Përmetari i cili nisi karrieren në Kukës, sot shkelqen në Perëndim. / Nga Azem PARLLAKU

Përmetari i cili nisi karrieren në Kukës, sot shkelqen në Perëndim. /  Nga Azem PARLLAKU

Përmetari i cili nisi karrieren në Kukës, sot shkëlqen në Perëndim.

 

Nga Azem PARLLAKU

 

 

Ndërsa, kam qëndruar, e komunikoj shpesh me Agronin, mbetem befasuar nga pasioni i tij si krijues.
Agronin përherë e kam dëgjuar të kuvendojë në gjuhën metaforike, njëlloj sikur të dëgjosh të flasë, një ciceron, që përherë e ka çuar ditën në “kështjellën”, ku ngjarjet dhe protagonistët, janë mbërthyer pazgjidhshmërisht.
Në përmbajtjen e këtyre bisedave, e leximit të krijimtarise se tij kam gjykuar mbi vertetesine e kesaj legjende…

Në tekstet sumere me shkrimin kuneiform rrëfehet se; Adapu (modelit të njeriut) i’u dha mundësia të bëhej i pavdekshëm, thjesht të shijonte “Bukën e Jetës”.
Ndërsa ai e refuzoi atë, e u kthye në tokë si prifti pagan me diturinë më të madhe për të rrëfyer.
Njëtrajtshëm në mitin biblik Adapu përngjason me Noen, por po në këtë mitologji hiqen paralele të (modelit të njeriut) dhe Adamit të Biblës”.

Kështu pra si një njeri me frymëzim të hyjnishëm, nëpërmjet krijimtarise artistike Agron Shele, po tregon se ka aftësinë për t’i dhënë në dorë lexuesit një krijimtari me vlera, e cila rroket nga një frymë e tillë e fuqishme.

 

                                  Agron Shele


Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit.
Agron Shele ka lindur, në 1972, në fshatin Leskaj/Maleshovë, rrethi Përmet.
Ka qene Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Artistëve dhe Shkrimtarëve “ATUNIS” Albania.
Është anëtar i Lidhjes së Poetëve të Globit WPS.
Është organizator i Bordit Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS”.

Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese.
Si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, WORLD POETRY YEARBOOK 2009 etj.

Është shquar si pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF etj.

“Përtej perdes gri” (roman) fitues i çmimit te Lidhjes Pegasi viti 2005, dhe vlerësim me medalje nga Kongresi i Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare, Salaminwe 2007.
“Imazh i rremë” (roman) fitues i çmimit te parë i Lidhjes Pegasi viti 2008.

Fare lehtë mund të konstatohet që letersia e Agron Shele-s, në fillimin e mijëvjecarit të tretë, mban ende vlerat ritmikën dhe kontekstin e shkrimtarit të madh Baudelaire.
Në vargjet e tij Baudelaire dëshironte që muza të “çel[te], aromën e shëndetshme” ndërsa kolegu i tij, që dëshiron të hedh vargje të ngashme dy shekuj më vonë, shkruan: “Ngado shoh perëndim të plakur, më shfaqet kudo agimi i ringjallur.”

Mos vallë Agron Shele është në një komunikim të heshtur me vargjet e shkrimtarit të famshëm Francez?
Nuk është rastësi që “mbremjet e ngrysura” të Agronit të krijojnë ne vetëvete një harmoni kuptimore të përkryer me “Sytë e thellë që janë mbushur nga vështrimet e natës” të Baudelaire.

Ndoshta lëximi i plotë i krijimitarise te Tij, do të na ndriçonte më tej shtegun kuptimor dhe largëpamësinë e Agron Shele-s, e cila nuk njeh, kufij, shtete, kontinente, por vetëm përqendrohet në gjuhën metaforike të vargut e cila mund të realizohet falë fijeve poetike që lindin nga burimi i asaj që quhet letërsi.