Kibatek 139 ( ITALY-2016 )

12-06-2016 09:53

 

 

Kibatek festival – 39 ( 18-21 Shkrurt)
Festivali Ndërkombëtar Poetik (Taranto- Bari)

 

Takimet Ndërkombëtare letrare përpos njohjes induviduale krijojnë edhe mundësi të shumtë komunikimi, përnjohje të kulturave dhe diversiteteve kulturore, si dhe debate e diskutime për mënyrat dhe filozofinë krijuese sot.

 

Në eventin pankulturor që u zhvillua në Bari dhe Taranto me organizatorë: Dr Saverio Sinopoli ( Associazinne Culturale “ Pablo Neruda ), Kibatek ( Maria Miraglia , Leyla Isik dhe gazetari njohur Massimiliano Rasso), Antonio Felice Uricchio ( Rektor i Universitetit , Bari) si dhe Agenzia Regionale dei Turismo “Pulia” “ dhe pjesmarrjen e përfaqësues të 20 autoreve nga vende të ndryshme: Anand Jernail Singh ( Indi), Barry Amy ( Irlanda), Beyatli Kemal ( Irak), Bhargava Aida ( Canada), Bhargava Ashok ( Canada), Bruma Anca Mihaela ( Romania), Leyla Isik ( Turchia) Kaplan Mevlut ( Turchia) Marks Cornelia ( Germania), Terane Turan Rehimli (Azerbaijan), Agron Shele ( Albania), Takipsilim Penpen Buntong ( Filippine), Saglam Feyyaz (Turchia), Villar Marcela ( USA), Emirzade Sevil ( Cipro), Nuri Can ( Netherland) u krijua jo vetëm një traditë e shkëlqyer bashkëpunimi, por dhe u vendosën ura të reja komunkimi dhe organizimi dhe në shumë vende të botës. Ajo që vlen të theksohet është fjala e Kryatrit të Bashisë Taranto, i cili në fjalën e tij shtoi: Poetët janë jo vetëm ambasadorë të humënizmit dhe paqes në botë, por janë dhe simboli i gjithë zhvillimeve dhe qytetërimit sot.Qysh në zbritje për në Aeroportin e Barit dhe pamja magjepëse e detit, në mendjen time solli ato përpjekje dhe sakrificë të mijëra emigrantëve shqiptarë të viteve -90 e më pas, të cilët gjetën portën e parë të pritjes së tyre drejt brigjeve italiane, për një jete dhe një bote gati të paimagjinuar, për të ndryshuar jetën dhe fatet e tyre. Deti valëzonte ashtu dhe sigurisht brenda ngjirizeve të tij fshihte dhe jetët e rrëmbyera për ti memorizuar më pas në kujtesën e fortë të një kombi të tërë.

 

 

Dita e parë startoi nga Universiteti “ Aldo Moro “ i Barit ku u bë prezantimi i gjithë aktivitetit” Kibatek-2016”, si dhe u bënë përshëndetjet e rastit nga rektori saj z. Antonio Felice Uricchio dhe gjithë autorët pjesmarrës. Në fund të takimit u shpërndanë Çertifikata mirënjohjeje ngë ky universitet, por dhe bisedë e lirë me studentët që studionin në shkencat letrare.

 

 

Dita e dytë startoi me vizita të ndryshme në qytetin e Tarantos, ku vlen të përmendet pritja e autorëve nga Kryatri i Bashkisë Taranto, më pas vizita në kështjellën aragoneze, e cila dantonte si ndërtim që nga antikiteti i lashte (spartanët) më pas ishin plotësuar ndërtimet dhe zgjeruar nga spanjollët dhe së fundi nga vetë sundimtarët e qytetit. Me pas u bë vizitë në fshatin turistik të ndërtuar me çati të rrumbullakta të gurta, të njohur me emrin “trulli di Alberobello” ardhur nga epoka shumë më të  hershme, por zbuluar në shekullin e XVII dhe që për nga mënyra dhe stili tërhiqnin shumë vizitorë.

 

Zhvillimi i këtij eventi kishte kohë që kishte tërhequr vëmendjen e masmedies së shkruar italiane dhe asaj vizive, e cila për nga përmasa dhe zhvillimet vazhdoi të pasqyrohej edhe më pas.

Dita e tretë ishte dhe finalja e gjithë këtij takimi. Mbrëmja poetike ishte planifikuar në filialin e Universitetit “ Aldo Moro” Taranto.

 

 

Në këtë takim vlej të theksoj takimin me Prof Dr Anton Nikë Berisha, si dhe Dr Albana Aliaj, ndërkohë dhe Sekretare e Bordit Drejtues: Galaktika Poetike “ ATUNIS”. Në bisedat mes tyre u shkëmbyen librat si dhe u fol pëe letësinë në përgjithësi, si art, zhvillim dhe model përsosjeje. Aktiviteti u hap me balerinën e talentuar Roberta Di Laura si dhe u prezantua nga Rosalba De Giorgi .

 

Edhe këtë mbërëmje mes gjithë të pranishmëve do vinte përshëndetja e Krytarit të Bashkisë Taranto, i cili falenderoi pjesmarrësit dhe i përgëzoi për inisiativën e ndërmarrë në kuadër të shkëmbimeve esenciale ndërkulturore.

 

Befasi në këtë event ishte dhe talenti i ri i muzikës italiane Lorenzo Sermon, i cili shpreson shumë në të ardhmen.

 

 

Sigurisht që gjatë kësaj mbrëmjeje u shpërnda dhe antologjia Poetike “ Kibatek festival-39 “ anglisht italisht me përfshirje të gjithë autorëve përfaqësues, u shpërndanë, medaljet e festivalit për poetët e ftuar si dhe falë studentëve të akademis së artit të këtij universiteti u dhuruan dhe karikaturat për  ç’ do krijues.

 

 

Të gjithë poetët lexuan poezitë e tyre kryesisht në anglisht dhe interpretuesit italianë i lexuan për publikun në italisht. Ajo që të binte në sy ishte se midis gjithë flamurëve të ndryshëm ishte dhe flamuri shqiptar, simbol por dhe mishërim i identitetit dhe kulturës tonë sa të lashtë aq dhe krenare. Edhe poetja e talentuar Claudia Piccinno do bënte dhuratë librin e saj poetik, libër në gjuhën italiane dhe angleze i cili jo vetëm që tërhoqi vëmendjen për stilin artistik por dhe impresiononte me ndjesitë dhe poetikën e saj postmoderne.

Në fund të këtij takimi të paharruar sigurisht që emocionet ishin të shumta, dhe avionët më pas do të preknin qiejt prej nga vinin, qiej që edhe pse dukej sikur largonin, sërish kryqëzoheshin mendjen dhe shpirtin embetur pas tek i njëjti kolorit ngjyrash poetike, aty në Taranton e bukurn plota tallaze deti dhe valë që përndrinin perëndimet e përfklakura të diellit.