetëm  konceptin e një shpirti të lirë që indeksohet gjer tek krahët e bardhë të mjelmave, por jep dhe imazhet e natyralizuara të hapësirës (praneverë e vjeshtë *simbolizim*) dhe nëpërmjet formave bashkohore letrare ( hermetizëm dhe surrealizëm) të gërshetuara me metafizikën ajo risjell dimesionet e asaj simfonie që partiturizon notat vargje prekëse, kumbuese dhe shumë më tepër ndjesuese e lançuese. Boshti që përshkon vëllimin poetik unifikohet përbrenda tematikës filozofi jetë, psikologji mendim  dhe mesazhit për të nesërmen, botëkuptim ky që parashton hapësirën e duhur për sugjestionin si proçesion intuitiv, por dhe kohezionin kohor. Detajimi dhe drejtimi i lexuesit përmes suazës krijuse, stilit dhe gjetjeve poetike, të cilat më së shumti vijnë në formë srtofash ( 4 – vargje), por të rimuara dhe me kadencë artistike përbëjnë thuajse edhe mënyrën strukturale të gjithë veprës. Hapësira dhe gjerësia e poezisë së kësaj autoreje  prek dhe kapërcen shumë  kulmime, por vështrimi estetik i hedhur do të bazohet tek aspekti lirik, si aspekt që mbizotëron, por dhe  grish lexuesin për emocionet dhe ejmotivet e forta të përcjellura.

 

 

Mimoza Çekiçi Rista

 

 

Poezia e autores Rista, starton që në fillim dhe hyjnizon qënësinë grua, këtë emblemë të delikatesës por dhe përjetësisë, këtë shëmbëlltyrë të bukurisë dhe magjisë, këtë krijese sa egzigjente po aq dhe kreative, si burim i dhimbjeve dhe dashurive të gjithë kësaj bote. 

 

“Krijesë shpirti krijuar prej teje

Ngjizur me drithërima dashurie”

 

Krijesë shpirti është forma më e lartë krahasuese dhe më e përsosur e portretizimit të një gurjaje, sepse thellë në vetvete ajo përbën ndjesinë dhe elokuencën  e vetë qenies njerëzore, e cila rrethon përherë me vizualitetin por dhe imazhin e patjetërsueshëm  dhe përherë e detratuar dhe ardhur me imazhet drithërimë.

 

“ Le t’ ia vjedhim magjinë mbrëmjes i dashur,

Të çikim buzët të pijmë me dolli

Si kulpër do të lidhemi këmbë e duar,

sepse dhe burgu mund të jetë liri. “

 

Kjo është një tjetër poezi ku anafora e përdorur (burg-liri) kuptim simbolik, përplas dhe ngre kufijtë e ndjenjës në shkallën më të lartë, e përthyen dhe e hyjnizon atë, e kryqëzon dhe e dlirëson duke e bërë shumë më tepër sinjikative.

Vlen të veçohet se në poezinë lirike të kësaj autoreje thjeshtësia e mendimit, lehtësia me të cilat luan, sinqeriteti e muzikaliteti dhe fryma përshkuse japin tonin e gjithë ndërtimit dhe së fundmi notat e duhura që tërheqin dhe sëmbojnë me fëshfërimën fjalë.

 

“Si varkë çaj ujërat e tua

Në breg të heshtjes ti qëndron

Të jam e dashur, poete, grua

Dhe lumturi që malle zgjon”

 

Këto vargje janë shkëputur nga poezia “ Bregu i heshtjes” poezi që titullon vëllimin poetik dhe në kontekst të plotë me mesazhin që kërkon të japë nëpërmjet këtij libri ajo hedh dritëhijet dhe paraqet tablon e gruas-grua, pra nënë e bashkëshorte e denjë,  të gruas – dashuri, ndjenjë e flladitje lumturi dhe gruas- poete, pra personalitete dhe burim inteligjence.

 

Autorja Mimoza Çekiçi Rista vjen  me vëllimin e saj poetik “ Bregu i heshtjes” si një zë që kërkon të ringrejë të tjera ura komunikimi në lidhje me artin dhe zhvillimet më të fundit të tij dhe me autentitein e vet krijues dhe fjalën e saj artistike hedh të tjera imazhe e ngjyrime në telajon e hapur të letërsisë tonë shqiptare,

 

 

 

 

Vargëzim dilemash apo trokitje e sigurtë në botën e artit të shkruar.

 

Nga Agron Shele

 

Kontakti me librin me tregime “ Vargëzim dilemash “ të autores më të re dhe të talentuar Luanda Hajdari jo vetëm që më befasoi, por krijoi dhe bindjen e pakundështueshme se një penelatë e re tashmë ka lindur dhe ka fillur të deshifrojë telajon jetë me ngjyrimet e perspektivës dhe të nesërmes letrare shumë më grishëse, por dhe më universale për vetë hapësirat, sugjestionimin dhe modalitetin e ri kohor që kjo plejadë posedon. Që në fillim të leximit të veprës së saj kupton se suportimi i mënyrës shprehëse është i sinqertë, i veçantë, ndjesor dhe për më tepër depërtues deri në inkoshiencë, i cili edhe pse duket sikur vjen në formën e ditarit të përditëshëm, arrin të mos mbetet mister apo fshehur kasafortave të kujtesës, por ashtu në mënyrë të natyrshme të rrëfejë diçka ndryshe, plot elokuencë dhe përherë e më impresionues.

 

Luanda Hajdari

 

Në tregimet e saj duket sikur mbizotëron përjetimi çastit “ajo, shoqja e saj, udhëtimi i paharruar, përse ndodh kështu, nata e errët, lumturi abstrakte” dhe të gjitha këto e çojnë lexuesin tek kretativiteti i gjithë botës rrethuese, me pikë referimi vetveten e pastaj shpërndarë në inkluiditet njerëzore, ato natyrore dhe ideore. Tedencat dhe ndikimi i veprave të lexuara sigurisht që do kanalizoje dhe profeksinojë më mirë shtratin stilistik e estetik të kësaj autorje premtuese për të ardhmen, do e konsolidojë dhe do e orintojë shumë më drejt rreth një boshti përshkrus dhe kështu e strukturuar në ide, frymë dhe përmbajtje ajo do risjellë dimesionin dhe hapësirat e pafundme të artit të saj. Ky është vetëm një fillim, një rrugë që të çon shumë larg, të nis drejt portave të mendimit dhe koncepteve të reja metafizike dhe të gjitha këto burime njohjeje në funksion dhe derivat të njëjtë me rreaztimin hyjnor të shpirtit.
“Vargëzim dilemash” vjen plot dritë, ndjesi dhe trokitje në botën e madhe krijuese, botë e cila e mirëpret Luanën dhe i hap rrugën drejt madhështisë e magjisë që di të fali vetëm arti i shkruar, letërsia.

 

 

 

E para është fjala!

(  Rreth vëllimit poetik “ Të flasësh me sytë e saj”  të autorit Dante Maffia dhe të përkthyer në shqip nga Albana Alia )

 

Nga Agron Shele

 

 

Dante Maffia

 

E para është fjala!
Është bukuria, elokuenca, brishtësia, magjia, rrënimi dhe fuqia, e cila flijon e rimëkëmb shpirtrat njerëzorë, është psalti që çon mendjet drejt shpresave të reja dhe vizioni që thyen koloritët kohë për të përshfaqur të tjera kulme, të tjera vlera, të tjera risi, të cilat do ndriçojnë edhe me më shumë dritë të nesërmet që presin të agojnë. Mbetemi sërish tek artikulimi i ndërgjegjies më të kulluar, tek fjala, madhështia dhe tronditja e saj, tek belbëzimi dhe tejçimi i imagjinares, tek syri i vetëm i percepetimit të zërit dhe gërvishjes së përtejndjesisë, e cila në ndërgjegjiet kohë prek poltrone dhe hedh në zjarr mijëra dëshira e pasione. Me gjuhën e fjalës zbresin muzat nga olimpet dhe fronet më të larta të perëndive, me gjuhën e fjalës takohen perëndimet e largëta, me gjuhën e fjalës zbrazin tallazet detra dhe po me gjuhën e fjalës digjen terret e përvëluar të qiejve. Fjala është posedimi i jetës dhe dhimbjes, është tingëllima e fëshfërimës së gjetheve të pyllit, është sëmbimi i zemrës nga lotët e qiellit, është muzika e përjetshme e shpirtit. Luajtja me të është nuk është një rebus i thjeshtë, por kod i mendësisë, arsyes dhe ndjesive përjetuese, është prelud i lejtmotiveve dhe sugjestionit, është apriori e kristalizimit të proceseve më të thella dhe përgjegjësi e, si e tillë, ajo rend e përsoset pa fund nëpër terret e shekujve, falë gjenialitetit të dishepujve dhe mendësive më të ndritura të kohës. Nuk do të mund të shkruja dot ndryshe për poezinë e Dante Maffia, të shqipëruar nga përkthyesja e njohur Albana Alia, pa cekur vetë fjalën, këtë koncept bazë që vetë autori e ka në referim dhe me të cilin shpreh të pashprehurën, mistizmin, botën referuese të sotme dhe gjurmërrugët e fshehura të së nesërmes.
“Kthehu fjalë, kthehu e bëhu e gjallë.
Jo gramatikë apo fjalor,
por acar e ngrohtësi në kundërvënie,
furi dhe përkëdhelje”

E pra fjala është e para, fjala është setenca e gjithë artikulimeve të mbledhura dhe ashtu sikurse vjen e gjallë, plot ngjyrime, por edhe me oshilacionet që e shoqërojnë shpesh deri në kundërvënie të koncepteve apo ideve, ndoshta ashpër për vizionin e perceptimit momental, ajo sërish grish dhe të habit me ndërthurjen dhe shprehishmërinë e pakrahasueshme që e karakterizon.
Poezia e Dantes e ardhur tashmë në gjuhën shqipe është një dritare e re komunikimi me poezinë më bashkohore sot, me zhvillimet dhe kufijtë e metafizikës, është mundësi njohjeje dhe koncepti rreth zhvillimeve më të fundit letrare dhe ky lloj arti padyshim që do lërë gjurmë të forta në letërsinë shqipe. Si poezi editive, e mendimeve të thella, e hapësirave dhe dashurisë njerëzore në këtë tempull bashkëkohor hedhin shtat shtresëzime të shumta rrymash, të cilat të alternuara, plot dinamizëm dhe dritëthënie krijojnë së fundmi një bosht unik, një strukturim dhe një stil përvijues. I gjithë vëllimi poetik “Të flasësh me sytë e saj” ndahet në tre pjesë: Drithërimë e mistershme, Përjetësi e shndritshme dhe Ëndrra dashurie të cilat, dhe pse duket sikur kategorizojnë ciklet poetike, s